{"id":6458,"date":"2014-11-20T17:30:34","date_gmt":"2014-11-20T16:30:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6458"},"modified":"2014-11-20T17:16:16","modified_gmt":"2014-11-20T16:16:16","slug":"devis-muka-mes-meje-e-oltes-ka-reaksion-kimik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/devis-muka-mes-meje-e-oltes-ka-reaksion-kimik\/","title":{"rendered":"Devis Muka: Mes meje e Olt\u00ebs ka reaksion kimik!"},"content":{"rendered":"<p>\u201cDance with Me\u201d ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb edhe ata njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb menduar kurr\u00eb se mund t\u00eb kishin lidhje me k\u00ebrcimin e jo m\u00eb t\u00eb k\u00ebrcenin n\u00eb nj\u00eb shou. Nj\u00ebri prej tyre e ka provuar sken\u00ebn, por jo at\u00eb t\u00eb k\u00ebrcimit. Ai \u00ebsht\u00eb aktori Devis Muka. Me dhjet\u00ebra jan\u00eb rolet e Devisit n\u00eb sken\u00ebn teatrore, por edhe teatri i Klanit me sken\u00ebn e \u201cDance vvith Me\u201d, duket se po i fal mjaft k\u00ebnaq\u00ebsi, aq sa nuk i iket nga provat. Bashk\u00eb me k\u00ebng\u00ebtaren Olta Boka, ata t\u00eb dy, duket se kan\u00eb formuar nj\u00eb \u00e7ift perfekt. Kimia mes tyre, pa dyshim, merr not\u00ebn 10. Por, cila ka qen\u00eb p\u00ebrshtypja e par\u00eb, pasi \u00e7ifti \u00ebsht\u00eb prezantuar? Devisi rr\u00ebfen: \u201cSa e shkurt\u00ebr!&#8221;, thash\u00eb un\u00eb. &#8220;Sa i gjat\u00eb!&#8221;, tha ajo. Dhe, batutat e Devisit nuk mbarojn\u00eb me kaq; thjesht, fillojn\u00eb me kaq.<br \/>\nEnkeleda Kurcani: &#8211; Devis, ti dhe Olta jeni nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7iftet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb \u201cDance vvith Me\u201d. Fal\u00eb teje apo fal\u00eb Olt\u00ebs?<br \/>\nDevis Muka: &#8211; Fal\u00eb Olt\u00ebs, sigurisht. Olta \u00ebsht\u00eb befasi, jo vet\u00ebm p\u00ebr mua, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ama, t\u00eb gjith\u00eb ne, pa p\u00ebrkushtimin e mjeshtrit Albi Nako, thjesht do tundeshim n\u00eb sken\u00eb dhe nuk do k\u00ebrcenim.<br \/>\n&#8211; Si e prite propozimin q\u00eb t\u00eb erdhi?<br \/>\n&#8211; Normale q\u00eb u befasova, pasi un\u00eb realisht nuk ia them fare, po fare, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer.<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb se \u201cnuk mund t\u2019i thuash \u201cJo\u201d Ver\u00ebs!\u201d\u2026 Kaq bind\u00ebse \u00ebsht\u00eb?<br \/>\n&#8211; Vera \u00ebsht\u00eb shum\u00eb bind\u00ebse, por un\u00eb m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb luftoja me \u201cjo\u201d-t\u00eb q\u00eb m\u00eb thoshte vetja, pasi, realisht, e kam pasur shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka q\u00eb ishte jasht\u00eb natyr\u00ebs sime.<br \/>\n&#8211; Po kur e more vesh q\u00eb do ishe n\u00eb dyshe me Olt\u00ebn, \u00e7far\u00eb mendove?<br \/>\n&#8211; &#8220;Sa e shkurt\u00ebr!&#8221;, thash\u00eb un\u00eb. &#8220;Sa i gjat\u00eb!&#8221;, tha ajo.<br \/>\n&#8211; E njihje m\u00eb par\u00eb Olt\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Olt\u00ebn e njihja si mikesh\u00eb t\u00eb miqve t\u00eb mi, por e njihja dhe si k\u00ebng\u00ebtare t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ndryshe nga xhungla e muzik\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb sfid\u00eb e ke marr\u00eb seriozisht apo thjesht p\u00ebr t\u2019u zbavitur?<br \/>\n&#8211; Zbavitem, duke e marr\u00eb seriozisht. N\u00ebse do t\u00eb ishte thjesht zbavitje pa seriozitet, mund t\u00eb k\u00ebrceja edhe te dhoma ime.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb i the vetes, dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb shkove n\u00eb prova?<br \/>\n&#8211; \u201cKur do mbarojn\u00eb provat, se vdiqa!\u201d, nd\u00ebrsa tani nuk m\u00eb vjen t\u00eb iki, m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si sht\u00ebpia e par\u00eb. Sht\u00ebpin\u00eb time e kam harruar fare.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb k\u00ebrcimi yt i preferuar?<br \/>\n&#8211; Deri tani, t\u00eb gjith\u00eb, pasi Albi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb sken\u00eb cop\u00ebza arti dhe jo thjesht k\u00ebrcime.<br \/>\n&#8211; Sa selfie ke b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani n\u00eb spektak\u00ebl?<br \/>\n&#8211; Jo aq sa duhet. Jam mbrapa me numrin e selfieve, por do filloj t\u00eb k\u00ebrcej edhe me celularin.<br \/>\n&#8211; Sa her\u00eb jeni shpallur mbret e mbret\u00ebresh\u00eb ju t\u00eb dy?<br \/>\n&#8211; Deri tani, dy her\u00eb, por sapo mbaroi gjysma e spektaklit dhe, \u00e7mimet m\u00eb shum\u00eb na rrisin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb sesa rehatin\u00eb. Do p\u00ebrpiqemi t\u00eb sjellim k\u00ebrcime edhe m\u00eb t\u00eb mira.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb \u00e7ifti yt i preferuar?<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb! T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb jemi nj\u00eb \u00e7ift i vet\u00ebm dhe, realisht, nuk kemi q\u00ebllime t\u00eb tjera ve\u00e7se t\u00eb k\u00ebrcejm\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb duhej t`u vije pik\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb juris\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata ju vler\u00ebsojn\u00eb juve, sa pik\u00eb do t\u00eb jepje p\u00ebr secilin prej tyre?<br \/>\n&#8211; Secili n\u00eb rolin e vet, po jep m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Edhe ata, si ne, k\u00ebrcejn\u00eb bukur me vler\u00ebsimet e tyre. Prandaj t\u00eb vazhdojn\u00eb k\u00ebshtu, se po e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn e tyre.<br \/>\n&#8211; Do ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb balerina t\u00eb ishte profesioniste, apo m\u00eb mir\u00eb q\u00eb jeni t\u00eb dy amator\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb e bukura e k\u00ebtij formati dhe, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb h\u00ebnave, harrojn\u00eb gjith\u00e7ka dhe shikojn\u00eb \u201cDance vvith Me\u201d. Un\u00eb kam provuar t\u00eb k\u00ebrcej me balerina dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t`i jap\u00ebsh makin\u00ebs me sy mbyllur.<br \/>\n&#8211; Sa t\u00eb ka penguar n\u00eb profesionin t\u00ebnd, pjes\u00ebmarrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb e kam parim pune q\u00eb, n\u00ebse nis di\u00e7ka, duhet t\u00eb harroj gjith\u00e7ka. Aktrimin e kam mbyllur n\u00eb zemr\u00ebn time dhe tani, ve\u00e7 k\u00ebrcej.<br \/>\n&#8211; Ka ndonj\u00eb mikesh\u00eb q\u00eb b\u00ebhet xheloze p\u00ebr Olt\u00ebn dhe afrimitetin q\u00eb k\u00ebrkon k\u00ebrcimi?<br \/>\n&#8211; Xheloze \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm skena, pasi i kam hequr v\u00ebmendjen asaj dhe po ia jap Olt\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Jeni \u00e7ifti q\u00eb, sipas juris\u00eb, keni m\u00eb shum\u00eb kimi. Ka patur ndonj\u00eb reaksion mes jush?<br \/>\n&#8211; Ku ka kimi, ka edhe reaksion kimik. Ju siguroj q\u00eb nuk shkon gjith\u00e7ka vaj. N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebsh gj\u00ebra t\u00eb mira, edhe duhet t\u00eb debatosh fort, por sheshohet shpejt gjith\u00e7ka, pasi q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb: T\u00eb sjellim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Nga kush i merr kritikat dhe vler\u00ebsimet e para?<br \/>\n&#8211; Olta, direkt sa mbaron k\u00ebrcimi, m\u00eb jep v\u00ebrejtjet e para. E kam juri personale.<br \/>\n&#8211; Cili ka qen\u00eb vler\u00ebsimi dhe cila kritika m\u00eb me vend?<br \/>\n&#8211; Kritika \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi m\u00eb i mir\u00eb. Nuk i mbaj mend t\u00eb gjitha, por kritika me vend dhe vesh\u00ebt q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb mir\u00eb at\u00eb, i b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb gjithsecilit.<br \/>\n&#8211; Mendon se do t\u00eb t\u00eb mungojn\u00eb situatat e k\u00ebtij spektakli, pasi t\u00eb ket\u00eb mbaruar?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb, n\u00ebse e mendon. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga eksperiencat m\u00eb t\u00eb bukura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<br \/>\n&#8211; Nga nj\u00eb eksperienc\u00eb e re, gjithnj\u00eb fitojm\u00eb di\u00e7ka. Ve\u00e7 k\u00ebrcimit, \u00e7far\u00eb ke fituar k\u00ebtu?<br \/>\n&#8211; Miq t\u00eb rinj. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb boshe, miqt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb pasuria m\u00eb e madhe.<br \/>\n&#8211; Cila ka qen\u00eb nj\u00eb nga situatat m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar gjat\u00eb spektaklit?<br \/>\n&#8211; Ju siguroj q\u00eb aty ndodhin nga t\u00eb gjitha, si n\u00eb prova, ashtu edhe n\u00eb spektak\u00ebl, por situata m\u00eb e bukur nuk ka ndodhur akoma; prisni dhe do shikoni n\u00eb vazhdim.<br \/>\n&#8211; Devis, p\u00ebrve\u00e7se je nj\u00eb aktor i ri, i talentuar, simpatik dhe q\u00eb tashm\u00eb edhe k\u00ebrcen bukur; \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr duhet t\u00eb dim\u00eb p\u00ebr ty? Nga je, si je, pse je&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam ai q\u00eb kam qen\u00eb, ai q\u00eb m\u00eb kan\u00eb njohur njer\u00ebzit m\u00eb par\u00eb dhe ai q\u00eb po m\u00eb njohin, pa hequr asnj\u00eb presje. P\u00ebrpiqem shum\u00eb t\u00eb jem i v\u00ebrtet\u00eb, pasi njeriu, me kalimin e koh\u00ebs, ndryshon shum\u00eb dhe merr shum\u00eb negativitet. Jam i nj\u00ebjti, ve\u00e7se tani di t\u00eb k\u00ebrcej.<br \/>\n&#8211; Ti nuk mungon pothuajse kurr\u00eb n\u00eb shfaqjen e regjisores Elma Dorezi. Je ti aktori i preferuar i Elm\u00ebs, apo \u00ebsht\u00eb Elma, regjisorja jote e preferuar?<br \/>\n&#8211; Asnj\u00ebra nga t\u00eb dyja; ne jemi si mot\u00ebr e v\u00eblla. Kemi vite q\u00eb ndajm\u00eb bashk\u00eb problemet, d\u00ebshtimet dhe sukseset e teatrit. \u00cbsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mbi interesin dhe m\u00eb shum\u00eb, mbi dashurin\u00eb p\u00ebr teatrin.<br \/>\n&#8211; Cila do t\u00eb jet\u00eb shfaqja q\u00eb do t\u00eb na mbledh\u00eb n\u00eb teat\u00ebr p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Devisin?<br \/>\n&#8211; Shfaqja e radh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Teatrin Klan, n\u00eb shfaqjen \u201cDance vvith Me\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDance with Me\u201d ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb edhe ata njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb menduar kurr\u00eb se mund t\u00eb kishin lidhje me k\u00ebrcimin e jo m\u00eb t\u00eb k\u00ebrcenin n\u00eb nj\u00eb shou. Nj\u00ebri prej tyre e ka provuar sken\u00ebn, por jo at\u00eb t\u00eb k\u00ebrcimit. Ai \u00ebsht\u00eb aktori Devis Muka. Me dhjet\u00ebra jan\u00eb rolet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6459,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[566,567],"class_list":["post-6458","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel","tag-dejvis-muka","tag-devis-muka"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6458\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}