{"id":6447,"date":"2014-11-20T14:00:57","date_gmt":"2014-11-20T13:00:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6447"},"modified":"2014-11-20T12:46:55","modified_gmt":"2014-11-20T11:46:55","slug":"cfare-gabimesh-bej-qe-shendoshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/cfare-gabimesh-bej-qe-shendoshem\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb gabimesh b\u00ebj q\u00eb sh\u00ebndoshem?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje instruktor! Lexova jav\u00ebn e kaluar mbi regjimin q\u00eb duhet t\u00eb ndjekin fillestar\u00ebt dhe m\u00eb p\u00eblqeu, por un\u00eb kam problem, sado q\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb mbaj regjim ushqimor, p\u00ebrs\u00ebri kam tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebndoshur. Mbaj nj\u00ebfar\u00eb diete t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe nuk ndihem mir\u00eb. \u00c7do gj\u00eb e gatuaj me vaj ulliri, q\u00eb un\u00eb kam lexuar se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm, plus q\u00eb ha shum\u00eb fruta dhe konsumoj kryesisht, drith\u00ebra. Ku q\u00ebndron gabimi im? I humb shpejt kilet, por i marr p\u00ebrs\u00ebri shum\u00eb shpejt. Viola.<br \/>\nMario instruktor: &#8211; E dashur Viola, s\u00eb pari, faleminderit p\u00ebr p\u00ebrsh\u00ebndetjet tuaja dhe q\u00eb na ndiqni. S\u00eb dyti, dalim te letra juaj. Nga ajo, un\u00eb kuptova q\u00eb ju b\u00ebni ca gabime n\u00eb diet\u00ebn tuaj, edhe pse keni shkruar shum\u00eb pak. Un\u00eb jam totalisht kundra dietave dhe r\u00ebnieve drastike n\u00eb pesh\u00eb q\u00eb si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se ndikojn\u00eb shum\u00eb keq n\u00eb sh\u00ebndet, kan\u00eb edhe efekte negative, sepse si\u00e7 i humb kilet, ashtu edhe i merr, duke rrezikuar t\u2019i marr\u00ebsh dyfish. Duhet t\u00eb b\u00ebni shum\u00eb kujdes n\u00eb regjimin tuaj ushqimor, jo t\u00eb mbani diet\u00eb. Gjith\u00eb \u00e7far\u00eb e ka falur natyra dhe \u00ebsht\u00eb e ngr\u00ebnshme, duhet konsumuar, por kuptohet, n\u00eb sasi t\u00eb vogla disa dhe n\u00eb sasi t\u00eb mjaftueshme, disa t\u00eb tjera.<br \/>\n&#8211; Do t\u2019ju thoja t\u00eb regjistroheni n\u00eb nj\u00eb palest\u00ebr dhe n\u00eb kombinim me regjimin ushqimor, jo diet\u00ebn ushqimore, do t\u00eb shikoni q\u00eb do t\u00eb bini natyrsh\u00ebm, pa e ndjer\u00eb n\u00eb pesh\u00eb dhe pa rrezikuar sh\u00ebndetin tuaj. M\u00eb posht\u00eb, po ju them disa gabime q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb persona. E fillojm\u00eb me vajin e ullirit. E dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vaj shum\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe b\u00ebni shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb e gatuani \u00e7do gj\u00eb me k\u00ebt\u00eb vaj, ama edhe k\u00ebtu nuk duhet ta ekzagjeroni. Ndoshta ju e konsumoni m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhet vajin e ullirit. Nuk duhet t\u00eb harroni se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vaj q\u00eb p\u00ebrmban 120 kalori dhe 14 gram\u00eb yndyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lug\u00eb. Ekzagjerimi me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs, mund t\u2019ju kushtoj\u00eb ndonj\u00eb kile m\u00eb shum\u00eb pa e v\u00ebn\u00eb re, si\u00e7 edhe ju ka ndodhur realisht. Pra, kujdes!<br \/>\n&#8211; Ngr\u00ebnia e frutave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb dhe ne gjithmon\u00eb jua sugjerojm\u00eb, por edhe k\u00ebtu ka nj\u00eb mas\u00eb, kemi shkruar edhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Nuk ju themi t\u00eb merrni nj\u00eb qese plot me mandarina dhe t\u2019i konsumoni brenda dit\u00ebs, por 4 fruta n\u00eb dit\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Mos i hiqni kurr\u00eb nga tavolina, ama mos e ekzagjeroni sepse edhe ato p\u00ebrmbajn\u00eb sheqer.<br \/>\n&#8211; Konsumoni po k\u00ebshtu edhe frutat e thata. Edhe pse shum\u00eb vet\u00eb thon\u00eb se ato t\u00eb sh\u00ebndoshin, n\u00ebse i konsumoni p\u00ebrdit\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb sasi jo shum\u00eb t\u00eb madhe, ato luajn\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb uljen e kolesterolit dhe kan\u00eb shum\u00eb vitamina.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrdorni ushqime q\u00eb kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tyre gluten, gjithmon\u00eb n\u00ebse nuk vuani nga alergjia. Gluten p\u00ebrmbajn\u00eb thekra, t\u00ebrsh\u00ebra, soja e gruri. Kuptohet q\u00eb k\u00ebto produkte jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ushqyeshme, t\u00eb japin energji dhe ruajn\u00eb linjat.<br \/>\n&#8211; N\u00eb qoft\u00eb se filloni t\u00eb ushtroheni n\u00eb nj\u00eb palest\u00ebr, kini parasysh t\u00eb bini nga pesha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale sepse n\u00ebse humbisni pesh\u00eb shum\u00eb shpejt dhe nd\u00ebrkoh\u00eb jeni duke u st\u00ebrvitur, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb po konsumoni pak ushqime dhe po st\u00ebrviteni m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhet. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin.<br \/>\n&#8211; Pini sa m\u00eb shum\u00eb uj\u00eb, kuptohet, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb st\u00ebrvitjes dhe organizmit tuaj, por t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb lit\u00ebr e gjys\u00ebm uj\u00eb duhet ta pini se s\u2019b\u00ebn sepse ndihmon shum\u00eb n\u00eb rregullimin e metabolizmit. Pirja e ujit, gjithashtu, ul ndjesin\u00eb e uris\u00eb dhe e b\u00ebn l\u00ebkur\u00ebn tuaj m\u00eb t\u00eb past\u00ebr e m\u00eb t\u00eb l\u00ebmuar. Mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, sapo t\u00eb zgjoheni, t\u00eb pini nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb me pak l\u00ebng limoni n\u00eb t\u00eb. Ai pastron organizmin dhe rregullon metabolizmin.<br \/>\n&#8211; Mos e eleminoni totalisht buk\u00ebn apo makaronat, sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u dob\u00ebsuar. Ato duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb regjimin tuaj ushqimor, vet\u00ebm konsumoni pak nga ato dhe mund\u00ebsisht, buka t\u00eb jet\u00eb nga miell kaf, ose merrni buk\u00eb thekre, apo integrale. Nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb mund t\u00eb hani edhe buk\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Di\u00e7ka shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos hani shpejt, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb koha juaj, e limituar apo jo. Kushtojini r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jeni duke ngr\u00ebn\u00eb, hani ngadal\u00eb dhe p\u00ebrtypeni mir\u00eb ushqimin. Ngr\u00ebnia me nxitim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb apo edhe n\u00eb rrug\u00eb duke ecur, sjell, pa diskutim, sh\u00ebndoshjen. Edhe ngr\u00ebnia e vakteve dhe respektimi i orareve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Mos shmangni asnj\u00eb vakt, sepse kjo ndikon n\u00eb sh\u00ebndoshjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Ndarja e ushqimeve n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vogla \u00ebsht\u00eb sekreti i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb regjim ushqimor shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sado stres apo pun\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb keni, orarin e ngr\u00ebnies mos e shtyni kurr\u00eb dhe mos shpikni dieta nga mendja juaj apo nga ato q\u00eb lexoni sa andej-k\u00ebtej. N\u00eb fund t\u00eb fundit, m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb konsultoheni me nj\u00eb dietolog sesa t\u00eb merrni iniciativa vet\u00eb. Ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni vet\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb mbani regjimin ushqimor q\u00eb ju thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr. S\u00eb fundmi, sa m\u00eb her\u00ebt ta konsumoni dark\u00ebn, aq m\u00eb me siguri do t\u00eb arrini t\u00eb humbisni kilet q\u00eb d\u00ebshironi. Ora 19.00 \u00ebsht\u00eb orari m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ngr\u00ebnien e vaktit t\u00eb fundit t\u00eb nj\u00eb dite. N\u00ebse nuk rezistoni s\u00ebrish s\u00eb ngr\u00ebni edhe n\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00eb t\u00eb von\u00eb, p\u00ebrgatisni nj\u00eb sup\u00eb t\u00eb leht\u00eb vet\u00ebm me perime ose nj\u00eb sallat\u00eb jeshile, konsumojeni n\u00eb dark\u00eb dhe bini rehat n\u00eb gjum\u00eb m\u00eb pas. K\u00ebto jan\u00eb disa k\u00ebshilla t\u00eb vlefshme t\u00eb cilat shpresoj t\u2019ju vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje instruktor! Lexova jav\u00ebn e kaluar mbi regjimin q\u00eb duhet t\u00eb ndjekin fillestar\u00ebt dhe m\u00eb p\u00eblqeu, por un\u00eb kam problem, sado q\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb mbaj regjim ushqimor, p\u00ebrs\u00ebri kam tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebndoshur. Mbaj nj\u00ebfar\u00eb diete t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe nuk ndihem mir\u00eb. \u00c7do gj\u00eb e gatuaj me vaj ulliri, q\u00eb un\u00eb kam lexuar se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[90],"tags":[],"class_list":["post-6447","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-instruktori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6447","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6447"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6447\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}