{"id":6365,"date":"2014-11-18T20:45:57","date_gmt":"2014-11-18T19:45:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6365"},"modified":"2014-11-18T20:14:25","modified_gmt":"2014-11-18T19:14:25","slug":"krijova-dy-familje-dhe-mbeta-pa-asnjeren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/krijova-dy-familje-dhe-mbeta-pa-asnjeren\/","title":{"rendered":"Krijova dy familje dhe mbeta pa asnj\u00ebr\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>E di q\u00eb kam m\u00ebkatuar dhe se pendimi im tani nuk m\u00eb vler\u00eb. E di edhe q\u00eb do t\u00eb m\u00eb gjykoni, por edhe kjo nuk ka vler\u00eb sepse nuk e kthen koh\u00ebn pas. Jam Ari, 52 vje\u00e7, nga Tirana, i martuar e me tre f\u00ebmij\u00eb. Kisha nj\u00eb familje model ku shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb merrnin shembull. Silv\u00ebn, bashk\u00ebshorten time, e njoha q\u00eb n\u00eb gjimnaz dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb m\u00eb kishte p\u00eblqyer m\u00eb shum\u00eb sesa ta kisha thjesht shoqe. E ngacmoja shpesh, madje edhe ulesha posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb bang\u00ebn pas saj, q\u00eb ta kisha para syve dhe ta ngacmoja. \u201cSilva, si e ke zgjidhur k\u00ebt\u00eb ushtrimin?\u201d, e pyesja sa p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb muhabet me t\u00eb, por ajo e kishte kuptuar se e p\u00eblqeja dhe b\u00ebnte t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebn. \u201cDo m\u00eb l\u00ebsh t\u00eb qet\u00eb apo t\u00eb iki n\u00eb drejtori?\u201d, m\u00eb thoshte. E dija q\u00eb nuk e kishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe buz\u00ebqeshja.<br \/>\nTani q\u00eb i kujtoj ato koh\u00ebra, i mendoj ndryshe shum\u00eb gj\u00ebra. Sa her\u00eb q\u00eb ajo ulej diku me shoqet, un\u00eb merrja shok\u00ebt dhe i shkoja nga pas. Ajo buz\u00ebqeshte fshehurazi dhe un\u00eb dashurohesha me buz\u00ebqeshjen e saj. \u201cPse nuk pranon t\u00eb takohemi vet\u00ebm ne t\u00eb dy? Dua t\u00eb flas me ty\u201d, i thash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb teksa e gjeta vet\u00ebm, pa shoqet. \u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb do flasim? At\u00eb q\u00eb ke p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb, ma thuaj tani shpejt se duhet t\u00eb iki n\u00eb sht\u00ebpi, jam von\u00eb\u201d, ma ktheu. Kur ndodhesha para saj, gjunj\u00ebt m\u00eb priteshin dhe as fjal\u00ebt nuk m\u00eb dilnin. \u201cDo flas\u00ebsh apo t\u00eb iki?\u201d, ishin fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb tha dhe q\u00eb m\u00eb soll\u00ebn n\u00eb vete. \u201cJe shum\u00eb e bukur\u201d, i thash\u00eb. \u201cTi po tallesh? K\u00ebt\u00eb doje t\u00eb m\u00eb thoje?\u201d, tha me nerva dhe b\u00ebri t\u00eb largohej. E kapa p\u00ebr krahu! \u201cM\u00eb l\u00ebsho\u201d, tha dhe iku. Ajo ishte fjalia e vetme q\u00eb m\u00eb erdhi nd\u00ebrmend t\u2019i thoja dhe e mori p\u00ebr keq. Megjithat\u00eb, un\u00eb nuk i kisha hequr ende shpresat. E dija q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb Silva do ishte bashk\u00ebshortja ime, isha shum\u00eb i bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Edhe pse ajo m\u00eb shmangej, un\u00eb, pak nga pak, arrita t\u2019ia fitoja zemr\u00ebn dhe meq\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk mund ta quanim nj\u00ebri-tjetrin t\u00eb dashur, shkova bashk\u00eb me babain n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar dor\u00ebn. Ata, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, pranuan dhe un\u00eb e Silva u fejuam.<br \/>\nM\u00eb pas erdhi martesa dhe f\u00ebmij\u00ebt. Ajo ishte dashuria ime e par\u00eb dhe ne vazhdonim ta dashuronim nj\u00ebri-tjetrin \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Ardhja e f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7se e zgjeroi familjen ton\u00eb, e mbushi at\u00eb edhe me m\u00eb shum\u00eb lumturi, por ndonj\u00ebher\u00eb, edhe n\u00ebse i ke t\u00eb gjitha, monotonia t\u00eb mbyt e t\u00eb shtyn t\u00eb provosh di\u00e7ka t\u00eb re, p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb emocione t\u00eb reja. N\u00eb lokalin ku pija \u00e7do dit\u00eb kafen e m\u00ebngjesit, kamarierja m\u00eb kishte t\u00ebrhequr si fem\u00ebr, edhe pse vet\u00ebm kaq. Edhe ajo m\u00eb buz\u00ebqeshte sa her\u00eb q\u00eb vija k\u00ebmb\u00ebn n\u00eb der\u00ebn e lokalit. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse un\u00eb e pija gjithmon\u00eb aty kafen. Quhej Lindita dhe ishte brune, shum\u00eb simpatike. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kishte edhe nj\u00eb trup q\u00eb t\u00eb linte pa mend. Ashtu si n\u00eb \u00e7do familje, edhe un\u00eb, kishte momente kur grindesha me Silv\u00ebn dhe n\u00eb t\u00eb tilla momente, e gjeja ngush\u00ebllimin te Lindita. Pak nga pak, ajo filloi t\u00eb m\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhet p\u00ebr mua, familjen time dhe marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb kisha me time shoqe. Tregohesha shum\u00eb i dob\u00ebt dhe gjeja mb\u00ebshtetje te Lindita. Kjo e fundit filloi t\u00eb afeksionohej edhe m\u00eb shum\u00eb pas meje dhe un\u00eb, pas saj, gjithashtu. Pak nga pak, si pa e kuptuar asnj\u00ebri prej nesh, ne nis\u00ebm nj\u00eb romanc\u00eb bashk\u00eb. Pasi ndodhi puthja e par\u00eb, thash\u00eb me vete se nuk do t\u00eb ndodhte m\u00eb, por isha gabuar. Lindita ishte aq e aft\u00eb sa arriti at\u00eb q\u00eb deshi. Kishte gjetur pik\u00ebn time t\u00eb dob\u00ebt dhe sa her\u00eb q\u00eb un\u00eb i kisha marr\u00ebdh\u00ebniet jo mir\u00eb me time shoqe, p\u00ebrfitonte e m\u00eb q\u00ebndronte shum\u00eb af\u00ebr, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb ato momente kisha shum\u00eb nevoj\u00eb. Dhe k\u00ebshtu, pak nga pak, Lindita u b\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs sime, e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb sime; ajo u b\u00eb gruaja ime e dyt\u00eb. Do mendoni se pas k\u00ebsaj, u ndava nga bashk\u00ebshortja e par\u00eb, por jo\u2026 Un\u00eb mbajta dy martesa, dy familje nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe pse kjo nuk \u00ebsht\u00eb e ligjshme. Me gruan e dyt\u00eb nuk b\u00ebra celebrim, por bashk\u00ebjetoja. Nuk e di as vet\u00eb se si munda t\u00eb isha bashk\u00ebshorti i dy grave dhe babai i f\u00ebmij\u00ebve me n\u00ebna t\u00eb ndryshme. N\u00eb fillim, kur Lindita m\u00eb dhuroi f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb, isha shum\u00eb i lumtur dhe as q\u00eb e mendoja se kjo do t\u00eb kishte pasoja m\u00eb von\u00eb. Lindita kishte ardhur n\u00eb momentnin e duhur n\u00eb jet\u00ebn time, m\u00eb solli g\u00ebzim, lumturi, m\u00eb ndryshoi jet\u00ebn. \u201cDo t\u00eb t\u00eb jap nj\u00eb lajm, por nuk e di n\u00ebse do g\u00ebzohesh apo hidh\u00ebrohesh\u201d, m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb. \u201c\u00c7far\u00eb lajmi? Thuaje\u2026\u201d, i thash\u00eb, se m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb kureshtar. Pasi m\u00eb pa gjat\u00eb n\u00eb sy, si p\u00ebr t\u00eb studiuar reagimin tim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm, m\u00eb tha: \u201cJam shtatz\u00ebn\u00eb. Pres nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb nga ti\u201d. Instiktivisht \u201cm\u2019u vesh\u201d nj\u00eb buz\u00ebqeshje n\u00eb fytyr\u00eb. \u201cPo, sigurisht q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i g\u00ebzuar! Si mund t\u00eb jet\u00eb lajm i hidhur ardhja e nj\u00eb f\u00ebmije n\u00eb jet\u00eb?!\u201d, i thash\u00eb dhe e p\u00ebrqafova. Ndryshe nga lidhja me Silv\u00ebn e cila erdhi shum\u00eb ngadal\u00eb, me Lindit\u00ebn gjith\u00e7ka ndodhi shum\u00eb shpejt. Edhe baba m\u00eb b\u00ebri m\u00eb shpejt nga \u00e7\u2019isha b\u00ebr\u00eb me time shoqe. Pesha e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb m\u2019u shtua, duhet t\u00eb kujdesesha p\u00ebr dy familje q\u00eb prisnin vet\u00ebm nga un\u00eb. Po jetoja nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u pendova m\u00eb pas. Silva filloi ta kuptonte se sjellja ime kishte p\u00ebsuar shum\u00eb ndryshime, madje tani kisha filluar q\u00eb edhe gjat\u00eb festave t\u00eb shkoja sa nga nj\u00ebra familje te tjetra.<br \/>\n\u201cAs p\u00ebr festat nuk q\u00ebndron m\u00eb me familjen t\u00ebnde? \u00c7far\u00eb po ndodh me ty?\u201d, m\u00eb thoshte Silva dhe k\u00ebshtu nisnim diksutimet q\u00eb p\u00ebrfundonin me daljen time nga sht\u00ebpia. N\u00eb fakt, k\u00ebt\u00eb doja sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfitoja p\u00ebr t\u00eb kaluar pak koh\u00eb edhe me familjen tjet\u00ebr. \u201cErdhe?\u201d, m\u00eb thoshte Lindita sapo hapte der\u00ebn dhe m\u00eb p\u00ebrqafonte. Dukej q\u00eb ishte dashuruar marr\u00ebzisht me mua, por p\u00ebr \u00e7udi, edhe un\u00eb vet\u00eb ndihesha m\u00eb mir\u00eb kur isha me Lindit\u00ebn. Ajo m\u00eb qet\u00ebsonte e m\u2019i largonte t\u00eb gjitha streset, ndon\u00ebse p\u00ebr t\u00eb dashuruar, dashuroja time shoqe. Silva ishte dashuria e jet\u00ebs sime dhe nuk m\u00eb b\u00ebnte zemra t\u2019i k\u00ebrkoja divorcin, k\u00ebshtu q\u00eb e vazhdova jet\u00ebn time mes dy familjeve. Kjo jet\u00eb e dyfisht\u00eb po b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua dhe me siguri, do t\u00eb vinte nj\u00eb moment q\u00eb gjith\u00e7ka do t\u00eb zbulohej. Isha babai i tre f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb kujdesesha nj\u00eblloj e po ashtu, kisha dy bashk\u00ebshorte. Ndryshe nga Lindita, Silva nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj dhe kjo i v\u00ebshtir\u00ebsonte shum\u00eb gj\u00ebrat. Por edhe me Lindit\u00ebn fillova t\u00eb kisha diskutime t\u00eb tipit: Mungesa e p\u00ebrkushtimit ndaj saj dhe f\u00ebmij\u00ebs, t\u00eb ndahesha nga gruaja etj. K\u00ebto fjal\u00eb m\u00eb m\u00ebrzisnin shum\u00eb, prandaj edhe diskutonim ashp\u00ebr me raste. Lindita arriti deri aty sa t\u00eb m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte q\u00eb n\u00ebse nuk ndahesha nga bashk\u00ebshortja, do t\u2019i tregonte gjith\u00e7ka asaj. \u201cN\u00ebse vazhdon k\u00ebshtu, do t\u00eb ndahemi. Nuk mund t\u00eb vazhdoj t\u00eb q\u00ebndroj me dik\u00eb q\u00eb ma b\u00ebn jet\u00ebn t\u00eb m\u00ebrzitshme dhe nuk e kupton gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jam\u201d, i thash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb nerva e sip\u00ebr dhe ajo m\u2019u kthye m\u00eb eg\u00ebr: \u201cN\u00ebse ti po mendon t\u00eb ndahesh nga un\u00eb pik\u00ebrisht tani q\u00eb jam b\u00ebr\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, ta dish q\u00eb bashk\u00ebshortja jote do marr\u00eb vesh gjith\u00e7ka\u201d. \u201cK\u00ebrc\u00ebnim \u00ebsht\u00eb ky?\u201d. \u201cMerre si t\u00eb duash, por mendohu mir\u00eb para se t\u00eb b\u00ebsh ndonj\u00eb veprim\u201d.<br \/>\nAjo e kishte kuptuar q\u00eb un\u00eb nuk doja t\u00eb divorcohesha nga ime shoqe dhe tani m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte. Faji ishte i gjithi i imi sepse t\u00eb gjitha k\u00ebto ishin pasojat e veprimeve t\u00eb mia dhe nuk e kisha menduar se di\u00e7ka e till\u00eb do t\u00eb ndodhte her\u00ebt apo von\u00eb. Nuk doja kurrsesi q\u00eb Silva t\u00eb merte vesh p\u00ebr familjen time t\u00eb dyt\u00eb sepse ky do t\u00eb ishte fundi p\u00ebr mua, prandaj u mundova t\u2019i rregulloja marr\u00ebdh\u00ebniet me Lindit\u00ebn. Detyrimisht, fillova t\u2019i p\u00ebrkushtohesha m\u00eb shum\u00eb asaj dhe f\u00ebmij\u00ebs. Daljet mundohesha t\u2019i shmangia sepse nuk doja t\u00eb kisha ndonj\u00eb surpriz\u00eb t\u00eb hidhur, t\u00eb takoja ndonj\u00eb mik apo m\u00eb keq, time shoqe, por kjo ishte thik\u00eb me dy presa sepse duke q\u00ebndruar m\u00eb shum\u00eb me Lindit\u00ebn, po e lija shum\u00eb pas dore Silv\u00ebn dhe f\u00ebmij\u00ebn. Jeta ime tani po b\u00ebhej shum\u00eb e padurueshme sepse z\u00ebnka me Silv\u00ebn, z\u00ebnka me Lindit\u00ebn\u2026 Ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb kaplonte d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb beqar, m\u00eb merrte malli p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb dhe jet\u00ebn e lirshme q\u00eb b\u00ebja at\u00ebher\u00eb. Nuk e kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb jeta ime do t\u00eb merrte k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrballesha me t\u00eb tilla v\u00ebshtir\u00ebsi. T\u00eb kisha dy familje, ishte ajo q\u00eb nuk e kisha menduar kurr\u00eb, por ja q\u00eb jeta t\u00eb p\u00ebrplas me t\u00eb papritura para t\u00eb cilave duhet t\u00eb dor\u00ebzohesh, ose t\u00eb p\u00ebrballesh me to. Desha, s\u2019desha, un\u00eb u p\u00ebrballa me pasojat e veprimeve t\u00eb mia, nuk iu shmanga atyre, edhe pse fundi ishte i hidhur. Kjo jet\u00eb e dyfisht\u00eb q\u00eb b\u00ebja, po kthehej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb ferr. Po afronin p\u00ebrs\u00ebri festat e fundvitit dhe sikur e ndjeja se k\u00ebto do t\u00eb ishin t\u00eb fundit q\u00eb do t\u00eb kaloja n\u00eb ambient familjar. Fillova t\u00eb blija dhuratat dhe t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e nevojshme p\u00ebr nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb till\u00eb, qysh her\u00ebt.<br \/>\nNuk doja t\u2019ia dija p\u00ebr shumat e harxhuara, doja vet\u00ebm t\u2019i b\u00ebja ata t\u00eb ndiheshin mir\u00eb. Arrita ta organizoja dit\u00ebn dhe t\u2019ua \u00e7oja dhuratat n\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebrjetoja dy g\u00ebzime, por n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, megjithat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr mua ishin nj\u00ebsoj, nuk b\u00ebja dot dallime mes tyre. Sa shum\u00eb u lumturuan kur mor\u00ebn dhurata n\u00ebp\u00ebr duar! Un\u00eb arrita q\u00eb mes shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive e diskutimeve, t\u00eb programoja edhe koh\u00ebn q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndroja te secila familje, n\u00eb nat\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve. Ndihesha i sigurt\u00eb p\u00ebr veprimet e mia, deri n\u00eb momentin q\u00eb u zbulua gjith\u00e7ka\u2026<br \/>\nPasi kaloi ora 00.00, u nisa p\u00ebr tek ime shoqe, por Lindita m\u00eb kishte ndjekur dhe, sapo u futa n\u00eb sht\u00ebpi, ra zilja. \u201cKush mund t\u00eb jet\u00eb?! Nuk presim njeri\u201d, tha Silva dhe iku t\u00eb hapte der\u00ebn. Di\u00e7ka m\u00eb shqet\u00ebsonte n\u00eb at\u00eb moment. Sapo d\u00ebgjova z\u00ebrin e Lindit\u00ebs, m\u2019u pren\u00eb gjunj\u00ebt. \u201cKush je ti?\u201d, e pyeti Silva dhe un\u00eb dola menj\u00ebher\u00eb me shpres\u00ebn se do ta rregulloja situat\u00ebn, por \u00e7do gj\u00eb shkoi si mos m\u00eb keq! Lindita, pa iu dridhur aspak qerpiku, i tregoi gjith\u00e7ka Silv\u00ebs, para syve t\u00eb mi dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. U krijua nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u00eb doja kurr\u00eb t\u00eb isha i pranish\u00ebm. At\u00eb moment, kur sapo kishte ardhur Viti i Ri, un\u00eb humba t\u00eb dyja familjet e mia. Silva reagoi shum\u00eb keq dhe nuk ma fali kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb. U mundova me shpirt ta shp\u00ebtoja martes\u00ebn time, por nuk munda dot. Ishte e pafalshme!<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 Silv\u00ebs dhe Lindit\u00ebs, humba edhe f\u00ebmij\u00ebt e mi, t\u00eb cil\u00ebt nuk i kam par\u00eb m\u00eb q\u00eb prej asaj dite. Ishte v\u00ebrtet ngjarja m\u00eb e hidhur e jet\u00ebs sime. M\u00eb ka marr\u00eb shum\u00eb malli t\u00eb shoh p\u00ebrs\u00ebri gruan dhe f\u00ebmij\u00ebt e mi, nd\u00ebrsa Lindit\u00ebs nuk ia fal kurrsesi sepse me at\u00eb q\u00eb b\u00ebri, m\u00eb largoi edhe ato pak ndjenja q\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb. M\u00eb vinte keq vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, t\u00eb cilin nuk m\u00eb l\u00eb ende ta shikoj. K\u00ebrkova nga jeta m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7\u2019m\u00eb kishte caktuar Zoti dhe mbeta pa asgj\u00eb. Nuk do t\u2019ia fal kurr\u00eb vetes, por tani \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb dhe asgj\u00eb nuk ka m\u00eb kthim pas&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E di q\u00eb kam m\u00ebkatuar dhe se pendimi im tani nuk m\u00eb vler\u00eb. E di edhe q\u00eb do t\u00eb m\u00eb gjykoni, por edhe kjo nuk ka vler\u00eb sepse nuk e kthen koh\u00ebn pas. Jam Ari, 52 vje\u00e7, nga Tirana, i martuar e me tre f\u00ebmij\u00eb. Kisha nj\u00eb familje model ku shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5298,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[254],"class_list":["post-6365","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6365"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6365\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}