{"id":6320,"date":"2014-11-18T20:00:10","date_gmt":"2014-11-18T19:00:10","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6320"},"modified":"2014-11-17T19:53:57","modified_gmt":"2014-11-17T18:53:57","slug":"11-fraza-qe-sduam-ti-degjojme-kur-jemi-ndare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/11-fraza-qe-sduam-ti-degjojme-kur-jemi-ndare\/","title":{"rendered":"11 fraza q\u00eb s\u2019duam t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb, kur jemi ndar\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebsaj radhe ju takoi juve fati i keq; ai ju ka l\u00ebn\u00eb! Bota juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur e t\u00ebra dhe mendoni se nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb keq se kaq&#8230; N\u00eb fakt, ka edhe m\u00eb keq; jan\u00eb komentet q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjoni, ato t\u00eb shoqeve, motrave, kush\u00ebrirave, mamas\u00eb&#8230; Ato vijn\u00eb vet\u00ebm ose n\u00eb grup, me nj\u00eb ide n\u00eb kok\u00eb: T\u2019ju ngush\u00ebllojn\u00eb! Megjith\u00ebse q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, rezultati, rrall\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb pritet. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre frazave q\u00eb ngush\u00eblluese kan\u00eb vet\u00ebm emrin, kemi vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb: T\u00eb ikim me vrap, me gishtat n\u00eb vesh, duke b\u00ebrtitur: \u201cJo, m\u00ebshir\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p>Meq\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb qesh\u00ebsh sesa t\u00eb qash me k\u00ebto gj\u00ebra, ne kemi b\u00ebr\u00eb bilancin e k\u00ebtyre frazave q\u00eb nuk duam t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb pas nj\u00eb ndarjeje (po q\u00eb dikush do t\u2019i thot\u00eb, gjithsesi). Edhe juve ju kan\u00eb ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs ato? Mos hezitoni ta thoni, shoqet tuaja do ta kuptojn\u00eb mesazhin&#8230;<\/p>\n<p>1. Ti ishe shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: Ai nuk t\u00eb meritonte)<br \/>\nObjektivi: Q\u00eb t\u00eb kuptoj se ai nuk ishte n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur dhe se kjo ndarje ka ardhur p\u00ebr mir\u00eb.<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Mua ai m\u00eb dukej i p\u00ebrkryer. E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta besoj q\u00eb ai mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i keq se un\u00eb, pasi vetja m\u00eb duket tani nj\u00eb zero me xhufk\u00eb.<\/p>\n<p>2. Sa keq, nj\u00eb her\u00eb q\u00eb gjete nj\u00eb t\u00eb sakt\u00eb! (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: Ta marr\u00eb djalli, ai dukej kaq i mir\u00eb)<br \/>\nObjektivi: Sigurisht jo t\u2019ju ngrej\u00eb lart moralin&#8230;<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Sepse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ishte gjenial, i bukur, inteligjent, simpatik dhe un\u00eb nuk isha e zonja ta mbaja. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 tij, nuk kam shum\u00eb shije n\u00eb zgjedhjen e burrave!<\/p>\n<p>3. Do t\u00eb t\u00eb thoja \u201cnj\u00eb bie, mij\u00ebra ngrihen\u201d, por sinqerisht, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ai. (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: P\u00ebr t\u00eb harruar, b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb loj\u00eb me letra, volejboll, etj. K\u00ebshtu, do t\u00eb fitosh dhe do t\u00eb bu\u00ebqesh\u00ebsh. Nuk mund t\u00eb humbas\u00ebsh gjithmon\u00eb, apo jo?)<br \/>\nObjektivi: T\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb qeshni.<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, sensi im i humorit ka humbur nuk e di se ku. Pas 6 muajsh mbase do t\u00eb qesh, por tani, me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb, nuk ndjehem mir\u00eb me k\u00ebto fjal\u00eb.<\/p>\n<p>4. Ky djal\u00eb ishte kot fare. (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: P\u00ebrve\u00e7se i sh\u00ebmtuar, ishte edhe budalla).<br \/>\nObjektivi: Denigrimi i ish-it p\u00ebr t\u00eb ulur vler\u00ebsimin tuaj p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Sepse fakti q\u00eb e doja tregon se i kisha gjetur shum\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb mira. Mbase isha verbuar nga dashuria, por denigrimi i tij kritikon edhe zgjedhjen time dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, nuk kam nevoj\u00eb t\u00eb ndjehem m\u00eb posht\u00eb nga \u00e7\u2019e ndjej veten.<\/p>\n<p>5. Ti e di q\u00eb kjo u ndodh t\u00eb t\u00ebr\u00ebve. (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: Ti nuk je as e para, as e fundit q\u00eb i ndodh).<br \/>\nObjektivi: T\u00eb ndjehesh m\u00eb pak e vetmuar.<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Sepse kjo nuk m\u00eb b\u00ebn m\u00eb pak t\u00eb trishtuar. E di q\u00eb ka shum\u00eb \u00e7ifte q\u00eb ndahen, por doja shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb ndodhte mua. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ka edhe plot \u00e7ifte q\u00eb e kan\u00eb jet\u00ebn e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>6. T\u00eb njoh un\u00eb me filanin&#8230; (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: Un\u00eb ia gjeta edhe nj\u00eb shoqes sime; ose: Nuk do t\u00eb gjesh t\u00eb dashur duke ndenjur gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi).<br \/>\nObjektivi: Ta nxjerrin gozhd\u00ebn me gozhd\u00eb&#8230;<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Nuk dua t\u00eb takoj nj\u00eb tjet\u00ebr, nuk jam gati, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dhimbshme. P\u00ebr momentin e kam zemr\u00ebn cop\u00eb-cop\u00eb dhe e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shoh p\u00ebrtej dhimbjes sime.<\/p>\n<p>7. Nuk ishte ai i duhuri, kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha. (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: Ai djal\u00eb nuk b\u00ebnte p\u00ebr ty. E dija q\u00eb nuk do t\u00eb zgjaste).<br \/>\nObjektivi: T\u2019i jap\u00eb m\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebsaj lidhjeje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb lidhja e jet\u00ebs t\u00ebnde.<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Problemi nuk q\u00ebndron n\u00eb faktin se nuk \u00ebsht\u00eb ai i duhuri, por q\u00eb nuk jam un\u00eb \u201ce duhura\u201d p\u00ebr t\u00eb. At\u00ebhere, meq\u00eb nuk jam gruaja e jet\u00ebs s\u00eb burrit t\u00eb jet\u00ebs sime, kjo do t\u00eb thot\u00eb se do ta kaloj jet\u00ebn vet\u00ebm (rrethuar me mace e qen, me siguri)?<\/p>\n<p>8. M\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm se n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb keqe. (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: Mendoj se me t\u00eb nuk ishe v\u00ebrtet e lumtur).<br \/>\nObjektivi: T\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb besoni se jeni m\u00eb mir\u00eb pa t\u00eb.<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Sepse jo, nuk dua t\u00eb jem vet\u00ebm. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, jo vet\u00ebm q\u00eb ndjehem shum\u00eb e vetmuar, por edhe shum\u00eb bosh dhe fatkeqe.<\/p>\n<p>9. Isha e sigurt\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrfundonte k\u00ebshtu. (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: E kuptova menj\u00ebher\u00eb q\u00eb s\u2019b\u00ebnte p\u00ebr ty, ose: T\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb se nuk ma mbushte shum\u00eb mendjen).<br \/>\nObjektivi: T\u00eb kuptoni se lidhja ishte e destinuar t\u00eb d\u00ebshtonte (dhe t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 jush).<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Sepse, kur ishe kaq e sigurt\u00eb, pse nuk m\u00eb the asgj\u00eb, pse nuk m\u00eb paralajm\u00ebrove? U zbavite kur m\u00eb pe q\u00eb d\u00ebshtova, q\u00eb vajta e u p\u00ebrplasa me kok\u00eb pas murit?<\/p>\n<p>10. Harroje! (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: Kthe kapitull, mendo p\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb).<br \/>\nObjektivi: T\u2019ju nxis\u00eb t\u00eb merreni me gj\u00ebra t\u00eb tjera, q\u00eb t\u00eb mos e mbani mendjen tek ai.<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Duhet mbajtur zi p\u00ebr nj\u00eb lidhje q\u00eb ka mbaruar. M\u00eb lini koh\u00ebn e nevojshme. P\u00ebr momentin, ai \u00ebsht\u00eb kudo n\u00eb mendjen time, n\u00eb \u00ebnd\u00ebrrimet, kujtimet dhe n\u00eb t\u00eb gjitha momentet e vogla t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme q\u00eb m\u00eb kujtojn\u00eb se sa mir\u00eb isha me t\u00eb.<\/p>\n<p>11. Humbet nj\u00eb, gjen nj\u00ebqind! (Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: Nuk u shuan burrat!)<br \/>\nObjektivi: T\u2019ju japin shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<br \/>\nPse nuk dua ta d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: Sepse tani p\u00ebr tani nuk kam asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb takoj asnj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr, jo m\u00eb nj\u00ebqind! Un\u00eb doja at\u00eb dhe ask\u00ebnd tjet\u00ebr. Kjo fraz\u00eb nuk ka ngush\u00eblluar ask\u00ebnd nga ata q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb deri tani.<br \/>\nGj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb mbase t\u2019i lini t\u00eb flasin, duke i th\u00ebn\u00eb vetes se q\u00ebllimet e tyre jan\u00eb t\u00eb mira, pra, ata duan thjesht t\u2019ju ngren\u00eb moralin. Nj\u00eb dit\u00eb plaga do t\u00eb mbyllet dhe mbase ju do t\u00eb qeshni bashk\u00eb me to. Nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e re&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebsaj radhe ju takoi juve fati i keq; ai ju ka l\u00ebn\u00eb! Bota juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur e t\u00ebra dhe mendoni se nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb keq se kaq&#8230; N\u00eb fakt, ka edhe m\u00eb keq; jan\u00eb komentet q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjoni, ato t\u00eb shoqeve, motrave, kush\u00ebrirave, mamas\u00eb&#8230; Ato vijn\u00eb vet\u00ebm ose n\u00eb grup, me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5967,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[905],"class_list":["post-6320","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet","tag-seks"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6320"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6320\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5967"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}