{"id":6318,"date":"2014-11-17T22:00:13","date_gmt":"2014-11-17T21:00:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6318"},"modified":"2014-11-17T19:24:10","modified_gmt":"2014-11-17T18:24:10","slug":"edi-oga-le-koken-per-kater-femra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/edi-oga-le-koken-per-kater-femra\/","title":{"rendered":"Edi Oga: L\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr kat\u00ebr femra!"},"content":{"rendered":"<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr prezantuesit m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr publikun shqiptar. Ting\u00ebllon \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i diplomuar n\u00eb Mjek\u00ebsi, t\u2019i hyj\u00eb bot\u00ebs s\u00eb televizionit dhe radios, por k\u00ebshtu ndodh me Edin, t\u00eb cilin keni patur rast ta d\u00ebgjoni n\u00eb \u201cP\u00ebr vete\u201dedhe n\u00eb \u201cMakin\u00eb me dy timona\u201d, p\u00ebrkrah Enkel Demit. Ishte shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm bashk\u00ebbisedimi me t\u00eb&#8230; Mund ta v\u00ebrtetoni!<\/p>\n<p>Rita Rrjolli: &#8211; Edi, dua ta nisim k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde. Si ka qen\u00eb ajo? Edi Oga: &#8211; Nuk besoj se ndonj\u00eb njeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kaluar f\u00ebmij\u00ebri m\u00eb t\u00eb bukur se timen. Kam luajtur shum\u00eb, kam pasur shum\u00eb lodra dhe ato q\u00eb doja m\u00eb shum\u00eb ishin lodrat q\u00eb krijoja vet\u00eb. Kam luajtur loj\u00ebra aq t\u00eb rrezikshme, sa shpesh \u00e7uditem si kam mbijetuar. Mrekulli \u00ebsht\u00eb q\u00eb kam mbijetuar! (Buz\u00ebqesh) &#8211; Si ishte jeta jote para se t\u00eb b\u00ebheshe nj\u00eb figur\u00eb e njohur televizive? &#8211; Kam qen\u00eb \u201cfigur\u00eb e njohur\u201d n\u00eb familje, shoq\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ku kam studiuar e punuar. Jam diplomuar n\u00eb Mjek\u00ebsi, kam punuar nj\u00eb vit si mjek i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, jam specializuar n\u00eb Britani p\u00ebr anglishten n\u00eb mjek\u00ebsi, kam punuar p\u00ebr dhjet\u00ebra OJQ dhe OJF t\u00eb ndryshme, kam dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim l\u00ebnd\u00ebt paraklinike, kam punuar n\u00eb radio dhe TV lokale, kam shkruar p\u00ebr sken\u00eb, kam qen\u00eb skenarist dhe personazh n\u00eb TV komb\u00ebtare, kam nj\u00eb program shum\u00eb t\u00eb p\u00eblqyer n\u00eb radio dhe, ja ku mb\u00ebrrita n\u00eb televizionin m\u00eb t\u00eb ndjekur nga shqiptar\u00ebt, moderator n\u00eb Top Channel. Edhe po nuk deshe, nuk shp\u00ebton dot pa u b\u00ebr\u00eb i njohur. &#8211; Nga \u201cMakin\u00eb me dy timona\u201d, n\u00eb \u201cP\u00ebr vete\u201d&#8230; &#8211; N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jeta ime profesionale m\u00eb ka shkuar nga aty, atje&#8230; ku \u201caty\u201d dhe \u201catje\u201d mund t\u00eb mos ken\u00eb pasur asnj\u00eb lidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. N\u00eb fakt, i b\u00ebj t\u00eb dyja nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00e7do dit\u00eb jave, nj\u00ebr\u00ebn pas tjetr\u00ebs. \u00cbsht\u00eb fat i madh t\u00eb b\u00ebsh dy programe kaq t\u00eb ndjekura. &#8211; Familja dhe koha q\u00eb i dedikon asaj&#8230; &#8211; Edhe un\u00eb hyj mes atyre q\u00eb thon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb kur pyeten p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: Gj\u00ebja m\u00eb e shenjt\u00eb dhe m\u00eb e shtrenjt\u00eb q\u00eb kam! Koh\u00ebn q\u00eb nuk jam n\u00eb pun\u00eb, jam pran\u00eb familjes. Vet\u00ebm aty gjej qet\u00ebsi dhe zbavitje, me p\u00ebrjashtim t\u00eb fundjav\u00ebs. Ato dy dit\u00eb kam li\u00e7enc\u00eb nga familja q\u00eb t\u00eb shpenzoj sa koh\u00eb t\u00eb dua e si t\u00eb dua, me shoq\u00ebrin\u00eb time. &#8211; \u00cbndrrat edhe pasionet e tua&#8230; &#8211; \u00cbndrrat i kam realizuar t\u00eb gjitha; ato pak \u00ebndrra modeste q\u00eb kam pasur. (Buz\u00ebqesh) Pasionet e mia jan\u00eb t\u00eb shumta, por jo shum\u00eb t\u00eb shprehura dhe intense, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nj\u00eb pasion i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb eksplorimi i njeriut si qenie sociale. Pasione t\u00eb tjera jan\u00eb humori dhe shenjat. Kam edhe nja dy t\u00eb tjera, n\u00eb fakt&#8230; &#8211; Cila \u00ebsht\u00eb realizuar m\u00eb s\u00eb miri? &#8211; T\u00eb gjitha, jua thash\u00eb m\u00eb lart. Nj\u00ebra mbi t\u00eb gjitha; t\u00eb krijoj nj\u00eb familje ku t\u00eb ket\u00eb harmoni, sh\u00ebndet dhe mir\u00ebkuptim, nj\u00eb vend si sht\u00ebpia jote, ku mezi pret q\u00eb t\u00eb shkosh pas pune. &#8211; Raporti me pushimet edhe udh\u00ebtimet e larg\u00ebta&#8230; &#8211; Pushimi absolut nuk m\u00eb p\u00eblqen si koncept. Pushoj pak. Pushoj n\u00eb ver\u00eb nj\u00eb muaj t\u00eb plot\u00eb, por jan\u00eb pushime aktive. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kam zgjedhur t\u00eb mos punoj n\u00eb fundjav\u00eb, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pushoj, lodhem m\u00eb tep\u00ebr nga aktivitetet me familjen dhe shoq\u00ebrin\u00eb. Ma shkrep ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb gjata, po gjithmon\u00eb marr tragetin apo avionin. Jam dembel p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb makin\u00ebs. &#8211; N\u00ebse do t\u00eb ktheheshe n\u00eb koh\u00eb, a do t\u00eb ndryshoje di\u00e7ka? &#8211; Jo, asgj\u00eb, sinqerisht. Jeta ka qen\u00eb shum\u00eb bujare me mua.<\/p>\n<p>Edi dhe&#8230; &#8230;alkooli &#8211; E respektojm\u00eb shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Aq alkool sa duhet, kur duhet. Shok\u00ebt m\u00eb kan\u00eb shembull. &#8230;jeta e nat\u00ebs &#8211; Intensive dhe e shpesht\u00eb, deri para dhjet\u00eb vjet\u00ebsh. Nuk m\u00eb zbavit m\u00eb si m\u00eb par\u00eb, fare. Shum\u00eb rrall\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb mos humbur kuptimin xhenerik t\u00eb termit. &#8230;femrat &#8211; Jam mjaft i sjellsh\u00ebm me t\u00eb gjitha. Shum\u00eb prej tyre i dua fort, se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira. L\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr kat\u00ebr prej tyre: Gruan, vajz\u00ebn, maman\u00eb dhe motr\u00ebn. &#8230;f\u00ebmij\u00ebt &#8211; I dua f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr dhjet\u00eb minuta. Pastaj largohem. M\u00eb lodhin&#8230;.zhg\u00ebnjimet &#8211; Nuk kam d\u00ebshir\u00eb t\u2019i zhg\u00ebnjej t\u00eb tjer\u00ebt. Rrall\u00eb ndodh. Shum\u00eb rrall\u00eb. Punoj mir\u00eb q\u00eb t\u00eb parandaloj zhg\u00ebnjimet e mia nga t\u00eb tjer\u00ebt. &#8230;k\u00ebnga &#8211; K\u00ebndoj jo keq. Kam vesh, por nuk kam z\u00eb. Nuk mbaj mend as tekstet. &#8230;dashuria &#8211; Njihemi mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Bashk\u00ebjetojm\u00eb q\u00ebkur kam lindur dhe nuk dua ta l\u00ebshoj derisa t\u00eb vdes. &#8230;vullnetarizmi &#8211; Nuk shquhem si vullnetar model, por e kam b\u00ebr\u00eb shpesh n\u00eb jet\u00eb. &#8230;parat\u00eb &#8211; Kaq sa fitoj, m\u00eb mjaftojn\u00eb. Ua di r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb, por nuk u gj\u00ebmoj nga prapa. Nuk do b\u00ebhem kurr\u00eb milioner, sepse nuk besoj se do merrem ndonj\u00ebher\u00eb me biznes. Plus q\u00eb nuk luaj kurr\u00eb llotari. (Buz\u00ebqesh) &#8230;dhuratat &#8211; Nuk para b\u00ebj dhurata dhe ua b\u00ebj me dije t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb b\u00ebjn\u00eb as ata mua. Kur m\u00eb b\u00ebjn\u00eb, pa ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe, i pranoj. &#8230;koleg\u00ebt &#8211; Krijoj raporte shum\u00eb t\u00eb mira me koleg\u00ebt n\u00eb pun\u00eb. Disa nga ata i b\u00ebj edhe miq. N\u00eb frigorifer kam vi\u00e7a, derra, qingja, pula&#8230; kuptohet, t\u00eb therur dhe t\u00eb ngrir\u00eb. &#8230;Facebooku &#8211; Futem te p\u00ebrdoruesit mbi mesatar\u00eb. M\u00eb duhet p\u00ebr pun\u00ebn, plus q\u00eb jam tip kurioz dhe shum\u00eb social. Por, mund t\u00eb rri edhe me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra pa u futur. &#8230;teatri &#8211; Dikur kam qen\u00eb shum\u00eb i t\u00ebrhequr nga teatri. Tani m\u00eb duket pak i superuar p\u00ebrsa u p\u00ebrket shijeve t\u00eb mia estetike. &#8230;nostalgjia &#8211; Nuk para b\u00ebhem nostalgjik. Mundohem t\u00eb marr nga jeta \u00e7do gj\u00eb q\u00eb dua, n\u00eb koh\u00ebn e duhur. N\u00eb \u00e7do mosh\u00eb dhe rrethan\u00eb, njeriu q\u00eb di, mund t\u00eb marr\u00eb maksimumin q\u00eb i ofrohet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr prezantuesit m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr publikun shqiptar. Ting\u00ebllon \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i diplomuar n\u00eb Mjek\u00ebsi, t\u2019i hyj\u00eb bot\u00ebs s\u00eb televizionit dhe radios, por k\u00ebshtu ndodh me Edin, t\u00eb cilin keni patur rast ta d\u00ebgjoni n\u00eb \u201cP\u00ebr vete\u201dedhe n\u00eb \u201cMakin\u00eb me dy timona\u201d, p\u00ebrkrah Enkel Demit. Ishte shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm bashk\u00ebbisedimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6319,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[555],"class_list":["post-6318","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion","tag-edi-oga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6318\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6319"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}