{"id":6307,"date":"2014-11-18T01:30:41","date_gmt":"2014-11-18T00:30:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6307"},"modified":"2014-11-17T22:15:05","modified_gmt":"2014-11-17T21:15:05","slug":"te-gjithe-merren-me-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/te-gjithe-merren-me-mua\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjith\u00eb merren me mua"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Dr. Demiri, e lexova me v\u00ebmendje p\u00ebrgjigjen tuaj p\u00ebr letr\u00ebn q\u00eb ju kisha nisur m\u00eb par\u00eb, por jam pak i paqart\u00eb. E th\u00ebn\u00eb shkurt, un\u00eb jam n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, pra, njer\u00ebzit merren me mua, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e organizuar. Pyetja ime tani p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb: Ta marr k\u00ebt\u00eb si presion psikologjik, apo t\u00eb mjaftohem q\u00eb merren me mua? N\u00eb fillim, e pata t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrsa tani, sikur jam m\u00ebsuar p\u00ebrshtatur. Po mund\u00ebt, m\u00eb ktheni p\u00ebrgjigje k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Faleminderit.<br \/>\nDr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211; I nderuar let\u00ebrshkrues, nga letra juaj e par\u00eb nuk e kam kuptuar aq t\u00eb plot\u00eb gjendjen tuaj ose kam kujtuar se mos keni depresion bipolar, pasi ka raste, si\u00e7 thonit ju, kur jeni plot energji e shum\u00eb optimist dhe kjo quhet faza e euforis\u00eb, kurse pastaj fillon t\u00eb veproj\u00eb ai \u201cpoli\u201d tjet\u00ebr, q\u00eb quhet deprimim, kur njeriu ndjehet p\u00ebr ibret, cop\u00eb-cop\u00eb e q\u00eb ndoshta as jet\u00ebn nuk e do. Ky e ka edhe emrin depresion bipolar (dy pol\u00ebsh) sepse depresionet unipolar apo sinedepresioni (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, depresion pa depresion) jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb. Un\u00eb t\u00eb k\u00ebrkova p\u00ebr t\u00eb ardhur p\u00ebr nj\u00eb diagnostikim t\u00eb sakt\u00eb pasi n\u00eb distanc\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorim as testet p\u00ebrkat\u00ebse. Sigurisht q\u00eb terapia e kthjellimit psikik p\u00ebr ju n\u00eb t\u00eb gjitha rastet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e nevojshme, minimumi me 5 seanca. Pra, do t\u00eb duhej p\u00ebr t\u00eb gjitha sa thoni ju, psikoterapia dhe n\u00ebse do t\u00eb duhej referuar rasti yt te psikiatri, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e vendos psikologu.<br \/>\nDuke lexuar k\u00ebt\u00eb letr\u00ebn tuaj t\u00eb dyt\u00eb, mendoj se mund t\u00eb na duhet edhe asistenca e psikiatrit, pasi nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht me obsesione (fiksime) apo ankth social, kur ju thoni se \u201cjam n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, pra, njer\u00ebzit merren me mua\u201d, por mendoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndoshta me s\u00ebmundje ose shk\u00ebputje nga realiteti, kur ti thua di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb s\u2019e besoj, se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e organizuar. Obsesionet jan\u00eb di\u00e7ka e zmadhuar, duke i par\u00eb si me lup\u00eb zmadhuese problemet apo dyshimet, por gjithsesi, ato nuk trajtohen si patologji, por si \u00e7rregullime t\u00eb ankthit, edhe pse t\u00eb till\u00eb klient\u00eb t\u00eb axhituar dhe duksh\u00ebm n\u00eb ankth, mund t\u00eb p\u00ebrngjajn\u00eb fare leht\u00eb me t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt nga psikoza, q\u00eb manifestojn\u00eb delir. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb nga gabimet m\u00eb t\u00eb shpeshta q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e b\u00ebjn\u00eb jo vet\u00ebm mjek\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm apo ata t\u00eb urgjencave, por fatkeq\u00ebsisht, edhe disa psikiat\u00ebr. Bashk\u00ebbisedimi i shtruar me ty do ta ndante mir\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje: A \u00ebsht\u00eb superndjeshm\u00ebria jote, hipervigjilenca e ankthi q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb k\u00ebto ide derealizimi, apo \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb \u201cshoh\u00ebsh\u201d figura apo \u201cd\u00ebgjosh\u201d z\u00ebra edhe aty ku nuk ka rreziqe. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vuajn\u00eb nga ankthi apo obsesionet, e kan\u00eb shpesh frik\u00ebn e nj\u00eb presioni t\u00eb brendsh\u00ebm, por vet\u00ebm pasi kthjellohen me psikoterapi dhe sqarohen, vet\u00ebdija e tyre e ngushtuar e rimerr veten dhe pas disa seancave, ajo nuk i \u201cha\u201d m\u00eb \u201cmashtrimet\u201d e pavet\u00ebdijes. Para disa dit\u00ebsh, kisha n\u00eb klinik\u00eb nj\u00eb rast si i yti. Psikiatr\u00ebt e kishin trajtuar nj\u00eb student me rispolept dhe olamzapin\u00eb p\u00ebr shkak se ai kontrollonte t\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb se mos i kishin vendosur p\u00ebrgjues ose \u201cbomb\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, psikiatr\u00ebt e kan\u00eb trajtuar at\u00eb si t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb trurin e tij pothuaje nuk mendon m\u00eb as frik\u00ebra, as t\u00eb mira e as t\u00eb k\u00ebqija. Un\u00eb s\u2019do t\u00eb isha dakord q\u00eb ky djal\u00eb t\u00eb trajtohej e paaft\u00ebsohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, do t\u00eb isha dakord me psikiatr\u00ebt po t\u00eb mos ishte fakti i nj\u00eb armiq\u00ebsie q\u00eb ai kishte me dy keqb\u00ebr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn ai nuk e kishte treguar nga turpi apo nga frika se nuk ruhet sekreti apo se mund t\u00eb alarmoheshin prind\u00ebrit. Psikiatr\u00ebt duhet t\u00eb kishim k\u00ebmb\u00ebngulur e k\u00ebrkuar edhe mendimin e psikologut, p\u00ebrpara se t\u00eb caktonin k\u00ebt\u00eb terapi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, me shum\u00eb kosto financiare e me mjaft efekte an\u00ebsore, si p\u00ebr shembull sh\u00ebndoshja e tep\u00ebrt p\u00ebr shkak t\u00eb gjumit, qet\u00ebsimit artificial dhe jet\u00ebs sedentare. Mir\u00ebpo prind\u00ebrit e tij t\u00eb kulturuar, pedagog\u00eb, erdh\u00ebn e m\u00eb mor\u00ebn dhe gjat\u00eb psikoterapis\u00eb (ajo q\u00eb Ni\u00e7e e ka quajtur \u201cpastrimi i oxhakut\u201d) doli krejt e v\u00ebrteta, pra, ai kishte nj\u00eb frik\u00eb dhe nj\u00eb dyshim real, edhe pse t\u00eb zmadhuara dhe nuk i dhimbsej aq jeta e vet kur kontrollonte edhe p\u00ebr bomb\u00eb, por e familjar\u00ebve. Sqarimi i problemit, psikoterapia njoh\u00ebse (konjitive) dhe takimi yn\u00eb me \u201ckeqb\u00ebr\u00ebsit\u201d, e \u00e7liruan k\u00ebt\u00eb djal\u00eb nga \u201cs\u00ebmundja\u201d dhe ila\u00e7et-helm q\u00eb merrte. Doli se k\u00ebta t\u00eb dy keqb\u00ebr\u00ebs i kishin b\u00ebr\u00eb presion atij p\u00ebr xhelozi ndaj nj\u00eb goce e cila tani jetonte e martuar n\u00eb Amerik\u00eb dhe u \u00e7udit\u00ebn se ky ende ruhej p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb ata gati e kishin harruar&#8230; Keqb\u00ebr\u00ebsit u tremben nga takimi me mua dhe premtuan q\u00eb do ta ken\u00eb mik. K\u00ebt\u00eb lloj frike p\u00ebr t\u2019u ruajtur ia kishin \u201cinduktuar\u201d edhe prind\u00ebrit me k\u00ebshillat stereotipe si djal\u00eb i vet\u00ebm q\u00eb ishte&#8230; Pse, s\u00ebmundje \u00ebsht\u00eb kjo?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Dr. Demiri, e lexova me v\u00ebmendje p\u00ebrgjigjen tuaj p\u00ebr letr\u00ebn q\u00eb ju kisha nisur m\u00eb par\u00eb, por jam pak i paqart\u00eb. E th\u00ebn\u00eb shkurt, un\u00eb jam n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, pra, njer\u00ebzit merren me mua, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e organizuar. Pyetja ime tani p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb: Ta marr k\u00ebt\u00eb si presion psikologjik, apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-6307","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6307","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6307"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6307\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6307"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6307"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6307"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}