{"id":6263,"date":"2014-11-16T20:44:40","date_gmt":"2014-11-16T19:44:40","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6263"},"modified":"2014-11-16T20:44:40","modified_gmt":"2014-11-16T19:44:40","slug":"paraja-e-shkaterroi-familjen-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/paraja-e-shkaterroi-familjen-time\/","title":{"rendered":"Paraja e shkat\u00ebrroi familjen time"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Lindita. Dua t\u2019ju tregoj se si e nd\u00ebrtova familjen time me aq mund e djers\u00eb dhe m&#8217;u shkat\u00ebrrua p\u00ebrpara syve te mi, sikur t\u00eb mos kisha jetuar asnj\u00eb dit\u00eb me k\u00ebt\u00eb familje. Me Bashkimin, ish-bashk\u00ebshortin tim, jetonim t\u00eb dy n\u00eb nj\u00eb fshat, ishim t\u00eb dy moshatar\u00eb, t\u00eb dy mbaruam shkoll\u00ebn e mesme buq\u00ebsore dhe t\u00eb dy filluam pun\u00eb n\u00eb kooperativ\u00eb. Aty edhe u dashuruam. Dashuria jon\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, prind\u00ebrit e mi nuk donin q\u00eb un\u00eb t\u00eb futesha n\u00eb at\u00eb familje, im at\u00eb m\u00eb thosh: \u201cVajz\u00eb, ata nuk jan\u00eb familje p\u00ebr t&#8217;u bashkuar me ne, ata jan\u00eb njer\u00ebz me moral t\u00eb ul\u00ebt\u201d. At\u00ebhere isha e re dhe as q\u00eb m\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrshtypje fjal\u00ebt e prind\u00ebrve t\u00eb mi. N\u00eb fakt, kur e mendoj sot, ata kishin t\u00eb drejt\u00eb sepse xhaxhallar\u00ebt e tij kishin l\u00ebn\u00eb nam aty n\u00eb fshatin ton\u00eb. Kjo ishte edhe asyeja se pse nuk donin prind\u00ebrit e mi q\u00eb un\u00eb t\u00eb fejohesha me Bashkimin. Kur mblidheshim n\u00eb dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, ata m\u00eb b\u00ebnin vet\u00ebm moral q\u00eb un\u00eb t\u00eb ndahesha me t\u00eb, po at\u00ebhere ishte tep\u00ebr von\u00eb sepse ne i kishim lidhur zemrat tona, i kishim dh\u00ebn\u00eb bes\u00ebn nj\u00ebri\u2013tjetrit dhe asnj\u00eb n\u00eb bot\u00eb nuk mund t\u00eb na ndante. Mbas nj\u00eb viti luft\u00eb me prind\u00ebrit e mi, ata prap\u00eb nuk e pranonin Bashkimin n\u00eb familjen ton\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb, pa e menduar, b\u00ebra gabimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb jet\u00ebs sime, shkova pa d\u00ebshir\u00ebn e prind\u00ebrve n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Si\u00e7 thuhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, u martova me rr\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Mbas atij veprimi q\u00eb b\u00ebra, ndenja dhjet\u00eb vjet pa folur me prind\u00ebrit e mi. Jeta n\u00eb fshat ishte e v\u00ebshtir\u00eb, un\u00eb u b\u00ebra me dy f\u00ebmij\u00eb, me nj\u00eb vajz\u00eb e me nj\u00eb djal\u00eb, por prind\u00ebrit e mi vazhdonin t\u00eb mbanin q\u00ebndrim ndaj meje. T\u00eb dy ne me Bashkimin punuam n\u00eb kooperativ\u00eb deri kur n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh\u00ebn ndryshimet politike. Deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ne jetonim n\u00eb varf\u00ebri, por n\u00eb lumturi t\u00eb plot\u00eb me bashk\u00ebshortin tim dhe me f\u00ebmij\u00ebt e mi. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsonte ishte fakti se njer\u00ebzit e mi nuk m\u00eb flisnin. E gjitha kjo ndodhi deri n\u00eb koh\u00ebn kur ne ishim t\u00eb detyruar t\u00eb emigronim, pasi nuk kishim t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb fshat. Vet\u00ebm at\u00ebhere prind\u00ebrit e mi m\u00eb pranuan n\u00eb sht\u00ebpi bashk\u00eb me Bashkimin dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. M\u00eb pas, jeta jon\u00eb u b\u00eb akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb e trazuar. N\u00eb fillim u stabilizuam n\u00eb Itali. Aty punuam ku t\u00eb na dilte puna dhe gjuh\u00ebn e kap\u00ebm menj\u00ebher\u00eb. M\u00eb pas, nj\u00eb kush\u00ebriri i Bashkimit po i lutej atij t\u00eb shkonte n\u00eb Belgjik\u00eb sepse aty kishte shum\u00eb pun\u00eb dhe paguheshin mir\u00eb. Ai, pa na pyetur mua dhe f\u00ebmij\u00ebt, vendosi q\u00eb ne t\u00eb shkonim n\u00eb Belgjik\u00eb. N\u00eb Itali kishim ndenjur 12 vjet dhe ishim stabilizuar shum\u00eb mir\u00eb, kishim mbledhur edhe lek p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi. Ky fakt i ra n\u00eb vesh kush\u00ebririt t\u00eb Bashkimit dhe ai k\u00ebrkonte q\u00eb k\u00ebto lek\u00eb t\u2019i investonin duke bler\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb nj\u00eb lokal nate, ose ashtu si quhet ndryshe, pab. \u00c7do mbr\u00ebmje ata flisnin n\u00eb skype dhe kush\u00ebriri i tij e joshi aq shum\u00eb Bashkimin saq\u00eb ia mbushi mendjen q\u00eb k\u00ebto lek t&#8217;i hidhnin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb lokal. Mua sa nuk m\u00eb iku mendja, mundohesha t&#8217;ia ndryshoja mendjen, por ai e kishte vendosur, pasi kush\u00ebriri i tij i kishte th\u00ebn\u00eb se n\u00eb muaj mund t\u00eb fitosh lek xhepi deri n\u00eb 15 mij\u00eb euro, vet\u00ebm fitim. Ishte pik\u00ebrisht ai njeri q\u00eb na e ndryshoi fatin e familjes dhe ne u detyruam q\u00eb t\u00eb shkonim t\u00eb jetonim n\u00eb Bruksel.<br \/>\nNuk mund t&#8217;ju flas p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e fillimit pasi ato jan\u00eb t\u00eb shumta dhe do t&#8217;ju m\u00ebrzisja, por pasi u stabilizuam, Bashkimi bashk\u00eb me kush\u00ebririn e tij e mor\u00ebn edhe lokalin q\u00eb kishin diskutuar m\u00eb par\u00eb dhe un\u00eb, q\u00eb prej asaj dite, nuk pata m\u00eb qet\u00ebsi n\u00eb shpirtin tim, por edhe n\u00eb familjen time. F\u00ebmij\u00ebt kishin v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb shkollat e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb gjuh\u00ebs, Bashkimi duhet t\u00eb rrinte gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs n\u00eb lokal bashk\u00eb me kush\u00ebririn e tij, pasi nuk mund t&#8217;i linin vet\u00ebm pun\u00ebtor\u00ebt sepse kishin frik\u00eb se nuk punonin ashtu si duhet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, filloi tmerri i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr mua, f\u00ebmij\u00ebt filluan t\u00eb angazhoheshin me shkoll\u00ebn, me m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs franceze, nd\u00ebrsa un\u00eb isha kthyer n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpiake q\u00eb mezi priste t\u2019i vinte burri dhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi. Un\u00eb isha ajo q\u00eb ndjehesha m\u00eb e vetmuar, sepse q\u00ebkur ne shkuam n\u00eb Belgjik\u00eb, Bashkimi nuk fjeti asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me mua; ai vinte n\u00eb m\u00ebngjes, flinte deri n\u00eb mesdit\u00eb dhe bashk\u00eb shikoheshim shum\u00eb pak ose aspak. N\u00eb at\u00eb vend, filloi tmerri; dit\u00ebt, muaj dhe vitet kalonin pa u ndjer\u00eb, n\u00eb familjen ton\u00eb nuk kishte asnj\u00eb lloj ndryshimi p\u00ebr mir\u00eb, madje ishim gati t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, djali dhe vajza ishin ndar\u00eb m\u00eb vete, sepse kishin filluar shkoll\u00ebn e lart\u00eb dhe k\u00ebrkonin pavar\u00ebsin\u00eb nga familja (kuptohet, edhe leku nuk u mungonte, sepse Bashkimi v\u00ebrtet fitonte shum\u00eb dhe atyre nuk u linte asnj\u00eb gj\u00eb mangut). E vetmja q\u00eb po e vuaja q\u00ebndrimin n\u00eb at\u00eb vend isha un\u00eb. Ndjehesha e vetmuar m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr. Kisha filluar t\u00eb kisha dyshimet e mia n\u00eb lidhje me bashk\u00ebshortin tim, i cili edhe n\u00eb ato pak momente q\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpi, nuk kishte fare interes p\u00ebr mua. Kjo gj\u00eb m\u00eb trembte, mir\u00ebpo nuk guxoja ta pyesja sepse kisha frik\u00eb nga p\u00ebrgjigjja e tij. Isha e sigurt\u00eb q\u00eb ai kishte nj\u00eb lidhje t\u00eb fsheht\u00eb, pasi ne, marr\u00ebdh\u00ebniet intime i kishim shum\u00eb t\u00eb pakta, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se gati nuk kishim fare. Kjo gj\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsonte e po e vuaja shum\u00eb p\u00ebrbrenda, por atij nuk i thoja gj\u00eb, derisa nj\u00eb dit\u00eb m\u00ebrzia ime arriti kulmin. Nuk e duroja m\u00eb at\u00eb jet\u00eb prej skllav\u00ebrie! Iu luta vajz\u00ebs q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmonte p\u00ebr t\u00eb zbuluar n\u00ebse im shoq kishte ndonj\u00eb lidhje t\u00eb fsheht\u00eb, apo jo.<br \/>\nVajza, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb shum\u00eb e lidhur me n\u00ebn\u00ebn dhe duke par\u00eb se un\u00eb po vuaja shum\u00eb, pranoi t\u00eb b\u00ebhej bashk\u00ebpun\u00ebtorja ime p\u00ebr t\u00eb zbuluar tradhtin\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i trembesha prej pes\u00eb vjet\u00ebsh. Nj\u00eb dit\u00eb vendos\u00ebm q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb shkonim n\u00eb lokalin e nat\u00ebs ku pronar ishte bashk\u00ebshorti im. Kuptohet, shkuam t\u00eb maskuara. Prit\u00ebm gati dy or\u00eb aty, por Bashkimin nuk po na e zinin syt\u00eb. Ky fakt po m\u00eb trembte akoma m\u00eb shum\u00eb, megjithat\u00eb nuk hoq\u00ebm dor\u00eb derisa t\u2019i shkonim deri n\u00eb fund t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Edhe vajza m\u2019u b\u00eb krah sepse nuk donte t\u00eb m\u00eb linte vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb gjendje. Mbas dy or\u00ebsh pash\u00eb Bashkimin t\u00eb vinte nga dera e jashtme, i shoq\u00ebruar me nj\u00eb vajz\u00eb gati n\u00eb mosh\u00ebn e vajz\u00ebs son\u00eb. T\u00eb dy ishin t\u00eb p\u00ebrqafuar dhe as q\u00eb e kishin problem fare at\u00eb q\u00eb po b\u00ebnin. Muzika e fort\u00eb e atij ambienti dhe ajo q\u00eb pash\u00eb me syt\u00eb e mi, ma hoq\u00ebn trurin, vet\u00ebm kur d\u00ebgjova z\u00ebrin e vajz\u00ebs, e cila m\u00eb b\u00ebrtiti \u201cmama, mblidh mendjen\u201d. Me vrap dol\u00ebm nga lokali dhe sa hip\u00ebm n\u00eb makin\u00ebn e vajz\u00ebs, fillova t\u00eb qaja me t\u00eb madhe. At\u00eb dit\u00eb pash\u00eb me syt\u00eb e mi fundin e martes\u00ebs sime, e cila zgjati plot 25 vjet. N\u00eb ato momente, m\u2019u kujtuan fjal\u00ebt e prind\u00ebrve t\u00eb mi, t\u00eb cil\u00ebt nuk jetojn\u00eb m\u00eb, kur m\u00eb thoshin se ata jan\u00eb familje pa moral, po \u00e7&#8217;t\u00eb b\u00ebsh, \u201ckoka b\u00ebn, koka p\u00ebson\u201d. I kisha th\u00ebn\u00eb Bashkimit se ai lokal do t\u00eb na shkat\u00ebrronte familjen, por ai ishte i sigurt\u00eb n\u00eb veten e tij dhe m\u00eb thoshte gjithmon\u00eb se para familjes nuk vinte asnj\u00eb njeri. Megjithat\u00eb, q\u00eb prej asaj dite un\u00eb nuk u ktheva m\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, ishte vajza ajo q\u00eb u p\u00ebrball me t\u00eb atin duke i shpjeguar se ne i dinim aventurat e tij me at\u00eb vajz\u00eb. Ajo ia kishte treguar edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ne e zbuluam. Bashkimi ka tentuar disa her\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb takoj\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb falur, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb von\u00eb. At\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebra n\u00eb rini kur m\u00eb than\u00eb prind\u00ebrit, e b\u00ebra sot, por nuk thon\u00eb kot \u201cm\u00eb mir\u00eb von\u00eb sesa kurr\u00eb\u201d. Tani punoj e jetoj me vajz\u00ebn n\u00eb Belgjik\u00eb dhe ndjehem shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa kur rrija e vetmuar n\u00eb sht\u00ebpi, me nj\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb kishte z\u00ebvend\u00ebsuar prej koh\u00ebsh me nj\u00eb tjet\u00ebr. Populli thot\u00eb nj\u00eb shprehje \u201cm\u00eb mir\u00eb pak e sakt\u00eb, sesa shum\u00eb e p\u00ebr lum\u00eb\u201d. N\u00eb dit\u00ebt e sotme, paraja e t\u00ebrbon njeriun, aq sa e b\u00ebn t\u00eb verb\u00ebr, duke shkat\u00ebrruar at\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb e ka nd\u00ebrtuar me shum\u00eb mundim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Lindita. Dua t\u2019ju tregoj se si e nd\u00ebrtova familjen time me aq mund e djers\u00eb dhe m&#8217;u shkat\u00ebrrua p\u00ebrpara syve te mi, sikur t\u00eb mos kisha jetuar asnj\u00eb dit\u00eb me k\u00ebt\u00eb familje. Me Bashkimin, ish-bashk\u00ebshortin tim, jetonim t\u00eb dy n\u00eb nj\u00eb fshat, ishim t\u00eb dy moshatar\u00eb, t\u00eb dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6265,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-6263","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6263"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6263\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}