{"id":6217,"date":"2014-11-15T23:00:19","date_gmt":"2014-11-15T22:00:19","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6217"},"modified":"2014-11-15T19:15:02","modified_gmt":"2014-11-15T18:15:02","slug":"genta-tani-jam-i-divorcuar-po-te-pres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/genta-tani-jam-i-divorcuar-po-te-pres\/","title":{"rendered":"Genta, tani jam i divorcuar. Po t\u00eb pres!"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po e shkruaj k\u00ebt\u00eb histori, jam nj\u00eb burr\u00eb i divorcuar nga nj\u00eb vend malor i Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00eb jetoj n\u00eb fshat dhe, at\u00ebhere, sapo isha pushuar nga puna. Kisha 3 vjet e gjys\u00ebm q\u00eb punoja n\u00eb nj\u00eb nga televizionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka Shqip\u00ebria dhe, p\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nga emisionet live m\u00eb t\u00eb ndjekur. Kjo, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb orarit (emision m\u00ebngjesi), por edhe t\u00eb pun\u00ebs k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse e t\u00eb past\u00ebr q\u00eb b\u00ebri brezi i par\u00eb i t\u00eb pun\u00ebsuarve aty.<br \/>\nGjithsesi, k\u00ebsaj i erdhi fundi. K\u00ebt\u00eb tren, q\u00eb e kisha nisur dikur bashk\u00eb me shok\u00ebt, si\u00e7 e kishin zbritur t\u00eb tjer\u00eb para meje, e zbrita edhe un\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrplasje e stimuluar nga drejtuesi i emisionit, m\u00eb nxori jasht\u00eb. Ata u b\u00ebn\u00eb pishman shum\u00eb shpejt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb me mua, por un\u00eb nuk doja t\u00eb rikthehesha. Puna live p\u00ebr rreth 40 muaj n\u00eb ekran m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoja pun\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb televizion tjet\u00ebr. Nuk doja t\u00eb k\u00ebrkoja me pun\u00eb n\u00eb platform\u00ebn televizive t\u00eb atij ekrani ku punova p\u00ebr rreth 1200 dit\u00eb, ndaj k\u00ebrkova n\u00eb vend tjet\u00ebr. Televizioni komb\u00ebtar, ku k\u00ebrkova, m\u00eb ftoi p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb. At\u00ebhere e njoha Gent\u00ebn, vajz\u00ebn bukuroshe nga qyteti ku punova. Ishte ortodokse e past\u00ebr, nga familje e vjet\u00ebr qytetare.<br \/>\nIshte data 28 janar 2011. Shkova n\u00eb qytet p\u00ebr t\u2019u nisur p\u00ebr Tiran\u00eb. Si edhe punonj\u00ebset e bashkis\u00eb q\u00eb kishin mbushur pes\u00eb autobus\u00eb para meje, edhe un\u00eb mendoja t\u00eb shkoja n\u00eb kryeqytet pa paguar. Do t\u00eb shfryt\u00ebzoja protestat e 21 janarit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Pastaj, po t\u00eb mbetej koh\u00eb, do vija t\u00eb th\u00ebrrisja edhe un\u00eb ca minuta: \u201cPosht\u00eb Saliu\u201d. Mir\u00ebpo, 5 autobus\u00ebt u nis\u00ebn dhe ne ishim nja 10 veta pa shkuar. Shkova n\u00eb Bashkin\u00eb Socialiste t\u00eb interesohesha, por m\u00eb than\u00eb t\u00eb prisja. Nga pas m\u00eb ndiqte nj\u00eb vajz\u00eb ka\u00e7urrele, rreth 32 vje\u00e7e. Si\u00e7 mora vesh, e kishte humbur rast\u00ebsisht vendin n\u00eb autobusin e pest\u00eb, pasi ishte treguar zem\u00ebrgjer\u00eb duke ia l\u00ebn\u00eb vendin dikujt tjet\u00ebr. Edhe ajo donte t\u00eb protestonte. Zbrit\u00ebm posht\u00eb t\u00eb prisnim ndonj\u00eb makin\u00eb, por na than\u00eb se furgon\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr Tiran\u00eb niseshin von\u00eb. Un\u00eb pash\u00eb Gent\u00ebn. Nga d\u00ebbora dhe i ftohti, ishte mavijosur e gjitha.<br \/>\n&#8211; A shkojm\u00eb t\u00eb pim\u00eb nj\u00eb kafe? &#8211; e pyeta.<br \/>\n&#8211; Sa do t\u00eb thosha! &#8211; m\u00eb tha ajo.<br \/>\nShkuam n\u00eb lokalin q\u00eb un\u00eb kisha 3 vjet q\u00eb e frekuentoja bashk\u00eb me shok\u00ebt e mi gazetar\u00eb. Tek e nj\u00ebjta tavolin\u00eb u ula. Genta u fut n\u00eb banj\u00eb, kurse un\u00eb porosita raki. Genta po vonohej. At\u00ebhere porosita teken e dyt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pike shum\u00eb ti! &#8211; m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebrejtje ajo kur erdhi e pastaj shtoi: &#8211; H\u00ebh\u00eb, mir\u00eb thoshte&#8230; (p\u00ebrmendi emrin e ish-shefit tim) q\u00eb t\u00eb p\u00eblqen pija!<br \/>\n&#8211; Jo moj &#8211; i thash\u00eb &#8211; por \u00ebsht\u00eb ftoht\u00eb shum\u00eb. Ti, \u00e7\u2019do pish?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb kola dhe kafe. &#8211; m\u00eb tha.<br \/>\nPastaj m\u00eb tregoi p\u00ebr jet\u00ebn e saj. Ishte 32 vje\u00e7e, beqare. Kishte dashur nj\u00eb prokuror nga Kor\u00e7a. Kishte arritur deri aty sa t\u00eb ngelej shtatz\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb abortonte, kur zbuloi se ai ishte i martuar. Alkooli po b\u00ebnte pun\u00ebn e vet tek un\u00eb, pasi pash\u00eb se kisha pir\u00eb 3 dopio. Nuk i thash\u00eb se isha i martuar, por i thash\u00eb se isha jurist edhe un\u00eb dhe se kisha punuar n\u00eb televizion. Duke e par\u00eb se isha r\u00ebnduar, Genta k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb hanim nj\u00eb pa\u00e7e.<br \/>\n&#8211; Do m\u00eb d\u00ebgjosh mua! &#8211; m\u00eb urdh\u00ebroi.<br \/>\n&#8211; Dakord, por m\u00eb pas do t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjosh ti mua! &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\nRam\u00eb dakord. H\u00ebngr\u00ebm pa\u00e7et. Un\u00eb, n\u00eb fakt, i h\u00ebngra, se Genta nuk donte dhe vendos\u00ebm t\u00eb dilnim. Shkova n\u00eb banj\u00eb. Kur dola, pash\u00eb Gent\u00ebn q\u00eb po bisedonte me kamarierin. I kishte paguar t\u00eb gjitha; plot 20 mij\u00eb lek. E thira kamarierin dhe i thash\u00eb t\u2019i kthente parat\u00eb, por ai nuk pranoi.<br \/>\n&#8211; Nuk marr dy her\u00eb para! &#8211; m\u00eb tha.<br \/>\nShkuam jasht\u00eb. Iu afruam nj\u00eb hoteli q\u00eb un\u00eb e dija se jepte dhoma p\u00ebr dy or\u00eb. Me marifet, e shtyva Gent\u00ebn te hyrja p\u00ebr lart. Ajo nuk kund\u00ebrshtoi. Pagova lek\u00ebt dhe hym\u00eb n\u00eb dhom\u00eb. Sapo hym\u00eb, ia hodha dor\u00ebn n\u00eb qaf\u00eb dhe po e puthja.<br \/>\n&#8211; Tham\u00eb q\u00eb do bisedojm\u00eb dhe jo t\u00eb m\u2019i ngresh k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebrpjet\u00eb! &#8211; kund\u00ebrshtoi ajo.<br \/>\n&#8211; K\u00ebshtu, bisedojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb. E d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb dy&#8230; &#8211; iu p\u00ebrgjigja un\u00eb. &#8211; Megjithat\u00eb, po nuk deshe ik, por mua nuk ke p\u00ebr t\u00eb m\u00eb par\u00eb m\u00eb.<br \/>\nKaluan disa minuta heshtje. Prisja t\u00eb largohej, por ajo shkoi te dera dhe e mbylli me \u00e7el\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Kujdes se mos m\u00eb l\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb&#8230; &#8211; m\u00eb tha.<br \/>\nM\u00eb von\u00eb, u ndjeva keq. M\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt. Kur erdha n\u00eb vete, pash\u00eb se Genta m\u00eb kishte mbuluar me \u00e7ar\u00e7af.<br \/>\n&#8211; Kisha frik\u00eb se mos ftoheshe&#8230; &#8211; m\u2019u justifikua.<br \/>\nM\u00eb von\u00eb u ndam\u00eb me Gent\u00ebn&#8230;<br \/>\nGenta, tani jam i divorcuar. Po t\u00eb pres!<\/p>\n<p>Beni<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po e shkruaj k\u00ebt\u00eb histori, jam nj\u00eb burr\u00eb i divorcuar nga nj\u00eb vend malor i Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00eb jetoj n\u00eb fshat dhe, at\u00ebhere, sapo isha pushuar nga puna. Kisha 3 vjet e gjys\u00ebm q\u00eb punoja n\u00eb nj\u00eb nga televizionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka Shqip\u00ebria dhe, p\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6218,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[282],"class_list":["post-6217","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-nga-jeta-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6217\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}