{"id":6195,"date":"2014-11-15T14:00:24","date_gmt":"2014-11-15T13:00:24","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6195"},"modified":"2014-11-15T13:42:37","modified_gmt":"2014-11-15T12:42:37","slug":"ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-11","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-11\/","title":{"rendered":"ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE  Nga ARTAN KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/em><\/p>\n<p>EDI RAMA<br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb, pas kthimit nga Beogradi, desh\u00ebm t\u00eb intervistonim kryeministrin ton\u00eb, Edi Rama, por nuk mund\u00ebm. Nuk na erdhi radha, se ai ishte shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb, me konferenca shtypi e me intervista n\u00ebp\u00ebr televizione. M\u00eb pas, u nis drejt Suedis\u00eb&#8230;<br \/>\nN\u00eb fakt, m\u00eb shum\u00eb sesa ta pyesnim, ne desh\u00ebm ta p\u00ebrg\u00ebzonim at\u00eb p\u00ebr dinjitetin e treguar gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite. Rrall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb, i kemi par\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb t\u00eb sillen si t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb huajt. M\u00eb shum\u00eb i kemi par\u00eb duke u buz\u00ebqeshur, si \u201ct\u00eb l\u00ebpir\u00eb\u201d, apo duke u shtr\u00ebnguar duart si klloun\u00eb cirku. Edi Rama nuk ishte k\u00ebshtu, ishte m\u00eb shum\u00eb se i barabart\u00eb me homologun serb. Ishte m\u00eb lart se ai&#8230;<\/p>\n<p>SALI BERISHA<br \/>\nAs ish-kryeministrin, zotin Berisha nuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Ishte shume i z\u00ebn\u00eb me Facebookun, ndoshta, pasi vazhdimisht, si\u00e7 mund ta keni v\u00ebn\u00eb re, ai publikon statuse ose komente. Zotin Berisha k\u00ebt\u00eb jav\u00eb desh\u00ebm ta pyesnim pik\u00ebrisht n\u00eb lidhje me nj\u00eb status q\u00eb shkroi n\u00eb Facebook dit\u00ebn q\u00eb zoti Rama ishte n\u00eb Serbi. Sapo Rama mbaroi konferenc\u00ebn e shtypit, ai shkroi: \u201cKonferenca e shtypit Vu\u00e7i\u00e7-Rama degradoi sikur t\u00eb ishte konferenc\u00eb shtypi midis Duk\u00ebs dhe kreut t\u00eb Federat\u00ebs Serbe t\u00eb Futbollit!!\u201d.<br \/>\n\u00c7far\u00eb nuk i p\u00eblqeu zotit Berisha nga ajo konferenc\u00eb shtypi? Q\u00eb Rama p\u00ebrmendi Kosov\u00ebn, apo q\u00eb u m\u00ebrzit Vu\u00e7i\u00e7i? \u00c7far\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte Rama, sipas zotit Berisha: T\u00eb mos fliste p\u00ebr Kosov\u00ebn, apo ta quante \u201cKosovska-Metohija\u201d e t\u00eb thoshte q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb Serbi? Apo t\u00eb k\u00ebrkonte falje q\u00eb nuk ka ndihmuar Serbin\u00eb n\u00eb luft\u00ebn q\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb e b\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn, si\u00e7 ndihmoi zoti Berisha Miloshevi\u00e7in me naft\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb \u00e7ar\u00eb bllokad\u00ebn?! Apo duhej t\u2019i k\u00ebrkonte falje q\u00eb PS-ja nuk ishte kund\u00ebr n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambujes\u00eb, si\u00e7 ishte PD-ja?<br \/>\nN\u00eb fakt, ne jemi t\u00eb bindur se, edhe n\u00ebse Rama nuk do t\u00eb p\u00ebrmendte Kosov\u00ebn n\u00eb Beograd, p\u00ebrs\u00ebri Berisha nuk do t\u00eb ishte dakord dhe do ta kund\u00ebrshtonte at\u00eb n\u00eb Facebook. Nj\u00ebsoj si te ajo p\u00ebrralla me gomarin e etur p\u00ebr uj\u00eb:<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb uji i dhe gomarit?<br \/>\n&#8211; T\u00eb ngroht\u00eb.<br \/>\n&#8211; Obobo, ma dogje gomarin!<br \/>\n&#8211; T\u00eb ftoht\u00eb, m\u00eb fal se u ngat\u00ebrrova.<br \/>\n&#8211; Obobo, ma ftohe gomarin!<\/p>\n<p>ADRIATIK LLALLA<br \/>\nPara disa dit\u00ebsh, takuam nj\u00eb prokuror nga rrethet. Dukej i lodhur&#8230;<br \/>\n&#8211; Ngel\u00ebm duk\u00eb b\u00ebr\u00eb arrestime p\u00ebr vjedhjen e energjis\u00eb, &#8211; na tha ai. &#8211; U mbush\u00ebn dhomat e paraburgimit dhe burgjet plot, por m\u00eb duket se hyra n\u00eb gjynah&#8230; T\u00eb gjith\u00eb abonent\u00ebt e arrestuar sot, kan\u00eb qen\u00eb pa dh\u00ebmb\u00eb n\u00eb goj\u00eb, fukarenj&#8230;<br \/>\nE ngush\u00ebllova, duke i th\u00ebn\u00eb se nuk po b\u00ebn asnj\u00eb m\u00ebkat, se po zbaton ligjin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u2019u kujtua ajo q\u00eb lexova n\u00eb shtyp para ca dit\u00ebsh, q\u00eb nj\u00ebrin nga ata q\u00eb vidhnin energjin\u00eb, Kujtim Brovin\u00ebn, an\u00ebtarin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, me vil\u00eb trekat\u00ebshe n\u00eb qytetin \u201cStudenti\u201d, gjykata e kishte l\u00ebn\u00eb me \u201cdetyrim paraqitjeje\u201d. Ndofta ky d\u00ebnim \u00ebsht\u00eb i arsyesh\u00ebm, ndofta d\u00ebnimi me burg i vjedh\u00ebsve t\u00eb energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb radikal, por a jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit? Pse me ca ligji sillet si \u201ci n\u00ebn\u00ebs\u201d e me ca si \u201ci njerk\u00ebs\u201d? Ja, k\u00ebt\u00eb pyetje desh\u00ebm t\u2019i b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryeprokurorit Adriatik Llalla&#8230;<\/p>\n<p>SAJMIR TAHIRI<br \/>\nDesh\u00ebm t\u00eb intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe Ministrin e Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri. Desh\u00ebm ta pyesnim n\u00eb lidhje me disa fotografi q\u00eb qarkulluan k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb internet. Aty dukej zyra e tij elektorale n\u00eb Kombinat dhe nj\u00eb kab\u00ebll q\u00eb futej n\u00eb zyr\u00eb direkt nga shtylla. Mbase k\u00ebtu s\u2019kishte asgj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme se mat\u00ebsi elektrik mund t\u00eb ishte brenda zyr\u00ebs, por kishte di\u00e7ka, sepse t\u00eb nes\u00ebrmen qarkulluan p\u00ebrs\u00ebri disa foto ku tregohej se kablli ishte hequr gjat\u00eb nat\u00ebs. Ndaj nuk mund t\u00eb mos e pyesim zotin Tahiri: Pse u hoq nat\u00ebn kablli nga zyra e tij? Do ta hiqte sikur t\u00eb mos dilte fotografia n\u00eb internet? Mos, \u201cqoft\u00eb larg\u201d, po vidhte edhe ai energji? Kush do t\u00eb futet n\u00eb burg me k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>DITMIR BUSHATI<br \/>\nE mbani mend se sa \u00ebsht\u00eb mburrur Ministri yn\u00eb i Jasht\u00ebm, zoti Ditmir Bushati se e zgjidhi problemin e pasaportave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb Greqi?! Ai n\u00eb fakt ndikoi q\u00eb shteti shqiptar dhe ai grek t\u00eb binin dakord p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb lejon kalimin e lir\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve deri m\u00eb 31 dhjetor 2014. Po pas k\u00ebsaj, e di zoti minist\u00ebr se \u00e7\u2018do t\u00eb ngjas\u00eb? Mbas fest\u00ebs s\u00eb Vitit t\u00eb Ri, n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt e lindur n\u00eb Greqi nuk do t\u00eb ken\u00eb nd\u00ebrruar pasaport\u00eb, nuk do ta kalojn\u00eb m\u00eb kufurin. Ndaj emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi po nxitojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt pasaporta t\u00eb reja n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, ku emri do t\u00eb shkruhet siaps standardeve europiane. Por, a e di zoti minist\u00ebr se shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr pasaportat, jo pak, por 108 euro p\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb Greqi?! Dhe e gjitha kjo, p\u00ebr faj t\u00eb shtetit, q\u00eb e ka shkruar gabim vendlindjen e tyre&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230; EDI RAMA K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, pas kthimit nga Beogradi, desh\u00ebm t\u00eb intervistonim kryeministrin ton\u00eb, Edi Rama, por nuk mund\u00ebm. Nuk na erdhi radha, se ai ishte shum\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542,109],"class_list":["post-6195","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo","tag-edi-rama"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6195\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}