{"id":6162,"date":"2014-11-15T03:00:50","date_gmt":"2014-11-15T02:00:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6162"},"modified":"2014-11-14T16:33:05","modified_gmt":"2014-11-14T15:33:05","slug":"si-ta-ndertojme-nje-shtepi-me-duart-tona-vetem-kujdes-nga-inuk-u","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/si-ta-ndertojme-nje-shtepi-me-duart-tona-vetem-kujdes-nga-inuk-u\/","title":{"rendered":"Si ta nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me duart tona? (Vetem kujdes nga INUK-u)"},"content":{"rendered":"<p>Banesa u duhet t\u00eb gjith\u00ebve, si zogjve foleja, por jo t\u00eb gjith\u00eb vendosin ta nd\u00ebrtojn\u00eb folez\u00ebn e tyre. S\u00eb pari, sepse edhe kur kan\u00eb truallin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm, u duhen mjetet e duhura financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mat\u00ebrialet e nd\u00ebrtimit dhe p\u00ebr t\u00eb paguar specialist\u00ebt, pra, k\u00ebrkohet nj\u00eb investim pak a shum\u00eb i madh dhe jo \u00e7dokush i ka mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb\u2026 Por, ka raste kur njeriu i ka t\u00eb gjitha: Truallin, mund\u00ebsit\u00eb financiare dhe nuk e nd\u00ebrmerr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb, si t\u00eb thuash, vet\u00ebm nga &#8220;mukajeti&#8221;, ose sepse nuk i mjaftojn\u00eb dijenit\u00eb\u2026 Ja, p\u00ebr ata kemi p\u00ebrgatitur k\u00ebshillat e m\u00ebposhtme, t\u00eb cilat do t\u2019i leht\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por t\u00eb domosdoshme&#8230;<br \/>\n1. Duhet ta keni t\u00eb qart\u00eb \u00e7\u2019tip banese doni t\u00eb ngrini, duke p\u00ebrcaktuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht me sakt\u00ebsi radh\u00ebn e kryerjes s\u00eb punimeve. Pra, fillimisht, ju duhet nj\u00eb projekt. Me siguri, edhe ju, si t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e arsyesh\u00ebm, punimet do t\u2019i filloni nga hapja e themeleve dhe vetvetiu do t\u00eb vazhdoni pastaj me ngritjen e mureve. M\u00eb n\u00eb fund, punimet e brendshme, instalimi i pajiseve, etj. P\u00ebr projektet tani mund t\u00eb mos shpenzoni asnj\u00eb lek sepse ato i gjen me leht\u00ebsi n\u00eb internet. Zgjidhni nj\u00eb nga gjith\u00eb projektet q\u00eb u p\u00ebrshtatet m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsive dhe d\u00ebshirave tuaja. Me t\u00eb siguruar projektin, mund t\u00eb p\u00ebrvishni ll\u00ebr\u00ebt p\u00ebr t\u00eb filluar nd\u00ebrtimin&#8230;<br \/>\n2. N\u00eb fillim (k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebni edhe vet\u00ebm fare) hapni themelet, thell\u00ebsia e t\u00eb cilave t\u2019u p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave t\u00eb projektit, sidomos p\u00ebrsa i p\u00ebrket lart\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb nj\u00ebkat\u00ebshe t\u00eb tipit \u201celbasanllije\u201d, p\u00ebr shembull, do t\u00eb mjaftonte edhe nj\u00eb thell\u00ebsi prej 70 centimetrash, por gjer\u00ebsia nuk duhet t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se 30-50 centimetra. Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb keni kujdes se mos n\u00eb at\u00eb vend ku ju do t\u00eb hapni themelet, ka dhera t\u00eb hedhura. N\u00ebse po, duhet g\u00ebrmuar, si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb shprehje popullore, derisa t\u00eb dal\u00eb tabani i tok\u00ebs&#8230; N\u00eb themelet e hapura vendoset armatura metalike dhe pastaj hidhet betoni. Betonin p\u00ebr themelet mund ta blini t\u00eb gatsh\u00ebm, por mund ta p\u00ebrgatisni edhe vet\u00eb me r\u00ebr\u00eb dhe \u00e7imento, si dhe me gur\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb past\u00ebr\u2026 Themelet, s\u00eb bashku me xokulatur\u00ebn, qeshin nd\u00ebrtuesit, jan\u00eb \u201cgjysma e pun\u00ebs\u201d.<br \/>\n3. Pas themeleve fillon ngritja e mureve. Muret e sht\u00ebpis\u00eb mund t\u00eb ngrihen me gur\u00eb, tulla, ose edhe thjesht me dru, apo me panela penobetoni. Puna me k\u00ebto materiale k\u00ebrkon nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrvoje dhe profesionalizmi, por mund t\u00eb m\u00ebsohet leht\u00eb nga secili. R\u00ebnd\u00ebsi ka fakti q\u00eb t\u00eb sigurohen mure perpendikulare, duke e respektuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me rigorozitet t\u00eb madh. Muret e shtrembra dhe me bark, nuk i q\u00ebndrojn\u00eb dot as er\u00ebs e jo m\u00eb l\u00ebkundjeve t\u00eb t\u00ebrmetit; nuk e mbajn\u00eb dot mbi supet e tyre \u00e7atin\u00eb, sado e leht\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo. Edhe muret mund t\u2019i blini t\u00eb gatshme, n\u00eb form\u00eb paneli. Po k\u00ebshtu, n\u00eb shum\u00eb vende, shiten pjes\u00ebt p\u00ebrb\u00ebrese t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb gatshme (me l\u00ebnd\u00eb druri dhe penobeton), t\u00eb cilat mund t\u2019i montoni vet\u00eb mbi themelet dhe platform\u00ebn e betonuar.<br \/>\n4. Pasi t\u00eb mbaroj\u00eb edhe ngritja e mureve, fillojm\u00eb montimin e skeletit t\u00eb \u00e7atis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn mund ta ngrem\u00eb me konstruksion metalik apo prej druri dhe ta mbulojm\u00eb me flet\u00eb llamarine t\u00eb trash\u00eb, pllaka bitumi, etj. Gjat\u00eb hedhjes s\u00eb \u00e7atis\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb punohet vet\u00eb i dyt\u00eb ose i tret\u00eb, sepse themelet mund t\u2019i hap\u00ebsh edhe vet\u00eb e muret, po k\u00ebshtu, nd\u00ebrsa \u00e7atia k\u00ebrkon patjet\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mendje dhe dy krah\u00eb pune.<br \/>\n5. Etap\u00eb t\u00eb pest\u00eb t\u00eb punimeve mund t\u00eb quajm\u00eb \u201cpunimet e brendshme\u201d, sidomos instalimet e ndryshme t\u00eb ujit dhe t\u00eb korrentit elektrik, etj. N\u00eb k\u00ebto punime p\u00ebrfshihet edhe vendosja e dritareve dhe dyerve, t\u00eb cilat, natyrisht, mund t\u00eb blihen t\u00eb gatshme, por duke u dh\u00ebn\u00eb marangoz\u00ebve dimensione t\u00eb sakta&#8230; Suvatimi dhe lyerja e mureve varen nga materiali i p\u00ebrdorur. N\u00eb rast se i kemi ngritur muret me dru t\u00eb stazhionuar apo me tulla, nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr suvatim dhe as p\u00ebr lyerje, madje mund t\u00eb themi se tani, sht\u00ebpi t\u00eb tilla jan\u00eb n\u00eb mod\u00eb n\u00eb shum\u00eb vise t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\n6. Me t\u00eb mbaruar punimet e brendshme, duhet t\u00eb merreni patjet\u00ebr me oborrin dhe territorin p\u00ebrreth saj: Mbjellje pem\u00ebsh, lulesh, vendosje stolash, etj. Kur t\u00eb kemi mbaruar edhe k\u00ebto pun\u00eb, p\u00ebrgatitemi p\u00ebr t\u00eb festuar hyrjen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re t\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00eb, me duart tona\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banesa u duhet t\u00eb gjith\u00ebve, si zogjve foleja, por jo t\u00eb gjith\u00eb vendosin ta nd\u00ebrtojn\u00eb folez\u00ebn e tyre. S\u00eb pari, sepse edhe kur kan\u00eb truallin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm, u duhen mjetet e duhura financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mat\u00ebrialet e nd\u00ebrtimit dhe p\u00ebr t\u00eb paguar specialist\u00ebt, pra, k\u00ebrkohet nj\u00eb investim pak a shum\u00eb i madh dhe jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6164,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-6162","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-enciklopedi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6162"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6162\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}