{"id":6053,"date":"2014-11-12T20:00:56","date_gmt":"2014-11-12T19:00:56","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6053"},"modified":"2014-11-12T13:53:32","modified_gmt":"2014-11-12T12:53:32","slug":"cfare-prisni-nga-cifti-juaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/cfare-prisni-nga-cifti-juaj\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb prisni nga \u00e7ifti juaj?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebt e sotme, lidhjet dashurore idealizohen, ato i duam t\u00eb p\u00ebrkryera dhe secili prej nesh ka pritshm\u00ebri q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb jan\u00eb kontradiktore. K\u00ebto pritshm\u00ebri shpesh jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb larta, paralajm\u00ebrojm\u00eb specialist\u00ebt&#8230; Secili prej nesh k\u00ebrkon siguri, t\u00eb jet\u00eb i realizuar n\u00eb shoq\u00ebri, t\u00eb jet\u00eb i k\u00ebnaqur n\u00eb seks, etj. dhe \u00e7ifti, q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha, l\u00ebkundet nga themelet, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb disa prej k\u00ebtyre pritshm\u00ebrive nuk ka pse i p\u00ebrmbush ai&#8230; B\u00ebjini edhe ju k\u00ebt\u00eb pyetje vetes p\u00ebr t\u00eb zbuluar profilin tuaj dominues dhe p\u00ebrgjigjjuni sa m\u00eb sinqerisht t\u00eb mundeni pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nga psikologu&#8230;<\/p>\n<p>1. Deviza juaj mund t\u00eb ishte:<br \/>\na. T\u00eb ekzistosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb g\u00ebzosh t\u00eb gjitha k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs.<br \/>\nb. T\u00eb ekzistosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb transmetosh<br \/>\nc. T\u00eb ekzistosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb fitosh<br \/>\nd. T\u00eb ekzistosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb sh\u00ebrosh<\/p>\n<p>2. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb kriz\u00ebs, ju keni tendenc\u00eb t\u00eb:<br \/>\na. Shum\u00ebfishoni seancat e nxehta n\u00eb shtrat q\u00eb nuk kushtojn\u00eb asgj\u00eb.<br \/>\nb. B\u00ebni kujdes p\u00ebr buxhetin familjar.<br \/>\nc. Shtoni p\u00ebrpjekjet n\u00eb pun\u00eb.<br \/>\nd. Qet\u00ebsoni ankthet tuaja me partnerin\/en.<\/p>\n<p>3. N\u00eb kinema, sapo ka dal\u00eb nj\u00eb film i ri, q\u00eb flet p\u00ebr problemet n\u00eb nj\u00eb lidhje dashurore:<br \/>\na. Ju vraponi p\u00ebr ta par\u00eb, sepse i adhuroni k\u00ebta lloj filmash.<br \/>\nb. Ju shkoni sepse t\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nc. Ju i evitoni historit\u00eb fatkeqe t\u00eb dashuris\u00eb.<br \/>\nd. Sikur t\u00eb mundnit, do t\u00eb shihnit nga nj\u00eb p\u00ebrnat\u00eb.<\/p>\n<p>4. Sipas jush, lumturia n\u00eb \u00e7ift:<br \/>\na. K\u00ebrkon intensitet.<br \/>\nb. Nd\u00ebrtohet me pun\u00eb<br \/>\nc. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb koncept<br \/>\nd. \u00cbsht\u00eb e brisht\u00eb.<\/p>\n<p>5. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ift, qortimet lindin at\u00ebher\u00eb kur nuk e pret: \u00c7far\u00eb qortimesh b\u00ebni ju?<br \/>\na. Ti nuk m\u00eb do m\u00eb!<br \/>\nb. Ti mund t\u00eb merrje pjes\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e familjes.<br \/>\nc. Ti mendon vet\u00ebm p\u00ebr vete.<br \/>\nd. E ke par\u00eb n\u00eb \u00e7\u2019or\u00eb kthehesh n\u00eb sht\u00ebpi?<\/p>\n<p>6. Me t\u00eb, ju ndodh shpesh t\u00eb ndjeheni:<br \/>\na. N\u00eb qiellin e shtat\u00eb<br \/>\nb. Nj\u00eb familje e bashkuar<br \/>\nc. I\/e mb\u00ebshtetur n\u00eb aspiratat tuaja<br \/>\nd. I\/e sigurt\u00eb<\/p>\n<p>7. E diela nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb si t\u00eb tjerat. Ju ia dedikoni&#8230;<br \/>\na. Fantazive dhe erosit<br \/>\nb. Shkoni n\u00eb treg, pastaj drekoni n\u00eb familje.<br \/>\nc. Jet\u00ebs suaj shoq\u00ebrore, daljeve me miq.<br \/>\nd. Sh\u00ebrimit t\u00eb plag\u00ebve tuaja.<\/p>\n<p>8. N\u00ebse do t\u2019ju duhej t\u2019i shkruani nj\u00eb let\u00ebr dashurie, do ta fillonit:<br \/>\na. Ti m\u00eb josh me thell\u00ebsin\u00eb e syve dhe me form\u00ebn e t\u00eb pasmeve&#8230;<br \/>\nb. Ti ma mbush zemr\u00ebn me but\u00ebsi kur sillesh si baba\/n\u00ebn\u00eb e dhembshur.<br \/>\nc. Ti m\u00eb k\u00ebnaq me sigurin\u00eb t\u00ebnde.<br \/>\nd. Ti m\u00eb plot\u00ebson \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>9. Zemra juaj rreh m\u00eb shpejt, bebet e syrit jan\u00eb hapur. Kjo ju ndodh&#8230;<br \/>\na. Kur ai ju ka l\u00ebn\u00eb takim n\u00eb nj\u00eb hotel.<br \/>\nb. Kur vajza e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb plagosur duke luajtur me v\u00ebllez\u00ebrit e m\u00ebdhenj.<br \/>\nc. Kur ju lajm\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb ngritje t\u00eb shum\u00ebpritur n\u00eb detyr\u00eb.<br \/>\nd. Kur ai\/ajo \u00ebsht\u00eb me vones\u00eb dhe nuk kapet n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>10. Admironi m\u00eb shum\u00eb te tjetri:<br \/>\na. Instiktin e tij\/saj gati kafsh\u00ebror.<br \/>\nb. Talentin q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb zbutur konfliktet<br \/>\nc. Karizm\u00ebn e pamohueshme<br \/>\nd. Durimin q\u00eb ka p\u00ebr t\u2019ju ngush\u00eblluar<\/p>\n<p>11. Ju mund t\u00eb grindeni me t\u00eb dashurin\/\u00ebn p\u00ebr:<br \/>\na. Q\u00ebndrimin e dyshimt\u00eb me nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb<br \/>\nb. Edukimin e f\u00ebmij\u00ebve.<br \/>\nc. Problemet ekonomike<br \/>\nd. Dat\u00ebn e p\u00ebrvjetorit tuaj, q\u00eb e ka harruar.<\/p>\n<p>12. Ju e vler\u00ebsoni shum\u00eb heshtjen:<br \/>\na. Pas nj\u00eb seance seksi, kur t\u00eb dy ndjeheni t\u00eb k\u00ebnaqur.<br \/>\nb. Kur gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes jan\u00eb nisur p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb secili me pun\u00ebt e tij.<br \/>\nc. Pas nj\u00eb mbledhjeje pune, kur ju \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mbroni me dh\u00ebmb\u00eb pik\u00ebpamjet tuaja.<br \/>\nd. Shenj\u00eb e d\u00ebgjimit nga ana e terapeutit tuaj.<\/p>\n<p>13. P\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb si dy t\u00eb dashuruar:<br \/>\na. Ju riktheheni n\u00eb restorantin ku jeni takuar her\u00ebn e par\u00eb.<br \/>\nb. Gatuani nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, pastaj p\u00ebr ju t\u00eb dy.<br \/>\nc. Shkoni n\u00eb t\u00eb restorant t\u00eb mod\u00ebs dhe t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nd. Prisni propozimin e tij\/saj.<\/p>\n<p>14. N\u00eb maj\u00eb t\u00eb list\u00ebs s\u00eb vendimeve t\u00eb mira q\u00eb keni marr\u00eb sivjet \u00ebsht\u00eb:<br \/>\na. T\u00eb gjeni nj\u00eb patch kund\u00ebr xhelozis\u00eb.<br \/>\nb. T\u00eb jetoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe sa m\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb t\u00eb shihni t\u00eb rriten edhe nip\u00ebrit.<br \/>\nc. T\u00eb m\u00ebsoni anglisht dhe spanjisht; n\u00eb fund t\u00eb fundit jan\u00eb gjuh\u00eb biznesi.<br \/>\nd. T\u00eb mos e merrni p\u00ebr psikologun\/en tuaj personal\/e.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjet<br \/>\nN\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje a. Nga \u00e7ifti, prisni intensitet<br \/>\nN\u00eb \u00e7iftin tuaj, pritshm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb t\u00eb tipit pasional. Ju k\u00ebrkoni k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e shqisave, festat, surprizat dashurore. Duket sikur k\u00ebrkoni t\u00eb jeni dashnor\u00eb t\u00eb rinj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbase nuk \u00ebsht\u00eb ky rasti juaj! Jeta juaj dashurore duhet t\u00eb jet\u00eb intensive q\u00eb ju t\u00eb k\u00ebnaqeni. Jeni dakord t\u00eb jeni n\u00eb \u00e7ift, me kusht q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb d\u00ebshirat tuaja p\u00ebr pasion, bashkim, p\u00ebr t\u00eb vibruar s\u00eb bashku. Duke k\u00ebrkuar vazhdimisht emocionet e fillimit, ju k\u00ebrkoni pa dyshim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme, t\u00eb rikrijoni k\u00ebt\u00eb gjendje dashurore, kaq t\u00eb k\u00ebndshme. Mbase nuk keni p\u00ebrjetuar etapat e ndryshme t\u00eb procesit t\u00eb intimitetit dhe njohjes s\u00eb tjetrit, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb lidhje dashurore. Jeni m\u00ebsuar t\u2019i digjni k\u00ebto etapa, besnik\/e ndaj temperamentit tuaj, pa dyshim, t\u00eb zjarrt\u00eb.<br \/>\nRreziku: N\u00ebse doni t\u00eb p\u00ebrjetoni fillimet romantike t\u00eb takimit dashuror, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga joshja sensuale dhe k\u00ebnaq\u00ebsia narcizike, me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb lodheni dhe zhg\u00ebnjeheni. Tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkundni rutin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb flak\u00ebn e pasionit dhe tjet\u00ebr, t\u00eb konsumoheni n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<br \/>\nK\u00ebshill\u00eb: Pranoni q\u00eb lidhja dashurore transformohet dhe hiqni dor\u00eb nga \u00e7ifti i fantazis\u00eb suaj. N\u00ebse keni natyr\u00eb pasionante, p\u00ebrpiquni m\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoni ndjesi t\u00eb reja n\u00eb fusha t\u00eb tjera. Merrni p\u00ebrsip\u00ebr rreziqe, duke u ekspozuar n\u00eb aktivitete si teatri, apo sportet ekstreme, sesa t\u2019i vini \u00e7iftit p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb barr\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbi supe, p\u00ebr t\u00eb pasur ndjesin\u00eb se po \u201cekzistoni\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje b. Nga \u00e7ifti, prisni mbrojtje<br \/>\nPritshm\u00ebrit\u00eb tuaja ndaj \u00e7iftit jan\u00eb p\u00ebrqendruar rreth vatr\u00ebs familjare, nj\u00eb vler\u00eb e sigurt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin ndjeheni i\/e mbrojtur. N\u00eb praktik\u00eb, pa dyshim q\u00eb u kushtoni koh\u00eb nevojave t\u00eb gjith\u00ebsecilit dhe mbase b\u00ebheni cop\u00eb p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit tuaj, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb objektiv q\u00eb i keni v\u00ebn\u00eb vetes. Ndjeni nevoj\u00ebn q\u00eb jet\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrditshme ta sillni rrotull familjes, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe pushimet&#8230; Pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja tregojn\u00eb se \u00e7ifti juaj duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb funksionin e tij si mbrojtje ndaj ashp\u00ebrsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, nj\u00eb lloj foleje. Ju doni t\u00eb plakeni s\u00eb bashku, t\u00eb bashkuar, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb e n\u00eb t\u00eb keqe dhe t\u00eb shihni t\u2019ju vijn\u00eb rrotull nip\u00ebrit dhe mbesat e shumta. Mbase doni t\u00eb riparoni familjen tuaj jo t\u00eb bashkuar, apo t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisni nj\u00eb model&#8230;<br \/>\nRreziku: Pritshm\u00ebria juaj e lumturis\u00eb n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht legjitime, me kusht q\u00eb t\u00eb mos harroni veten tuaj. M\u00ebnyra juaj p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat, mund t\u00eb shoq\u00ebrohet nganj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb madhe mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr \u00abgjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebni p\u00ebr ta\u00bb, gj\u00eb q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb iluzion. But\u00ebsia, mb\u00ebshtetja dhe siguria q\u00eb i ofroni familjes, shpesh perceptohet si di\u00e7ka e natyrshme, gati-gati nj\u00eb detyr\u00eb&#8230; Kur t\u00eb tjer\u00ebt nuk jua \u201cdin\u00eb\u201d k\u00ebt\u00eb, ju zhg\u00ebnjeheni.<br \/>\nK\u00ebshill\u00eb: Pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja p\u00ebrmbushin pa dyshim an\u00ebn tuaj \u201cprind\u00ebrore\u201d, por \u00e7far\u00eb b\u00ebni ju p\u00ebr an\u00ebn tuaj bashk\u00ebshortore? \u00c7far\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata dy personat q\u00eb u takuan n\u00eb fillim? Q\u00eb t\u00eb mos ndjeni nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh pasi f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb jen\u00eb larguar nga foleja, kushtojini v\u00ebmendje edhe vetes suaj e \u00e7iftit.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje c. Nga \u00e7ifti, prisni vler\u00ebsim<br \/>\nN\u00eb \u00e7iftin tuaj, pritshm\u00ebrit\u00eb kryesore jan\u00eb t\u00eb tipit \u00abvler\u00ebsues\u00bb. Lidhja duket si nj\u00eb pasqyr\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn secili do ta shoh\u00eb veten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive. N\u00ebse shohim m\u00eb mir\u00eb, komunikimi ka shpesh p\u00ebr objektiv t\u00eb par\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah vlerat dhe sfidat tuaja&#8230; Kredoja juaj mund t\u00eb ishte \u00abarritja e majave\u00bb. Me nj\u00eb fjal\u00eb, ju investoni n\u00eb familje dhe doni q\u00eb ky investim t\u2019ju shp\u00ebrblehet. Ju k\u00ebrkoni nga partneri\/ja q\u00eb t\u2019ju kushtoj\u00eb v\u00ebmendje e t\u2019ju inkurajoj\u00eb n\u00eb aspiratat tuaja. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, ju mendoni se keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb keni sukses, t\u2019ju mb\u00ebshtesin. Pa dyshim q\u00eb keni luftuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur aty ku jeni.<br \/>\nRreziku: Ky lloj \u00e7ifti funksionon mbi baz\u00ebn e admirimit, nj\u00eb vler\u00eb shum\u00eb pozitive, por q\u00eb sjell me vete edhe konkurrenc\u00ebn. Jan\u00eb dy aspekte stimuluese, por mbajtja vazhdimisht e k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht e ankthshme dhe shum\u00eb e lodhshme. Nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebto pritshm\u00ebri mund t\u00eb shkaktojn\u00eb shum\u00eb vetmi.<br \/>\nK\u00ebshill\u00eb: Lidhja juaj sentimentale nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e caktuar n\u00eb burs\u00eb, q\u00eb duhet vler\u00ebsuar pa pushim. P\u00ebrpiquni t\u00eb ulni presionin dhe t\u00eb prisni m\u00eb pak nga bashkimi juaj dashuror. P\u00ebrpiquni m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jeni intim\u00eb. Ndani me nj\u00ebri-tjetrin \u00ebndrrat e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e, pse jo, edhe dyshimet dhe dhimbjet tuaja. P\u00ebrpiquni edhe t\u00eb njihni m\u00eb mir\u00eb an\u00ebt tuaja t\u00eb brishta.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje d. Nga \u00e7ifti, prisni sh\u00ebrim<br \/>\nNganj\u00ebher\u00eb ju prisni nga \u00e7ifti q\u00eb t\u00eb riparoj\u00eb plag\u00ebt e jet\u00ebs suaj. Pa dyshim q\u00eb kaloni shum\u00eb koh\u00eb s\u00eb bashku, duke u p\u00ebrk\u00ebdhelur e duke i dhuruar nj\u00ebri-tjetrit but\u00ebsi, mb\u00ebshtetje dhe prova dashurie. Ju duket normale t\u00eb k\u00ebrkoni mendimin e tij\/saj p\u00ebr problemet tuaja. Bota, me dramat dhe lumturit\u00eb e saj, nd\u00ebrhyn pak n\u00eb kukulen tuaj. Pritshm\u00ebrit\u00eb tona dashurore jan\u00eb shpesh n\u00eb funksion t\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Mbase ju prisni nga \u00e7ifti di\u00e7ka q\u00eb nuk e keni pasur kurr\u00eb: Nj\u00eb dashuri t\u00eb pakusht\u00ebzuar. Ai\/ajo duhet t\u2019ju doj\u00eb ashtu si jeni dhe t\u2019jua provoj\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb ju investoni shum\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lumtur.<br \/>\nRreziku: Na p\u00eblqen t\u00eb besojm\u00eb q\u00eb dashuria i zgjidh t\u00eb t\u00ebra! Shpesh, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ju ndani me partnerin\/en gjith\u00eb fiksimet tuaja, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb fund plag\u00ebve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e depresioneve tuaja dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn rrezik. \u00c7ifti juaj, q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb mision, at\u00eb q\u00eb t\u2019ju shp\u00ebtoj\u00eb, mund t\u00eb lodhet nga kjo. Pastaj, t\u00eb k\u00ebrkosh te tjetri at\u00eb q\u00eb mbase nuk e keni pasur kurr\u00eb, ju b\u00ebn t\u00eb ndjeheni vazhdimisht jo aq i\/e dashur sa duhet.<br \/>\nK\u00ebshill\u00eb: Kjo d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u2019u plot\u00ebsuar nga tjetri, krijon nj\u00eb munges\u00eb n\u00eb \u00e7ift, nj\u00eb form\u00eb var\u00ebsie, me bindjen se ju nuk mund t\u00eb jeni i\/e lumtur pa t\u00eb. P\u00ebr plag\u00ebt intime \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebni terapi. \u00c7ifti mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb ri, at\u00eb t\u00eb autonomis\u00eb. Kjo rrug\u00eb mund t\u00eb nis\u00eb duke kultivuar dashurin\u00eb p\u00ebr veten&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebt e sotme, lidhjet dashurore idealizohen, ato i duam t\u00eb p\u00ebrkryera dhe secili prej nesh ka pritshm\u00ebri q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb jan\u00eb kontradiktore. K\u00ebto pritshm\u00ebri shpesh jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb larta, paralajm\u00ebrojm\u00eb specialist\u00ebt&#8230; Secili prej nesh k\u00ebrkon siguri, t\u00eb jet\u00eb i realizuar n\u00eb shoq\u00ebri, t\u00eb jet\u00eb i k\u00ebnaqur n\u00eb seks, etj. dhe \u00e7ifti, q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6054,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[51],"tags":[304],"class_list":["post-6053","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-test","tag-test-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6053\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6054"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}