{"id":6044,"date":"2014-11-12T14:00:19","date_gmt":"2014-11-12T13:00:19","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6044"},"modified":"2014-11-12T12:12:27","modified_gmt":"2014-11-12T11:12:27","slug":"dr-dashamir-gjergji-endokrinolog-diabetolog-kujdes-nga-diabeti-semundja-e-embel-dhe-e-hidhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/dr-dashamir-gjergji-endokrinolog-diabetolog-kujdes-nga-diabeti-semundja-e-embel-dhe-e-hidhur\/","title":{"rendered":"Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: Kujdes nga diabeti, s\u00ebmundja e \u00ebmb\u00ebl dhe e hidhur!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/DSC02500-e1410608576339.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2966\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/DSC02500-e1410608576339-300x150.jpg\" alt=\"dashamir Gjergji\" width=\"300\" height=\"150\" \/><\/a>&#8211; Doktor Dashamiri, ju keni koh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunoni me gazet\u00ebn ton\u00eb, duke u kthyer p\u00ebrgjigje pyetjeve t\u00eb lexuesve, t\u00eb cil\u00ebve k\u00ebt\u00eb her\u00eb do t\u00eb donim t\u2019u ofronim nj\u00eb shkrim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lidhje me diabetin e sheqerit&#8230;<br \/>\nDr. Dashamir Gjergji: &#8211; \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebbisedosh me lexuesit e k\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb gazet\u00ebs suaj&#8230; Sa i p\u00ebrket diabetit t\u00eb sheqerit, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje kronike shum\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Rritje shqet\u00ebsuese t\u00eb diabetit kemi edhe n\u00eb vendin ton\u00eb, me nj\u00eb shtim marramend\u00ebs t\u00eb t\u00eb prekurve nga diabeti vitet e fundit. Nisur q\u00eb nga emri i s\u00ebmundjes, \u201cdiabeti i sheqerit\u201d, n\u00eb thelb t\u00eb problemit q\u00ebndrojn\u00eb vlerat e larta t\u00eb vazhdueshme t\u00eb sheqerit n\u00eb gjak. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb sheqer n\u00eb gjak dhe, kur niveli i tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb vlera normale, \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr individin sepse i siguron energji, por kur ky rritet, ndodh si\u00e7 tham\u00eb m\u00eb lart, s\u00ebmundja e diabetit.<br \/>\n&#8211; Sa e r\u00ebnd\u00eb mund t\u00eb konsiderohet kjo s\u00ebmundje?<br \/>\n&#8211; S\u00ebmundja e diabetit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr d\u00ebmtimet q\u00eb sjell gjat\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb saj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb organizmin. Vlerat normale n\u00eb gjak mbahen n\u00ebn kontroll nga disa hormone dhe l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndryshme, ku kontributi kryesor i takon insulin\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hormon i prodhohet nga pankreasi dhe b\u00ebn t\u00eb mundur hapjen e \u201c\u00e7el\u00ebsave\u201d qelizor\u00eb p\u00ebr futjen e sheqerit dhe m\u00eb von\u00eb, krijimin e energjis\u00eb prej tij. Kur ndodh s\u00ebmundja e diabetit, kemi ose prodhim t\u00eb pak\u00ebt t\u00eb insulin\u00ebs nga pankreasi, ose mosveprim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb saj n\u00eb qeliza organore p\u00ebrkat\u00ebse. Kjo e fundit njihet ndryshe si koncepti i rezistenc\u00ebs ndaj insulin\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Me sa dim\u00eb, kjo s\u00ebmundje ndahet n\u00eb disa tipe&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, diabeti i sheqerit ndahet n\u00eb disa tipe ku m\u00eb kryesoret jan\u00eb tipi i par\u00eb ose diabeti i f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb fillon nga mosha 0-25 vje\u00e7, kulmin e ka n\u00eb adoleshenc\u00eb dhe shfaqet m\u00eb shpesh n\u00eb stin\u00ebn e dimrit. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, te ky tip diabeti mungon fare insulina dhe \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta t\u00eb s\u00ebmur\u00eb do t\u00eb mjekohen me insulin\u00eb nga jasht\u00eb.<br \/>\nTipi i dyt\u00eb ose diabeti i t\u00eb rriturve, ndodh zakonisht pas mosh\u00ebs 40 vje\u00e7are. N\u00eb themel t\u00eb \u00e7rregullimit t\u00eb sheqerit te ky tip diabeti q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb dy faktor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart, si p\u00ebrdorimi i pak\u00ebt i insulin\u00ebs, ashtu edhe mosveprimi n\u00eb periferi i saj. Diabeti i tipit t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb zakonisht i trash\u00ebguesh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ngjet m\u00eb tep\u00ebr tek individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb t\u00eb af\u00ebrm apo kush\u00ebrinj t\u00eb tyre me diabet. Rreth 70-80 % t\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve me diabet t\u00eb tipit 2 jan\u00eb me mbipesh\u00eb trupore ose obez\u00eb. Jo rrall\u00ebher\u00eb, diabeti tipi 2 \u00ebsht\u00eb i lidhur edhe me hipertensionin. Shpesh, k\u00ebto jan\u00eb s\u00ebmundje bashk\u00ebshoq\u00ebruese. Diabeti tipi 2 mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb edhe nga stresi dhe preferon t\u00eb godas\u00eb m\u00eb shum\u00eb personat q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb jet\u00eb fizike, dometh\u00ebn\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb jet\u00eb sedentare.<br \/>\n&#8211; Cili prej k\u00ebtyre tipeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm?<br \/>\n&#8211; Si tipi i par\u00eb, ashtu edhe tipi i dyt\u00eb i diabetit, n\u00ebse nuk mjekohen n\u00eb koh\u00eb, mund t\u00eb shfaqin gjat\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb tyre komplikacione akute t\u00eb menj\u00ebhershme, por edhe kronike.<br \/>\n&#8211; A ka ndonj\u00eb tjet\u00ebr lloj diabeti, ndoshta pak m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb tip tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb diabeti i barr\u00ebs. Ky variant diabetik prek grat\u00eb shtatz\u00ebna q\u00eb nuk kan\u00eb vuajtur m\u00eb par\u00eb me diabet. Af\u00ebrsisht 10% e grave shtatz\u00ebna mund t\u00eb s\u00ebmuren nga diabeti i barr\u00ebs, ndaj \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb \u00e7do grua shtatz\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb kontrollet e sheqerit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb shtatzanis\u00eb, por kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kur nj\u00eb grua rezulton me diabet t\u00eb barr\u00ebs nuk duhet t\u00eb kontrollohet n\u00eb muajt e tjer\u00eb t\u00eb shtatzanis\u00eb. Diabeti i barr\u00ebs, n\u00eb qoft\u00eb se nuk diagnostikohet q\u00eb n\u00eb fillim dhe nuk mjekohet si duhet, mund t\u00eb sjell\u00eb d\u00ebme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jo vet\u00ebm p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, por edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn. Ka edhe tipe t\u00eb tjera t\u00eb diabetit, por nuk mendoj t\u2019i p\u00ebrfshij n\u00eb k\u00ebt\u00eb trajtes\u00eb, p\u00ebr shkak se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rralla dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u kuptuar n\u00eb terminologjin\u00eb mjek\u00ebsore.<br \/>\n&#8211; Kur nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb mund t\u00eb konsiderohet diabetik?<br \/>\n&#8211; Kur n\u00eb matjet e sheqerit n\u00eb gjakun venoz rezultojn\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 126 mg\/dl es\u00ebll dhe m\u00eb shum\u00eb se 200 mg\/dl dy or\u00eb pas ushqimit ose \u00e7do shif\u00ebr mbi 200 mg\/dl, e matur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb dit\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb simptomat q\u00eb mund t\u00eb na shtyjn\u00eb t\u00eb dyshojm\u00eb se jemi prekur nga diabeti?<br \/>\n&#8211; Diabeti mund t\u00eb paraqitet klinikisht me shenja tipike, q\u00eb jan\u00eb etja, pirja me tepri e ujit, urinim i shpesht\u00eb, shtim i oreksit dhe paradoksalisht, r\u00ebnie n\u00eb pesh\u00eb. K\u00ebto shenja klinike hasen m\u00eb t\u00eb plota te diabeti tipi 1, nd\u00ebrsa tipi 2 mund t\u00eb mungojn\u00eb shenjat klinike ose n\u00eb fillim t\u00eb ankesave mund t\u00eb predominojn\u00eb shenjat atipike q\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb lodhje t\u00eb shpejt\u00eb, nervoziz\u00ebm, dhimbje koke, munges\u00eb p\u00ebrqendrimi, p\u00ebrgjumje, sidomos pas ushqimit, \u00e7rregullim t\u00eb pamjes etj.<br \/>\n&#8211; A konsiderohet e sh\u00ebrueshme kjo s\u00ebmundje?<br \/>\n&#8211; Diabeti i sheqerit \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje plot\u00ebsisht e kurueshme n\u00ebse mjekohet si duhet q\u00eb n\u00eb fillimet e saj. N\u00eb themel t\u00eb mjekimit t\u00eb diabetit q\u00ebndrojn\u00eb kat\u00ebr shtylla baz\u00eb: E para \u00ebsht\u00eb mjekimi diabetik, ku diabeti si s\u00ebmundje metabolike \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja m\u00eb tipike q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e ushqimit. T\u00eb gjith\u00eb diabetik\u00ebve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi u ndalohet t\u00eb marrin n\u00eb diet\u00eb \u00ebmb\u00eblsira dhe produkte me sheqer industrial, duhet t\u00eb reduktojn\u00eb produktet yndyrore ve\u00e7an\u00ebrisht shtazore q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb gjalpin, margarin\u00ebn, mishin me shum\u00eb yndyr\u00eb, djathin lyroz etj., duhet t\u00eb kufizojn\u00eb sasin\u00eb e brumrave q\u00eb marrin gjat\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb skuqurat, bulmetin etj. Diabetik\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb konsumojn\u00eb pa limit t\u00eb gjitha produktet bimore, vegjetariane q\u00eb nuk kan\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb karbohidrateve dhe yndyrnave. Kolona e dyt\u00eb e mjekimit mb\u00ebshtetet mbi aktivitetin fizik q\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb diabetik\u00ebt duhet medoemos t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb regjimin e tyre ditor 30-60 minuta aktivitet fizik, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb ecja e thjesht\u00eb, ushtrimet e caktuara aerobike etj. Diabetik\u00ebt duhet t\u00eb ushtrojn\u00eb edhe sporte t\u00eb caktuara, si: Noti, volejbolli, basketbolli etj., kuptohet, gjithmon\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kushteve t\u00eb tyre fizike dhe t\u00eb k\u00ebshilluar nga stafi q\u00eb i mjekon.<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebrsa i p\u00ebrket mjekimit me barna?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb kolona e tret\u00eb e mjekimit t\u00eb diabetik\u00ebve. Barnat p\u00ebr diabetik\u00ebt zakonisht jan\u00eb dy kategori q\u00eb n\u00ebnkupton mjekimin me kokrra ose ila\u00e7e nga goja, si dhe mjekimi me insulin\u00eb ose me injeksione. M\u00eb lart kemi p\u00ebrmendur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diabetik\u00ebt e tipit t\u00eb par\u00eb mjekohen me insulin\u00eb dhe jo me barna nga goja. Diabetik\u00ebt e tipit 2, si rregull, duhet t\u00eb mjekohen n\u00eb fillim me diet\u00eb, ndryshim t\u00eb stilit t\u00eb jetes\u00ebs, shtim t\u00eb aktivitetit fizik etj. Jo rrall\u00ebher\u00eb, tipi 2 i diabetit, n\u00eb faza t\u00eb caktuara, ka nevoj\u00eb t\u00eb mjekohet me insulin\u00eb, por mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb mjekimi i k\u00ebtij tipi t\u00eb bazohet n\u00eb insulino-terapi. Kjo mund t\u00eb ngjas\u00eb kur barnat nuk japin m\u00eb efektin e duhur, kur diabetiku ka s\u00ebmundje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb nuk lejojn\u00eb ekuilibrimin e sheqerit, kur ka intoleranc\u00eb apo efekte an\u00ebsore t\u00eb barnave, kur kan\u00eb filluar dhe zhvilluar d\u00ebmtimet kronike t\u00eb diabetit etj.<br \/>\n&#8211; Po kolona e kat\u00ebrt e mjekimit?<br \/>\n&#8211; Kolona e kat\u00ebrt bazohet mbi edukimin e k\u00ebtyre t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, ku n\u00ebnkuptohet q\u00eb \u00e7do diabetik duhet t\u00eb dij\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb rreth s\u00ebmundjes s\u00eb tij, rreth diet\u00ebs, rreth barnave, rreth komplikacioneve t\u00eb s\u00ebmundjes, duhet t\u00eb instruktohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb njohuri elementare p\u00ebr menaxhimin e problemeve t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb diabetit, por edhe rreth modifikimeve t\u00eb vogla t\u00eb mjekimeve. Me pak fjal\u00eb, diabetiku duhet t\u00eb jet\u00eb \u201cmjeku i vetvetes\u201d.<br \/>\n&#8211; Me sa dim\u00eb, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, diabeti shkakton edhe shum\u00eb d\u00ebmtime n\u00eb organizmin e t\u00eb s\u00ebmurit. Cilat jan\u00eb ato m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat?<br \/>\n&#8211; D\u00ebmtimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ndodhin te diabetik\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta tek en\u00ebt e gjakut dhe nervat. Ndaj s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs dhe t\u00eb en\u00ebve t\u00eb gjakut jan\u00eb 2-4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta te diabetik\u00ebt sesa n\u00eb popullat\u00ebn normale, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu infarktet, trombozat dhe s\u00ebmundjet e tjera vaskulare. Impotenca seksuale ve\u00e7an\u00ebrisht te meshkujt prek shumic\u00ebn e diabetik\u00ebve n\u00eb stade t\u00eb caktuara t\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje. Shumica e diabetik\u00ebve paraqesin d\u00ebmtime t\u00eb nervave, sidomos t\u00eb nervave periferike dhe k\u00ebto shoq\u00ebrohen me dhimbje t\u00eb forta t\u00eb gjymtyr\u00ebve, djegie, mpirje, shpime etj. N\u00eb stadet e fundit diabeti d\u00ebmton nervat qendrore dhe sidomos ato t\u00eb organeve t\u00eb brendshme, d\u00ebmtime q\u00eb jan\u00eb me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr diabetikun. Diabeti \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja kryesore q\u00eb sjell verbimin, pra, d\u00ebmton shum\u00eb syt\u00eb. Gati gjysma e diabetik\u00ebve n\u00eb periudha t\u00eb caktuara t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb diabetit kan\u00eb d\u00ebmtime t\u00eb grad\u00ebve t\u00eb ndryshme t\u00eb veshkave dhe funksionit t\u00eb tyre. Nuk duhet t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe infeksionet e ndryshme, sidomos t\u00eb vijave urinare, t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs dhe, p\u00ebr fat t\u00eb keq, jo rrall\u00ebher\u00eb te diabetik\u00ebt shfaqen plag\u00eb t\u00eb ndryshme q\u00eb rrezikojn\u00eb m\u00eb von\u00eb prerjen apo amputimin e pjes\u00ebve t\u00eb caktuara t\u00eb gjymtyr\u00ebve.<br \/>\n&#8211; N\u00eb p\u00ebrfundim&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00eb p\u00ebrfundim, duke kuptuar rrezikun e madh q\u00eb mbart kjo s\u00ebmundje, shpresojm\u00eb q\u00eb ky informacion i p\u00ebrmbledhur rreth diabetit t\u2019i vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb sadopak dhe t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nxitje p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim dhe angazhim \u00e7do t\u00eb s\u00ebmuri me diabet apo cilitdo tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Doktor Dashamiri, ju keni koh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunoni me gazet\u00ebn ton\u00eb, duke u kthyer p\u00ebrgjigje pyetjeve t\u00eb lexuesve, t\u00eb cil\u00ebve k\u00ebt\u00eb her\u00eb do t\u00eb donim t\u2019u ofronim nj\u00eb shkrim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lidhje me diabetin e sheqerit&#8230; Dr. Dashamir Gjergji: &#8211; \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebbisedosh me lexuesit e k\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb gazet\u00ebs suaj&#8230; Sa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6045,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[239],"class_list":["post-6044","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet","tag-diabeti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6044"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6044\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}