{"id":6027,"date":"2014-11-12T16:30:29","date_gmt":"2014-11-12T15:30:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6027"},"modified":"2014-11-12T14:46:16","modified_gmt":"2014-11-12T13:46:16","slug":"shpjegimi-i-endrrave-tuaja-15","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/shpjegimi-i-endrrave-tuaja-15\/","title":{"rendered":"Si shpjegohet endrra ime?"},"content":{"rendered":"<p>Te varri i mamit<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Kam par\u00eb sikur m\u00eb kishte vdekur mami dhe un\u00eb i shkoja te varri; m\u00eb vinte pak keq, por nuk qaja. Gjithashtu, kam par\u00eb edhe v\u00ebllain tim, por qaja shum\u00eb dhe ndihesha shum\u00eb keq. Edhe kur zgjohem nga gjumi, ndihem me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb keq, aq sa me zor e marr veten. Pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<br \/>\n&#8211; S\u00eb pari, p\u00ebr maman\u00eb nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsoheni, sepse ajo do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Thjesht, do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb ndryshim brenda jush n\u00eb t\u00eb menduar, apo n\u00eb sjelljen tuaj. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i par\u00eb i \u00ebndrr\u00ebs. E qara n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, sepse tregon ngush\u00ebllim n\u00eb jet\u00ebn reale. Pra, ju do t\u00eb ngush\u00eblloheni realisht, pasi t\u00eb keni kaluar nj\u00eb moment ose periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb sikletshme q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsim sh\u00ebndet\u00ebsor, personal apo edhe familjar. R\u00ebnd\u00ebsi ka t\u00eb mos e l\u00ebshoni veten dhe t\u00eb kujdeseni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb \u00e7far\u00eb ju nevojitet.<\/p>\n<p>Minj n\u00eb trupin tim<br \/>\n&#8211; Para dy net\u00ebsh kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb minj dhe m\u2019u shpif, sepse m\u00eb ngjiteshin n\u00eb trup. Nga tmerri, u zgjova nga gjumi. Pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ana juaj, ju lutem. Faleminderit.<br \/>\n&#8211; Minjt\u00eb q\u00eb keni par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e q\u00eb ju jan\u00eb ngjitur n\u00eb trup, tregojn\u00eb frik\u00ebrat tuaja, irritimet dhe problemet gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Po kaloni nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ndaj e keni par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb till\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, mund t\u00eb kaloni ndonj\u00eb grip t\u00eb leht\u00eb, por \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimtare.<\/p>\n<p>Ish-i dashuri<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Ju lutem, m\u00eb ndihmoni me shpjegimin e nj\u00eb \u00ebndrre, pasi kam 3 jav\u00eb q\u00eb e shikoj. Shikoj ish-t\u00eb dashurin me t\u00eb cilin kam qen\u00eb e lidhur p\u00ebr dy vjet dhe kemi 5 vjet q\u00eb jemi ndar\u00eb. Shikoj sikur takohemi bashk\u00eb e rikthehemi bashk\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Dy net\u00eb shikoja n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur kishim nj\u00eb bebush e koha kur takoheshim, ishte gjithmon\u00eb me diell. Ju lutem, m\u00eb thoni, \u00e7far\u00eb kuptimi ka kjo \u00ebnd\u00ebrr? Faleminderit.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre disa ndjesi t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb jan\u00eb zgjuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme brenda jush, por jo pa arsye sepse n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim ka shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb merrni ndonj\u00eb lajm p\u00ebr ish-t\u00eb dashurin, t\u00eb m\u00ebsoni t\u00eb reja rreth tij. Bebi q\u00eb keni par\u00eb dhe dielli jan\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb, si p\u00ebr ju, ashtu edhe p\u00ebr ish-t\u00eb dashurin tuaj. Do t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka pozitive n\u00eb jet\u00ebn tuaj, nuk po ju themi rikthim me t\u00eb, sepse \u00ebndrra nuk e shfaq shum\u00eb qart\u00eb, ama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen tuaj. Mos ushqeni shpresa p\u00ebr t\u00eb, thjesht, mendoni q\u00eb di\u00e7ka pozitive do t\u2019ju ndodh\u00eb juve. <\/p>\n<p>M\u00eb k\u00ebrkuan p\u00ebr nuse<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb sikur erdh\u00ebn dy familje t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonin p\u00ebr nuse. T\u00eb par\u00ebn e refuzova, kurse t\u00eb dyt\u00ebn e pranova, edhe pse nuk m\u00eb p\u00eblqente, sepse n\u00ebna m\u00eb thoshte: \u201cPranoje k\u00ebt\u00eb djal\u00eb, se \u00ebsht\u00eb i pasur\u201d.<br \/>\n&#8211; Duhet t\u00eb keni kujdes n\u00eb k\u00ebrkesat q\u00eb do t\u00eb keni, sepse padashur mund t\u00eb b\u00ebni zgjedhjen e gabuar. V\u00ebrtet, logjika n\u00eb vendime t\u00eb tilla luan nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por edhe ndjenjat e zemra kan\u00eb rolin e tyre m\u00eb se t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Do t\u00eb keni k\u00ebrkesa, ama mos hidhni nj\u00eb hap drejt nj\u00eb lidhjeje, pa qen\u00eb e sigurt\u00eb n\u00eb vetvete dhe n\u00ebse nuk ndjeni asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ju uroj fat!<\/p>\n<p>Lidh\u00ebse k\u00ebpuc\u00ebsh<br \/>\n&#8211; Pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur do t\u00eb nd\u00ebrroja pun\u00ebn dhe puna q\u00eb m\u00eb ishte ofruar ishte n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb ku prodhoheshin lidh\u00ebse k\u00ebpuc\u00ebsh. Si mund t\u00eb m\u00eb ndihmoni me nj\u00eb shpjegim t\u00eb k\u00ebsaj \u00ebndrre? Faleminderit.<br \/>\n&#8211; \u00cbnd\u00ebrr interesante kjo e juaja. Parashikohen disa l\u00ebvizje, m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mend\u00ebsi. Po mendoni t\u00eb ndryshoni shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb jet\u00ebn tuaj, por nuk dini nga t\u2019ia nisni. Ndoshta jeni e lodhur nga puna ose jeta q\u00eb b\u00ebni. At\u00ebhere, ka ardhur koha t\u00eb shikoni p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb, ose m\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb rrezikoni. Ju keni frik\u00eb t\u00eb b\u00ebni ndryshime, ndaj edhe e keni par\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. N\u00eb t\u00eb ardhmen, parashikohet t\u00eb keni nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se kjo. Lidh\u00ebset e k\u00ebpuc\u00ebve tregojn\u00eb nj\u00eb profesion t\u00eb ri, t\u00eb cilit ju duhet t\u2019i kushtoni r\u00ebnd\u00ebsi. Shikoni \u00e7far\u00eb keni pasion brenda vetes dhe kushtojini r\u00ebnd\u00ebsi atij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Te varri i mamit &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Kam par\u00eb sikur m\u00eb kishte vdekur mami dhe un\u00eb i shkoja te varri; m\u00eb vinte pak keq, por nuk qaja. Gjithashtu, kam par\u00eb edhe v\u00ebllain tim, por qaja shum\u00eb dhe ndihesha shum\u00eb keq. Edhe kur zgjohem nga gjumi, ndihem me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb keq, aq sa me zor e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[266],"class_list":["post-6027","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra","tag-endrra-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6027","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6027"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6027\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}