{"id":5969,"date":"2014-11-11T17:30:06","date_gmt":"2014-11-11T16:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5969"},"modified":"2014-11-11T17:16:07","modified_gmt":"2014-11-11T16:16:07","slug":"edi-rama-duam-vetem-cfare-na-takon-fjala-e-mbajtur-sot-ne-pallatin-e-kultures-ne-presheve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/edi-rama-duam-vetem-cfare-na-takon-fjala-e-mbajtur-sot-ne-pallatin-e-kultures-ne-presheve\/","title":{"rendered":"EDI RAMA: DUAM: VET\u00cbM \u00c7FAR\u00cb NA TAKON! Fjala e mbajtur sot n\u00eb Pallatin e Kultur\u00ebs n\u00eb Preshev\u00eb:"},"content":{"rendered":"<p>Ndihem thell\u00ebsisht i privilegjuar, q\u00eb si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019ju them: Mir\u00eb se ju gjeta! Dhe, t\u2019ju siguroj se un\u00eb dhe Qeveria jon\u00eb nuk do t\u00eb reshtim s\u00eb punuari p\u00ebr t\u00eb rilindur Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb rilindur shpresat dhe besimin e \u00e7do shqiptari, kudo ku ai jeton.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ju jam thell\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mikpritje t\u00eb paharrueshme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb organizim kaq dinjitoz, q\u00eb ju siguroj se do t\u00eb mbetet i pashlyer n\u00eb kujtes\u00ebn time dhe pa asnj\u00eb dyshim do diktoj\u00eb edhe p\u00ebrkushtimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm timin dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ne, n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb jush dhe p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00ebbashku, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb secili prej jush dhe posa\u00e7\u00ebrisht, \u00e7do vajz\u00eb dhe \u00e7do djal\u00eb, k\u00ebtu t\u00eb pranish\u00ebm, maturant\u00eb, t\u00eb reja dhe rinj t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb hapur, p\u00ebr t\u00eb realizuar ambiciet e tyre dhe t\u00eb ken\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb der\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb kryer studimet e tyre dhe me diplom\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb mundur t\u00eb punojn\u00eb edhe k\u00ebtu.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb d\u00ebshirova ta l\u00eb p\u00ebr ta njoftuar k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, \u00ebsht\u00eb se pas nj\u00eb diskutimi intensiv me Kryeministrin e Serbis\u00eb dhe me ekipin qeveritar serb, ne, n\u00eb or\u00ebt e fundit t\u00eb mbr\u00ebmjes kemi firmosur marr\u00ebveshjen p\u00ebr shk\u00ebmbimet e t\u00eb rinjve, por \u00e7ka p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, edhe p\u00ebr njohjen reciproke t\u00eb diplomave.<\/p>\n<p>\u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebsisoj kemi hapur nj\u00eb faqe t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb me diplom\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb duan t\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e tyre dhe t\u00eb realizojm\u00eb ambicien e tyre. Diploma e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb, nj\u00eb let\u00ebr e panjohshme, por nj\u00eb dokument i njohur dhe i barasvlersh\u00ebm me diplom\u00ebn e marr\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb kuptueshme dhe pavar\u00ebsisht mosdakord\u00ebsive t\u00eb njohura, m\u00eb lejoni t\u2019ju them se un\u00eb jam shum\u00eb besimplot\u00eb q\u00eb kemi hapur nj\u00eb faqe t\u00eb re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb. Jam besimplot\u00eb q\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu, kemi marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb na takon, q\u00eb t\u00eb mos lejojm\u00eb q\u00eb gjenerata e re e shqiptar\u00ebve, por edhe gjenerata e re e serb\u00ebve t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb traumat dhe pasojat traumatike t\u00eb nj\u00eb konflikti jasht\u00ebzakonisht t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt serb\u00eb nuk e meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e ka marr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, e njeh plot\u00ebsisht si detyrimin e saj dhe p\u00ebrtej t\u00eb gjitha atyre q\u00eb mund t\u00eb thon\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt preferojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me slogane dhe me retorika t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, ne, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe me k\u00ebt\u00eb vet\u00ebdije komb\u00ebtare do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb t\u2019i japim nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb denj\u00eb \u00e7do shqiptari dhe shqiptareje, pavar\u00ebsisht se ku jeton, pavar\u00ebsisht se ku banon dhe pavar\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, apo n\u00ebse \u00ebsht\u00eb qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, s\u00eb Malit t\u00eb Zi e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb bindur se na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi historike.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia historike e nj\u00eb paqeje t\u00eb munguar p\u00ebr dekada dhe p\u00ebr shekujt t\u00eb t\u00ebr\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, t\u00eb identifikuar bot\u00ebrisht me luft\u00ebn, t\u00eb identifikuar bot\u00ebrisht me urrejtjen, t\u00eb identifikuar bot\u00ebrisht me dasin\u00eb e pangush\u00ebllueshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot n\u00eb vitin 2014, 100 vjet pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, q\u00eb shp\u00ebrtheu pik\u00ebrisht n\u00eb rajonin ton\u00eb, Ballkani dhe t\u00eb gjith\u00eb, ne, si pjes\u00eb e tij kemi mund\u00ebsin\u00eb historike ta kthejm\u00eb k\u00ebt\u00eb moment paqeje, q\u00eb vjen si rezultat i p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb procesi dramatik shp\u00ebrb\u00ebrjeje t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb dhe q\u00eb kuror\u00ebzohet me marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar vitin e shkuar mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ia vlen t\u00eb jetohet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ne jemi plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe duke qen\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb un\u00eb vij n\u00eb Preshev\u00eb, m\u00eb lejoni t\u2019ju them me modesti se jam plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr brengat, p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb tuaja. Brenga, t\u00eb shkaktuara shpesh her\u00eb, pavar\u00ebsisht nga ju. V\u00ebshtir\u00ebsi, me t\u00eb cilat ndesheni shpesh her\u00eb, pavar\u00ebsisht nga ju. Pengesa q\u00eb shpesh her\u00eb i gjeni n\u00eb rrug\u00ebn tuaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamerituar. S\u00ebbashku kam besim t\u00eb plot\u00eb se duke shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm paqeje dhe duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb ta kthejm\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme bashk\u00ebpunimi n\u00eb paqe, ne do t\u2019i shuajm\u00eb brengat e t\u00eb shkuar\u00ebs, q\u00eb prekin sot padrejt\u00ebsisht, zemrat dhe mendjet e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve k\u00ebtu. Ne do t\u2019i zhb\u00ebjm\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb vijn\u00eb si rezultat i nj\u00eb t\u00eb shkuare q\u00eb vazhdon ta k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb Ballkanin. Ne jini t\u00eb bindur dhe kini besim, do t\u2019i heqim t\u00eb gjitha pengesat q\u00eb e ndalojn\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb dhe nj\u00eb djal\u00eb, me komb\u00ebsi shqiptare, q\u00eb t\u00eb ndjehet europian i barabart\u00eb mes t\u00eb barabart\u00ebsh, pavar\u00ebsisht se ku jeton.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim v\u00ebllaz\u00ebror vet\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb detyrim politik vet\u00ebm, as edhe nj\u00eb detyrim thjesht qeveritar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim kushtetues. Bazuar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb dhe cilido qoft\u00eb Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mos e harroj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment se liria dhe t\u00eb drejtat e \u00e7do shqiptari, kudo ku jeton, jan\u00eb t\u00eb paprekshme dhe si t\u00eb tilla duhet t\u2019i mbroj\u00eb pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb ka mbrojtja e tyre dhe pavar\u00ebsisht pengesave q\u00eb gjejm\u00eb s\u00ebbashku, n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019i garantuar ato.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bazuar pik\u00ebrisht te kjo e drejt\u00eb kushtetuese, un\u00eb dua q\u00eb sot t\u00eb n\u00ebnvizoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e re dhe ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe duhet t\u00eb punojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb ashtu si\u00e7 i ka hije k\u00ebsaj kohe t\u00eb re. Kush e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndahet nga e shkuara, nuk jemi ne. Ne duam t\u00eb jemi dhe s\u00ebbashku do t\u00eb jemi europian\u00ebt e rinj t\u00eb k\u00ebtij rajoni, t\u00eb cilit i ka ardhur koha t\u00eb bashkohet nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb me Europ\u00ebn. Sepse sot, ndryshe nga shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb apo nga disa vite m\u00eb par\u00eb, nuk jemi vet\u00ebm ne, njer\u00ebzit rajonit q\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn e Bashkuar, por \u00ebsht\u00eb edhe Bashkimi Europian q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, m\u00eb lejoni, q\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrpara jush, n\u00eb vendin ku shqiptar\u00ebt sot hasin v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb nuk i hasin n\u00eb vende t\u00eb tjera ku jetojn\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, n\u00ebnvizoj me krenari se ne shqiptar\u00ebt, shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, shqiptar\u00ebt e dy shteteve q\u00eb jan\u00eb garante t\u00eb paqes, stabilitetit dhe t\u00eb ecuris\u00eb demokratike t\u00eb rajonit, mund t\u00eb jemi me plot goj\u00ebn, krenar\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi respektojm\u00eb minoritetet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jemi me plot\u00eb goj\u00ebn krenar\u00eb, sepse kemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, bazuar jo n\u00eb Konventa, jo n\u00eb letra, por n\u00eb fakte, t\u2019i tregojm\u00eb bot\u00ebs mbar\u00eb se: \u201cPo! N\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb ka modele t\u00eb admirueshme t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs; ka modele t\u00eb admirueshme t\u00eb respektit p\u00ebr lirit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e minoriteteve!\u201d E, me k\u00ebt\u00eb krenari, por duke u nisur nga vetja, ne kemi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb Shqip\u00ebri, ka nj\u00eb minoritet grek i cili nuk ndjen p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast n\u00eb jet\u00ebn e tij asnj\u00eb dallim, e jo m\u00eb pastaj diskriminim, n\u00eb raport me qytetaret dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, me komb\u00ebsi shqiptare. Sot, n\u00eb Shqip\u00ebri, ka nj\u00eb komunitet shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr maqedonas, i cili jo vet\u00ebm nuk ndjen asnj\u00eb dallim dhe asnj\u00eb diskriminim n\u00eb raport me popullsin\u00eb me komb\u00ebsi shqiptare, por pas ndarjes s\u00eb re territoriale do t\u00eb ket\u00eb edhe Bashkin\u00eb e vet. Pavar\u00ebsisht, se numri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl. Sepse nuk jan\u00eb numrat q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb sjelljen ndaj tjetrit, por \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra sesi ne e shohim veten ton\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7far\u00eb duam p\u00ebr veten ton\u00eb. E pra, ne shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb krenar\u00eb, sepse at\u00eb q\u00eb duam p\u00ebr veten ton\u00eb nuk ia mohojm\u00eb tjetrit. Por ama, at\u00eb q\u00eb i japim tjetrit asnj\u00eb tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb na e mohoj\u00eb ne!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb k\u00ebto territore t\u00eb kthehen nga nj\u00eb zon\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ku nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb takosh njer\u00ebz, por mjafton t\u00eb hedh\u00ebsh syt\u00eb majtas dhe djathtas p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ka nj\u00eb dallim t\u00eb madh n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku dallimi duhet t\u00eb jet\u00eb i paduksh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku brenda p\u00ebr brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb nuk duhet t\u00eb ndjehet e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb ndjehet kur hedh syt\u00eb majtas dhe djathtas n\u00ebp\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb territorit t\u00eb Serbis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb un\u00eb kam folur drejtp\u00ebrdrejt, hapur dhe shkoqur n\u00eb takimin kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb me Kryeministrin Vu\u00e7i\u00e7, t\u00eb cilit ia kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ne shqiptar\u00ebt nuk jemi n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ndonj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb Madhe, por jemi n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb Madhe, q\u00eb ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, sigurisht, bashk\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Kush e d\u00ebshiron k\u00ebt\u00eb, nj\u00ebsoj si ne, nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb kushtet e v\u00ebshtira, q\u00eb pengesat e pafundme, q\u00eb sjelljet diskriminuese t\u2019i shtyjn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb nj\u00eb drejtim krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Drejtimi i s\u00eb ardhmes \u00ebsht\u00eb drejtimi i lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb Europ\u00ebs. Si qytetar\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs, bashk\u00ebrisht, sot, ne jemi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e Zotit dhe t\u00eb vendit q\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb me forc\u00eb lirin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7dokujt q\u00eb jeton n\u00eb k\u00ebto territore, p\u00ebr t\u00eb mos u ndjer\u00eb i ndrysh\u00ebm, n\u00eb kuptimin diskriminues, ndaj askujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb besoj se ky projekt, projekti i paqes dhe programi i transformimit t\u00eb k\u00ebtij projekti n\u00eb realitet p\u00ebr \u00e7do familje dhe p\u00ebr \u00e7do individ, pavar\u00ebsisht komb\u00ebsis\u00eb dhe pavar\u00ebsisht vendbanimit, k\u00ebrkon, pa as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim, edhe bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb faktorit shqiptar k\u00ebtu n\u00eb Lugin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb adresuar problemet reale. Ato probleme reale q\u00eb un\u00eb, fal\u00eb edhe konsultimit me udh\u00ebheq\u00ebsit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj, i adresova Kryeministrit serb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Probleme, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shkollimin, probleme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, probleme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me infrastruktur\u00ebn dhe me zhvillimin ekonomik e social t\u00eb nj\u00eb zone, e cila, sigurisht, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb gjitha k\u00ebtyre ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb kulturore. P\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb kulturore pa pengesa, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb kulturore pa mure, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb kulturore q\u00eb t\u00eb mos shihet shtremb\u00ebr, por p\u00ebrkundrazi, t\u00eb shihet si pasuri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb paqe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku duhet t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb paqe q\u00eb ia vlen t\u00eb jetohet, pakicat nuk mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb burim dasie, por duhet t\u00eb jen\u00eb ura q\u00eb lidhin fatet tona drejt t\u00eb ardhmes. Askush nuk duhet t\u00eb ndjehet keq, askush nuk duhet t\u00eb ndjehet n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe askush nuk duhet t\u00eb ndjehet si i mallkuar nga Zoti pse n\u00eb vendin e vet ka edhe pakica, por gjithkush duhet t\u00eb ndjehet me fat q\u00eb n\u00eb vendin e vet ka edhe pakica.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sepse m\u00ebnyra sesi sillemi me pakicat, p\u00ebrcakton at\u00eb q\u00eb ne jemi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb europian\u00eb deri n\u00eb fund, nuk mjafton t\u00eb flasim gjuh\u00ebn e Brukselit, por duhet q\u00eb t\u2019i japim t\u00eb gjith\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb flasin lirisht gjuh\u00ebn e tyre. Duhet t\u2019i japim t\u00eb gjith\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb lirisht n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre. Duhet t\u2019i japim t\u00eb gjith\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb tek gjuha e tjetrit t\u00eb ndjejn\u00eb jo k\u00ebrc\u00ebnimin, por fatin q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb larmishme, me kultura t\u00eb ndryshme, me tradita t\u00eb ndryshme, me identitete t\u00eb ndryshme, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mozaikun e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar, t\u00eb cil\u00ebs ne duam t\u2019i bashkohemi, si nj\u00eb pjes\u00eb e munguar e k\u00ebtij mozaiku.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u2019i thuash sesa t\u2019i b\u00ebsh gj\u00ebrat. Ne shqiptar\u00ebt e kemi me vend at\u00eb shprehjen q\u00eb \u201cnga e th\u00ebna n\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes nj\u00eb det i t\u00ebr\u00eb\u201d. Por, kjo \u00ebsht\u00eb sfida jon\u00eb! Dhe, aq sa nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara me projekte dhe programe afatmesme dhe afatgjata, aq kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb domosdoshm\u00ebri, p\u00ebr sa i takon gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb administrat\u00ebn publike duhet t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb, mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs institucionale t\u00eb k\u00ebtij shteti duhet t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb dhe rrug\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe jet\u00ebs institucionale, projektet t\u00eb b\u00ebhen realitet, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb hapura. Sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, deti mes fjal\u00ebve dhe veprave mbetet i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer detin mes fjal\u00ebve dhe veprave, kemi par\u00eb se historia ka d\u00ebshmuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Ballkan me qindra vjet, njer\u00ebzit zgjedhin natyrsh\u00ebm t\u2019i kthejn\u00eb kurrizin detit dhe t\u00eb luftojn\u00eb me nj\u00ebri- tjetrin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb, \u00e7\u00ebshtjet e Lugin\u00ebs jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje me shtetin dhe me institucionet e Serbis\u00eb. Por, shteti shqiptar nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga detyrimi i tij kushtetues p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i angazhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante q\u00eb duke forcuar dialogun dhe bashk\u00ebpunimin me Serbin\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb pozit\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur aspiratat e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb. Un\u00eb nuk shoh asnj\u00eb arsye. P\u00ebrkundrazi! E thash\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb takimin me Kryeministrin, e thash\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp, dje, dhe ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebrisim k\u00ebt\u00eb: \u201cS\u2019ka arsye q\u00eb shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak mund\u00ebsi, t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak liri, t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak t\u00eb drejta se serb\u00ebt e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Ashtu si dhe t\u00eb gjith\u00eb minoritetet etnike apo kulturore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin ton\u00eb nuk mund m\u00eb t\u00eb diskriminohen p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs, n\u00ebse jemi t\u00eb gjith\u00eb serioz\u00eb q\u00eb k\u00ebsaj mund\u00ebsie fantastike, p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb shekull konfliktesh dhe dasish dhe p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re paqeje, t\u2019i p\u00ebrkushtohemi jo me fjal\u00eb, por me vepra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb hapur, qart\u00eb, sinqerisht, se reflektimi dhe plot\u00ebsimi i t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve sipas standardeve europiane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriter i integrimit n\u00eb Bashkimin Europian. Nuk mund t\u00eb b\u00ebhemi dot pjes\u00eb e Bashkimit Europian si rajon, n\u00ebse \u00e7dokush n\u00eb rajon nuk ndihet pjes\u00eb e projektit europian dhe nuk trajtohet si t\u00eb ishte pjes\u00eb e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element themeltar i koh\u00ebs s\u00eb re n\u00eb rajon. Ndaj, jo p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e banojn\u00eb rajonin, ashtu si p\u00ebr \u00e7do minoritet tjet\u00ebr, \u00e7\u00ebshtja e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb themeltare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, realizimi i lirive dhe t\u00eb drejtave \u00ebsht\u00eb fuqi e madhe q\u00eb t\u00eb dyja shtetet, apo shtetet mes tyre i japin vetes p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin dhe p\u00ebr ta kthyer rrug\u00ebn e nj\u00eb armiq\u00ebsie t\u00eb vjet\u00ebr e sfilit\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn e nj\u00eb miq\u00ebsie t\u00eb re, ku ka vend n\u00ebn k\u00ebt\u00eb diell p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe ku ka mund\u00ebsi p\u00ebr secilin, pavar\u00ebsisht komb\u00ebsis\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb realizoj\u00eb si njeri ambiciet e veta dhe t\u00eb jet\u00eb i papenguar si njeri, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb frym\u00eb, \u00ebndrrave dhe shpresave t\u00eb veta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dua t\u2019i p\u00ebrg\u00ebzoj si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb Parlamentin serb dhe n\u00eb institucionet e k\u00ebtij shteti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shembull q\u00eb shqiptar\u00ebt japin p\u00ebr t\u00eb treguar se kan\u00eb vullnet p\u00ebr dialog aty ku ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dialog dhe se kan\u00eb vullnet p\u00ebr bashk\u00ebpunim me shtetin ku jetojn\u00eb, gj\u00eb q\u00eb u jep automatikisht t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb, por shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga shteti ku jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb e shoh si nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj jua japin juve, duke u b\u00ebr\u00eb p\u00ebr\u00e7ues t\u00eb \u00ebndrrave dhe t\u00eb aspiratave t\u00eb brezave m\u00eb t\u00eb rinj dhe duke sakrifikuar pak nga vetvetja si qenie politike p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb qenies suaj k\u00ebtu, si shprehje e nj\u00eb identiteti t\u00eb pathyesh\u00ebm, t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm dhe t\u00eb paasimiluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb q\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, q\u00eb politika n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komunitetet shqiptare t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr nga \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb tradicionalisht kur interesa t\u00eb vogla, interesa pal\u00ebsh, interesa legjitime, por jo p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb interesit ton\u00eb t\u00eb madh komb\u00ebtar, kan\u00eb mbizot\u00ebruar mbi interesat e njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Krijimi i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Lugin\u00ebs mua m\u00eb duket nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb tregon vazhdimin n\u00eb drejtimin e duhur t\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb tunel i gjat\u00eb. Duke i p\u00ebrg\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt dhe protagonist\u00ebt e k\u00ebtij K\u00ebshilli, un\u00eb dua t\u2019u siguroj se bashkimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb K\u00ebshill, jo vet\u00ebm e forcon, por e b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb t\u00eb arsyeshme forc\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kontributor\u00eb, por dhe p\u00ebrfitues n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me Ministrin\u00eb e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Zhvillimit Teknologjik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe misionit t\u00eb OSBE-s\u00eb me trupin koordinues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb me komunat Preshev\u00eb, Bujanovc e Medvegj\u00eb dhe me fakultetin e Novisadit, q\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb hapin paralelen e fakultetit ekonomik t\u00eb Subotic\u00ebs n\u00eb Bujanovc, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap kuptimplot\u00eb n\u00eb realizimin e t\u00eb drejtave kolektive p\u00ebr arsim t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dua t\u00eb p\u00ebrfitoj k\u00ebtu p\u00ebr ta konkretizuar at\u00eb q\u00eb preku i nderuari miku im Ragmi Mustafa, se p\u00ebr t\u00eb rejat dhe t\u00eb rinjt\u00eb e Lugin\u00ebs, ne do t\u00eb dyfishojm\u00eb kuotat n\u00eb mjek\u00ebsi dhe do t\u00eb kemi kuota pa limit n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e tjera.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ju e dini q\u00eb ne po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb reform\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb arsimin e lart\u00eb. Ju e dini q\u00eb n\u00eb kaq vite ne kemi arritur t\u00eb kemi numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb jurist\u00ebve dhe t\u00eb ekonomist\u00ebve p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, n\u00eb Europ\u00eb, por kemi humbur shum\u00eb vite dhe kemi humbur shum\u00eb zanate. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye qeveria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb fokusuar shum\u00eb fort tek krijimi i nj\u00eb alternative p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, alternativ\u00ebs s\u00eb arsimit profesional, ashtu si n\u00eb \u00e7do vend normal t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb funksion t\u00eb pun\u00ebsimit dhe n\u00eb funksion t\u00eb rritjes s\u00eb dhuntive profesionale dhe sip\u00ebrmarr\u00ebse t\u00eb gjenerat\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb ne nuk mund t\u00eb vazhdonim me nj\u00eb sistem t\u00eb lart\u00eb arsimor q\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb industri prodhimi diplomash pa vler\u00eb. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto, aq sa vlejn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aq edhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb arsye q\u00eb kur kemi nj\u00eb ulje t\u00eb arsyeshme kuotash, fjala vjen n\u00eb mjek\u00ebsi, p\u00ebr shkak t\u00eb vet\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb fakultetit, kjo ulje kuotash t\u00eb ndikoj\u00eb p\u00ebr keq dhe t\u2019i mbyll\u00eb rrug\u00ebn kujtdo prej jush q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet mjek, apo dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelin e arsimit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, ndjehuni m\u00eb shum\u00eb se me nj\u00eb der\u00eb t\u00eb hapur. Jam i bindur se duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ne do t\u2019i japim mund\u00ebsi kujtdo prej jush, q\u00eb do t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb arsimohet n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ju keni k\u00ebtu n\u00eb Lugin\u00eb p\u00ebr tekstet shkollore dhe e dim\u00eb edhe fondin e ndihm\u00ebs s\u00eb akorduar, bashk\u00eb me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, por kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye bashk\u00eb me Kryeministrin Vu\u00e7i\u00e7, jemi fokusuar tek domosdoshm\u00ebria p\u00ebr ta par\u00eb me sy kritik gjendjen e infrastruktur\u00ebs arsimore n\u00eb Lugin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e arsimit, kuptohet dhe tekstet. Do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb edhe me qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit k\u00ebtu q\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb. I kam k\u00ebrkuar shprehimisht Kryeministrit t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00ebse duhet ta thoja k\u00ebtu me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ai personalisht dhe qeveria serbe do t\u00eb angazhohen personalisht p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs shkollore dhe spitalore e p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund odises\u00eb s\u00eb papranueshme t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnave t\u00eb reja q\u00eb p\u00ebr t\u00eb lindur f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb ikin me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra kilometra larg. E shprehimisht m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb \u201cPo\u201d. Shpresoj dhe besoj q\u00eb ta mbaj\u00eb fjal\u00ebn se pastaj nuk dua q\u00eb kur t\u2019i them nuk e mbajte fjal\u00ebn, t\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb provokim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb flisja shum\u00eb. Besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, por nuk dua t\u2019u mbaj shum\u00eb. Dua vet\u00ebm t\u00eb shtoj dhe di\u00e7ka. Ne Shqiptar\u00ebt kemi shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb paduruesh\u00ebm. Kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb Shqip\u00ebri, pas shum\u00eb vitesh pritshm\u00ebrish t\u00eb m\u00ebdha dhe zhg\u00ebnjimesh t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb na ka munguar, &#8211; dhe at\u00eb q\u00eb na ka munguar n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk na e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, ia kemi b\u00ebr\u00eb vetes. Kemi shum\u00eb drejt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb paduruesh\u00ebm dhe \u00e7do gj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb vaj, q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb kriza institucionale, t\u00eb mos ket\u00eb mosmarr\u00ebveshje, sepse vitet kalojn\u00eb shpejt. Kemi shum\u00eb drejt\u00eb, edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb paduruesh\u00ebm, &#8211; se takova me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi disa t\u00eb moshuar t\u00eb cil\u00ebve iu iku jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb Lugin\u00eb dhe zor se nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb e pan\u00eb p\u00ebrve\u00e7 lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, ata q\u00eb i p\u00ebrkasin gjenerat\u00ebs s\u00eb pas \u201cMurit t\u00eb Berlinit\u201d, po b\u00ebhen p\u00ebr t\u2019u martuar dhe kthejn\u00eb syt\u00eb dhe shohin veten si n\u00eb kurth. Pra, ne, kemi shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tregohemi t\u00eb paduruesh\u00ebm, por ktheni pak kok\u00ebn mbrapa. Ku ishin shqiptar\u00ebt n\u00eb vitet \u201990 dhe kush nd\u00ebr ne mund t\u2019i p\u00ebrfytyronte n\u00eb vitet \u201990 shqiptar\u00ebt si\u00e7 jan\u00eb sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, me kaq shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb b\u00ebra realitet dhe jo nj\u00eb rrug\u00eb k\u00ebtu dhe nj\u00eb ur\u00eb atje, por gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E besoj se m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar dhe m\u00eb t\u00eb respektuar se \u00e7\u2019jemi sot, nuk kemi qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Sigurisht, kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar e p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cdakord, po durojm\u00eb\u201d. \u00c7do gj\u00eb mund t\u2019u k\u00ebrkoj atyre vajzave dhe atyre djemve, por durim nuk ju k\u00ebrkoj dot. Kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paduruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar dy gj\u00ebra;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E para, pse shqiptar\u00ebt ia kan\u00eb dal\u00eb edhe aty ku nd\u00ebr m\u00eb optimist\u00ebt nd\u00ebr ne nuk mendonin se do t\u2019ja dilnin ndonj\u00ebher\u00eb, &#8211; q\u00eb t\u00eb ken\u00eb edhe nj\u00eb shtet tjet\u00ebr? Sepse shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar kurr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb i takon tjetrit. Sepse shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb kurthin e atij nacionalizmi q\u00eb e b\u00ebn njeriun, por q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb edhe nj\u00eb vend t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb verb\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb hapur luft\u00ebra, jo p\u00ebr lirin\u00eb e vet, por p\u00ebr t\u00eb mos ta l\u00ebn\u00eb tjetrin t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe, sepse shqiptar\u00ebt kan\u00eb ditur instinktivisht si popull, si komb, t\u00eb dallojn\u00eb rrug\u00ebn qorre t\u00eb nacionalizmit primitiv me rrug\u00ebn e patriotizmit europian. E n\u00ebse sot shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb tutje, por dhe t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrballuar m\u00eb tutje, vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb s\u2019duhet ta harrojm\u00eb. Kjo ka ardhur si rezultat i t\u00eb qenit njer\u00ebz t\u00eb bes\u00ebs me aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj strategjik\u00eb SHBA-t\u00eb dhe BE.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj, duke ia njohur gjithkujt t\u00eb drejt\u00ebn edhe t\u00eb dal\u00eb mendsh, sepse \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e njeriut dhe kjo, nuk mundet t\u00eb shkojm\u00eb pas askujt q\u00eb del mendsh dhe na thot\u00eb: \u201cshiko se ka nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr\u201d. Se rruga m\u00eb e shkurt\u00ebr thot\u00eb populli shqiptar t\u00eb nxjerr gjithmon\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Rruga jon\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara. Rruga jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. N\u00ebse sot ne kemi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ndjehemi mir\u00eb kur shohim nga kemi ardhur dhe t\u00eb ndihemi jo mir\u00eb kur shohim ku duam t\u00eb shkojm\u00eb, at\u00ebher\u00eb duke marr\u00eb dhe lexuar si duhet historin\u00eb q\u00eb na solli deri k\u00ebtu, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku histori p\u00ebr t\u00eb shkuar aty ku duam dhe ku do t\u00eb shkojm\u00eb me siguri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndihem thell\u00ebsisht i privilegjuar, q\u00eb si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019ju them: Mir\u00eb se ju gjeta! Dhe, t\u2019ju siguroj se un\u00eb dhe Qeveria jon\u00eb nuk do t\u00eb reshtim s\u00eb punuari p\u00ebr t\u00eb rilindur Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb rilindur shpresat dhe besimin e \u00e7do shqiptari, kudo ku ai jeton. &nbsp; Ju jam thell\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5970,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[516],"class_list":["post-5969","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-rama-presheve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5969"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5969\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5970"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}