{"id":5962,"date":"2014-11-11T20:30:46","date_gmt":"2014-11-11T19:30:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5962"},"modified":"2014-11-11T16:55:30","modified_gmt":"2014-11-11T15:55:30","slug":"si-u-paralizua-ne-moshen-19-vjecare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/si-u-paralizua-ne-moshen-19-vjecare\/","title":{"rendered":"Si u\u00a0paralizua n\u00eb mosh\u00ebn 19 vje\u00e7are!"},"content":{"rendered":"<p><em><\/em><\/p>\n<p>T\u00eb dashur lexues! Un\u00eb kam shkruar para disa koh\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb historin\u00eb e jet\u00ebs sime, se si m\u00eb paralizuan mjek\u00ebt, duke m\u00eb prekur nj\u00eb nerv n\u00eb shtyll\u00ebn kurrizore, nd\u00ebrsa m\u00eb b\u00ebnin gjilp\u00ebr\u00ebn p\u00ebr mpirje lokale para operacionit. Kisha vendosur t\u2019ju shkruaja kur t\u00eb isha sh\u00ebruar, pra, t\u00eb ecja me k\u00ebmb\u00ebt e mia, por megjith\u00ebse jam shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se m\u00eb par\u00eb, vazhdoj t\u00eb jem gjys\u00ebm e paralizuar. Shkoj shpesh n\u00eb spital p\u00ebr terapin\u00eb dhe aty kam njohur njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, me halle t\u00eb ndryshme. Shum\u00eb prej tyre m\u00eb kan\u00eb prekur aq shum\u00eb, sa kam vendosur t\u00eb ndaj me ju historit\u00eb e tyre&#8230;<br \/>\nHistoria e par\u00eb \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb vajze t\u00eb re. Ajo \u00ebsht\u00eb 19 vje\u00e7e dhe ka t\u00eb paralizuara t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt. Her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e takova ishte n\u00eb korridorin e klinik\u00ebs ku un\u00eb b\u00ebj fizioterapin\u00eb, e shoq\u00ebruar me n\u00ebn\u00ebn e saj. V\u00ebmendjen ma t\u00ebrhoqi e folura e saj. Po ta kishte p\u00ebrshkruar Migjeni, do t\u00eb thoshte: \u201cSa her\u00eb fliste, dukej sikur n\u00eb buz\u00ebt e saj \u00e7elte nj\u00eb tr\u00ebndafil\u201d.<br \/>\nAjo po i thoshte s\u00eb \u00ebm\u00ebs:<br \/>\n&#8211; Pse duhet t\u00eb vij e t\u00eb pres kaq shum\u00eb pas dere p\u00ebr asgj\u00eb?<br \/>\nN\u00ebna e saj nuk iu p\u00ebrgjigj p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast e m\u00eb pas, i tha:<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb duash, ikim.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb \u00e7ast u hap dera e doktorit dhe doli pacienti i cili kishte koh\u00eb q\u00eb ishte futur dhe doktori e ftoi vajz\u00ebn t\u00eb futej brenda. N\u00eb fakt, u \u00e7lirova edhe un\u00eb, sepse po e p\u00ebrjetoja bised\u00ebn e vajz\u00ebs me n\u00ebn\u00ebn e mendova se po largoheshin. Nuk zgjati shum\u00eb dhe vajza doli s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e saj. U b\u00ebra shum\u00eb kurioze p\u00ebr historin\u00eb e saj, k\u00ebshtu q\u00eb sapo u futa brenda, ngacmova doktorin:<br \/>\n&#8211; Sa pak i mbajte ato t\u00eb dyja!<br \/>\n&#8211; Ajo vjen se e detyron e \u00ebma, se vet\u00eb nuk ka aspak d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vij\u00eb, &#8211; tha doktori dhe menj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb fillonim terapin\u00eb, nj\u00eb shenj\u00eb kjo q\u00eb tregonte se nuk donte t\u00eb fliste m\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\nMbarova terapin\u00eb dhe m\u00eb mbeti n\u00eb mendje vajza q\u00eb kisha par\u00eb n\u00eb klinik\u00eb, derisa shkova n\u00eb sht\u00ebpi se pastaj m\u00eb doli nga mendja nga burri im. Si\u00e7 ju kam th\u00ebn\u00eb kur kam treguar historin\u00eb time, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tip mjaft i ve\u00e7ant\u00eb. Indiferentizmi i tij \u00ebsht\u00eb mjeti m\u00eb torturues q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ekzistuar n\u00eb shekuj, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe torturat e nazist\u00ebve. K\u00ebt\u00eb e thash\u00eb jo p\u00ebr t\u2019ju trembur, por e krahasova n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb duket se sa pak m\u00eb ndihmon ai njeri q\u00eb t\u00eb kaloj gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhem.<br \/>\nU futa n\u00eb sht\u00ebpi dhe ai, sapo m\u00eb pa, b\u00ebri sikur flinte. At\u00eb dit\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte motra ime dhe ajo, sapo pa se ishte burri im n\u00eb sht\u00ebpi, u largua. M\u00eb vuri n\u00eb krevat se tani un\u00eb eci me paterica, por pas fizioterapis\u00eb, ndjehesha e lodhur e kisha pak fuqi. M\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb gjumi derisa u zgjova nga zilja e celularit. Ishte djali, i cili e dinte orarin e terapis\u00eb e m\u00eb pyeti se si shkoi sot. Ai, si\u00e7 ju kam th\u00ebn\u00eb, studion n\u00eb Skoci. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i mrekulluesh\u00ebm e m\u00eb do shum\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse un\u00eb luftoj q\u00eb t\u00eb eci me k\u00ebmb\u00ebt e mia. M\u00eb pas i th\u00ebrrita burrit t\u00eb vinte n\u00eb dhom\u00eb se do t\u00eb ngrihesha t\u00eb kryeja nevojat e mia personale. Ai vjen gjithmon\u00eb pas thirrjes sime t\u00eb tret\u00eb. Megjithat\u00eb, vjen dhe kjo \u00ebsht\u00eb mjaft p\u00ebr mua. M\u00eb pas u ula n\u00eb divan dhe i thash\u00eb t\u00eb na b\u00ebnte nga nj\u00eb kafe. I b\u00ebri dhe u ul n\u00eb divanin tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb pinte kafen e tij. Ai po shihte televizor, si gjithmon\u00eb. P\u00ebr t\u2019i t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen, fillova t\u2019i tregoja p\u00ebr vajz\u00ebn q\u00eb kisha par\u00eb n\u00eb klinik\u00eb. Ai d\u00ebgjonte, por nuk tha asgj\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb e pyeta:<br \/>\n&#8211; Si mendon, \u00e7far\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb ndodhur?<br \/>\n&#8211; Nuk e di, ndoshta ndonj\u00eb aksident.<br \/>\n&#8211; Po ajo nuk kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb kurohej, dukej se nuk po luftonte kund\u00ebr paraliz\u00ebs, &#8211; i thash\u00eb q\u00eb t\u00eb dija mendimin e tij.<br \/>\n&#8211; E ka par\u00eb q\u00eb nuk ka shpresa&#8230; &#8211; tha ai qet\u00ebsisht.<br \/>\n&#8211; Gjithmon\u00eb ka shpres\u00eb, &#8211; i thash\u00eb me nj\u00eb ton pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por ai vet\u00ebm m\u00eb pa sikur do t\u00eb thoshte \u201cMir\u00eb, \u00ebsht\u00eb ashtu si do ti\u201d dhe me kaq, biseda jon\u00eb p\u00ebrfundoi. Pastaj erdhi n\u00ebna, e cila kujdeset p\u00ebr mua q\u00eb nga mbr\u00ebmja e deri n\u00eb m\u00ebngjes. Ajo \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb e s\u00ebmur\u00eb, por p\u00ebr pastrimin kam marr\u00eb nj\u00eb grua, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebna merret me mua dhe me gatimin. Pak a shum\u00eb, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e vet, por do t\u00eb ishte me e leht\u00eb n\u00ebse edhe burri do t\u00eb ndryshonte pak p\u00ebr mir\u00eb.<br \/>\nNejse, dit\u00ebn tjet\u00ebr kur po prisja radh\u00ebn p\u00ebr seanc\u00ebn time, nuk e pash\u00eb vajz\u00ebn e re. Mbarova seanc\u00ebn time dhe, kur dola, pash\u00eb se ajo e kishte orarin pas meje. Motra ende nuk kishte ardhur t\u00eb m\u00eb merrte, k\u00ebshtu q\u00eb kur vajza dhe e \u00ebma dol\u00ebn nga seanca, i k\u00ebrkova ndihm\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs q\u00eb t\u00eb m\u00eb \u00e7onte te kafja posht\u00eb t\u00eb prisja motr\u00ebn. N\u00eb fakt, doja me patjet\u00ebr t\u00eb krijoja nj\u00eb lidhje me to, sepse isha b\u00ebr\u00eb kurioze se pse vajza i kishte humbur t\u00eb gjitha shpresat e nuk donte t\u00eb b\u00ebnte asnj\u00eb p\u00ebrpjekje.<br \/>\nSapo shkuam te kafeneja, u thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; D\u00ebshironi t\u00eb pini nj\u00eb kafe? K\u00ebshtu, edhe m\u00eb shoq\u00ebroni dhe mua, se motra m\u00eb duket se do vonohet&#8230;<br \/>\nAto pranuan pa nj\u00eb, pa dy. Gruaja hoqi nj\u00ebr\u00ebn karrige, q\u00eb vajza t\u00eb afrohej s\u00eb bashku me karroc\u00ebn e saj dhe u ul vet\u00eb, pasi m\u00eb kishte rregulluar edhe mua n\u00eb karrige. Filluam t\u00eb bisedonim. N\u00eb fillim b\u00ebm\u00eb bised\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por m\u00eb pas u fut\u00ebm te tema q\u00eb na p\u00ebrkiste. Vajza filloi t\u00eb tregonte historin\u00eb e saj&#8230;<br \/>\nAjo kishte qen\u00eb n\u00eb motorr bashk\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb cilin e kishte njohur q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs, pra, 14 vje\u00e7e, para 5 vjet\u00ebsh, sepse tani ajo ishte 19 vje\u00e7e. Djali ishte n\u00eb vit t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr, po gjimnaz. Pasi ishin z\u00ebn\u00eb p\u00ebr pun\u00eb xhelozie, sepse dukej qart\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb shum\u00eb djem do ta kishin patur \u00ebnd\u00ebrr t\u2019i shoq\u00ebronte, djali i eg\u00ebrsuar kishte humbur kontrollin e motorrit.<br \/>\nAjo e tregonte historin\u00eb dhe dukej se kishte humbur \u00e7do shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ajo kishte qen\u00eb duke pir\u00eb kafe me shoqet dhe shok\u00ebt e klas\u00ebs, mir\u00ebpo si vajz\u00eb e \u00e7ilt\u00ebr q\u00eb ishte, nj\u00ebri nga shok\u00ebt i kishte v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb sup. I dashuri i saj e kishte par\u00eb dhe ishte v\u00ebrsulur menj\u00ebher\u00eb drejt shokut t\u00eb vajz\u00ebs, duke e rrahur shum\u00eb keq. Pas k\u00ebsaj, vajza e shtangur dhe e \u00e7orientuar kishte harruar t\u00eb vinte kask\u00ebn e po ashtu, edhe i dashuri i saj. I dashuri i saj po ecte me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe dhe vajza nuk mbante mend asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb fjalie:<br \/>\n&#8211; O zem\u00ebr, m\u00eb fal, \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebra k\u00ebshtu?!<br \/>\nDhe imazhet e fundit t\u00eb regjistruara n\u00eb mendjen e saj: I dashuri i saj i lyer n\u00eb gjak q\u00eb i shtr\u00ebngonte dor\u00ebn dhe rrinte shtrir\u00eb pran\u00eb saj e pas disa sekondash ai ia la dor\u00ebn e lir\u00eb sepse jeta e tij tashm\u00eb kishte marr\u00eb fund.<br \/>\nAjo ishte zgjuar m\u00eb pas n\u00eb spital e pas disa dit\u00ebsh, nuk kishte mundur m\u00eb t\u00eb l\u00ebvizte. At\u00ebhere kishte m\u00ebsuar fatin tragjik t\u00eb t\u00eb dashurit t\u00eb saj. Ajo nuk arrinte ta kap\u00ebrdinte vdekjen e tij, k\u00ebshtu q\u00eb kishte hequr dor\u00eb dhe nga jeta e saj e i ishte n\u00ebnshtruar fatit, mir\u00ebpo mua m\u00eb mbeti peng kjo vajz\u00eb dhe vendosa ta ndihmoja.<br \/>\nQ\u00eb nga ajo dit\u00eb, zura shoq\u00ebri me to. Pas fizioterapis\u00eb, pinim kafe te kafeja posht\u00eb klinik\u00ebs. N\u00ebna e saj m\u00eb ndihmonte, madje filloi t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte deri n\u00eb sht\u00ebpi, me makin\u00ebn e saj. Ajo ishte nj\u00eb grua shum\u00eb e zonja, q\u00eb pas aksidentit kishte l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn n\u00eb shtet dhe i ishte p\u00ebrkushtuar vajz\u00ebs s\u00eb saj. Kishte edhe nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb martuar q\u00eb kishte nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl 2 vje\u00e7e. N\u00ebna e saj kishte qen\u00eb nj\u00eb arkitekte e zonja dhe, megjith\u00ebse i kishte shk\u00ebputur marr\u00ebdh\u00ebniet me pun\u00ebn shtet\u00ebrore, ajo tani kishte nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn punonte dhe ishte mjaft e k\u00ebrkuar. Disa her\u00eb i kishte k\u00ebrkuar edhe s\u00eb bij\u00ebs q\u00eb t\u00eb mbaronte shkoll\u00ebn e l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb pas aksidentit dhe t\u00eb punonin bashk\u00eb, por ajo nuk donte asgj\u00eb, vet\u00ebm t\u00eb bashkohej me shokun e saj, tashm\u00eb, jo t\u00eb gjall\u00eb.<br \/>\nMir\u00ebpo un\u00eb kisha vendosur t\u2019ia ktheja k\u00ebsaj vajze optimizmin, k\u00ebshtu q\u00eb me bisedat tona t\u00eb p\u00ebrhershme, pas fizioterapis\u00eb e koh\u00ebs q\u00eb rrinim bashk\u00eb, ajo filloi t\u00eb ndryshonte.<br \/>\nI thash\u00eb se jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb dhe i dashuri i saj do t\u00eb donte q\u00eb ajo t\u00eb mos dor\u00ebzohej, pastaj i shpjegoja se duhej t\u2019ia shp\u00ebrblente n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj dashurin\u00eb e sakrificat. I tregova historin\u00eb time, se si nga karroca me rrota, tani ecja me paterica, edhe pse isha gati dyfishi i mosh\u00ebs s\u00eb saj. Ajo, her\u00eb-her\u00eb ishte dakord me mua, por p\u00ebrs\u00ebri i shkonte mendja tek aksidenti, madje akuzonte edhe veten: \u201cPo t\u00eb mos kisha ndenjur me shok\u00ebt e shoqet e klas\u00ebs, i dashuri nuk do t\u00eb ishte nevrikosur e do t\u00eb ishte gjall\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte. Po un\u00eb i shpjegoja se jeta k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, nuk ke pse t\u00eb kujtosh t\u00eb kaluar\u00ebn, duhet t\u00eb ec\u00ebsh para, ashtu si dhe un\u00eb.<br \/>\nIsha b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb psikologe p\u00ebr t\u00eb. K\u00ebshtu, u miq\u00ebsova dhe tani kemi arritur t\u00eb njihemi edhe familjarisht. Vajza ka ndryshuar shum\u00eb. Tani mezi i pret seancat e fizioterapis\u00eb dhe ato zgjasin aq sa duhet. Dihet se zemra e saj e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohet, por koha do t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb at\u00eb plag\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe gati-gati, t\u00eb pash\u00ebrueshme. Kjo ishte historia e k\u00ebsaj vajze t\u00eb mrekullueshme q\u00eb fati e kishte d\u00ebnuar, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo tani ka ndryshuar dhe jam e sigurt\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb t\u00eb ardhmen. Mirutakofshim n\u00eb nj\u00eb histori tjet\u00ebr!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues! Un\u00eb kam shkruar para disa koh\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb historin\u00eb e jet\u00ebs sime, se si m\u00eb paralizuan mjek\u00ebt, duke m\u00eb prekur nj\u00eb nerv n\u00eb shtyll\u00ebn kurrizore, nd\u00ebrsa m\u00eb b\u00ebnin gjilp\u00ebr\u00ebn p\u00ebr mpirje lokale para operacionit. Kisha vendosur t\u2019ju shkruaja kur t\u00eb isha sh\u00ebruar, pra, t\u00eb ecja me k\u00ebmb\u00ebt e mia, por megjith\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5964,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254],"class_list":["post-5962","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5962"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5962\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}