{"id":5925,"date":"2014-11-11T14:30:17","date_gmt":"2014-11-11T13:30:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5925"},"modified":"2014-11-11T13:15:20","modified_gmt":"2014-11-11T12:15:20","slug":"seldi-shehu-arkitekt-puna-e-arkitektit-jo-luks-por-kursim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/seldi-shehu-arkitekt-puna-e-arkitektit-jo-luks-por-kursim\/","title":{"rendered":"Seldi Shehu, arkitekt: Puna e arkitektit, jo luks, por kursim!"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb arredosh sht\u00ebpin\u00eb sipas stilit t\u00ebnd apo sipas trendit t\u00eb fundit? A arrihet p\u00ebrshtatja ideale e hap\u00ebsirave t\u00eb disponueshme q\u00eb ke, me idet\u00eb e tua? Si t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb arredim t\u00eb bukur nga nj\u00ebra an\u00eb, por edhe funksional, nga ana tjet\u00ebr? T\u00eb gjitha k\u00ebtyre pik\u00ebpyetjeve dhe kok\u00eb\u00e7arjeve, do t\u2019i jepte fund \u201cpun\u00ebsimi\u201d i nj\u00eb arkitekti. Eksperienca e sotme na ka m\u00ebsuar se puna e arkitektit tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb luks, por domosdoshm\u00ebri. T\u00eb till\u00eb e konsideron edhe Seldi, nj\u00eb arkitekt i ri, por me shum\u00eb eksperienc\u00eb, me t\u00eb cilin kemi biseduar n\u00eb lidhje me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe t\u00eb tjera&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Seldi! N\u00eb redaksin\u00eb ton\u00eb kan\u00eb ardhur shum\u00eb pyetje q\u00eb kan\u00eb lidhje me pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb arkitekt\u00ebt sot. \u00cbsht\u00eb iluzion nga ana jon\u00eb, apo v\u00ebrtet ju arkitekt\u00ebt po mbizot\u00ebroni n\u00eb tregun e pun\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Profesioni i arkitektit ka qen\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb nga ato profesione, q\u00eb mund t\u00eb quhen t\u00eb elit\u00ebs. P\u00ebr shembull, t\u00eb ishe arkitekt para 8 vjet\u00ebsh, kur ishte kulmi i nd\u00ebrtimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, besoj se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb mbizot\u00ebroje tregun, por edhe sot, ju them me siguri se gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzit po nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen se, t\u00eb \u201cpun\u00ebsosh\u201d nj\u00eb arkitekt p\u00ebr projektin e sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde t\u00eb ardhshme, \u00ebsht\u00eb po aq e domosdoshme sa t\u00eb pun\u00ebsosh nj\u00eb nd\u00ebrtues apo nj\u00eb ekspert t\u00eb \u00e7do lloj profesioni tjet\u00ebr&#8230;<br \/>\n&#8211; Ju vet\u00eb, merreni me ambientet e brendshme apo t\u00eb jashtme?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam mbaruar Fakultetin e Arkitektur\u00ebs, duke fituar master shkencor n\u00eb Arkitektur\u00eb, ku nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndarja p\u00ebr eksterior apo p\u00ebr interior.<br \/>\n&#8211; Ama duhet t\u00eb keni nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb preferuar&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam projektuar objekte banimi dhe sh\u00ebrbimi e vila, nd\u00ebrsa p\u00ebr momentin, jam fokusuar n\u00eb arredimin e ambienteve t\u00eb brendshme. T\u00eb preferuar nuk kam; me t\u00eb nj\u00ebjtin pasion i b\u00ebj t\u00eb dyja&#8230; (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Ku konsiston puna juaj n\u00eb arredim dhe si bashk\u00ebpunohet me klientin?<br \/>\n&#8211; Si n\u00eb \u00e7do projekt, fillimisht, zgjidhet hap\u00ebsira. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, po marrim rastin e nj\u00eb dhome f\u00ebmij\u00ebsh ku vendosen krevatet, dollapi i rrobave, tavolina e pun\u00ebs etj. M\u00eb pas vijojm\u00eb me kombinimin e ngjyrave dhe vendosjen e aksesor\u00ebve. P\u00ebrgatis nje projekt ide ku lihet mund\u00ebsi p\u00ebr nd\u00ebrhyrje dhe m\u00eb pas, projektin p\u00ebrfundimtar.<br \/>\n&#8211; K\u00ebtu te ne, tendenca p\u00ebr ta arreduar sht\u00ebpin\u00eb me nj\u00eb profesionist \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trend i ri dhe, rrjedhimisht, kam frik\u00eb se mund t\u00eb mos kuptoheni mir\u00eb me klient\u00ebt tuaj&#8230; apo jo?<br \/>\n&#8211; Jo domosdoshm\u00ebrisht&#8230; (Buz\u00ebqesh) N\u00ebse klienti nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb projekt (jo te pjesa e ngjyrave sepse ajo b\u00ebhet n\u00eb bashk\u00ebpunim), puna del shum\u00eb m\u00eb bukur, se, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb gjith\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb fusin di\u00e7ka nga vetja, duke t\u00eb kusht\u00ebzuar n\u00eb idet\u00eb e tua.<br \/>\n&#8211; Sepse secili ka nj\u00eb vizion t\u00eb vetin p\u00ebr bukurin\u00eb; n\u00eb fund t\u00eb fundit, ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb subjektive&#8230; si mund t\u00eb gjendet nj\u00eb e mesme e art\u00eb; q\u00eb di\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb e bukur, edhe p\u00ebr arkitektin, edhe p\u00ebr klientin?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj pyetjeje, po ju jap nj\u00eb shembull konkret. Po punoja me nj\u00eb klient, i cili kishte par\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukur n\u00eb Greqi dhe tha: \u201cE dua sht\u00ebpin\u00eb si kjo!\u201d. Edhe un\u00eb, sigurisht,kam par\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukura (buz\u00ebqesh), por n\u00eb projektin q\u00eb b\u00ebj, kam idet\u00eb e mia, me linja m\u00eb moderne dhe bashk\u00ebkohore, gjithmon\u00eb duke iu p\u00ebrshtatur ambientit p\u00ebr t\u00eb cilin flitet, por gjithsesi, q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb e mesme e art\u00eb, idet\u00eb e klientit duhet t\u00eb shpalosen patjet\u00ebr n\u00eb projekt&#8230;<br \/>\n&#8211; Mos ndoshta sepse klienti ka gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, gjithmon\u00eb! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Cili ka qen\u00eb klienti m\u00eb i keq me t\u00eb cilin keni punuar?<br \/>\n&#8211; Gjat\u00eb pun\u00ebs mund t\u00eb ndodh\u00eb ndonj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi, por n\u00eb fund, jua them me bindje se, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb k\u00ebnaqur&#8230;<br \/>\n&#8211; Po m\u00eb i miri? N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klient i mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ai q\u00eb t\u00eb l\u00eb dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpalosur t\u00eb gjitha idet\u00eb e tua, pa nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb projekt.<br \/>\n&#8211; Po nj\u00eb arkitekt i mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb arkitekt i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb krijon hap\u00ebrisa t\u00eb miroganizuara dhe t\u00eb rehatshme, ku ke k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb jetosh dhe t\u00eb punosh. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krijosh nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku njer\u00ebzit t\u00eb ndihen rehat.<br \/>\n&#8211; Kam p\u00ebrshtypjen se nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh personin q\u00eb do t\u00eb projektoj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde dhe, sipas shijeve t\u00eb tua&#8230; \u00c7far\u00eb u k\u00ebshilloni atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb arkitekti?<br \/>\n&#8211; \u00c7do njeri d\u00ebshiron ta projektoj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij m\u00eb s\u00eb miri dhe, p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e arkitektit, mendoj se mjafton t\u00eb shikoni portofolin e tij e pun\u00ebt e kryera dhe, n\u00ebse idet\u00eb tuaja p\u00ebrkojn\u00eb me pun\u00ebt e realizuara nga ai. Mendoj se kaq mjafton&#8230;<br \/>\n&#8211; Ama, n\u00eb zgjedhje ndodhesh edhe para nj\u00eb dileme tjet\u00ebr: T\u00eb zgjedh\u00ebsh nj\u00eb arkitekt t\u00eb ri, q\u00eb nuk ka shum\u00eb eksperienc\u00eb, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr modernes, apo nj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb ka eksperienc\u00ebn, por ndoshta ka nj\u00eb stil jo shum\u00eb bashk\u00ebkohor?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb eksperienca b\u00ebn t\u00eb saj\u00ebn dhe un\u00eb mendoj se, n\u00ebse nuk e ka eksperienc\u00ebn, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos e zgjidhni fare, por, un\u00eb do t\u00eb theksoja nj\u00eb gj\u00eb: Nj\u00eb arkitekt i ri, i p\u00ebrkushtohet pun\u00ebs m\u00eb shum\u00eb, sepse d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpara, do q\u00eb t\u00eb zhvillohet dhe, sigurisht, \u00ebsht\u00eb m\u00eb bashk\u00ebkohor e m\u00eb af\u00ebr tendencave&#8230;<br \/>\n&#8211; Konkretisht, pse nj\u00eb person q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb arredimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, duhet t\u2019ju zgjidhte juve?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam q\u00eb n\u00eb vitin 2009 q\u00eb ushtroj profesionin si arkitekt. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kam punuar n\u00eb studio arkitekture dhe, s\u00eb fundi, n\u00eb mobilieri, n\u00eb sektorin e interierit, duke arreduar ambiente t\u00eb brendshme. Aktualisht, po bashk\u00ebpunoj me disa koleg\u00eb t\u00eb mit\u00eb duke projektuar objekte t\u00eb ndryshme, deri n\u00eb arredimin e tyre t\u00eb brendsh\u00ebm. Pastaj, sigurisht q\u00eb klienti do t\u00eb shikonte pun\u00ebt e mia dhe&#8230; \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vendos n\u00eb fund!<br \/>\n&#8211; Keni tashm\u00eb disa vite pun\u00eb. Mendoni se keni zgjedhur profesionin e duhur?<br \/>\n&#8211; Besoj se po. E b\u00ebj me pasion pun\u00ebn time.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb metoda juaj e pun\u00ebs?<br \/>\n&#8211; B\u00ebjm\u00eb matje dhe foto t\u00eb gjendjes ekzistuese, m\u00eb pas p\u00ebrgatisim nj\u00eb projekt-ide ku kemi mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb dhe n\u00eb fund, projektin p\u00ebrfundimtar.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb trendi i k\u00ebtij viti, sa u p\u00ebrket ngjyrave?<br \/>\n&#8211; Gri, lejla e leht\u00eb, lejla verbuese, e kuqe speci, blu e leht\u00eb, blu verbuese, ngjyr\u00eb r\u00ebre&#8230; K\u00ebto jan\u00eb disa nga ngjyrat q\u00eb dominojn\u00eb n\u00eb 2014-n&#8230;<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebrsa i p\u00ebrket stilit?<br \/>\n&#8211; Linjat e thjeshta dhe moderne. P\u00ebrs\u00ebri ndihet stili bashk\u00ebkohor.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u2019i k\u00ebshillonit dikujt q\u00eb sapo ka bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dhe k\u00ebrkon ta arredoj\u00eb at\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb mos mendojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb arkitekt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpenzim i kot\u00eb ose luks. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, do kurseni n\u00eb projektin e sht\u00ebpis\u00eb. Puna gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve m\u00eb ka m\u00ebsuar se, gjat\u00eb projektit shum\u00eb klient\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime q\u00eb s\u2019i kthen dot mbrapa. P\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb pun\u00eb brenda pak viteve, u k\u00ebshilloj t\u2019i drejtohen nj\u00eb arkitekti q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pun\u00ebs.<br \/>\n&#8211; A nuk kushtojn\u00eb shum\u00eb arkitekt\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Angazhimi im p\u00ebr klient\u00ebt \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr dhe i thjesht\u00eb: Zgjidhje e zgjuar, sh\u00ebrbim i mir\u00eb, kosto efektive projektimi. Un\u00eb d\u00ebgjoj klient\u00ebt p\u00ebrpara se t\u00eb projektoj, p\u00ebr t\u00eb kuptuar nevojat e q\u00ebllimet q\u00eb kan\u00eb dhe, me aft\u00ebsit\u00eb e mia krijoj zgjidhje, duke i kaluar pritshm\u00ebrit\u00eb e tyre. Marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet nesh kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb pozitive, ndaj t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb se arkitekt\u00ebt kushtojn\u00eb aq sa meriton puna e tyre\u2026 (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; S\u00eb fundi, Seldi, duke ju fal\u00ebnderuar dhe duke ju uruar suksese n\u00eb pun\u00eb, ku mund t\u2019ju gjejn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar?<br \/>\n&#8211; Edhe un\u00eb ju fal\u00ebnderoj. Un\u00eb kam faqen time n\u00eb internet:www.seldishehu.al, ku t\u00eb interesuarit mund t\u00eb shikojn\u00eb edhe pun\u00ebt e mia dhe, n\u00ebse vendosin t\u00eb m\u00eb kontaktojn\u00eb, numri i telefonit \u00ebsht\u00eb: +355 682060611 dhe e-mail: info@seldishehu.al.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb arredosh sht\u00ebpin\u00eb sipas stilit t\u00ebnd apo sipas trendit t\u00eb fundit? A arrihet p\u00ebrshtatja ideale e hap\u00ebsirave t\u00eb disponueshme q\u00eb ke, me idet\u00eb e tua? Si t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb arredim t\u00eb bukur nga nj\u00ebra an\u00eb, por edhe funksional, nga ana tjet\u00ebr? T\u00eb gjitha k\u00ebtyre pik\u00ebpyetjeve dhe kok\u00eb\u00e7arjeve, do t\u2019i jepte fund \u201cpun\u00ebsimi\u201d i nj\u00eb arkitekti. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5929,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[148],"tags":[912],"class_list":["post-5925","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-moda","tag-moda"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5925","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5925"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5925\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5925"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5925"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5925"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}