{"id":5918,"date":"2014-11-11T13:30:15","date_gmt":"2014-11-11T12:30:15","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5918"},"modified":"2014-11-11T00:35:36","modified_gmt":"2014-11-10T23:35:36","slug":"cartani-kam-lenduar-ndonje-femer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/cartani-kam-lenduar-ndonje-femer\/","title":{"rendered":"\u00c7artani: Kam l\u00ebnduar ndonj\u00eb fem\u00ebr&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Teksa bisedon me \u00c7artanin, ai \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht \u201ci zhveshur\u201d nga \u00c7artani i sken\u00ebs dhe me at\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb q\u00eb e karakterizon, tregon p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra jo vet\u00ebm n\u00eb lidhje me muzik\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7arti, m\u00eb thuaj, \u00e7\u2019gj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb ndodhi sot?<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb ndryshe! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; N\u00ebse intervist\u00ebn do ta nisnim me k\u00ebng\u00eb, cila do t\u00eb ishte ajo?<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga \u201cTi ike\u201d, q\u00eb kam n\u00eb bashk\u00ebpunim me Double T. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; K\u00ebng\u00ebt e tua p\u00ebrgjith\u00ebsisht i dedikohen nj\u00eb dashurie t\u00eb p\u00ebrfunduar dhe k\u00ebtu do t\u00eb p\u00ebrmendnim \u201c1 sms\u201d, \u201cVe\u00e7 1 moment\u201d, \u201cTi ike\u201d dhe \u201cVet\u00ebm kujtohu\u201d. Pse k\u00ebshtu?<br \/>\n&#8211; Po, sepse shpeshher\u00eb dashurit\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb! (Qesh) Un\u00eb bazohem te historit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe gj\u00ebrat shikohen m\u00eb qart\u00eb dhe q\u00eb, \u00e7dokush ta gjeje veten te k\u00ebng\u00ebt e mia.<br \/>\n&#8211; Krijimi i \u00e7do k\u00ebnge mbart nj\u00eb histori\u2026 N\u00eb cil\u00ebn prej tyre ke qen\u00eb 100% ti?<br \/>\n&#8211; Te k\u00ebnga \u201c1 Sms\u201d.<br \/>\n&#8211; I mendon shpesh apo i arkivon n\u00eb harres\u00eb dashurit\u00eb e shkuara?<br \/>\n&#8211; I arkivoj n\u00eb harres\u00eb sepse ashtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb. (Buz\u00ebqesh) N\u00ebse sheh prapa, mund t\u00eb rr\u00ebzohesh para.<br \/>\n&#8211; K\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura realizohen nga ndjesit\u00eb negative apo nga ato pozitive?<br \/>\n&#8211; Nga ndjesit\u00eb negative. Ashtu frym\u00ebzohem m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po balad\u00eb mund t\u00eb krijosh, i frym\u00ebzuar nga ndjesit\u00eb pozitive?<br \/>\n&#8211; Po, mund ta b\u00ebj.<br \/>\n&#8211; Dhe duke vazhduar me lajmet e bukura, para pak koh\u00ebsh u martua nj\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e tu. Jam kurioze t\u00eb di, \u00e7far\u00eb ka karakteristike nj\u00eb dasm\u00eb tropojane?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Kemi k\u00ebrcimin karakteristik q\u00eb ne e quajm\u00eb tupan. \u00cbsht\u00eb mjaft i ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ty, te nj\u00eb fem\u00ebr, \u00e7far\u00eb do t\u00eb t\u00eb bindte menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u2019u martuar?<br \/>\n&#8211; N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, thjesht\u00ebsia, sinqeriteti dhe respekti.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ndryshimi ndjen te vetja pas \u00e7do dite arritjeje? P\u00ebrshtatesh shpejt me to?<br \/>\n&#8211; Kam arritur t\u00eb kuptoj se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon publiku, si dhe jam b\u00ebr\u00eb m\u00eb profesional n\u00eb k\u00ebng\u00ebt e mia.<br \/>\n&#8211; Suksesi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur, por i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shijuar. Ti, \u00e7far\u00eb po i shijon m\u00eb shum\u00eb suksesit t\u00ebnd t\u00eb deritanish\u00ebm?<br \/>\n&#8211; Thjesht, tani frym\u00ebzohem m\u00eb shum\u00eb nga fansat dhe m\u00eb rritet vullneti q\u00eb t\u00eb jap m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr veten dhe p\u00ebr ta. Gjithashtu, ndihem mir\u00eb kur njer\u00ebzit m\u00eb njohin, m\u00eb respektojn\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Sot, t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb muzik\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb, por \u00ebsht\u00eb publiku ai q\u00eb p\u00ebrzgjedh\u2026. Cil\u00ebt zgjedh publiku?<br \/>\n&#8211; Ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, jan\u00eb zgjedhur! Publiku zgjedh cil\u00ebsin\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7se si k\u00ebng\u00ebtar, si do t\u00eb ishe kurioz ta shikoje veten?<br \/>\n&#8211; Si taksist! (Qesh) Nuk e kam menduar akoma, por tani q\u00eb ma kujtove, do ta mendoj.<br \/>\n&#8211; Mendon se po t\u00eb merreshe me di\u00e7ka tjet\u00ebr dhe jo me muzik\u00eb, do ta kishe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb apo m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb?<br \/>\n&#8211; M\u00eb t\u00eb leht\u00eb e kam me muzik\u00ebn sepse me muzik\u00eb jam rritur. P\u00ebrderisa e kam zgjedhur\u2026 Por, me \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb merresha, p\u00ebrs\u00ebri do ta b\u00ebja, sepse p\u00ebrshtatem.<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebt jan\u00eb llojet e personave q\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u2019u q\u00ebndrosh larg?<br \/>\n&#8211; G\u00ebnjeshtar\u00ebt, mashtruesit, t\u00eb pabes\u00ebt. K\u00ebta lloj njer\u00ebzish, askush nuk do t\u00eb donte t\u2019i kishte af\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Po nj\u00eb person t\u00eb cilin nuk do t\u00eb doje kurrsesi ta humbisje?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb person q\u00eb e kam af\u00ebr dhe ndaj \u00e7do gj\u00eb me t\u00eb, i tregoj dhe m\u00eb tregon sekretet. Nj\u00eb person t\u00eb till\u00eb, nuk do t\u00eb doja ta humbisja kurrsesi.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb jep siguri dhe \u00e7far\u00eb, pasiguri n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Siguri m\u00eb japin forca dhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, nd\u00ebrsa ndjenj\u00ebn e pasiguris\u00eb nuk e kam provuar ende. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ndjesish t\u00eb zgjon nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkon falje?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb pafalshme, nuk m\u00eb zgjon asnj\u00eb lloj ndjesie sepse ka gj\u00ebra q\u00eb nuk falen.<br \/>\n&#8211; Po nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb qan?<br \/>\n&#8211; Varet p\u00ebr \u00e7far\u00eb po qan&#8230; (Qesh) N\u00ebse e kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, do ta merrja me t\u00eb mira. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; M\u00eb shum\u00eb ke l\u00ebnduar apo t\u00eb kan\u00eb l\u00ebnduar?<br \/>\n&#8211; M\u00eb shum\u00eb kam l\u00ebnduar. Mund t\u00eb kem l\u00ebnduar ndonj\u00eb fem\u00ebr pasi&#8230; jo \u00e7do fem\u00ebr q\u00eb kalon mund ta duash dhe nga kjo, mund t\u00eb jen\u00eb l\u00ebnduar!<br \/>\n&#8211; A k\u00ebrkon \u00c7artani falje?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse kam b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb k\u00ebrkoj falje, po.<br \/>\n&#8211; Je dembel?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr ca gj\u00ebra, jam!<br \/>\n&#8211; P\u00ebr shembull, e rregullon dhom\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Dembel jam p\u00ebr dhom\u00ebn, q\u00eb thua ti (qesh), madje p\u00ebrtoj t\u00eb eci edhe me makin\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb nuk p\u00ebrton at\u00ebher\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb k\u00ebndoj.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb arreduar dhoma jote?<br \/>\n&#8211; Si fillim, dhoma ime \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb (qesh) dhe k\u00ebshtu do rrinte n\u00ebse s\u2019do t\u00eb ma rregullonte mami. N\u00eb dhom\u00ebn time mbizot\u00ebron ngjyra lejla e hapur dhe, m\u00eb par\u00eb, para se t\u00eb hapja studion, t\u00eb gjitha gj\u00ebrat i kam patur te dhoma ime.<br \/>\n&#8211; Terapia jote kund\u00ebr stresit?<br \/>\n&#8211; Muzika.<br \/>\n&#8211; \u2026edhe qeni yt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb antistres i mir\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Po, edhe ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb antistres i mir\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Tendenca e fundit e arab\u00ebve t\u00eb pasur \u00ebsht\u00eb edhe mbajtja n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi e luan\u00ebve dhe tigrave, t\u00eb cil\u00ebt i rrisin vet\u00eb q\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqente ta p\u00ebrqafoje k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb t\u00eb mbaja nj\u00eb leopard dhe, po ta gjej, do ta blej.<br \/>\n&#8211; M\u00eb thuaj, \u00e7far\u00eb t\u00eb ka mbetur peng q\u00eb nuk e ke th\u00ebn\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn e fundit q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjitha i kam th\u00ebn\u00eb, s\u2019m\u00eb ngeli gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Aktualisht, je n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr\u2026<br \/>\n&#8211; \u2026p\u00ebr t\u00eb arritur suksesin n\u00eb at\u00eb \u00e7ka d\u00ebshiroj.<br \/>\n&#8211; Fjala q\u00eb ndjen t\u00eb thuash tani?<br \/>\n&#8211; Arritje.<\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb apo e gabuar?<br \/>\n&#8211; E organizoj \u00e7do dit\u00eb timen\u2026<br \/>\n&#8211; E v\u00ebrtet\u00eb. Duhet ta kesh gjithmon\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr dit\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Urrej zgjimin her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes\u2026<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb sepse fle von\u00eb, por m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb zgjohem her\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Rruga ime deri k\u00ebtu ka qen\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht e leht\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Jo, aspak! Pasi provova e provova, erdha deri k\u00ebtu ku jam sot.<br \/>\n&#8211; Jam nj\u00eb djal\u00eb pun\u00ebtor\u2026<br \/>\n&#8211; E v\u00ebrtet\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Kam qen\u00eb nj\u00eb nga nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Po, e v\u00ebrtet\u00eb, madje edhe tani jam mir\u00eb me m\u00ebsime.<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen kur t\u00eb gjith\u00eb i kthejn\u00eb syt\u00eb nga un\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Disa her\u00eb, po, disa her\u00eb jo, sepse shikimet e gjata m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet.<br \/>\n&#8211; Jam gati t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka p\u00ebr fam\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn meritoj ta kem\u2026<br \/>\n&#8211; E v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb un\u00eb mund ta b\u00ebj, por jo gjith\u00e7ka.<br \/>\n&#8211; Kudo ku ndodhem, shkaktoj t\u00eb qeshura, b\u00ebj humor\u2026<br \/>\n&#8211; Zakonisht, po. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Kur isha i vog\u00ebl, doja t\u00eb b\u00ebhesha agjent sekret\u2026<br \/>\n&#8211; (Qesh) Meqen\u00ebse edhe babin e kam patur polic, po, plus q\u00eb si \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, ndikohesha edhe nga filmat q\u00eb shikonim.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb praktikoja jog\u00ebn\u2026<br \/>\n&#8211; E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohem vet\u00ebm n\u00eb di\u00e7ka.<br \/>\n&#8211; Pas tatuazhit t\u00eb fundit, po planifikoj t\u00eb b\u00ebj edhe nj\u00eb tjet\u00ebr&#8230;<br \/>\n&#8211; E v\u00ebrtet\u00eb!<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebj gara me makinat e mia, prandaj edhe organizoj shpesh t\u00eb tillla n\u00eb Durr\u00ebs&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, garat i kam qejf. Nuk i organizoj un\u00eb vet\u00eb, por marr pjes\u00eb n\u00eb to. Shpesh, kam fituar. (Qesh)<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb filmat horror\u2026<br \/>\n&#8211; E v\u00ebrtet\u00eb! Filmi horror q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cThe last exorcism\u201d; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i friksh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Kam frik\u00eb lart\u00ebsit\u00eb, prandaj edhe udh\u00ebtimet me avion nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; \u2026Lart\u00ebsit\u00eb i kam frik\u00eb, por t\u00eb udh\u00ebtoj me avion, jo. P\u00ebr shembull, n\u00ebse jam sip\u00ebr nj\u00eb pallati, kam shum\u00eb frik\u00eb t\u00eb shikoj posht\u00eb sepse m\u00eb duket sikur di\u00e7ka m\u00eb t\u00ebrheq&#8230; (Qesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa bisedon me \u00c7artanin, ai \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht \u201ci zhveshur\u201d nga \u00c7artani i sken\u00ebs dhe me at\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb q\u00eb e karakterizon, tregon p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra jo vet\u00ebm n\u00eb lidhje me muzik\u00ebn&#8230; &#8211; \u00c7arti, m\u00eb thuaj, \u00e7\u2019gj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb ndodhi sot? &#8211; Asgj\u00eb ndryshe! (Buz\u00ebqesh) &#8211; N\u00ebse intervist\u00ebn do ta nisnim me k\u00ebng\u00eb, cila do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5919,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[511],"class_list":["post-5918","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike","tag-cartani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5918\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}