{"id":5898,"date":"2014-11-10T23:00:40","date_gmt":"2014-11-10T22:00:40","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5898"},"modified":"2014-11-10T22:20:06","modified_gmt":"2014-11-10T21:20:06","slug":"dita-e-dasmes-qe-tmerri-im","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/dita-e-dasmes-qe-tmerri-im\/","title":{"rendered":"Dita e dasm\u00ebs qe tmerri im!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Tani q\u00eb po ju shkruaj \u00ebsht\u00eb mesnat\u00eb&#8230; Kjo duhet t\u00eb ishte nj\u00eb mbr\u00ebmje shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb dita ime e par\u00eb si grua e martuar, por bashk\u00ebshorti im po fle n\u00eb krevat, pa menduar fare p\u00ebr mua apo p\u00ebr ato q\u00eb m\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb mendje.<\/p>\n<p>Kur e takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Rolandin punoja si kamariere n\u00eb nj\u00eb lokal. Ai erdhi p\u00ebr t\u00eb takuar disa miq. Nuk kisha p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb re n\u00ebse ai nuk do t\u00eb m\u00eb kishte rr\u00ebzuar tabakan\u00eb. K\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithnj\u00eb, i vrullsh\u00ebm. M\u00eb b\u00ebri t\u00eb humbisja gjith\u00eb ato lek\u00eb at\u00eb dit\u00eb. N\u00eb kompensim, m\u00eb la nj\u00eb bakshish t\u00eb mir\u00eb. Kur e mbylla pun\u00ebn at\u00eb nat\u00eb, e pash\u00eb q\u00eb po m\u00eb priste jasht\u00eb. M\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb dilnim, gj\u00eb q\u00eb sipas tij, do t\u00eb shlyente gabimin q\u00eb b\u00ebri. Pranova.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb doja t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn e lart\u00eb. Gjimnazin e kisha mbaruar me nota shum\u00eb t\u00eb mira, por sapo e mbarova, babai m\u00eb vdiq nga kanceri. Mamaja ime nuk ia dilte dot e vetme, duke qen\u00eb se ishim pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nisa t\u00eb punoja p\u00ebrkoh\u00ebsisht, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo do t\u00eb kishte nevoj\u00eb. Ama, universiteti ishte di\u00e7ka q\u00eb e k\u00ebrkoja me ngulm dhe e dija q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do ta mbaroja.<br \/>\nK\u00ebshtu, nisa t\u00eb dilja me Landin. Ai ishte krejt e kund\u00ebrta ime. Tip i zhurmsh\u00ebm, fliste me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, b\u00ebnte shakara, m\u00eb puthte ose m\u00eb p\u00ebrqafonte n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs. Un\u00eb nuk isha m\u00ebsuar me k\u00ebto gj\u00ebra. Ajo q\u00eb doja ishte nj\u00eb lidhje e thjesht\u00eb, doja dik\u00eb q\u00eb ta kisha si mb\u00ebshtetje morale. Un\u00eb nuk isha gati p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb bot\u00ebs: \u201cJa, kam nj\u00eb t\u00eb dashur\u201d.<br \/>\nPor Landi as q\u00eb donte t\u2019ia dinte. Ai m\u00eb dukej aq i lumtur! Shpesh m\u00eb b\u00ebnte surpriza. M\u00eb d\u00ebrgonte lule, m\u00eb ftonte p\u00ebr dark\u00eb, m\u00eb blinte dhurata. Mendoja se k\u00ebto gj\u00ebra ekzistonin vet\u00ebm n\u00eb \u00ebndrra, por ai m\u00eb b\u00ebri ta shihja gjith\u00e7ka me nj\u00eb sy tjet\u00ebr. M\u00eb b\u00ebri t\u00eb dashurohesha me t\u00eb, me bot\u00ebn e tij dhe me gjith\u00eb universin q\u00eb na rrethonte t\u00eb dyve. Kur ai hyri n\u00eb jet\u00ebn time, gj\u00ebrat po m\u00eb ecnin mir\u00eb. Dhe, at\u00ebher\u00eb kur e kuptova q\u00eb isha v\u00ebrtet e dashuruar, iu hapa mamit. Ajo n\u00eb fillim pati frik\u00eb, por m\u00eb pas, kur e njohu, dha aprovimin e saj. Nuk kishte njeri q\u00eb t\u00eb mos e p\u00eblqente Landin. Kush e takonte do t\u00eb thoshte q\u00eb si ai nuk kishte.<br \/>\nK\u00ebshtu, pas nj\u00eb viti lidhjeje u fejuam dhe pas nj\u00eb viti tjet\u00ebr, nis\u00ebm t\u00eb jetonim s\u00eb bashku. Landi nuk i kishte prind\u00ebrit n\u00eb Tiran\u00eb, ndaj ishim vet\u00ebm ne t\u00eb dy. Ia kalonim mir\u00eb. Un\u00eb gatuaja dhe b\u00ebja pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Nuk punoja m\u00eb si kamariere, pasi Landi merrte nj\u00eb rrog\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, po interesohesha p\u00ebr universitetet dhe deg\u00ebt e mundshme q\u00eb mund t\u00eb ndiqja. Konkurova dhe nisa studimet n\u00eb deg\u00ebn e Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsis\u00eb. Kishim vendosur me Landin q\u00eb sapo t\u00eb mbaroja shkoll\u00ebn, t\u00eb martoheshim, por ai k\u00ebmb\u00ebngulte q\u00eb ne t\u00eb martoheshim m\u00eb par\u00eb. Mamaja e tij kishte nisur t\u00eb mos ndihej mir\u00eb, ndaj dhe ai donte q\u00eb ajo ta shihte dh\u00ebnd\u00ebr sa t\u00eb ishte gjall\u00eb. Nuk thoja dot jo.<br \/>\nCaktuam dat\u00ebn e martes\u00ebs dhe nis\u00ebm t\u00eb merreshim me gjith\u00e7ka. M\u00eb mir\u00eb duhet t\u00eb them, \u201cnisa\u201d t\u00eb merresha, pasi Landi nuk punonte fare mbi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. M\u00eb thoshte vet\u00ebm q\u00eb kishte besim tek un\u00eb dhe q\u00eb e dinte se \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb ishte perfekte.<br \/>\nPor n\u00eb fakt, nuk ishte aq e thjesht\u00eb sa e b\u00ebnte ai. M\u00eb dilte kurrizi vendit gjat\u00eb dit\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe duke u kujdesur q\u00eb asgj\u00eb t\u00eb mos mungonte, por isha u lumtur. Sa her\u00eb q\u00eb e shihja rrotull dhe i tregoja se si do t\u00eb ishte ceremonia, kuuptoja se sa shum\u00eb e doja.<br \/>\nLandi paraditeve ishte n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa pasditeve dilte gjithnj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb got\u00eb birr\u00eb me shokun e tij t\u00eb zyr\u00ebs, Maksin. Ata kishin koh\u00eb q\u00eb punonin s\u00eb bashku. Ndoshta shkonin mir\u00eb sepse ishin tipa t\u00eb kund\u00ebrt. Maksi m\u00eb dukej si fem\u00ebr, ishte bukurosh, i brisht\u00eb, dukej si prej qelqi. Kur Maksi m\u00eb thoshte q\u00eb do t\u00eb shkonte p\u00ebr birra me Maksin, m\u00eb vinte p\u00ebr t\u00eb qeshur. Nuk e imagjinoja dot Maksin duke pir\u00eb birra. M\u00eb shum\u00eb i shkonte ndonj\u00eb l\u00ebng portokalli. Megjithat\u00eb, nuk mund ta mohoj se m\u00eb vinte mir\u00eb q\u00eb Landi kishte nj\u00eb shok t\u00eb af\u00ebrt me t\u00eb cilin t\u00eb rrinte.<br \/>\nDita e dasm\u00ebs qe e mrekullueshme. Kisha vendosur q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb ceremoni e vog\u00ebl, por prind\u00ebrit e Landit nuk na lan\u00eb. Ata ftuan t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e mundsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb njihnim. Ishte si nj\u00eb fest\u00eb e madhe. Asnj\u00ebher\u00eb nuk kisha par\u00eb aq shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb nj\u00eb vend. T\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrqendruar tek un\u00eb dhe Landi. Nuk e kam ndjer\u00eb veten aq t\u00eb lumtur. T\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb ore. M\u00eb pas, ndodhi ajo q\u00eb po shkat\u00ebrron jet\u00ebn time.<br \/>\nPo m\u00eb shkohej n\u00eb tualet, por kur pash\u00eb, ajo e femrave ishte e z\u00ebn\u00eb. Pash\u00eb pak rreth e rrotull dhe u futa. Kisha nevoj\u00eb urgjentisht, por edhe nuk doja t\u00eb vonohesha shum\u00eb. Sa u b\u00ebra gati p\u00ebr t\u00eb hapur der\u00ebn, d\u00ebgjova z\u00ebra. Duhej t\u00eb ishte e z\u00ebn\u00eb. Vendosa t\u00eb prisja deri n\u00eb momentin q\u00eb nj\u00ebri nga z\u00ebrat m\u2019u duk si i Landit dhe u pasua nga disa zhurma puthjesh. Ai duhet t\u00eb ishte aty me ndonj\u00eb fem\u00ebr, duke i dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn beqaris\u00eb s\u00eb tij. Dola jasht\u00eb dhe u fsheha af\u00ebr der\u00ebs s\u00eb banjos. Doja t\u00eb dija kush ishte ajo, por tronditja m\u00eb e madhe qe kur pash\u00eb nga banjo t\u00eb dilte Landi dhe Maksi. Ishte e tmerrshme! E pabesueshme! Gj\u00ebja e fundit q\u00eb m\u00eb shkonte n\u00eb mendje. Nisa t\u00eb dridhesha. Po m\u00eb merrej fryma, fustani po m\u00eb shtr\u00ebngonte. Doja t\u00eb mendoja se ata nuk po b\u00ebnin asgj\u00eb n\u00eb banjo, por n\u00eb fakt i kisha d\u00ebgjuar me vesh\u00ebt e mi. Ndoshta femra ishte akoma aty brenda. Vajta p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, por nuk kishte njeri.<br \/>\nVendosa t\u00eb kthehesha brenda. Nuk mund ta prishja dasm\u00ebn time, ndon\u00ebse martesa tashm\u00eb ishte shkat\u00ebrruar dhe m\u00eb e keqja ishte se e doja shum\u00eb, shum\u00eb at\u00eb djal\u00eb. Si mund ta lija nat\u00ebn time t\u00eb martes\u00ebs? \u00c7far\u00eb do t\u2019u thoja prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe mamas\u00eb sime? Nuk e kuptoja \u00e7far\u00eb ishte gjith\u00eb ajo gj\u00ebm\u00eb! Ajo dit\u00eb kaloi ashtu, mes njer\u00ebzve, nd\u00ebrsa sot paradite, m\u00eb shum\u00eb kemi fjetur gjum\u00eb. U ngrit\u00ebm von\u00eb dhe un\u00eb p\u00ebrgatita drek\u00ebn. Landi pa televizor dhe m\u00eb pas m\u00eb tha q\u00eb do t\u00eb flinte pak sepse ishte i lodhur. Kjo ishte dita ime e par\u00eb si nuse. Tani q\u00eb po shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr as q\u00eb e kam iden\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me mua. Landin e dua shum\u00eb, por nuk mund t\u00eb vazhdoj t\u00eb shtirem gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs sime. As ai s\u2019besoj se do ta b\u00ebj\u00eb. Ose ndoshta ka frik\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, jam un\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb humbas\u00eb. Dy jan\u00eb meshkujt q\u00eb kam dashur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Babin ma mori kanceri, nd\u00ebrsa Landin&#8230; dashuria!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Tani q\u00eb po ju shkruaj \u00ebsht\u00eb mesnat\u00eb&#8230; Kjo duhet t\u00eb ishte nj\u00eb mbr\u00ebmje shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb dita ime e par\u00eb si grua e martuar, por bashk\u00ebshorti im po fle n\u00eb krevat, pa menduar fare p\u00ebr mua apo p\u00ebr ato q\u00eb m\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb mendje. Kur e takova p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5899,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254],"class_list":["post-5898","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5898"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5898\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}