{"id":5888,"date":"2014-11-10T18:17:52","date_gmt":"2014-11-10T17:17:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5888"},"modified":"2014-11-10T18:17:52","modified_gmt":"2014-11-10T17:17:52","slug":"fjala-e-mbajtur-sot-ne-konferencen-e-perbashket-per-media-me-kryeministrin-vucic","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/fjala-e-mbajtur-sot-ne-konferencen-e-perbashket-per-media-me-kryeministrin-vucic\/","title":{"rendered":"Fjala e mbajtur sot n\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr media me Kryeministrin Vu\u00e7i\u00e7"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Mir\u00ebdita t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>I nderuar Kryeminist\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Rast\u00ebsia e desh q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pas kremtimit, n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn, t\u00eb 25 vjetorit t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, t\u00eb ngrihet sot n\u00eb Beograd, flamuri komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb nderojm\u00eb himnet e nj\u00ebri-tjetrit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb takim mes kryeministrash t\u00eb dy vendeve tona pas 68 vitesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sa shum\u00eb histori kemi ndar\u00eb s\u00ebbashku, pa qen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb af\u00ebr me nj\u00ebri-tjetrin dhe sa shum\u00eb varet e ardhmja jon\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb mundemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb s\u00ebbashku n\u00eb rrug\u00ebn e bashkimit me Europ\u00ebn q\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7 do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr secilin prej nesh n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Do t\u00eb na duhet vizion, por sidoqoft\u00eb, jo m\u00eb shum\u00eb se sa vizioni madh\u00ebshtor q\u00eb transformoi vet\u00eb Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>Do t\u00eb na duhet kuraj\u00eb, por sidoqoft\u00eb, jo m\u00eb shum\u00eb se sa kurajoja q\u00eb nd\u00ebrtoi rrug\u00ebn e re t\u00eb paqes dhe t\u00eb prosperitetit europian, mbi gjurm\u00ebt e lumenjve t\u00eb gjakut t\u00eb derdhur mes t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Do t\u00eb na duhet besim i nd\u00ebrsjell\u00eb, por siodoqoft\u00eb, nuk do t\u00eb jemi vet\u00ebm, n\u00ebse nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb historia t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht marr\u00ebdh\u00ebniet mes nesh, e p\u00ebr pasoj\u00eb edhe q\u00ebndrimin e Europ\u00ebs ndaj nesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ne, Ballkani, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn e Bashkuar, por si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, Europa e Bashkuar ka nevoj\u00eb p\u00ebr Ballkanin, p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, serb\u00ebt, malazez\u00ebt, maqedonasit, boshnjak\u00ebt, kroat\u00ebt padyshim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vizioni i Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar na ka bashkuar m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb rrug\u00ebn e paqes me nj\u00ebri-tjetrin, nd\u00ebrsa paqja do t\u00eb na jap\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve kuraj\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga rruga e vjet\u00ebr e nj\u00eb historie q\u00eb vijon t\u00eb ushqej\u00eb kaq shum\u00eb mosbesim ndaj nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ne, shqiptar\u00ebt, e kemi edhe k\u00ebt\u00eb vizion, edhe k\u00ebt\u00eb kuraj\u00eb. Kemi t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb p\u00ebr ta ushqyer besimin e nd\u00ebrsjell\u00eb me ju, serb\u00ebt, duke ju shtrir\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi po aq t\u00eb sinqert\u00eb, sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e sinqert\u00eb bindja jon\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb nuk duhet t\u00eb vuajn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs mes nesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ne shohim nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr ta ngritur marr\u00ebdh\u00ebnien me ju, n\u00eb nj\u00eb nivel krejt tjet\u00ebr, duke punuar s\u00ebbashku p\u00ebr Europ\u00ebn, n\u00eb kuadrin e nj\u00eb nd\u00ebrveprimi aktiv rajonal e duke krijuar s\u00ebbashku kushte t\u00eb reja, t\u00eb favorshme p\u00ebr zhvillimin e ekonomive dhe t\u00eb shoq\u00ebrive tona.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Bashkimin Europian. Europa e Bashkuar e shpres\u00ebs ia ka l\u00ebn\u00eb vendin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb frik\u00ebs. E s\u2019ka asnj\u00eb dyshim se lodhja nga zgjerimi i k\u00ebrc\u00ebnon shoq\u00ebrit\u00eb tona me lodhjen nga durimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por ashtu si p\u00ebr Europ\u00ebn e Bashkuar s\u2019ka nj\u00eb projekt alternativ zgjerimi, ashtu dhe p\u00ebr ne nuk ka nj\u00eb projekt alternativ t\u00eb integrimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, s\u2019ka dyshim se aktualiteti i v\u00ebshtir\u00eb i Europ\u00ebs nga nj\u00ebra an\u00eb dhe sfidat e brendshme t\u00eb Ballkanit nga ana tjet\u00ebr, do ta testojn\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi imagjinat\u00ebn ton\u00eb politike dhe ekonomike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Serbi apo gjetk\u00eb n\u00eb rajon, ne t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpiqemi p\u00ebr politika reformiste dhe financime t\u00eb reja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ja pse, ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos t\u00eb komunikojm\u00eb vijimisht p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nga nj\u00ebri-tjetri dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb intensivisht p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar me dobishm\u00ebri reciproke, aft\u00ebsit\u00eb dhe burimet tona t\u00eb zhvillimit, duke prodhuar zgjidhje rajonale p\u00ebr probleme komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ekonomit\u00eb tona jan\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr shum\u00eb nga ambiciet tona, por ekonomia jon\u00eb si rajon, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb ekonomi e vog\u00ebl p\u00ebr ambicien europiane t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Buxhetet tona jan\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr nj\u00eb infrastruktur\u00eb rajonale moderne, por s\u00ebbashku ne nuk jemi m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar e mb\u00ebshtetur nga BE apo partner\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj strategjik\u00eb p\u00ebr ne dhe p\u00ebr rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Potenciali yn\u00eb energjetik \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb mund ta kthej\u00eb Ballkanin n\u00eb nj\u00eb pol energjie me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr vet\u00eb Europ\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7se mund t\u00eb garantoj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb sigurin\u00eb energjetike t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr ne, si drita e diellit, se suksesi i \u00e7donj\u00ebrit prej vendeve tona n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian dhe t\u00eb zhvillimit ekonomik dhe social lidhet ngusht\u00eb me suksesin e rajonit si i t\u00ebr\u00eb. E gjithmon\u00eb e m\u00eb ngusht\u00eb do t\u00eb lidhet vit pas viti. T\u00eb predikosh t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh n\u00eb kollajll\u00ebkun e retorik\u00ebs pa t\u00eb ardhme t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans p\u00ebr vendet tona, q\u00eb sot qeverisen nga nj\u00eb gjenerat\u00eb tjet\u00ebr. Dua t\u00eb besoj se gjenerata e re q\u00eb qeveris sot Serbin\u00eb, do t\u2019i shoh\u00eb dhe do t\u2019i respektoj\u00eb shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si nj\u00eb ur\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike, p\u00ebr lidhjen e fateve tona europiane. G\u00ebzimi i t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejtave, t\u00eb parashikuara n\u00eb konventat dhe normat europiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare prej tyre, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm d\u00ebshira, por edhe detyrimi yn\u00eb kushtetues q\u00eb ta k\u00ebrkojm\u00eb vijim\u00ebsisht nga Qeveria dhe institucionet e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ne duam q\u00eb shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebmendjen e Beogradit zyrtar, p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre t\u00eb merituar n\u00eb strukturat vendore dhe qendrore, por edhe p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe social t\u00eb vendbanimeve t\u00eb tyre. Besoj se autoritetet serbe e din\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs p\u00ebrfshihen dhe inkurajojn\u00eb proceset integruese t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, jo vet\u00ebm si nj\u00eb mund\u00ebsi modernizimi dhe europianizimi i Serbis\u00eb, por edhe si nj\u00eb rrug\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shoq\u00ebrisht t\u00eb barabart\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb vendimmarrjes qendrore, ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fatet e tyre. Modeli q\u00eb ne e \u00e7mojm\u00eb dhe sugjerojm\u00eb q\u00eb t\u00eb shqyrtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb tashm\u00eb, pakicat serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr Kosov\u00ebn kemi dy q\u00ebndrime krejt t\u00eb ndryshme, por realiteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe krejt i pandryshuesh\u00ebm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs dhe e mb\u00ebshtetur nga vendimi i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i pamohuesh\u00ebm dhe i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb, ashtu si\u00e7 po b\u00ebhet, e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe si\u00e7 e kam theksuar n\u00eb Samitin e fundit t\u00eb NATO-s, dua ta p\u00ebrs\u00ebris edhe k\u00ebtu, hapur dhe sinqerisht;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Njohja e Kosov\u00ebs nga vendet europiane q\u00eb ende nuk e njohin at\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sigurie europiane. Le t\u00eb jemi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deri n\u00eb fund, pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb Ballkanin m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, i ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb qart\u00ebsi, perspektiv\u00ebs europiane t\u00eb rajonit dhe e ka kthyer n\u00eb strategjik, bashk\u00ebpunimin mes shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe serb\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti. \u00c7do perceptim i ri i Serbis\u00eb ndaj k\u00ebtij realiteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa i mir\u00ebpritur prej nesh. Ne e \u00e7mojm\u00eb, e mbrojm\u00eb dhe e promovojm\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, si mish\u00ebrimin kuptimplot\u00eb t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re paqeje dhe vet\u00ebdijeje europiane n\u00eb rajonin ton\u00eb. Ky dialog \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses europian, i nxitur dhe i mb\u00ebshtetur nga instrumentet ligjor\u00eb dhe nga organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por ky dialog \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, vler\u00eb e krijuar nga lidershipi i t\u00eb dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do t\u00eb jet\u00eb pa asnj\u00eb dyshim, nj\u00eb prej atyre veprave me r\u00ebnd\u00ebsi historike n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e popujve, q\u00eb vet\u00ebm politika ka fuqin\u00eb t\u2019i krijoj\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb 28 gushtin e shkuar, un\u00eb pata fatin t\u00eb jetoj momentin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb takimit n\u00eb Berlin, mes gjith\u00eb liderve t\u00eb rajonit ton\u00eb. T\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb u ul\u00ebn s\u00ebbashku, jo p\u00ebr t\u2019u grindur p\u00ebr kufijt\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb at\u00eb takim ku m\u2019u dha mund\u00ebsia edhe t\u00eb njoh personalisht Kryeministrin Vu\u00e7i\u00e7, Kancelarja Angela Merkel, nism\u00ebtarja e procesit shum\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb afrimit t\u00eb Ballkanit me Europ\u00ebn e Bashkuar p\u00ebrmes afrimit t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit ton\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, vuri nj\u00eb theks entuziast tek projekti i shk\u00ebmbimeve mes t\u00eb rinjve t\u00eb vendeve tona. Programi vizionar i shk\u00ebmbimeve studentore dhe rinore, q\u00eb e themeluan Charles De Gaulle dhe Kancelari Adenauer p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar tejkalimin e historis\u00eb s\u00eb hidhur mes Franc\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model inkurajues p\u00ebr fuqin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb rinia n\u00eb p\u00ebrparimin e shpejt\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes vendeve, n\u00ebse asaj i jepet nj\u00eb rol. Krijimi i mund\u00ebsive p\u00ebr afrimin e t\u00eb rinjve tan\u00eb, shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb dhe nd\u00ebrtimi i urave t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes tyre p\u00ebrmes programeve t\u00eb shk\u00ebmbimit mes shkollave, universiteteve, komuniteteve vendore, si dhe p\u00ebrmes organizimit t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb kontakteve kulturore dhe sportive jan\u00eb padyshim, nj\u00eb fush\u00eb e t\u00ebr\u00eb p\u00ebr eksplorim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes vendeve tona. Ne duam ta eksplorojm\u00eb s\u00ebbashku dhe pa humbur koh\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim m\u00eb lejoni t\u00eb shpreh t\u00eb gjith\u00eb vullnetin dhe vendosm\u00ebrin\u00eb time dhe t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare p\u00ebr nj\u00eb proces intensiv komunikimi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb. S\u00eb pari p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb modernizuar marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, duke kap\u00ebrcyer dhe l\u00ebn\u00eb pas, t\u00eb shkuar\u00ebn si trash\u00ebgimi t\u00eb konfliktit permanent dhe dasis\u00eb ekstreme. S\u00eb dyti, p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer eksperienc\u00eb dhe nd\u00ebrvepruar n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian, duke vendosur kontakte n\u00eb \u00e7do nivel, si dhe duke bashk\u00ebpunuar af\u00ebrsisht n\u00eb sektor\u00eb specifik\u00eb. Dhe, s\u00eb treti, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe nxitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proaktive, procesin e Berlinit, n\u00eb funksion t\u00eb bashk\u00ebpunimit ekonomik dhe nd\u00ebrveprimit politik rajonal, me bindjen se rruga e secilit prej nesh drejt Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korsi e rrug\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt europiane t\u00eb Ballkanit, n\u00eb sfid\u00ebn p\u00ebr t\u00eb afirmuar Europ\u00ebn e Bashkuar t\u00eb shpres\u00ebs dhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, pjes\u00eb plot\u00ebsisht e integruar e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Le t\u00eb mos harrojm\u00eb se 100 vjet pas fillimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebror\u00eb, sot, n\u00eb vitin 2014 jetojm\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb nj\u00eb rajon me shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja dhe t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb i ka sjell\u00eb paqja. E paqja erdhi m\u00eb n\u00eb fund, jo sepse ne u b\u00ebm\u00eb u b\u00ebm\u00eb engj\u00ebj, por sepse na nxori natyrsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb ambicia p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e bashkuar dhe e barabart\u00eb e Europ\u00ebs. Le ta ushqejm\u00eb k\u00ebt\u00eb ambicie duke ushqyer paqen, n\u00eb p\u00ebrmbajtjen konkrete t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunimi q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb paqen mes nesh, nj\u00eb paqe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ia vlen t\u00eb jetohet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Faleminderit Kryeminist\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr mikpritjen tuaj! Uroj q\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm t\u2019ju kem mik n\u00eb Tiran\u00eb, ku me siguri do t\u2019ju presim me t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb p\u00ebr miq\u00ebsi mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Faleminderit!&#8221;<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjetn\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zoti Rama, ju iu referuar himnit dhe flamurit shqiptar q\u00eb u shpalos k\u00ebtu, n\u00eb Beograd, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alegorike, duke na kujtuar sesi u posht\u00ebrua ky flamur dhe ky himn para rreth nj\u00eb muaji n\u00eb stadiumin \u201cPartizani\u201d n\u00eb Beograd. Gjat\u00eb nj\u00eb ndeshje Shqip\u00ebria humbi 3 pik\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, mund t\u00eb na thoni se \u00e7far\u00eb i mor\u00ebt sot n\u00eb tavolin\u00eb Kryeministrit Vu\u00e7i\u00e7? Dhe meq\u00eb fol\u00ebt 50minuta, a i soll\u00ebt t\u00eb fala nga Olsi Rama?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj q\u00eb politika e shteteve nuk lind, nuk zhvillohet dhe nuk diktohet nga nj\u00eb fush\u00eb futbolli. Un\u00eb besoj q\u00eb ajo \u00e7ka ndodhi n\u00eb stadiumin e Beogradit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tregues i brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb re q\u00eb ne kemi synimin ta vendosim dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, dua ta p\u00ebrs\u00ebris; Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb dhe un\u00eb si Kryeminist\u00ebr kemi t\u00eb gjith\u00eb vullnetin e plot\u00eb p\u00ebr ta jet\u00ebsuar p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe konkrete, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb, serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, serb\u00eb dhe shqiptar\u00eb, t\u00eb marrin p\u00ebrfitimin maksimal nga potenciali fantastik i nj\u00eb paqeje, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb arritur!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ne nuk jemi armiq t\u00eb nj\u00ebri \u2013 tjetrit, por kemi armiq t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Armiqt\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt jan\u00eb varf\u00ebria, jan\u00eb papun\u00ebsia, jan\u00eb mungesa e perspektiv\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, jan\u00eb borxhi publik, deficiti dhe sigurisht, shum\u00eb\u00e7ka e trash\u00ebguar n\u00eb vite. E, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sfida jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb bashkojm\u00eb forcat dhe t\u2019i flasim Europ\u00ebs me nj\u00eb gjuh\u00eb. Sepse si\u00e7 ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn, Europa ka m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr Ballkanin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr sa i takon Kosov\u00ebs, un\u00eb besoj se realiteti mbetet nj\u00eb dhe i pandryshuesh\u00ebm, pavar\u00ebsisht perceptimeve t\u00eb ndryshme dhe mosdarkord\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb q\u00eb kemi lidhur me k\u00ebt\u00eb realitet. Por, nga nj\u00ebra an\u00eb, kjo s\u2019mund t\u00eb na pengoj\u00eb q\u00eb t\u2019ia themi nj\u00ebri \u2013 tjetrit n\u00eb sy at\u00eb q\u00eb mendojm\u00eb, ashtu sikund\u00ebr nuk mund t\u00eb na pengoj\u00eb q\u00eb me nj\u00ebri \u2013 tjetrin t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb. Sepse rruga e secilit prej nesh, Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb, Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Bosnj\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korsi n\u00eb rrug\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb integrimit europian. Sa m\u00eb serioz t\u00eb jemi ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim, aq m\u00eb seriozisht do t\u00eb na marr\u00eb Europa. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb sfid\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt mes nesh!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zoti Rama, ju fol\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb mundshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju e that\u00eb k\u00ebt\u00eb, homologu juaj nuk e kishte kufjen n\u00eb vesh dhe ndoshta do t\u00eb doja edhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb. \u00cbsht\u00eb parashikuar nj\u00eb vizit\u00eb e shefit t\u00eb Qeveris\u00eb serbe n\u00eb Tiran\u00eb, apo jo?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr, ju siguroj se n\u00eb Tiran\u00eb ne nuk do t\u00eb ndjehemi t\u00eb provokuar n\u00ebse ju do t\u00eb keni p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim lidhur me Kosov\u00ebn, por do t\u00eb ndjehemi thjesht t\u00eb keqardhur. Sepse, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i njohur bot\u00ebrisht nga m\u00eb shum\u00eb se gjysma e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb sa m\u00eb shpejt ta njohim, aq m\u00eb shpejt mund t\u00eb l\u00ebvizim p\u00ebrpara, n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet dhe kuptimet.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris, q\u00eb mikpritja jo vet\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb reciproke, por ju siguroj se ju do t\u00eb ndjeheni shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, asnj\u00eb fjal\u00eb e th\u00ebn\u00eb prej jush nuk do t\u00eb konsiderohet provokim, pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e ndryshme nga \u00e7far\u00eb ne do t\u00eb prisnim p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb apo nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, un\u00eb dua ta p\u00ebrs\u00ebris se; Po, e kam ftuar Kryeministrin e Serbis\u00eb t\u00eb vizitoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme vitin e ardhsh\u00ebm. Duke besuar q\u00eb nuk do t\u00eb presim 68-t\u00eb vjet t\u00eb tjera p\u00ebr takimin tjet\u00ebr dhe duke qen\u00eb i bindur se nuk duhet ta presim Konferenc\u00ebn e ardhshme p\u00ebr Ballkanin, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet si vijim i asaj t\u00eb Berlinit, n\u00eb Austri, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebjtat gjera dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra. Por p\u00ebr t\u00eb shkuar me nj\u00eb bilanc pun\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, disa prej t\u00eb cilave u p\u00ebrmend\u00ebn edhe k\u00ebtu, sot dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur me seriozitetin q\u00eb ne mund dhe duhet t\u2019i japim k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i takon s\u00eb shkuar\u00ebs dhe se gjenerata e re q\u00eb qeveris Serbin\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe m\u00eb gjer\u00eb sheh nga e ardhmja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr Kryeministrin Rama; \u00c7\u2018mund t\u00eb thoni, Kryeministri i Serbis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i mir\u00ebpritur n\u00eb Tiran\u00eb, \u00e7do t\u00eb ndodh me ekipin e futbollit t\u00eb Serbis\u00eb, pas gjith\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb ndodhi k\u00ebtu n\u00eb Beograd. Si u ndjet\u00eb ju kur pat\u00eb dronin me flamurin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe, e pat\u00eb si nj\u00eb akt provokues apo si akt mb\u00ebshtetje ndaj futbollist\u00ebve shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Al Jazeera d\u00ebshiron t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr futbollin edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb vend futbolli.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjithsesi, un\u00eb preferoj t\u00eb flas p\u00ebr basketbollin. Un\u00eb do ta vler\u00ebsoja shum\u00eb n\u00ebse do t\u00eb kishim nj\u00eb ndeshje n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrmjet veteran\u00ebve t\u00eb skuadr\u00ebs ton\u00eb komb\u00ebtare dhe ekipit komb\u00ebtar t\u00eb Serbis\u00eb. Un\u00eb do t\u00eb isha shum\u00eb i lumtur t\u00eb luaja me Serbin\u00eb dhe n\u00ebse Alkesandri do t\u00eb ishte i lumtur t\u00eb luante me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb ndeshje miq\u00ebsore fantastike. Dhe rezultati, do t\u00eb jet\u00eb e sigurt q\u00eb Serbia do t\u00eb fitonte. Jo vet\u00ebm prej tyre, por edhe sepse un\u00eb do t\u00eb luaja me ta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb sot flamuri shqiptar dhe flamuri serb jan\u00eb s\u00ebbashku k\u00ebtu, si nj\u00eb shprehje e nj\u00eb vullneti t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrpara dhe jo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzier\/ngat\u00ebrruar futbollin dhe folklorin me t\u00eb ardhmen ton\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Mir\u00ebdita t\u00eb gjith\u00ebve! &nbsp; I nderuar Kryeminist\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7! &nbsp; Rast\u00ebsia e desh q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pas kremtimit, n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn, t\u00eb 25 vjetorit t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, t\u00eb ngrihet sot n\u00eb Beograd, flamuri komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb nderojm\u00eb himnet e nj\u00ebri-tjetrit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb takim mes kryeministrash t\u00eb dy vendeve tona [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5889,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[109],"class_list":["post-5888","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-edi-rama"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5888\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5889"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}