{"id":5886,"date":"2014-11-11T19:00:42","date_gmt":"2014-11-11T18:00:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5886"},"modified":"2014-11-10T18:10:16","modified_gmt":"2014-11-10T17:10:16","slug":"ju-pyesni-mjeku-pergjigjet-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/ju-pyesni-mjeku-pergjigjet-2\/","title":{"rendered":"Ju pyesni, mjeku pergjigjet&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Un\u00eb punoj n\u00eb nj\u00eb vend ku ka shum\u00eb zhurma dhe kam filluar t\u00eb kem probleme me vesh\u00ebt. A ka kufje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr pun\u00ebra t\u00eb tilla?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb ka kufje posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr ambiente pune ku ka shum\u00eb zhurm\u00eb dhe kur personi q\u00eb punon n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb till\u00eb ka probleme me vesh\u00ebt, ama ju duhet t\u00eb p\u00ebrdorni kufje duke u bazuar te matjet q\u00eb i b\u00ebhen vendit t\u00eb pun\u00ebs. Edhe k\u00ebtu te ne b\u00ebhen matjet. Matjet duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Pun\u00ebtor\u00ebt e fabrikave, trikotazheve apo shtypshkronjave kan\u00eb probleme me d\u00ebgjimin me kalimin e koh\u00ebs sepse nuk b\u00ebjn\u00eb kontrollin e vesh\u00ebve apo matjen e zhurm\u00ebs s\u00eb ambientit. Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebto matje, b\u00ebhet p\u00ebrzgjedhja e kufjeve p\u00ebr t\u00eb tilla ambiente.<br \/>\n&#8211; Kam shum\u00eb probleme kur b\u00ebj seks me burrin tim; s\u2019ka shum\u00eb q\u00eb jam martuar. Kam dhimbje dhe nuk ia shpjegoj dot as bashk\u00ebshortit, sepse ai b\u00ebhet keq kur shikon q\u00eb un\u00eb shtremb\u00ebrohem dhe nuk shpreh k\u00ebnaq\u00ebsi kur b\u00ebj seks. Si t\u00eb veproj, ju lutem?<br \/>\n&#8211; E nderuar zonj\u00eb, s\u2019e kuptoj pse e torturoni veten kaq shum\u00eb. Seksi nuk \u00ebsht\u00eb detyrim, \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn duhet ta ndjeni edhe ju. Flisni me bashk\u00ebshortin p\u00ebr dhimbjen q\u00eb keni, sepse ai s\u2019ka si ta kuptoj\u00eb kur ju nuk flisni me t\u00eb hapur. Dhimbjet tuaja mund t\u00eb jen\u00eb pasoj\u00eb e ndonj\u00eb procesi inflamator n\u00eb sip\u00ebrfaqen e mukoz\u00ebs s\u00eb buz\u00ebve t\u00eb organit tuaj seksual ose pasoj\u00eb e nj\u00eb inflamacioni akoma m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb mukoz\u00ebn e vagin\u00ebs. Mund t\u00eb jet\u00eb edhe ndonj\u00eb infeksion bakterial, nga virusi i herpesit t\u00eb thjesht\u00eb. Por, mos u zgjasni shum\u00eb dhe vizitohuni te mjeku gjinekolog, i cili do t\u00eb gjej\u00eb shkakun e dhimbjes dhe ju do t\u00eb merrni kur\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse. Mund t\u00eb jen\u00eb edhe shkaqe psikike, dometh\u00ebn\u00eb mund t\u00eb keni ngarkes\u00eb emocionale. Nuk duhet ta lini veten t\u00eb vuani kaq shum\u00eb, por takoni nj\u00eb mjek dhe shpjegojani gjendjen.<br \/>\n&#8211; Si dallohet nj\u00eb person q\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb infektuar nga virusi HIV, \u00e7far\u00eb shenjash ka?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsisht personat e infektuar me HIV, mund t\u00eb mos ken\u00eb fare shenja dhe b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb normale p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, pa e ditur fare q\u00eb jan\u00eb t\u00eb infektuar. Kjo s\u00ebmundje ndahet n\u00eb disa faza, por nuk ka limite t\u00eb qarta midis k\u00ebtyre fazave. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, periudha e infeksionit fillestar \u00ebsht\u00eb 3 deri n\u00eb 6 jav\u00eb pas hyrjes s\u00eb infeksionit HIV n\u00eb trupin e njeriut dhe shfaqen disa shenja t\u00eb ngjashme me gripin e zakonsh\u00ebm, si temperatur\u00eb, ethe, dhimbje koke, dhimbje fyti, muskujsh, zmadhimi i gjendrrave, lodhje dhe k\u00ebputje, r\u00ebnie t\u00eb imuniteti. Ama, k\u00ebto shenja zhduken pas nj\u00eb jave apo brenda muajit dhe shpesh ngat\u00ebrrohen me gripin apo infeksione t\u00eb tjera, ose edhe mund t\u00eb mos kuptohet fare. Kjo periudh\u00eb hyn te fazat e infeksionit fillestar. Gjithsesi, n\u00ebse vet\u00ebm dyshoni, duhet t\u00eb b\u00ebni patjet\u00ebr analizat q\u00eb t\u00eb mos rrini me dyshime. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Un\u00eb punoj n\u00eb nj\u00eb vend ku ka shum\u00eb zhurma dhe kam filluar t\u00eb kem probleme me vesh\u00ebt. A ka kufje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr pun\u00ebra t\u00eb tilla? &#8211; Sigurisht q\u00eb ka kufje posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr ambiente pune ku ka shum\u00eb zhurm\u00eb dhe kur personi q\u00eb punon n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb till\u00eb ka probleme me vesh\u00ebt, ama [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[],"class_list":["post-5886","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5886\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}