{"id":5881,"date":"2014-11-11T17:00:09","date_gmt":"2014-11-11T16:00:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5881"},"modified":"2014-11-10T18:04:28","modified_gmt":"2014-11-10T17:04:28","slug":"si-parandalohet-apo-mjekohet-faringiti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/si-parandalohet-apo-mjekohet-faringiti\/","title":{"rendered":"Si parandalohet apo mjekohet faringiti?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; I drejtohem doktor Petritit, otorinolaringologut tuaj. Dua t\u00eb di se si shfaqet faringiti dhe a \u00ebsht\u00eb kronik? Dyshoj te djali im 12 vje\u00e7, i cili her\u00eb pas here ankohet nga kjo gj\u00eb. I djeg fyti dhe ka dhimbje t\u00eb tij her\u00eb pas here. Si parandalohet apo mjekohet faringiti, ju lutem? Faleminderit. Zonja nga Tirana.<br \/>\nDr. Petrit Stafa, otorinolaringolog: &#8211; E nderuar zonj\u00eb, faringiti prek m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe moshat e moshuara dhe kjo p\u00ebr arsye sepse t\u00eb dyja moshat e kan\u00eb rezistenc\u00ebn imunitare m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj l\u00ebkundjeve t\u00eb temperaturave t\u00eb mjedisit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kemi nj\u00eb klim\u00eb jo t\u00eb q\u00ebndrueshme gj\u00eb q\u00eb sigurisht ka ndikuar dhe te shqet\u00ebsimet q\u00eb ka shfaqur djali juaj. Faringiti \u00ebsht\u00eb i dy formave: Akute, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe kronike, t\u00eb p\u00ebrhershme. B\u00ebhet kronik kur faringiti akut nuk trajtohet n\u00eb koh\u00eb, lihet pas dore dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, b\u00ebhet i p\u00ebrhersh\u00ebm pastaj, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se shfaqet her\u00eb pas here, aq m\u00eb tep\u00ebr kur kemi klim\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Shenjat e faringitit jan\u00eb pak a shum\u00eb ato q\u00eb ka shfaqur edhe djali juaj: Bezdisje n\u00eb fyt, djegie dhe dhimbje, skuqje lokale e mukoz\u00ebs, temperatur\u00eb, ngjirje e z\u00ebrit, koll\u00eb dhe ndonj\u00ebher\u00eb, edhe zmadhim t\u00eb bajameve. Kjo gj\u00eb ama mund t\u00eb shfaqet edhe me dhimbje veshi.<br \/>\n&#8211; Prandaj, n\u00eb k\u00ebto raste, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhen analizat e duhura dhe t\u00eb merret trajtimi i duhur n\u00eb koh\u00eb, pa u p\u00ebrkeq\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb problemi sepse nj\u00eb trajtim jo i duhur i faringiteve, \u00e7on deri edhe n\u00eb komplikacione m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shfaqja e bronkopneumonive dhe trakeiteve. Parandalimi i tij \u00ebsht\u00eb pak i v\u00ebshtir\u00eb, sepse s\u00eb pari duhet t\u00eb siguroheni t\u00eb jetoni n\u00eb nj\u00eb ambient pa lag\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb ruheni nga l\u00ebvizjet e temperaturave. Edhe ushqimi duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i pasur me vitamina e krip\u00ebra, t\u00eb cilat u b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb s\u00ebmundjeve virale tipike t\u00eb stin\u00ebs dhe forcojn\u00eb sistemin imunitar. Megjithat\u00eb, n\u00eb rastin konkret, djali juaj ka nevoj\u00eb p\u00ebr mjekim. Un\u00eb do t\u2019ju rekomandoja t\u2019i b\u00ebnit nj\u00eb vizit\u00eb tek otorinolaringologu dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb analizave, ai do t\u00eb marr\u00eb mjekimin e duhur. Mjekimi bazohet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb infeksionit dhe k\u00ebshillohen t\u00eb ngrohtat, avuj t\u00eb ndrysh\u00ebm, gargarat me krip\u00eb, karamelet e mentolit dhe, n\u00ebse infeksioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, kalohet n\u00eb p\u00ebrdorimin e antibiotik\u00ebve, p\u00ebr t\u2019u trajtuar si duhet infeksioni i marr\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I drejtohem doktor Petritit, otorinolaringologut tuaj. Dua t\u00eb di se si shfaqet faringiti dhe a \u00ebsht\u00eb kronik? Dyshoj te djali im 12 vje\u00e7, i cili her\u00eb pas here ankohet nga kjo gj\u00eb. I djeg fyti dhe ka dhimbje t\u00eb tij her\u00eb pas here. Si parandalohet apo mjekohet faringiti, ju lutem? Faleminderit. Zonja nga Tirana. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5882,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[],"class_list":["post-5881","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjeku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5881"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5881\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5882"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}