{"id":5877,"date":"2014-11-11T15:00:54","date_gmt":"2014-11-11T14:00:54","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5877"},"modified":"2014-11-10T17:57:15","modified_gmt":"2014-11-10T16:57:15","slug":"sa-eshte-pagesa-vullnetare-per-te-plotesuar-vitet-e-pensionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/sa-eshte-pagesa-vullnetare-per-te-plotesuar-vitet-e-pensionit\/","title":{"rendered":"Sa \u00ebsht\u00eb pagesa vullnetare p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vitet e pensionit?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Jam E. Halili, emigrante n\u00eb Firence, e dat\u00eblindjes 05.07.1950. Kam 18 vjet e 6 muaj kontribute n\u00eb Itali, kurse n\u00eb Shqip\u00ebri, 13 vjet. Me sa kam d\u00ebgjuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pension n\u00eb Itali, duhen 20 vite. A mund t\u2019i kompletoj k\u00ebto vite me sigurim vullnetar dhe sa \u00ebsht\u00eb pagesa? Po n\u00eb Shqip\u00ebri, kur e plot\u00ebsoj mosh\u00ebn e pensionit dhe a p\u00ebrfitoj me k\u00ebto vite q\u00eb kam?<br \/>\nNaim Balluku, Zv. President, p\u00ebrfaq\u00ebsues i deg\u00ebs INAS p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: &#8211; E nderuar let\u00ebrshkruese, p\u00ebrsa k\u00ebrkoni n\u00eb letr\u00ebn tuaj, sqaroj sa m\u00eb posht\u00eb: Sigurimi vullnetar sipas legjislacionit italian, p\u00ebrsa u p\u00ebrket kritereve t\u00eb lejimit t\u00eb k\u00ebtij sigurimi, ndryshon nga ai shqiptar. Nd\u00ebrsa n\u00eb legjislacionin shqiptar, p\u00ebrfshirja n\u00eb skem\u00ebn e sigurimit vullnetar \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e liberalizuar, sipas legjislacionit italian k\u00ebrkohet aplikimi p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb dhe miratimi b\u00ebhet vet\u00ebm kur jan\u00eb plot\u00ebsuar disa kritere. Pagesat vullnetare mund t\u00eb b\u00ebhen nga punonj\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pushuar ose nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs. Duke qen\u00eb se llogaritja e pensionit b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontributeve t\u00eb paguara gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs dhe jo sipas pagave, si\u00e7 b\u00ebhej m\u00eb par\u00eb, me an\u00eb t\u00eb sigurimit vullnetar, duke paguar p\u00ebr vitet e pun\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrprera, shtohet shuma e kontributeve t\u00eb paguara dhe rrjedhimisht, edhe masa e pensionit t\u00eb llogaritur. Kriteret p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sigurim vullnetar jan\u00eb: P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb autorizimin p\u00ebr t\u00eb vazhduar sigurimin vullnetar, i siguruari duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebrkesat e m\u00ebposhtme:<br \/>\n&#8211; T\u00eb pakt\u00ebn 5 vjet kontribute (260 jav\u00eb kontribute mujore ose 60 kontribute mujore), pavar\u00ebsisht nga koha e pages\u00ebs s\u00eb tyre;<br \/>\n&#8211; T\u00eb pakt\u00ebn 3 vjet kontribute n\u00eb pes\u00eb vitet q\u00eb paraprijn\u00eb dat\u00ebn e aplikimit.<br \/>\nSa paguhet:<br \/>\nP\u00ebr punonj\u00ebsit e pun\u00ebsuar, shuma e kontributit \u00ebsht\u00eb javor dhe llogaritet bazuar n\u00eb 52 jav\u00ebt e fundit t\u00eb kontributit t\u00eb k\u00ebrkuar. P\u00ebr t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit (artizan\u00ebt dhe tregtar\u00ebt), shuma e kontributit q\u00eb paguhet \u00ebsht\u00eb mujore dhe llogaritet mbi t\u00eb ardhurat mesatare t\u00eb subjektit, raportuar p\u00ebr q\u00ebllime tatimore mbi 36 muajt e fundit t\u00eb kontributeve p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb aplikimit.<br \/>\nP\u00ebr fermer\u00ebt, shuma e kontributit \u00ebsht\u00eb javore dhe \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave mesatare t\u00eb tri viteve t\u00eb fundit t\u00eb pun\u00ebs. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak se q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit. Koha kur b\u00ebhen pagesat, do t\u00eb jet\u00eb:<br \/>\n&#8211; E shtuna e par\u00eb, pas dat\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr punonj\u00ebsit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi; Dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muaj n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aplikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, n\u00eb rastin e t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarve (artizan\u00ebt dhe tregtar\u00ebt).<br \/>\nSi b\u00ebhet aplikimi; Dor\u00ebzimi i aplikacioneve p\u00ebr autorizim p\u00ebr pagesat vullnetare duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes kanaleve t\u00eb m\u00ebposhtme: Sh\u00ebrbimet kompjuterike t\u00eb aksesueshme direkt nga qytetar\u00ebt n\u00eb portalin e internetit t\u00eb Institutit vvvvvv.inps.it, p\u00ebr seksionin e sh\u00ebrbime online (duke ndjekur p\u00ebrshkrimin sipas llojit t\u00eb p\u00ebrdoruesit\u2013Qytetar\u2013Derdhje Vullnetare). P\u00ebr t\u00eb patur sh\u00ebrbimin e k\u00ebrkuar, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebrdorimi i PIN (numri identifikues personal i l\u00ebshuar nga INPS) Kontakt me qendr\u00ebn shum\u00ebkanal\u00ebshe &#8211; Numri i gjelb\u00ebr 803.164, pas identifikimit nga kodi PIN dhe kodi fiskal. Patronatet &#8211; p\u00ebrmes sh\u00ebrbimeve online t\u00eb ofruara nga vet\u00eb ata.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsa u p\u00ebrket p\u00ebrfitimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, sqarojm\u00eb:<br \/>\n&#8211; Me 13 vite e 6 muaj q\u00eb keni n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk p\u00ebrfitoni nga legjislacioni i sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri. Bazuar n\u00eb nenin 34 t\u00eb Ligjit nr.7703 dat\u00eb 11.05.1993 \u201cP\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, thuhet; \u201cPersoni i siguruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb pak se 35 vjet dhe m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet sigurimi, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb pension t\u00eb pjessh\u00ebm, kur t\u00eb arrij\u00eb burri mosh\u00ebn 65 vje\u00e7 dhe gruaja, mosh\u00ebn 60 vje\u00e7e. Pensioni i pjessh\u00ebm caktohet si pjes\u00eb e pensionit t\u00eb plot\u00eb. Ky pension llogaritet duke shum\u00ebzuar pensionin e plot\u00eb me vitet e sigurimit dhe duke b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebtimin me 35\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheni n\u00eb kushte pensioni, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb keni t\u00eb pakt\u00ebn 15 vite me sigurim shoq\u00ebror. N\u00eb rastin tuaj, mund ta plot\u00ebsoni periudh\u00ebn prej t\u00eb pakt\u00ebn 15 vjet\u00ebsh, duke u siguruar vullnetarisht n\u00eb Shqip\u00ebri. Sigurimi vullnetar sipas legjislacionit shqiptar nuk ka kushte paraprake. Pagesa mujore p\u00ebr sigurimin vullnetar aktualisht \u00ebsht\u00eb 4192 lek\u00eb n\u00eb muaj. P\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb ju duhet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pension, sipas informacionit q\u00eb na jepni, \u00ebsht\u00eb e nevoj\u00ebshme t\u00eb siguroheni edhe p\u00ebr 2 vjet. Pra, p\u00ebr t\u00eb kompletuar periudh\u00ebn p\u00ebr pension t\u00eb pjessh\u00ebm pleq\u00ebrie, nevojitet gjithsej nj\u00eb pages\u00eb prej 100.608 lek\u00ebsh (24 muaj x 4192 lek\u00eb), por duhet t\u00eb keni parasysh q\u00eb kjo pages\u00eb t\u00eb b\u00ebhet para plot\u00ebsimit t\u00eb mosh\u00ebs p\u00ebr pension. Bazuar n\u00eb nenin 43 t\u00eb ligjit 104\/2014 (i cili ndryshon nenin 92 t\u00eb ligjit nr.7703 dat\u00eb 11.05.1993), do t\u00eb plot\u00ebsoni mosh\u00ebn p\u00ebr pension kur t\u00eb jeni 60 vje\u00e7 e 2 muaj, pra, m\u00eb 05.09.2015. Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr besimin!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam E. Halili, emigrante n\u00eb Firence, e dat\u00eblindjes 05.07.1950. Kam 18 vjet e 6 muaj kontribute n\u00eb Itali, kurse n\u00eb Shqip\u00ebri, 13 vjet. Me sa kam d\u00ebgjuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pension n\u00eb Itali, duhen 20 vite. A mund t\u2019i kompletoj k\u00ebto vite me sigurim vullnetar dhe sa \u00ebsht\u00eb pagesa? Po n\u00eb Shqip\u00ebri, kur e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-5877","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5877","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5877"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5877\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5877"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5877"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5877"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}