{"id":5757,"date":"2014-11-08T14:30:43","date_gmt":"2014-11-08T13:30:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5757"},"modified":"2014-11-08T12:06:34","modified_gmt":"2014-11-08T11:06:34","slug":"pilo-peristeri-enveri-do-te-vije-aty-vetem-24-ore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/pilo-peristeri-enveri-do-te-vije-aty-vetem-24-ore\/","title":{"rendered":"Pilo Peristeri: \u201cEnveri do t\u00eb vij\u00eb aty vet\u00ebm 24 or\u00eb&#8230;\u201d"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, shoku Pilo! Erdha t\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb vizit\u00eb me rastin e 73 vjetorit t\u00eb krijimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Rrofsh, bre, Kaso, se vet\u00ebm ti na kujton n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrvjetore t\u00eb lavdishme. T\u00eb tjer\u00ebt b\u00ebjn\u00eb sikur na kan\u00eb harruar dhe, ca m\u00eb keq, sikur nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb asaj partie t\u00eb lavdishme q\u00eb solli komunizmin p\u00ebr popullin ton\u00eb t\u00eb vuajtur.<br \/>\n&#8211; Si e kujtoni themelimin e PKSH-s\u00eb, shoku Pilo?<br \/>\n&#8211; Ku di un\u00eb, bre, se \u00e7\u2019krijuam e \u00e7\u2019b\u00ebm\u00eb ato dit\u00eb. Mua m\u00eb than\u00eb se do iknim nja kat\u00ebr vet\u00eb pe Kor\u00e7e dhe kat\u00ebr pe Shkodre e do t\u00eb themelonim Partin\u00eb Komuniste n\u00eb Tiran\u00eb. Ata fol\u00ebn, ata diskutuan, ne votuam. Mbledhjen e drejtonin nja dy burra t\u00eb huaj, t\u00eb cil\u00ebve Enveri nuk u ndahej asnj\u00eb \u00e7ast. Miladin dhe Dushan i quanin. Ata ia vun\u00eb syn\u00eb Enverit dhe e vun\u00eb n\u00eb krye. Edhe mua m\u00eb ngel\u00ebn syt\u00eb tek Enveri se ishte gjith\u00eb ai djal\u00eb i bukur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky Lulzimi i Partis\u00eb Demokratike. Apo nuk fliste bukur, si\u00e7 flet edhe ky Luli. Q\u00eb at\u00ebhere i vajta pas dhe nuk ia b\u00ebja fjal\u00ebn dysh. Dhe, mir\u00eb m\u00eb doli, se gjith\u00eb jet\u00ebn m\u00eb mbajti af\u00ebr. Ama edhe un\u00eb n\u00eb sy e shikoja. K\u00ebta djemt\u00eb e bukur jan\u00eb me fat bre, se t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete; iu qepen vajzat si blet\u00ebt luleve. Enverit i venin vajzat prapa si\u00e7 i ven\u00eb edhe k\u00ebtij Lulit tuaj, i rrethuar nga m\u00eb t\u00eb bukurat e partis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ju, do ta p\u00ebrkujtoni dit\u00ebn e themelimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste?<br \/>\n&#8211; Si jo, bre? U mblodh\u00ebm q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 5 t\u00eb m\u00ebngjesit dhe Ramizi mbajti nj\u00eb fjalim ku raportoi se si po ec\u00ebn vija e partis\u00eb k\u00ebta 24 vjet\u00ebt e fundit, arritjet dhe dob\u00ebsit\u00eb, q\u00ebndrimi ndaj imperialisto- revizionist\u00ebve. U diskutua gjat\u00eb edhe p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjen q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb komunist\u00ebve shqiptar\u00eb k\u00ebto dy vitet e fundit.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje flisni, shoku Pilo? Me sa dim\u00eb ne, partia e komunist\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb zhdukur fare&#8230;<br \/>\n\u2013 E keni gabim, bre Kaso! Ajo sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjall\u00eb se kurr\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tre pjes\u00eb. Saliu ka demokratiken, Edi socialisten dhe Iliri at\u00eb t\u00eb ren\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Ata dyqindmij\u00eb komunist\u00ebt e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs aty jan\u00eb, n\u00eb tri parti. T\u00eb gjith\u00eb ndjekin rrug\u00ebn q\u00eb ndoqi Enveri, por me vello tjet\u00ebr. Nusja ajo \u00ebsht\u00eb, bre, Partia Komuniste q\u00eb themeloi Enveri. Her\u00eb e merr pushtetin nj\u00ebra e her\u00eb tjetra. Ve\u00e7, shoku Enver, k\u00ebto koh\u00ebt e fundit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pak\u00ebnaqur me at\u00eb nipin e Spiro Kolek\u00ebs. Nuk i doli si\u00e7 e priste!<br \/>\n&#8211; Pse, Rama po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb shtetin ligjor si\u00e7 e kishit ju, kur ishit n\u00eb pushtet!<br \/>\n&#8211; Jo, bre, jo! Nuk jan\u00eb kurrkund me pushtetin ton\u00eb. At\u00ebher\u00eb sikur t\u00eb mbillte nj\u00eb njeri nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb me grur\u00eb jasht\u00eb tre dynym\u00ebshit, futej n\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe familja i internohej me ku\u00e7 e me ma\u00e7, e jo m\u00eb t\u00eb mbillej kanabis n\u00eb \u00e7do fshat e n\u00eb \u00e7do vazo lulesh. Pa le q\u00eb askujt nuk i shkonte nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb lidhje elektrike pa leje e jo m\u00eb t\u00eb vidhte p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra korentin e partis\u00eb. Ku kishte at\u00ebher\u00eb t\u00eb mbaheshin hapur lokale nate me drog\u00eb e femra, ku k\u00ebrcet koburja si n\u00eb karadak?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, pik\u00ebrisht disa nga komunist\u00ebt e dikursh\u00ebm jan\u00eb kundra masave ndaj kultivuesve t\u00eb drog\u00ebs dhe pro vjedh\u00ebsve t\u00eb energjis\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur shoku Enver. I vjen plasje q\u00eb nuk ngrihet dot q\u00eb k\u00ebtej e t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm 24 or\u00eb aty te ju dhe t\u2019i b\u00ebj\u00eb f\u00ebrtele t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb turp\u00ebruar teser\u00ebn e PPSH-s\u00eb, q\u00eb nga Ka\u00e7i, Gramozi apo Sk\u00ebnderi e deri te Saliu, t\u00eb cilin e vuri n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb.<br \/>\n\u2013 Berisha nuk e pranon q\u00eb PD-ja \u00ebsht\u00eb vazhdim i PPSH-s\u00eb, madje i quan socialist\u00ebt si vazhdues t\u00eb PPSH-s\u00eb.<br \/>\n\u2013 Ua do puna q\u00eb t\u00eb mos e pranojn\u00eb, bre, se ndryshe nuk do t\u2019u venin prapa gjysma e popullsis\u00eb q\u00eb Enveri i internoi e i burgosi. Ajo parti ka n\u00eb krye Sali Berish\u00ebn q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb prova se ishte besnik i vij\u00ebs s\u00eb PPSH-s\u00eb dhe i shokut Enver. Kur u lejua pluralizmi, me porosi t\u00eb shokut Enver, Saliu nuk la gur pa levizur e hile pa b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryetar. Ai vajti deri te Ramizi nat\u00ebn fshehur, q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkonte mb\u00ebshtetje.<br \/>\n&#8211; Po pse s\u2019ka nj\u00eb parti q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb komunist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb 1941-shit?<br \/>\n&#8211; Nuk ka se si t\u00eb ket\u00eb, sepse ata q\u00eb ngel\u00ebn pa poste e detyra, jasht\u00eb dy partive q\u00eb krijoi Ramizi, PD dhe PP, gjith\u00eb-gjith\u00eb nja 30 vet\u00eb, t\u00eb revoltuar u grupuan p\u00ebr t\u00eb krijuar parti komuniste si ajo e 1941-shit. Mir\u00ebpo si filluan kuvendin, t\u00eb gjith\u00eb donin t\u00eb beheshin kryetar i saj. Si nuk mund t\u00eb kishte 30 kryetar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb parti t\u00eb vetme, vendos\u00ebn q\u00eb secili t\u00eb krijonte partin\u00eb e tij dhe t\u00eb b\u00ebhej kryetar. Ndaj, sot, Shqip\u00ebria ka mbi 30 parti komuniste dhe tri parti t\u00eb pun\u00ebs. Gjynah q\u00eb nj\u00ebri nga komunist\u00ebt m\u00eb besnik\u00eb t\u00eb partis\u00eb, Bujar Nishani, nuk arriti t\u00eb krijonte nj\u00eb parti revolucionare ato dit\u00eb kur mori dyqind oficer\u00eb q\u00eb t\u00eb mbronte shtatoren e Enverit.<br \/>\n&#8211; Meq\u00eb kujtuat zotin Nishani q\u00eb e kemi president, si e vler\u00ebson partia?<br \/>\n&#8211; Oooo, sa burr\u00eb i mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb! Ka qen\u00eb oficeri yn\u00eb me m\u00eb shum\u00eb perspektiv\u00eb sepse ishte jo vet\u00ebm inteligjent, por edhe shum\u00eb i p\u00ebrgatitur ushtarakisht. Ai ka edhe nj\u00eb cil\u00ebsi tjet\u00ebr; nuk di t\u2019i kthej\u00eb fjal\u00eb asnj\u00eb eprori. Jo m\u00eb kot Berisha e caktoi p\u00ebr president t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai i ngjan si dy pika uji Haxhi Lleshit. Me mustaqe, po! I urt\u00eb, po! Zbaton ato q\u00eb i thot\u00eb Berisha, si\u00e7 zbatonte m\u00ebsimet e shokut Enver, Haxhiu q\u00eb firmoste \u00e7far\u00eb i \u00e7onin p\u00ebrpara, pa ditur as p\u00ebrmbajtjen. Kur Bujari do t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu mes nesh, do ta b\u00ebjm\u00eb menj\u00ebher\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Byros\u00eb Politike.<br \/>\n\u2013 Po p\u00ebr kryetarin e ri t\u00eb PD-s\u00eb, Lulzim Basha, \u00e7\u2019mendim keni, shoku Pilo?<br \/>\n&#8211; Ndershm\u00ebrisht po t\u00eb them se sikur t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkohej vota p\u00ebr Lulin, nga varri do ngrihesha e do t\u00eb votoja p\u00ebr t\u00eb, sepse m\u00eb nxjerr mallin e shokut Enver m\u00eb 1941-shin, kur themeluam PKSH-n\u00eb. Ka jo vet\u00ebm trupin e tij, por edhe buz\u00ebqeshjen, edhe inteligjenc\u00ebn, edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar e udh\u00ebhequr! Ai djal\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e shqiptar\u00ebve, drejt komunizmit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, shoku Pilo! Erdha t\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb vizit\u00eb me rastin e 73 vjetorit t\u00eb krijimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare&#8230; &#8211; Rrofsh, bre, Kaso, se vet\u00ebm ti na kujton n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrvjetore t\u00eb lavdishme. T\u00eb tjer\u00ebt b\u00ebjn\u00eb sikur na kan\u00eb harruar dhe, ca m\u00eb keq, sikur nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb asaj partie t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5758,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[117],"class_list":["post-5757","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5757"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5757\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}