{"id":5725,"date":"2014-11-07T20:00:21","date_gmt":"2014-11-07T19:00:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5725"},"modified":"2014-11-07T18:25:44","modified_gmt":"2014-11-07T17:25:44","slug":"amarda-arkaxhiu-ju-tregoj-jeten-time-si-nene-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/amarda-arkaxhiu-ju-tregoj-jeten-time-si-nene-ne-amerike\/","title":{"rendered":"Amarda Arkaxhiu: Ju tregoj jet\u00ebn time si n\u00ebn\u00eb, n\u00eb Amerik\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Amarda Arkaxhiu \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i talentuar q\u00eb mbush me atmosfer\u00eb g\u00ebzimet familjare, ekranet e televizioneve, por edhe festivalet popullore mbar\u00ebshqiptare. Duhet ta keni v\u00ebn\u00eb re se ajo prej disa muajsh nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur m\u00eb n\u00eb ekran e n\u00eb publik sepse mungesa e saj nuk ka se si t\u00eb mos vihet re.<br \/>\nE pra, kemi nj\u00eb t\u00eb re p\u00ebr ju: Tashm\u00eb, Amarda jeton n\u00eb Amerik\u00eb, ku jo vet\u00ebm ka krijuar nj\u00eb familje t\u00eb bukur, por edhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb e nj\u00eb bukuroshi t\u00eb vog\u00ebl me emrin Henri. Amarda tregon p\u00ebr eksperienc\u00ebn e saj si n\u00ebn\u00eb, por edhe p\u00ebr jet\u00ebn e saj n\u00eb SHBA. Ajo ka realizuar dy \u00ebndrra shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb bukura, faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb dhe q\u00eb ka prekur \u00ebndrr\u00ebn amerikane, \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb realitet nj\u00eb dit\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, lexoni rr\u00ebfimin e Amard\u00ebs, rr\u00ebfim q\u00eb nuk gjendet askund tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Intervista&#8221;\u2026<\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; Amarda, i ke munguar sken\u00ebs shqiptare, por edhe ekraneve, me z\u00ebrin t\u00ebnd dhe, kjo ka nj\u00eb arsye, apo jo?<br \/>\nAmarda Arkaxhiu: &#8211; Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jam larguar nga skenat dhe ekranet shqiptare p\u00ebr nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Kam ardhur n\u00eb SHBA, ku lindi Henri im i bukur, drita e syve t\u00eb mi.<br \/>\n&#8211; Si ndodhi q\u00eb shkove n\u00eb SHBA?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb vija shpesh n\u00eb Amerik\u00eb si e ftuar n\u00eb koncerte t\u00eb ndryshme dhe, sigurisht q\u00eb Amerika \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra e madhe e shqiptar\u00ebve&#8230; Mendova t\u00eb krijoja familjen time k\u00ebtu dhe Zoti ma b\u00ebri mbar\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Si ka qen\u00eb kjo koh\u00eb, t\u00eb themi, jasht\u00eb sken\u00ebs?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse skena \u00ebsht\u00eb jeta ime dhe, larg saj, ndihesha si e humbur. Pastaj, nuk duhet harruar edhe q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb larg familjes, larg Shqip\u00ebris\u00eb dhe gj\u00ebrat, domosdosm\u00ebrisht, jan\u00eb pak m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, flas emocionalisht&#8230;<br \/>\n&#8211; Amarda, ti tashm\u00eb je n\u00ebn\u00eb e nj\u00eb bukuroshi t\u00eb vog\u00ebl me emrin Henri. Cilat jan\u00eb p\u00ebrjetimet e k\u00ebtij statusi t\u00eb ri?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb ndjesi dhe p\u00ebrjetime t\u00eb mrekullueshme! Kur isha shtatz\u00ebn\u00eb, e ndjeja q\u00eb do t\u00eb kisha n\u00eb krah\u00eb nj\u00eb mrekulli, nj\u00eb dhurat\u00eb nga Zoti, por kurr\u00eb nuk e kisha menduar se do t\u00eb ndihesha k\u00ebshtu. Ndihem si n\u00eb qiellin e shtat\u00eb. Henri erdhi n\u00eb jet\u00ebn time n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse tani ndihem plot\u00ebsisht e bindur p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebj n\u00eb jet\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb karrier\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time personale.<br \/>\n&#8211; Si ndryshon jeta e nj\u00eb femre me karrier\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, kur b\u00ebhet n\u00ebn\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, ndryshon shum\u00eb, sepse n\u00ebse m\u00eb p\u00ebrpara ka pasur gj\u00ebra t\u00eb cilave u p\u00ebrkushtohesha, tani p\u00ebrkushtimi \u00ebsht\u00eb dyfish, madje mund t\u00eb them q\u00eb Henri \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb tani dhe gjith\u00eb v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb tek ai.<br \/>\n&#8211; Cilat ishin gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u m\u00ebsuar?<br \/>\n&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk kam hasur v\u00ebshtir\u00ebsi sepse jam njeri q\u00eb m\u00ebsoj shpejt dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur fare pak p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb kujdesem p\u00ebr Henrin.<br \/>\n&#8211; Kush ta ka dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebto koh\u00eb?<br \/>\n&#8211; Personi q\u00eb m\u00eb ka ndihmuar m\u00eb shum\u00eb ka qen\u00eb babai i Henrit, i cili n\u00eb \u00e7do moment ka qen\u00eb aty dhe nuk m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb ta ndjej shum\u00eb pesh\u00ebn e lindjes.<br \/>\n&#8211; Kush ia vuri emrin djalit?<br \/>\n&#8211; Mami dhe babi i tij. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; A \u00ebsht\u00eb f\u00ebmij\u00eb i qet\u00eb apo qaraman?<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb qaraman, madje edhe kur fillon t\u00eb qaj\u00eb, un\u00eb kam nj\u00eb metod\u00eb timen p\u00ebr ta qet\u00ebsuar; i k\u00ebndoj k\u00ebng\u00eb shqip, melodioze, n\u00eb sht\u00ebpi. I k\u00ebndoj shum\u00eb dhe ai, \u00e7udit\u00ebrisht, qet\u00ebsohet, ndoshta ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me t\u00eb k\u00ebnduarin q\u00eb n\u00eb bark dhe kam p\u00ebrshtypjen se i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb dita jote tani?<br \/>\n&#8211; E ngarkuar, por shum\u00eb m\u00eb e bukur se m\u00eb p\u00ebrpara. Henri m\u00eb mbush dit\u00ebn dhe jet\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Thon\u00eb q\u00eb, kur b\u00ebhesh n\u00ebn\u00eb, b\u00ebhesh edhe m\u00eb e ndjeshme. A ka ndodhur k\u00ebshtu me ty?<br \/>\n&#8211; Ndjeshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsi q\u00eb njeriu e ka n\u00eb karakter. Un\u00eb jam e ndjeshme, por m\u00eb duhet ta pranoj se, q\u00ebkur kam lindur Henrin, jam b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb. Paska gj\u00ebra q\u00eb u theksokan pas lindjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije.<br \/>\n&#8211; A t\u00eb l\u00eb koh\u00eb Henri t\u00eb merresh me veten?<br \/>\n&#8211; Kush do t\u00eb merret me veten, e gjen koh\u00ebn&#8230; Ndoshta nuk kam shum\u00eb koh\u00eb, ama veten pas dore nuk e l\u00eb.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb doje t\u00eb kishe m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr Henrin?<br \/>\n&#8211; Kam koh\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me t\u00eb, madje gjith\u00eb koha ime tani \u00ebsht\u00eb ai.<br \/>\n&#8211; Para disa koh\u00ebsh, n\u00eb intervist\u00ebn e fundit q\u00eb b\u00ebm\u00eb bashk\u00eb, m\u00eb the q\u00eb pengu i prind\u00ebrve t\u00eb tu \u00ebsht\u00eb q\u00eb ti ende nuk ke f\u00ebmij\u00eb dhe nj\u00eb familje t\u00ebnden. Po tani, \u00e7\u2019t\u00eb thon\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ah, tani jan\u00eb t\u00eb lumtur dhe mezi po presin q\u00eb t\u00eb vij n\u00eb Shqip\u00ebri t\u2019i takoj dhe ata t\u00eb takojn\u00eb nipin e tyre. Tani, nuk kan\u00eb m\u00eb brenga! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Na trego pak p\u00ebr fatlumin q\u00eb ke n\u00eb krah&#8230; Methju, n\u00eb mos gaboj?<br \/>\n&#8211; Po, ai quhet Methju, \u00ebsht\u00eb amerikan dhe \u00ebsht\u00eb njeri i mrekulluesh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb bashk\u00ebshort dhe baba shum\u00eb i mir\u00eb. Kaq, k\u00ebt\u00eb her\u00eb! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Sa i p\u00ebrkushtuar \u00ebsht\u00eb ai?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar. Kam patur iden\u00eb q\u00eb baballar\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas vajzave, por te Methju kam kuptuar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Ai gjen m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhje me djalin, e mban, k\u00ebnaqet, luan me t\u00eb&#8230; Shkurt dhe shqip, \u00ebsht\u00eb baba i kompletuar dhe i p\u00ebrkushtuar.<br \/>\n&#8211; Sa ka ndikuar lindja e Henrit n\u00eb marrr\u00ebdh\u00ebnien t\u00ebnde me bashk\u00ebshortin?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndikim pozitiv sepse na ka shtuar harmonin\u00eb n\u00eb familje.<br \/>\n&#8211; Kur t\u00eb rritet, ai do t\u00eb quhet Henri i Amard\u00ebs apo i Methjut?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb quhet Henri i t\u00eb dyve! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; A d\u00ebshiron q\u00eb Henri t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb profesionin t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; Kam d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb z\u00ebrin dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar, por jo domosdoshm\u00ebrisht, profesionin. Le t\u00eb b\u00ebhet \u00e7far\u00eb ndjen dhe d\u00ebshiron vet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Besoj se vazhdon t\u00eb k\u00ebndosh kur t\u00eb ftojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb klub ose g\u00ebzim familjar, sepse e di q\u00eb atje t\u00eb duan shum\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Realisht, aktiviteti muzikor ndahet n\u00eb dy drejtime; drejtimi i koncerteve live dhe ai i promovimit t\u00eb vetes p\u00ebrmes videoklipeve. K\u00ebt\u00eb t\u00eb par\u00ebn do ta vazhdoj gjithmon\u00eb, pavar\u00ebsisht videoklipeve apo k\u00ebng\u00ebve t\u00eb mia. Do jem gjithmon\u00eb pran\u00eb publikut, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; A do t\u00eb ket\u00eb pushime k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr familjen e re?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb po, gjithmon\u00eb me kismet t\u00eb Zotit.<br \/>\n&#8211; T\u00eb ka marr\u00eb malli p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ah, nuk e ke iden\u00eb sa, por shum\u00eb shpejt do jem atje, shpresoj p\u00ebr dy jav\u00eb&#8230; M\u00eb ka marr\u00eb malli p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e p\u00ebr gjith\u00e7ka!<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb n\u00ebn\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb seksi dhe t\u00ebrheq\u00ebse po aq sa edhe para se t\u00eb lindte?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb po. Shton disa kile, por jan\u00eb kile q\u00eb mund t\u00eb hiqen shum\u00eb shpejt, me pak p\u00ebrkushtim.<br \/>\n&#8211; Je n\u00ebn\u00eb strikte apo tolerante?<br \/>\n&#8211; I kam t\u00eb dyja; jam strikte aty ku duhet dhe tolerante, aty ku duhet.<br \/>\n&#8211; A \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan nj\u00eb mot\u00ebr ose nj\u00eb v\u00eblla p\u00ebr Henrin?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Do shijojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e Henrit nj\u00ebher\u00eb, pastaj shohim e b\u00ebjm\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Cili ka qen\u00eb urimi i bukur dhe dhurata m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ke marr\u00eb p\u00ebr Henrin?<br \/>\n&#8211; Kam marr\u00eb shum\u00eb urime, t\u00eb bukura t\u00eb gjitha, prandaj nuk b\u00ebj dallime se nuk dua t\u00eb m\u2019i ngel\u00eb hatri askujt. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb gjeja e par\u00eb q\u00eb i ke bler\u00eb Henrit?<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb kostum i vog\u00ebl pali\u00e7et\u00eb, q\u00eb un\u00eb e kam shum\u00eb merak dhe, pas atij, shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb bukura.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb dhoma e Henrit? Na e p\u00ebrshkruaj pak&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb e bukur, e realizuar sipas shijeve t\u00eb Methjut dhe t\u00eb mijave, me ngjyra t\u00eb bukura e plot me lodra.<br \/>\n&#8211; A e ndjen momentalisht nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb publikut me at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebsh m\u00eb mir\u00eb, duke k\u00ebnduar?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs pran\u00eb publikut me pjes\u00ebmarrjet e mia n\u00ebp\u00ebr koncerte dhe do t\u00eb vazhdoj t\u00eb jem. Shum\u00eb shpejt kam n\u00eb plan t\u00eb realizoj nj\u00eb klip t\u00eb cilin do ta lan\u00e7oj atje, n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n&#8211; Urimi q\u00eb ke&#8230;<br \/>\n&#8211; Ju uroj gjith\u00e7ka t\u00eb bukur n\u00eb jet\u00eb, qofshi t\u00eb lumtur dhe pa\u00e7i sh\u00ebndet e dashuri\u2026 Love, Amarda.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Amarda Arkaxhiu \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i talentuar q\u00eb mbush me atmosfer\u00eb g\u00ebzimet familjare, ekranet e televizioneve, por edhe festivalet popullore mbar\u00ebshqiptare. Duhet ta keni v\u00ebn\u00eb re se ajo prej disa muajsh nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur m\u00eb n\u00eb ekran e n\u00eb publik sepse mungesa e saj nuk ka se si t\u00eb mos vihet re. E pra, kemi nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5726,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[492],"class_list":["post-5725","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike","tag-amarda"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5725\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5726"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}