{"id":5649,"date":"2014-11-06T20:30:20","date_gmt":"2014-11-06T19:30:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5649"},"modified":"2014-11-06T16:53:23","modified_gmt":"2014-11-06T15:53:23","slug":"dy-aktoret-shqiptare-te-filmit-grek-greqia-racizmi-dhe-filmi-yne-ne-kane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/dy-aktoret-shqiptare-te-filmit-grek-greqia-racizmi-dhe-filmi-yne-ne-kane\/","title":{"rendered":"Dy aktor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb filmit grek: Greqia, racizmi dhe filmi yn\u00eb n\u00eb Kan\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>22 vje\u00e7ari Niko Gjelia dhe 20 vje\u00e7ari Kosta Nikuli jan\u00eb dy aktor\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb luajn\u00eb rolin e tyre t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb film grek, me regji t\u00eb regjisorit Pano Kutra. Filmi titullohet \u201cKsenia\u201d, nj\u00eb prodhim greko-francez q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar denj\u00ebsisht edhe n\u00eb Festivalin e Kan\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur nga publiku. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij, jan\u00eb dy t\u00eb rinj shqiptar\u00eb q\u00eb, p\u00ebrmes aventurave, pas vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb atin e tyre biologjik. N\u00eb intervist\u00ebn e m\u00ebposhtme ata flasin pa doreza p\u00ebr filmin, Greqin\u00eb e sotme dhe racizmin&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Si filloi bashk\u00ebpunimi juaj me regjisorin Pano Kutra?<br \/>\nK.N. &#8211; Gjith\u00e7ka filloi n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2011. Isha n\u00eb vitin e fundit t\u00eb gjimnazit dhe kisha vendosur t\u00eb p\u00ebrgatitesha p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e aktrimit.<br \/>\nN.GJ. &#8211; Un\u00eb sapo kisha mbaruar vitin e par\u00eb t\u00eb aktrimit kur mora vesh q\u00eb b\u00ebhej audicion p\u00ebr nj\u00eb film&#8230;<br \/>\n&#8211; Dometh\u00ebn\u00eb, ju nuk njiheshit para filmit?<br \/>\nK.N. &#8211; Jo dhe t\u00eb mendosh se kaluan 6 muaj mes dit\u00ebs s\u00eb audicionit t\u00eb par\u00eb dhe njohjes son\u00eb! P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u takuam n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012.<br \/>\nN.GJ. &#8211; P\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, Panoja u b\u00ebri audicione secilit ve\u00e7 e ve\u00e7. Pastaj filloi t\u00eb bashkonte \u00e7iftet q\u00eb kishte zgjedhur dhe t\u2019i provonte para kameras.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb k\u00ebrkonte ai n\u00eb audicion?<br \/>\nK.N. &#8211; N\u00eb audicionin e par\u00eb na k\u00ebrkuan shum\u00eb pak gj\u00ebra, kryesisht, t\u00eb improvizojm\u00eb. Na treguan n\u00eb vija t\u00eb trasha historin\u00eb, q\u00eb jan\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebr dhe q\u00eb nj\u00ebrit i p\u00eblqen t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb. Me sa m\u00eb kujtohet, na dhan\u00eb edhe nj\u00eb tekst t\u00eb shkurt\u00ebr. Panoja na tha t\u00eb tregonim di\u00e7ka nga jeta jon\u00eb e p\u00ebrditshme, t\u00eb zem\u00ebroheshim, t\u00eb flisnim n\u00eb telefon dhe gj\u00ebra t\u00eb tilla.<br \/>\n&#8211; Pastaj ju mori dikush n\u00eb telefon dhe ju tha se e mor\u00ebt rolin?<br \/>\nN.GJ. &#8211; Pastaj kaluam nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Na mor\u00ebn n\u00eb telefon p\u00ebr t\u00eb na ripar\u00eb dhe n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012, filluam t\u00eb punonim s\u00eb bashku n\u00eb form\u00eb prove.<br \/>\nK.N. &#8211; Nj\u00eb sken\u00eb b\u00ebm\u00eb prov\u00eb, at\u00eb t\u00eb tarrac\u00ebs. N\u00eb 28 tetor 2012 u mor vendimi p\u00ebrfundimtar&#8230; Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, Panoja na mori n\u00eb telefon dhe na tha: \u201cJu dua n\u00eb filmin tim\u201d.<br \/>\n&#8211; Skenarin, kur e lexuat?<br \/>\nN.GJ. &#8211; N\u00eb fillim ai na e tregoi me goj\u00eb historin\u00eb e \u201cKsenias\u201d dhe dit\u00ebn tjet\u00ebr e mor\u00ebm skenarin n\u00eb dor\u00eb, por na b\u00ebri p\u00ebr vete historia e th\u00ebn\u00eb me goj\u00eb. Panoja na e fitoi zemr\u00ebn me fjal\u00ebn e par\u00eb, meq\u00eb ndau n\u00eb fillim \u00ebndrr\u00ebn e tij me ne.<br \/>\n&#8211; Nuk ndjeheshit paksa t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr nj\u00eb aventur\u00eb t\u00eb till\u00eb kinematografike?<br \/>\nK.N. &#8211; Nuk ishim t\u00eb vegj\u00ebl, por pa eksperienc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e kinemas\u00eb. Na p\u00eblqente t\u00eb shihnim filma, por nuk e kishim iden\u00eb si b\u00ebhej nj\u00eb film. Panoja na kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim se k\u00ebrkonte aktor\u00eb q\u00eb t\u00eb ishin brezi i dyt\u00eb i emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb (t\u00eb lindur n\u00eb Greqi) e q\u00eb t\u00eb kishim p\u00ebrjetuar eksperienc\u00ebn e emigrimit. Nuk i interesonte n\u00ebse ishim aktor\u00eb t\u00eb mir\u00eb apo jo, sepse n\u00eb \u00e7do rast, do t\u00eb punonte shum\u00eb me ne.<br \/>\nN.GJ. &#8211; P\u00ebr gjasht\u00eb muaj, ne punuam 4-6 her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, 4 or\u00eb rresht.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ndodhi me sakt\u00ebsi n\u00eb ata gjasht\u00eb muaj?<br \/>\nN.GJ. &#8211; Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, u nd\u00ebrtua lidhja mes ne t\u00eb treve dhe ne hym\u00eb n\u00eb klim\u00ebn e \u201cKsenias\u201d. Panoja na thoshte shpesh: \u201cKjo nuk m\u00eb del si duhet, thoni edhe ju mendimin tuaj. M\u00eb jepni nj\u00eb ide\u201d. K\u00ebshtu, u nd\u00ebrtua lidhja mes nesh.<br \/>\nK.N. &#8211; Panoja e dinte se me k\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte, dometh\u00ebn\u00eb, me dy djem q\u00eb nuk kishim ide nga kinemaja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, na p\u00ebrgatiti ashtu si duhet.<br \/>\n&#8211; Pse mendoni se donte emigrant\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb dyt\u00eb? Mendoni se nj\u00eb aktor q\u00eb nuk e ka jetuar eksperienc\u00ebn e emigrimit nuk do ta luante bindsh\u00ebm nj\u00eb rol t\u00eb till\u00eb?<br \/>\nN.GJ. &#8211; Filmi flet p\u00ebr emigrimin dhe duhet t\u00eb ishte i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Mendoj se e nj\u00ebja gj\u00eb ka ndodhur edhe me \u201cStrel\u00ebn\u201d (filmi i par\u00eb i regjisorit), ku nuk luante asnj\u00eb aktore fem\u00ebr, por vet\u00ebm burra dhe transeksual\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kaq e fuqishme \u00ebsht\u00eb eksperienca e emigracionit?<br \/>\nK.N. &#8211; Secili e ka p\u00ebrjetuar me m\u00ebnyr\u00ebn e vet, megjithat\u00eb, gjithmon\u00eb e mbart me vete k\u00ebtu dhe atje, q\u00eb ke dy vende.<br \/>\nN.GJ. &#8211; E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me grek\u00ebt q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Gjermani, gjithmon\u00eb e mbajn\u00eb brenda vetes vendin m\u00ebm\u00eb, sado mir\u00eb t\u00eb flasin gjermanisht, sado t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrshtatur me kushtet atje.<br \/>\nK.N. &#8211; Gjithashtu, mendoj se m\u00ebnyra e jetes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shqiptari dhe greku nuk ndryshojn\u00eb shum\u00eb. Ngjajn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e zbavitjes dhe n\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera. Tani, t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb nuk ka jetuar si emigrant dhe t\u2019i thuash \u201cdua t\u00eb m\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb paksa e \u00e7uditshme. Nuk e di&#8230; mbase ndonj\u00ebri do t\u00eb mund ta b\u00ebnte, por mbase Panoja donte di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Gjet\u00ebt ndonj\u00eb cop\u00ebz nga jeta juaj n\u00eb historin\u00eb e filmit?<br \/>\nN.GJ. &#8211; Sken\u00ebn e rinovimit t\u00eb lejes s\u00eb q\u00ebndrimit q\u00eb do ta shihni n\u00eb film, e kalova p\u00ebrs\u00ebri para nj\u00eb jave. Q\u00ebndrova n\u00eb radh\u00eb q\u00eb prej or\u00ebs 5.30 t\u00eb m\u00ebngjesit p\u00ebr t\u00eb rinovuar kart\u00ebn jeshile. N\u00ebse nuk ke lidhje gjaku me Greqin\u00eb, nuk mund t\u00eb marr\u00ebsh n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb greke.<br \/>\nK.N. &#8211; Un\u00eb e kam marr\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are, kur iu njoh n\u00ebnshtet\u00ebsia gjyshit tim si vorioepiriot. Megjithat\u00eb, p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, shkoja edhe un\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e emigracionit p\u00ebr t\u00eb rinovuar lejen e q\u00ebndrimit. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e kemi p\u00ebrjetuar q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb.<br \/>\n&#8211; Dhe gjith\u00eb k\u00ebto ndodhin, megjith\u00ebse keni lindur n\u00eb Greqi?<br \/>\nN.Gj. &#8211; Un\u00eb nuk kam lindur k\u00ebtu, erdha kur isha 6 vje\u00e7, por kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shkoll\u00ebn k\u00ebtu.<br \/>\nK.N. &#8211; Nj\u00eb aktori grek do t\u00eb duhej t\u2019ia shpjegoje gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb. Mund ta marr\u00eb me mend, por me ne fiton koh\u00eb, sepse e kemi p\u00ebrjetuar n\u00eb kurrizin ton\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb m\u00eb flisni pak p\u00ebr udh\u00ebtimin e xhirimeve?<br \/>\nN.Gj. &#8211; Xhirimet e para u b\u00ebn\u00eb n\u00eb Athin\u00eb dhe n\u00eb vazhdim, filloi aventura e xhirimeve jasht\u00eb saj, q\u00eb zgjati nj\u00eb muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Xhiruam n\u00eb qytetet e Kozanit, Laris\u00ebs, Lamias, Platamon\u00ebs, Tempit, n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb Olimpit, Velvetos\u00eb, Selanik dhe n\u00eb disa pyje e male q\u00eb nuk e dinim me sakt\u00ebsi ku ishin.<br \/>\nK.N. &#8211; Vendi m\u00eb i bukur i xhirimit ishte n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb Olimpit, mbi Platamon\u00eb, ku xhiruam n\u00eb nj\u00eb pyll me g\u00ebshtenja. Ishte ver\u00eb dhe atje b\u00ebnte fresk, sepse gjethet e pem\u00ebve krijonin nj\u00eb tend\u00eb mbi ne.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson \u201cKsenia\u201d p\u00ebr ju?<br \/>\nK.N. &#8211; Nj\u00eb film q\u00eb tregon Greqin\u00eb e sotme.<br \/>\nN.Gj. &#8211; Nj\u00eb Greqi t\u00eb braktisur, si hoteli \u201cKsenia\u201d i Kozanit, q\u00eb shihet n\u00eb film. Nj\u00eb vend q\u00eb ka shum\u00eb energji, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb i rr\u00ebnuar, bosh dhe i prishur. Mund t\u00eb thuash se, n\u00ebse do t\u00eb kishte menaxher\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kjo nd\u00ebrtes\u00eb do t\u00eb ishte plot jet\u00eb.<br \/>\n&#8211; E p\u00ebrjetuat filmin si nj\u00eb udh\u00ebtim pjekurie, apo si nj\u00eb aventur\u00eb n\u00eb an\u00ebn e keqe t\u00eb Greqis\u00eb?<br \/>\nK.N. &#8211; Mendoj se filmi flet p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra. S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim pjekurie p\u00ebr Danin dhe Odisean. Gjat\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebtimi, ata b\u00ebhen zot t\u00eb vetvetes. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njohje me provincat greke. P\u00ebr shembull, un\u00eb nuk kisha kaluar kurr\u00eb n\u00eb at\u00eb an\u00eb t\u00eb vendit.<br \/>\nN. GJ. &#8211; P\u00ebr ne, udh\u00ebtim do t\u00eb thot\u00eb Rio-Amfilohia-Kakavij\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Kurr\u00eb nuk kishim kaluar n\u00eb at\u00eb an\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ju ka mbetur kujtim ndonj\u00eb gj\u00eb nga xhirimet?<br \/>\nN.GJ. &#8211; Ato q\u00eb t\u00eb mbesin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb jan\u00eb xhirimet e v\u00ebshtira, aty ku p\u00ebrpiqesh dhe trupi yt t\u00eb thot\u00eb \u201cnuk mundem m\u00eb\u201d. Nj\u00eb shembull: Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb xhironim, kalova nj\u00eb infeksion t\u00eb madh n\u00eb sy.<br \/>\nK.N. &#8211; Edhe un\u00eb u s\u00ebmura gjat\u00eb xhirimeve. Kishim xhirime jasht\u00eb, me shum\u00eb diell dhe vazhduam gjith\u00eb dit\u00ebn. Kur shkova n\u00eb sht\u00ebpi, isha me temperatur\u00eb 42 grad\u00eb. Dit\u00ebn tjet\u00ebr shkova n\u00eb xhirime, megjith\u00ebse isha i s\u00ebmur\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si reaguan prind\u00ebrit tuaj, q\u00eb jan\u00eb brezi i par\u00eb i emigrant\u00ebve, ndaj vendimit tuaj p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb aktor\u00eb?<br \/>\nN.Gj. &#8211; M\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn. Me gjith\u00eb dyshimet q\u00eb pat\u00ebn, mamaja m\u00eb tha: \u201cAt\u00eb q\u00eb nuk munda ta b\u00ebja un\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, do ta b\u00ebsh ti k\u00ebtu. T\u00eb mos ndodh\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb thuash \u201cdesha t\u00eb b\u00ebhesha aktor dhe nuk e b\u00ebra\u201d. Ta b\u00ebsh, sado e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb duket\u201d. Nga ana tjet\u00ebr, im at\u00eb m\u00eb thot\u00eb: \u201cB\u00ebje, por nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundosh si un\u00eb, duke punuar n\u00eb balt\u00eb\u201d. (Qesh)<br \/>\nK.N. &#8211; Prind\u00ebrit e mi nuk donin t\u2019i shihnin f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb lodheshin, ashtu si u lodh\u00ebn ata dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ushtronin presion mbi mua q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb universitet. Megjithat\u00eb, kur e kuptuan se nuk do t\u00eb jepja provimet e matur\u00ebs, e pranuan.<br \/>\n&#8211; Si ishte eksperienca n\u00eb Kan\u00eb?<br \/>\nN.GJ. &#8211; Nuk e kupton n\u00eb at\u00eb moment. Thua: \u201cOkej, do b\u00ebj nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Franc\u00eb, por eksperienca e Kan\u00ebs ishte magjike. K\u00ebtu luajti rol edhe fakti q\u00eb filmin ton\u00eb e pam\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb atje.<br \/>\nK.N. &#8211; Pam\u00eb gazetar\u00ebt e huaj t\u00eb entuziazmoheshin shum\u00eb me filmin dhe kjo na la mbresa. Pati nj\u00eb entuziaz\u00ebm shp\u00ebrthyes, duartrokit\u00ebn p\u00ebr tre minuta e gjysm\u00eb. Aty, fillon e prekesh&#8230;<br \/>\n&#8211; Me siguri, n\u00eb ndonj\u00eb moment t\u00eb jet\u00ebs suaj, keni qen\u00eb viktima t\u00eb sulmeve raciste&#8230;<br \/>\nN.Gj. &#8211; Pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb pa dyshim shkolla, sepse f\u00ebmij\u00ebt thon\u00eb at\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb, pa e \u00e7ar\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr pasojat. Ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb mburoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e njeriut t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat. Njoh shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar sulme raciste dhe secili ka reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme. Dikush ka b\u00ebr\u00eb sikur nuk ka d\u00ebgjuar, dikush ka reaguar, dikush ka qeshur. Kur erdh\u00ebm ne, n\u00eb Greqi ishin zhvilluar idet\u00eb raciste kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne rriteshim, k\u00ebto ide filluan t\u00eb zbuteshin dhe ne, t\u00eb asimiloheshim&#8230;<br \/>\nK.N. &#8211; Jo t\u00eb zbuteshin fare, thjesht pak nga pak, m\u00ebson t\u00eb jetosh me racizmin, e sheh si di\u00e7ka t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. N\u00eb fillore, gj\u00ebrat ishin m\u00eb keq. Pas n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7ares-gjimnazit krijon nj\u00eb identitet dhe v\u00eb kufijt\u00eb e tu. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb t\u00eb quajn\u00eb t\u00eb huaj, kur ke lindur k\u00ebtu. Un\u00eb kam lindur n\u00eb Athin\u00eb dhe greqishten e kam si gjuh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Shqip\u00ebrin\u00eb e kam p\u00ebrjetuar vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet pushimeve.<br \/>\nN.Gj. &#8211; Pik\u00ebrisht. Pas fillores, fillon t\u00eb reagosh kund\u00ebr atij q\u00eb t\u00eb thot\u00eb: \u201cHajde more, pis shqiptari, shko n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde\u201d.<br \/>\n&#8211; Jeni optimist\u00eb se ndonj\u00eb moment n\u00eb t\u00eb ardhmen do ta kap\u00ebrcejm\u00eb \u00e7do lloj racizmi dhe do t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ideale?<br \/>\nN.Gj. &#8211; Ashtu si jan\u00eb strukturuar sot shoq\u00ebrit\u00eb, nuk mendoj. t\u00eb gjith\u00eb fshihen pas nj\u00eb gjinie, kombi, apo feje&#8230;<br \/>\nK.N. &#8211; T\u00eb gjith\u00eb grupohen pas nj\u00eb ideje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballem me frik\u00ebn e tyre p\u00ebr gj\u00ebrat ndryshe. N\u00ebse nuk do t\u00eb kishe frik\u00eb nga asgj\u00eb, nuk do t\u00eb fshiheshe pas nj\u00eb grupi q\u00eb t\u00eb sjell fuqi dhe pushtet.<br \/>\nN.GJ. &#8211; P\u00ebr shembull, kur je bebe, nuk e ke ndjesin\u00eb e frik\u00ebs. Kur rritesh, rritet edhe frika brenda teje. Frika m\u00ebsohet, ta m\u00ebson familja, mediat, shoq\u00ebria, etj. P\u00ebr mua, e vetmja zgjidhje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb edukim-jo medeomos n\u00eb shkoll\u00eb-q\u00eb t\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetosh me njer\u00ebz ndryshe nga ti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>22 vje\u00e7ari Niko Gjelia dhe 20 vje\u00e7ari Kosta Nikuli jan\u00eb dy aktor\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb luajn\u00eb rolin e tyre t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb film grek, me regji t\u00eb regjisorit Pano Kutra. Filmi titullohet \u201cKsenia\u201d, nj\u00eb prodhim greko-francez q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar denj\u00ebsisht edhe n\u00eb Festivalin e Kan\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur nga publiku. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij, jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5650,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[465],"class_list":["post-5649","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kinema","tag-xenia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5649","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5649"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5649\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5650"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5649"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5649"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5649"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}