{"id":5579,"date":"2014-11-05T20:30:06","date_gmt":"2014-11-05T19:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5579"},"modified":"2014-11-05T13:22:44","modified_gmt":"2014-11-05T12:22:44","slug":"erion-isai-partnerja-me-ndihmon-te-flas-per-femrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/erion-isai-partnerja-me-ndihmon-te-flas-per-femrat\/","title":{"rendered":"Erion Isai: Partnerja m\u00eb ndihmon t\u00eb flas p\u00ebr femrat"},"content":{"rendered":"<p>\u201cPortokallia\u201d ka startuar tashm\u00eb. U b\u00ebn\u00eb dy t\u00eb diela q\u00eb siellet n\u00eb sken\u00eb sho\u00eb m\u00eb i ndjekur nga shqiptar\u00ebt. Sigurisht disa personazhe kan\u00eb ndryshuar, p\u00ebrpos Erion Isait q\u00eb aktron se bashku me Bes Kallakun, dyshja e famshme q\u00eb s`po di te ndahet ekranit. Shpesh krijojn\u00eb batuta rreth p\u00ebrditsh\u00ebmris\u00eb, ku nuk l\u00ebn\u00eb pa ironizuar sjellje biznesmen\u00ebsh, politikan\u00ebsh, edhe padyshim femrash. Femra n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb epiq\u00ebndra e ironizimit t\u00eb tyre, edhe Erioni shprehet se p\u00ebr aq sa femrat t\u00eb ken\u00eb sjellje t\u00eb tilla, aq edhe ato do ironizohen n\u00eb batutat e tyre. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto batuta, \u201c\u00c7a thu miiii?\u201d, ende sot p\u00ebrm\u00ebndet si m\u00eb gazmoret edhe i ka q\u00ebndruar koh\u00ebs. Erioni na tregon p\u00ebr raportin me Besin, planet n\u00eb teat\u00ebr edhe p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e \u201cPortokallis\u00eb\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ju ftoj t\u00eb lexoni rr\u00ebfimin e tij&#8230;<br \/>\nRita Rrjolli: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Erion! Si ishte nata e par\u00eb e spektaklit k\u00ebt\u00eb sezon?<br \/>\nErion Isai: &#8211; E lodhshme, dinamike, me ankth e me k\u00ebnaq\u00ebsi. Premiera e sezonit i ka gjithmon\u00eb k\u00ebto emocione, pasi gjith\u00eb trupa vjen nga nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebrgatitore dhe n\u00eb nat\u00ebn e par\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb kemi \u201cprov\u00ebn e madhe\u201d, at\u00eb t\u00eb publikut. Konfirmimi i tij p\u00ebr idet\u00eb q\u00eb ne sjellim n\u00eb sezonin e ri, i sjell edhe k\u00ebto emocione te ne, si aktor\u00eb.<br \/>\n&#8211; Emocionet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta nd\u00ebr vite?<br \/>\n&#8211; Pa dyshim q\u00eb ndryshojn\u00eb. Rritja e eksperienc\u00ebs sjell edhe ndryshimet e emocioneve, por pa dyshim q\u00eb emocioni nuk zhduket. Sa her\u00eb shkel n\u00eb sken\u00eb, ka edhe emocione.<br \/>\n&#8211; Cilat do t\u00eb jen\u00eb surprizat e k\u00ebtij edicioni?<br \/>\n&#8211; \u00c7do sezon sjell t\u00eb reja n\u00eb personazhe dhe disa personazhe t\u00eb suksessh\u00ebm, q\u00eb vendosen n\u00eb rrethana t\u00eb reja. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe q\u00eb b\u00ebhet nga Basha, aktor\u00ebt, skenarist\u00ebt Jani dhe Vangjo, kostumografia, skenografia, stafi teknik i Top Channel etj., ndryshime q\u00eb disa jan\u00eb zbuluar, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat, p\u00ebrderisa nuk jan\u00eb zbuluar k\u00ebto jav\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb edhe un\u00eb, nuk duhet t\u2019i zbuloj. (Qesh)<br \/>\n&#8211; I ke v\u00ebn\u00eb vetes objektiva p\u00ebr 2015-n? M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb t\u00eb arrish ato personale, apo profesionale?<br \/>\n&#8211; Po, pa dyshim q\u00eb kam disa objektiva. P\u00ebrve\u00e7 \u201cPortokallis\u00eb\u201d, jam duke punuar me dy projekte skenike, t\u00eb cilat gjat\u00eb vitit do vijn\u00eb n\u00eb sken\u00eb. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr projekt p\u00ebr t\u00eb cilin besoj se \u00ebsht\u00eb akoma shum\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb folur. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme? Nuk di t\u2019i ndaj, t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nuk konkurrojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn, secila b\u00ebn rrug\u00ebn e vet te njeriu, si ajo personale, ashtu edhe ajo profesionale. Mjafton t\u00eb dish t\u2019i ndash.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ty t\u00eb jesh person publik?<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebrgjigjem pa doreza p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ashtu si\u00e7 e mendoj: Thjesht, nj\u00eb person q\u00eb del n\u00eb sken\u00eb dhe televizion. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuash VIP, apo person publik n\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, ku me patjet\u00ebr njer\u00ebzit i hasin n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre artist\u00ebt, i hasin n\u00eb kafene, n\u00eb supermarket, apo ku di un\u00eb se ku. Pra, ne nuk kemi nj\u00eb ndarje jetese, po themi, Hollivud, apo lagje VIP-ash. Personat publik\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb mas\u00eb, nuk jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pasur, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb totalisht t\u00eb shk\u00ebputur nga realiteti e ku paparac\u00ebt nuk i l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb minut\u00eb pa gjurmuar. Kjo k\u00ebtu nuk ndodh e p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, nuk besoj t\u00eb ndodh\u00eb. Por, pa dyshim, t\u00eb prek\u00ebsh sken\u00ebn dhe ekranin \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Ama, vet\u00ebm kaq \u00ebsht\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Ka pasur raste kur ke shpresuar t\u00eb mos t\u00eb t\u00eb njohin?<br \/>\n&#8211; Jo, pse t\u00eb kem? Mund t\u00eb ket\u00eb pasur raste q\u00eb gjendja emocionale s`ka qen\u00eb fort me humor e s`kam dashur t\u00eb p\u00ebrkushtohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, por q\u00eb t\u00eb kem pasur \u201cbezdin\u00eb\u201d e t\u00eb njohurit, jo. Nuk e kam pasur kurr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Fansi\/ja m\u00eb i\/e \u00e7mendur pas teje?<br \/>\n&#8211; S\u2019e di. Madje, nuk e di n\u00ebse kam nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nuk u m\u00ebrzite me Besin n\u00eb bashk\u00ebpunim?<br \/>\n&#8211; Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u m\u00ebrzita, por \u00e7do plan e ide artistike, p\u00ebrs\u00ebri i mendojm\u00eb e i zhvillojm\u00eb t\u00eb dy. Jemi n\u00eb nj\u00eb standard bashk\u00ebpunimi p\u00ebr t\u2019u pasur zili, me nj\u00eb mir\u00ebkuptim absolut e kur puna ec\u00ebn vaj, e p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, t\u00eb jep edhe k\u00ebnaq\u00ebsi, pse t\u00eb m\u00ebrzitem?!<br \/>\n&#8211; Pjesa m\u00eb e bukur gjat\u00eb bashk\u00ebpunimit?<br \/>\n&#8211; Diversiteti i mendimit. Kur rrihen dhe debatohen mendimet, del m\u00eb e mira. Dhe, pa dyshim, kur ka bashk\u00ebpunim, del fruti m\u00eb i mir\u00eb i krijimtaris\u00eb nga dy persona, ku nj\u00ebri hedh e tjetri pret, ose nj\u00eb fjali e partnerit t\u00eb ngacmon dhe \u00e7on m\u00eb tej nj\u00eb material t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Besoj dhe e kam t\u00eb provuar n\u00eb pun\u00ebn time q\u00eb v\u00ebrtet del m\u00eb e mira.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse s`do t\u00eb ishte Besi, cilin aktor do t\u00eb preferoje p\u00ebr bashk\u00ebpunim?<br \/>\n&#8211; Nuk e di, nuk mund ta them, nuk e kam nj\u00eb em\u00ebr, por bashk\u00ebpunimet un\u00eb nuk i kam problem, p\u00ebrkundrazi, i parap\u00eblqej. Mund t\u00eb them, p\u00ebr shembull, q\u00eb un\u00eb kam nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Salsanon p\u00ebr disa skenare, ku puna na ec\u00ebn p\u00ebr mrekulli. Kuptohemi dhe nxjerrim nj\u00eb produkt shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Keni aq shum\u00eb aktore femra! Pse i b\u00ebni ju, t\u00eb dy rolet, edhe t\u00eb mashkullit, edhe t\u00eb femr\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Pa dyshim q\u00eb rolet e femrave n\u00eb Portokalli i luajn\u00eb femrat. N\u00eb rastin ton\u00eb, ka qen\u00eb formula e tij, ku ne \u201cveshim dhe zhveshim\u201d disa l\u00ebkura personazhesh t\u00eb vendosura n\u00eb situata dhe sigurisht q\u00eb do t\u00eb luanim edhe femra. Ne nuk kemi luajtur vet\u00ebm femra, por n\u00eb publik mbeti \u201c\u00e7a thu mi?!\u201d, ndaj \u00ebsht\u00eb krijuar kjo p\u00ebrshtypje.<br \/>\n&#8211; Po tani q\u00eb Besi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb \u201cskifter\u201d, si ia b\u00ebn me t\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kur punojm\u00eb bashk\u00eb, Besi skifterin e l\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb tjet\u00ebr. (Qesh) Aktor\u00ebt e \u201cPortokallis\u00eb\u201d jan\u00eb aq profesionist\u00eb, sa nuk e ngat\u00ebrrojn\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e personazheve t\u00eb tyre me veten e tyre. P\u00ebrsa i p\u00ebrket Besit, vazhdojm\u00eb t\u00eb biem shum\u00eb shpejt dakord mbi idet\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit. K\u00ebt\u00eb nuk e kemi dhe as nuk e kemi pasur problem kurr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mes Erionit edhe nj\u00eb skifteri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb shoq\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Nuk kam shok\u00eb skiftera t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por nuk mund ta them n\u00ebse mund t\u00eb ket\u00eb shoq\u00ebri apo jo. Shoq\u00ebria krijohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebtave q\u00eb kan\u00eb njer\u00ebzit dhe jo vet\u00ebm te profesionet.<br \/>\n&#8211; Kush nga ju jep m\u00eb shum\u00eb ide rreth personazheve?<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u201cPortokalli\u201d funksionon ndryshe. Ne kemi at\u00eb q\u00eb e quajm\u00eb \u201ctavolina e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs\u201d, ku i gjith\u00eb stafi mblidhet n\u00eb nj\u00eb mbledhje e cila shkon me or\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjata dhe diskutojm\u00eb, p\u00ebrpunojm\u00eb e hedhim ide t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Natyrisht, personat q\u00eb e luajn\u00eb numrin, hedhin idet\u00eb e tyre t\u00eb para, t\u00eb cilat zhvillohen po aty n\u00eb tavolin\u00eb, elaborohen derisa shkojn\u00eb n\u00eb produktin e tyre p\u00ebrfundimtar t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, pra, n\u00eb at\u00eb q\u00eb shohin njer\u00ebzit n\u00eb transmetim. Rrug\u00eb e gjat\u00eb, \u00eb? Prandaj edhe funksionon&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebrdit\u00eb b\u00ebni prova?<br \/>\n&#8211; Pa dyshim q\u00eb p\u00ebrdit\u00eb, deri n\u00eb nd\u00ebrtimin e skenarit, mund t\u00eb themi p\u00ebrdit\u00eb e p\u00ebrnat\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb nuk ndalon, fillon qysh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, hidhet materiali, kalon te regjisori i cili i b\u00ebn v\u00ebrejtet e tij, kthehet p\u00ebr rregullimin mbi ato v\u00ebrejtje e k\u00ebshtu, p\u00ebrpunohet. Bashk\u00eb me nd\u00ebrtimin e skenarit, ajo punohet edhe n\u00eb interpretim. Jan\u00eb t\u00eb lidhura bashk\u00eb.<br \/>\n&#8211; Batutat i merrni nga p\u00ebrditshm\u00ebria?<br \/>\n&#8211; Varet. Jan\u00eb t\u00eb krijuara, jan\u00eb t\u00eb sugjeruara, jan\u00eb nga p\u00ebrditshm\u00ebria; \u00ebsht\u00eb komplekse. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, materialet jan\u00eb krijim i mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrshtatet p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb dhe realitetit.<br \/>\n&#8211; Femrat, femrat, femrat\u2026 Sa t\u00eb leht\u00eb e ke t\u2019i v\u00ebsh n\u00eb loj\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr sa koh\u00eb femrat t\u00eb ken\u00eb at\u00eb temperament q\u00eb kan\u00eb, pa dyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u2019i v\u00ebsh n\u00eb loj\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Ky rol t\u00eb krijon konflikt interesash me partneren?<br \/>\n&#8211; Jo, fare. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb partnerja q\u00eb shpesh m\u00eb tregon \u00e7far\u00eb b\u00ebn ajo gjat\u00eb dit\u00ebs, n\u00ebse m\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mes nj\u00eb femre budalla\u00e7k\u00eb dhe nj\u00eb mashkulli t\u00eb till\u00eb, k\u00eb do zgjidhje p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim disa or\u00ebsh?<br \/>\n&#8211; N\u00eb mes t\u00eb t\u00eb dyve, kur t\u00eb m\u00ebrzitesha nga budallall\u00ebqet e nj\u00ebrit, do arg\u00ebtohesha me budallall\u00ebqet e tjetrit.<br \/>\n&#8211; Shprehjen \u201c\u00c7do fem\u00ebr \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb derisa t\u2019i thahet llaku n\u00eb thonj\u201d, si e komenton?<br \/>\n&#8211; Jooooo&#8230; Jasht\u00eb shakas\u00eb p\u00ebr femrat; realisht femrat jan\u00eb fuqi e madhe intelektuale dhe vepruese, madje edhe m\u00eb shum\u00eb se meshkujt. Femra \u00ebsht\u00eb fuqi e madhe intelektuale.<br \/>\n&#8211; M\u00eb ke th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb ishe nj\u00eb politikan i mir\u00eb, n\u00ebse s`do t\u00eb ishe aktor\u2026 Si i shikon nga pik\u00ebpamja personale veprimet e INUK-ut?<br \/>\n&#8211; Veprime shum\u00eb t\u00eb mira. Natyrisht, nuk duhet t\u00eb jen\u00eb preferenciale dhe nuk di t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tilla, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nj\u00eb gj\u00eb: Duhet t\u00eb marr\u00eb fund p\u00ebrfundimisht fakti se njer\u00ebzit nuk kan\u00eb frik\u00eb nga ligji e nga shteti. Duhet ta kuptojm\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar edhe nj\u00eb kat vil\u00ebn, nuk mundet ta vendosim n\u00eb dark\u00eb me gruan n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb fillojm\u00eb punimet.<br \/>\n&#8211; T\u00eb ishe ti kryeminist\u00ebr, \u00e7far\u00eb do b\u00ebje me patjet\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Uf, sa shum\u00eb gj\u00ebra ka p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, por me patjet\u00ebr, do b\u00ebja reform\u00eb t\u00eb sistemit arsimor dhe do ta b\u00ebja t\u00eb dhimbshme, shum\u00eb t\u00eb dhimbshme. Ama, ai q\u00eb do t\u00eb kishte diplom\u00eb, do ta kishte t\u00eb vlefshme dhe pa dyshim, ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi reformimi i sistemit 9 vje\u00e7ar dhe gjimnazeve; po dalin tufa \u201cinjorant\u00ebsh\u201d dhe ta pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Pale p\u00ebr t\u00eb folur pastaj p\u00ebr atrin dhe kultur\u00ebn q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb gjimnaze. Interesi i asaj grupmoshe \u00ebsht\u00eb zero.<br \/>\n&#8211; Ka ndonj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb n\u00eb parlament?<br \/>\n&#8211; S\u2019e di, s\u2019e b\u00ebj dot parashikimin, por sa t\u00eb jet\u00eb ligji zgjedhor q\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve e b\u00ebjn\u00eb kryetar\u00ebt e partive, do jet\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Sa e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuash nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duke qeshur?<br \/>\n&#8211; B\u00ebhet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse n\u00eb at\u00eb form\u00eb, por nj\u00ebsoj e ka pesh\u00ebn. A, \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebse p\u00ebr ata q\u00eb e thon\u00eb se pastaj, n\u00ebse marrin reagim t\u00eb keq, thon\u00eb \u201cb\u00ebra shaka\u201d.<br \/>\n&#8211; A ke dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb lajm t\u00eb pak\u00ebndsh\u00ebm, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb batute?<br \/>\n&#8211; Jo. N\u00ebse flasim p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, ngjarjet i jap ashtu si duhet t\u2019i jap. Mua nuk m\u00eb p\u00ebrndjekin personazhet e \u201cPortokallis\u00eb\u201d gjat\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb sime, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb. N\u00ebse flasim artistikisht pastaj, po, patjet\u00ebr. Nd\u00ebrtimi i humorit nga situata reale t\u00eb pak\u00ebndshme, pa dyshim q\u00eb po.<br \/>\n&#8211; D\u00ebshira m\u00eb e madhe q\u00eb ke p\u00ebr momentin&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb regjisoj \u201cFerma e kafsh\u00ebve\u201d nga Xhorxh Oruell, e cila nuk do t\u00eb mbetet d\u00ebshir\u00eb, sepse shum\u00eb pak gj\u00ebra kan\u00eb ngelur dhe do t\u00eb filloj provat. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshira ime e radh\u00ebs si regjisor p\u00ebr nj\u00eb shfaqje teatri.<br \/>\n&#8211; G\u00ebnjeshtra q\u00eb ke th\u00ebn\u00eb s\u00eb fundmi&#8230;<br \/>\n&#8211; Juve, disa gj\u00ebra tani, n\u00eb intervist\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Batuta q\u00eb e thua edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme cila \u00ebsht\u00eb?<br \/>\n&#8211; S`kam dhe s`m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb kem.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cPortokallia\u201d ka startuar tashm\u00eb. U b\u00ebn\u00eb dy t\u00eb diela q\u00eb siellet n\u00eb sken\u00eb sho\u00eb m\u00eb i ndjekur nga shqiptar\u00ebt. Sigurisht disa personazhe kan\u00eb ndryshuar, p\u00ebrpos Erion Isait q\u00eb aktron se bashku me Bes Kallakun, dyshja e famshme q\u00eb s`po di te ndahet ekranit. Shpesh krijojn\u00eb batuta rreth p\u00ebrditsh\u00ebmris\u00eb, ku nuk l\u00ebn\u00eb pa ironizuar sjellje biznesmen\u00ebsh, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5580,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[43],"tags":[483,482],"class_list":["post-5579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-humor","tag-erion-isai","tag-portokalli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5579"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5579\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5580"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}