{"id":5574,"date":"2014-11-05T18:30:58","date_gmt":"2014-11-05T17:30:58","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5574"},"modified":"2014-11-05T13:13:11","modified_gmt":"2014-11-05T12:13:11","slug":"sergio-ne-jete-me-ka-ndodhur-si-ne-klip","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/sergio-ne-jete-me-ka-ndodhur-si-ne-klip\/","title":{"rendered":"Sergio: N\u00eb jet\u00eb m\u00eb ka ndodhur si n\u00eb klip!"},"content":{"rendered":"<p>\u201cWithout you\u201d titullohet k\u00ebnga q\u00eb merr m\u00eb shum\u00eb replay p\u00ebr momentin. Muzika, teksti dhe klipi mjaft interesant e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb preferuar\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve. Ajo q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb interesante balad\u00ebn ku jan\u00eb nd\u00ebrthurur mjaft bukur gjuha angleze me at\u00eb indiane, \u00ebsht\u00eb se i gjith\u00eb skenari i klipit \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb jet\u00ebn reale. Q\u00eb t\u00eb mos i themi t\u00eb gjitha, lexoni intervist\u00ebn e Serxhos\u2026<br \/>\n&#8211; Serxho, kemi v\u00ebn\u00eb re se ti nuk nxjerr shpesh klipe, ama kur del, i vendos pikat mbi i! K\u00ebnga jote e fundit \u00ebsht\u00eb mjaft e bukur. Si mori jet\u00eb ajo?<br \/>\n&#8211; S\u00eb pari, do t\u00eb doja t\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoja p\u00ebr intervist\u00ebn dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebr vler\u00ebsimin. Midis shum\u00eb projekteve, vendosa t\u00eb lan\u00e7oja pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb. Idea ishte totalisht e imja dhe u soll n\u00eb jet\u00eb m\u00eb s\u00eb miri nga kompozitori Alfred Sula.<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga \u00ebsht\u00eb e gjitha anglisht. Me \u00e7\u2019q\u00ebllim?<br \/>\n&#8211; Nuk di t\u00eb them sakt\u00ebsisht&#8230; Ndoshta ngaq\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve kam studiuar dhe vazhdoj t\u00eb studioj n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb ku \u00e7do l\u00ebnd\u00eb zhvillohet n\u00eb gjuh\u00ebn angleze. E gjej veten m\u00eb t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb dhe m\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb jap maksimumin tim.<br \/>\n&#8211; \u2026po p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs indiane, zgjedhja e kujt ishte?<br \/>\n&#8211; E imja, sigurisht.<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb kurioze t\u00eb di \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: \u201cxhane xhane tu Raxha\u201d?<br \/>\n&#8211; (Buz\u00ebqesh) \u201cXhane xhane tu\u201d, n\u00ebnkupton &#8220;e di, e di ti&#8221;, nd\u00ebrsa Raxha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si em\u00ebr\u2026<br \/>\n&#8211; Sipas fabul\u00ebs s\u00eb k\u00ebng\u00ebs, e dashura nuk ta fal tradhtin\u00eb. Po historia jote e dashuris\u00eb, shkon ashtu si n\u00eb klip?<br \/>\n&#8211; Skenari i k\u00ebng\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkruar nga un\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb jet\u00ebn reale&#8230;<br \/>\n&#8211; E dashura jote i ngjan t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb klipit apo asaj me t\u00eb cil\u00ebn e tradhton?<br \/>\n&#8211; Asnj\u00ebr\u00ebs! Ato n\u00eb klip jan\u00eb aktore profesioniste dhe i fal\u00ebnderoj p\u00ebr realizimin perfekt.<br \/>\n&#8211; Si do t\u00eb silleshe ti n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb klipit?<br \/>\n&#8211; N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 e kam treguar edhe n\u00eb videoklip.<br \/>\n&#8211; Pse meshkujt tradhtojn\u00eb, por nuk ia falin tradhtin\u00eb partneres?<br \/>\n&#8211; Ndoshta ngaq\u00eb meshkujt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb superior\u00eb!<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendon p\u00ebr nj\u00eb mashkull q\u00eb e fal tradhtin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk kam koh\u00eb t\u00eb mendoj p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla, thjesht do t\u2019u uroja jet\u00eb t\u00eb lumtur.<br \/>\n&#8211; Makina t\u00eb shtrenjta, sht\u00ebpi luksoze, luk i kuruar\u2026 Kjo \u00ebsht\u00eb jeta q\u00eb b\u00ebn edhe n\u00eb realitet, Serxho?<br \/>\n&#8211; Ndihem shum\u00eb me fat q\u00eb jam djali i nj\u00eb familjeje e cila m\u00eb p\u00ebrkrah n\u00eb \u00e7do aspekt. Theksoj se m\u00eb p\u00eblqen thjesht\u00ebsia dhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme jam shum\u00eb i thjesht\u00eb, por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb reklamuar produktin tim, duke pasur mb\u00ebshtetjen maksimale, mundohem t\u00eb sjell m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.<br \/>\n&#8211; E ke gjithnj\u00eb dyshimin se miqt\u00eb mund t\u00eb t\u00eb afrohen edhe p\u00ebr interes apo i njeh miqt\u00eb e tu t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jam i rrethuar nga nj\u00eb mori njer\u00ebzish, kam shum\u00eb miq, shum\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, por \u00e7dokujt i jap vendin q\u00eb i takon.<br \/>\n&#8211; Sa persona t\u00eb mrekulluesh\u00ebm njeh n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; S\u2019do t\u00eb doja t\u00eb p\u00ebrdorja shifra&#8230; Personat e mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr mua jan\u00eb ata q\u00eb m\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb dhe m\u00eb p\u00ebrkrahin m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb realizimin e projekteve t\u00eb mia. God bless the good people (Zoti i bekoft\u00eb njer\u00ebzit e mir\u00eb)!<br \/>\n&#8211; Zakonisht, k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt priren t\u00eb paraqesin luks n\u00ebp\u00ebr klipe. A \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme kjo p\u00ebr realitetin ton\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj Serxhon dhe besoj se \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa e p\u00ebrshtatshme q\u00eb k\u00ebng\u00ebs \u201cVVithout you\u201d t\u2019i bashkangjitej ai videoklip.<br \/>\n&#8211; Mendon se n\u00ebse n\u00ebp\u00ebr klipe do t\u00eb paraqitej m\u00eb shum\u00eb thjesht\u00ebsi, ato nuk do t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjtin efekt te publiku?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb vet\u00eb, vler\u00ebsoj muzik\u00ebn e bukur. Realiteti v\u00ebrteton q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri muzika nuk d\u00ebgjohet, por shikohet. Besoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet q\u00eb i shtyn artist\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin sa m\u00eb shum\u00eb luks n\u00eb klipet e tyre.<br \/>\n&#8211; A e ke ti m\u00eb t\u00eb leht\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb b\u00ebsh muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb k\u00ebrkues p\u00ebr at\u00eb q\u00eb dua. Konkretisht, me k\u00ebng\u00ebn \u201cVVithout you\u201d \u00ebsht\u00eb punuar 6 muaj dhe, pasi \u00e7do gj\u00eb u arrit aty ku un\u00eb k\u00ebrkoja, iu bashkangjit\u00ebn edhe 5 dit\u00eb xhirime. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizosh nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer.<br \/>\n&#8211; T\u00eb p\u00eblqejn\u00eb sfidat? Cila ka qen\u00eb sfida jote m\u00eb e madhe?<br \/>\n&#8211; Jeta t\u00eb b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrballesh \u00e7do dit\u00eb me sfida t\u00eb ndryshme dhe, duke qen\u00eb se edhe un\u00eb jam pjes\u00eb e k\u00ebsaj jete, sfidoj e sfidohem \u00e7do dit\u00eb. Si sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe do t\u00eb ve\u00e7oja integrimin m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb tregun muzikor. Kam dh\u00ebn\u00eb maksimumin tim dhe besoj se ia kam arritur.<br \/>\n&#8211; Ka patur momente gjat\u00eb xhirimeve kur t\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur vetja si n\u00eb ndonj\u00eb film?<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen aktrimi, madje akoma m\u00eb shum\u00eb se muzika. Ndryshe nga dy klipet &#8220;Delisia&#8221; dhe &#8220;Emanuela&#8221;, n\u00eb klipin &#8220;VVithout you&#8221; \u00ebsht\u00eb ndjekur nj\u00eb tjet\u00ebr procedur\u00eb xhirimi, e ngjashme me at\u00eb t\u00eb filmave. Fal\u00ebnderoj regjisorin Aleksand\u00ebr.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse t\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb thuash nj\u00eb kuriozitet\u2026<br \/>\n&#8211; Jam binjak! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Udh\u00ebtimet e tua m\u00eb t\u00eb bukura? Viza m\u00eb interesante n\u00eb pasaport\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Jam non stop n\u00eb l\u00ebvizje dhe secili udh\u00ebtim \u00ebsht\u00eb i mbushur me surpriza pafund. Kur isha 13 vje\u00e7, shkolla ku un\u00eb studioja organizoi nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Do ta ve\u00e7oja dhe si udh\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb bukur, duke qen\u00eb se isha 13 vje\u00e7 dhe kisha marr\u00eb viz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt Anglis\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Zakonisht, realizohet ajo q\u00eb thua apo p\u00ebrkundrazi, ajo q\u00eb e mban p\u00ebr vete?<br \/>\n&#8211; N\u00eb rast se dua di\u00e7ka, i q\u00ebndroj deri n\u00eb fund.<br \/>\n&#8211; Pse njer\u00ebzit interesant\u00eb jan\u00eb kaq t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb dit\u00ebt e sotme?<br \/>\n&#8211; \u00c7dokush tenton t\u00eb duket interesant p\u00ebr x arsye, ama jo \u00e7dokush mund t\u2019ia arrij\u00eb m\u00eb s\u00eb miri.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dashurohesh me dik\u00eb?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb p\u00ebr dashuri&#8230; Synimet e mia n\u00eb lidhje me muzik\u00ebn shkojn\u00eb shum\u00eb larg. Kjo m\u00eb b\u00ebn t\u2019i p\u00ebrkushtohem totalisht realizimit t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs sime.<br \/>\n&#8211; N\u00eb cilat gj\u00ebra po fokusohesh m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb?<br \/>\n&#8211; Vazhdoj studimet n\u00eb Universitetin e Nju Jorkut n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr Shkenca Politike. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht po bashk\u00ebpunoj me studion \u201cAS Records\u201d p\u00ebr finalizimin e disa projekteve muzikore q\u00eb do t\u00eb lan\u00e7ohen shum\u00eb shpejt.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb i harron m\u00eb shpesh?<br \/>\n&#8211; Jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs sime, i l\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb m\u00eb presin, edhe pse \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk e duroj.<br \/>\n&#8211; N\u00eb nj\u00eb party surpriz\u00eb, cila do t\u00eb ishte surpriza e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb surprizat sepse ashtu si \u00e7dokujt, edhe mua m\u00eb falin nj\u00eb ndjesi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Surpriza m\u00eb e madhe do t\u00eb ishte sikur t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb at\u00eb &#8220;party surpriz\u00eb&#8221; t\u00eb ishin: Neyo, sepse ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtari im i preferuar dhe, q\u00eb surpriza t\u00eb ishte m\u00eb e k\u00ebndshme, do t\u00eb shtoja edhe Rita Or\u00ebn. (Qesh) She Shine (Ajo shk\u00eblqen)!<br \/>\n&#8211; Ke dashur ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb sepse g\u00ebnjeshtra ka qen\u00eb m\u00eb e \u00ebmb\u00ebl se e v\u00ebrteta n\u00eb ato \u00e7aste?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb po dhe m\u00eb i fundit ishte kur dy dit\u00eb pasi publikova klipin \u201cVVithout you\u201d, mora lajmin q\u00eb kanali Arkiva Shqip \u00ebsht\u00eb pezulluar. Fatmir\u00ebsisht, \u00e7do gj\u00eb u rregullua n\u00eb koh\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mendjen e kujt do t\u00eb doje t\u00eb lexoje n\u00eb k\u00ebto momente?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb doja t\u00eb lundroja qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb mendjen e Barak Obam\u00ebs. \u00cbsht\u00eb idhulli im dhe m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb jasht\u00eb mase strategjit\u00eb e tij. I vetmi njeri q\u00eb m\u00eb frym\u00ebzon dhe m\u00eb inspiron!<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb kishe nj\u00eb kopje t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb do ta \u201cshfryt\u00ebzoje\u201d?<br \/>\n&#8211; (Qesh) P\u00ebr koncerte. Do t\u00eb zhvilloja nga dy koncerte nj\u00ebkoh\u00ebsisht, por ju siguroj q\u00eb ndihem m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu.<br \/>\n&#8211; Edhe k\u00ebnga dhe klipi i radh\u00ebs, duhet t\u00eb vonojn\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb po kaq t\u00eb bukur?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr t\u00eb arritur lan\u00e7imin e nj\u00eb pune n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn perfekte, detyrimisht, nevojitet koh\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb m\u00eb sensuale nj\u00eb puthje apo nj\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelje?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelje.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb m\u00eb origjinale nj\u00eb piktur\u00eb apo nj\u00eb ndjenj\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb piktur\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb frik\u00ebson m\u00eb shum\u00eb lig\u00ebsia, tradhtia apo budallall\u00ebku?<br \/>\n&#8211; Budallall\u00ebku \u00ebsht\u00eb i friksh\u00ebm, po ta mendosh.<br \/>\n&#8211; M\u00eb mir\u00eb t\u00eb nxis\u00ebsh kuriozitetin apo oreksin?<br \/>\n&#8211; Kuriozitetin.<br \/>\n&#8211; T\u00eb marr\u00ebsh duartrokitje apo nj\u00eb premtim?<br \/>\n&#8211; Duartrokitje, sepse vler\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb jap\u00ebsh llogari apo t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb falur?<br \/>\n&#8211; Llogari.<br \/>\n&#8211; T\u00eb durosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohesh apo t\u00eb tolerosh?<br \/>\n&#8211; Varet nga situata. Konkretisht, jam i mendimit q\u00eb \u201ckush duron, fiton\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cWithout you\u201d titullohet k\u00ebnga q\u00eb merr m\u00eb shum\u00eb replay p\u00ebr momentin. Muzika, teksti dhe klipi mjaft interesant e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb preferuar\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve. Ajo q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb interesante balad\u00ebn ku jan\u00eb nd\u00ebrthurur mjaft bukur gjuha angleze me at\u00eb indiane, \u00ebsht\u00eb se i gjith\u00eb skenari i klipit \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb jet\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5575,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[481],"class_list":["post-5574","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike","tag-serxhio"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5574"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5574\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5575"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}