{"id":5525,"date":"2014-11-05T12:30:46","date_gmt":"2014-11-05T11:30:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5525"},"modified":"2014-11-05T12:15:24","modified_gmt":"2014-11-05T11:15:24","slug":"neki-emra-iu-luta-motres-se-adelina-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/neki-emra-iu-luta-motres-se-adelina-berishes\/","title":{"rendered":"Neki Emra: Iu luta motr\u00ebs s\u00eb Adelina Berish\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Sapo ka publikuar k\u00ebng\u00ebn m\u00eb t\u00eb re, me titull \u201cNj\u00eb dhimbje mbete ti\u201d dhe, si\u00e7 thot\u00eb edhe ai vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb realizuarat. Ai q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb klip \u00ebsht\u00eb afrimiteti me aktoren, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe motra e k\u00ebng\u00ebtares Adelina Berisha dhe, i pyetur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien mes tyre, Nekiu na e shuan kureshtjen n\u00eb intervist\u00ebn m\u00eb posht\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Neki, k\u00ebnga jote m\u00eb e re \u201cNj\u00eb dhimbje mbete ti\u201d p\u00ebrcjell mjaft emocione te ne. Po te ti vet\u00eb, \u00e7far\u00eb p\u00ebrcjell?<br \/>\n&#8211; Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt dhe klipet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb kam realizuar deri tani. Kam nj\u00eb emocion shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb, ndoshta edhe p\u00ebr faktin se k\u00ebng\u00ebn e kam kompozuar dhe vargjet i kam shkruar vet\u00eb. Kam shkruar vet\u00eb edhe skenarin e klipit, q\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte nga produksioni ASHA. T\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, edhe pse pata rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb klip, edhe pse skenarin e kam shkruar vet\u00eb, kur e pash\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, jam rr\u00ebnqethur&#8230;<br \/>\n&#8211; Me k\u00ebto q\u00eb sapo the, po na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb se k\u00ebnga ka nota biografike&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mendoj q\u00eb jo vet\u00ebm un\u00eb, por \u00e7do njeri do ta gjej\u00eb veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb klip. Jeta e \u00e7do njeriu ka ngritje dhe ulje, si n\u00eb pun\u00eb, ashtu edhe n\u00eb dashuri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb klip, besoj se kemi p\u00ebrshkruar nj\u00eb histori e cila n\u00eb nj\u00eb form\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, i \u00ebsht\u00eb paraqitur secilit nga ne n\u00eb jet\u00eb. \u00c7dokush e ka humbur nj\u00eb dashuri t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb, edhe pse arsyet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme. N\u00ebse dikush thot\u00eb \u201cjo\u201d, \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr.<br \/>\n&#8211; T\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb ta ket\u00eb refuzuar v\u00ebrtet unaz\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb personale dhe nuk dua t\u00eb futemi&#8230; Unaza \u00ebsht\u00eb simbolike. Unaza e v\u00ebrtet\u00eb e nj\u00eb lidhjeje \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht zemra e atij personi.<br \/>\n&#8211; E kujt ishte zgjedhja e motr\u00ebs s\u00eb Adelin\u00ebs si aktore n\u00eb klip?<br \/>\n&#8211; Dafina ishte zgjedhja ime. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktoret m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Kosov\u00eb, ka marr\u00eb shum\u00eb \u00e7mime si aktore dhe nuk kishte luajtur m\u00eb par\u00eb n\u00eb asnj\u00eb videoklip. Pasi i tregova iden\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn si doja t\u00eb punonim, iu luta dhe jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs son\u00eb.<br \/>\n&#8211; Njiheshe m\u00eb par\u00eb me t\u00eb?<br \/>\n&#8211; Dafin\u00ebn e kam njohur vet\u00ebm si aktore. Njiheshim si dy fytyra publike, por nuk na kishte r\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb rrinim m\u00eb par\u00eb bashk\u00eb. Isha i bindur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb klip, rolin e vajz\u00ebs duhet ta luante nj\u00eb aktore e madhe sepse duhet t\u00eb reflektonte emocion, gj\u00eb q\u00eb Dafina e arriti m\u00eb s\u00eb miri.<br \/>\n&#8211; Afrimiteti juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb video ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mendohet se mes jush ka di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Rolet tona ishin t\u00eb tilla dhe, t\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb paska reflektuar ashtu, sepse duhej t\u00eb dukeshin shum\u00eb reale. Ne jemi miq shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb sot, nuk ka gj\u00eb tjet\u00ebr mes nesh, por m\u00eb b\u00ebt\u00eb t\u00eb ndihem mir\u00eb me k\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb that\u00eb sepse tani e paskam b\u00ebr\u00eb efektin edhe te ju. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Gjendja jote sentimentale gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00eb aspekt pune, ndihem shum\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Po nj\u00eb fem\u00ebr n\u00eb krah, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb\u00e7ka; dashuri, but\u00ebsi, siguri, qet\u00ebsi, lumturi, por t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb edhe shum\u00eb telashe. (Qesh)<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb mashkulli dashuron vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk besoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb th\u00ebnie. Mashkulli dashuron \u00e7do her\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb dashuroj\u00eb. \u00c7do her\u00eb q\u00eb e ka dik\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ndihet mir\u00eb, ai do t\u00eb dashuroj\u00eb si t\u00eb jet\u00eb hera e par\u00eb. Nuk besoj se njeriu dashuron vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb.<br \/>\n&#8211; Thon\u00eb gjithashtu se mashkulli nuk e fal tradhtin\u00eb. B\u00ebn pjes\u00eb edhe ti n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, b\u00ebj pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori meshkujsh. Kemi temperament shqiptari dhe gjak q\u00eb na vlon, ndaj nuk mund ta durojm\u00eb. Tradhtia e nj\u00eb femre \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, sepse asnj\u00eb fem\u00ebr nuk b\u00ebn gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb pa emocione, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse m\u00eb ka tradhtuar, e di q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb me emocione t\u00eb m\u00ebdha dhe me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti, dashurin\u00eb e k\u00ebrkon apo pret t\u00eb t\u00eb vij\u00eb?<br \/>\n&#8211; Varet nga gjendja&#8230; Ndonj\u00ebher\u00eb e kam k\u00ebrkuar, ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb ka ardhur vet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kur thuhet martes\u00eb, ti thua&#8230;<br \/>\n&#8211; Gj\u00eb e bukur, kur t\u2019i vij\u00eb momenti!<br \/>\n&#8211; A mund t\u00eb kuptohet natyra e nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtari vet\u00ebm nga natyra e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tij?<br \/>\n&#8211; 30% e natyr\u00ebs s\u00eb tij, jo m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr, duhet t\u00eb q\u00ebndrosh me t\u00eb e ta kuptosh.<br \/>\n&#8211; Ti merresh me muzik\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, pasi q\u00eb 4 vje\u00e7 ke filluar t\u2019i biesh pianos. Derisa realizove klipin t\u00ebnd t\u00eb par\u00eb \u201cT\u00eb vdes apo t\u00eb pres\u201d, si ishte rrug\u00ebtimi yt?<br \/>\n&#8211; Si\u00e7 e that\u00eb, kam filluar t\u00eb luaj n\u00eb piano pa shkuar n\u00eb shkoll\u00eb. Pastaj u regjistrova n\u00eb shkoll\u00ebn e ul\u00ebt t\u00eb muzik\u00ebs dhe kam qen\u00eb p\u00ebr plot 10 vjet tastierist i grupeve t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb. Pastaj fillova t\u00eb k\u00ebndoja dhe, nj\u00eb vit e gjysm\u00eb kam k\u00ebnduar pa patur k\u00ebng\u00ebt e mia. Fillova t\u00eb kem adhurues n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn dhe e pash\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kisha di\u00e7ka timen. (Buz\u00ebqesh) Nj\u00eb dit\u00eb pata n\u00eb dor\u00eb disa vargje shum\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb kishin titullin \u201cT\u00eb vdes apo t\u00eb pres\u201d dhe krijova nj\u00eb kompozim, ku doli i t\u00ebr\u00eb emocioni q\u00eb kisha brenda n\u00ebp\u00ebrmjet notave t\u00eb asaj k\u00ebnge e cila u p\u00eblqye nga t\u00eb gjith\u00eb dhe, ja ku jemi sot. P\u00ebrgjegj\u00ebsia ime ndaj adhuruesve t\u00eb mi u rrit shum\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb krijova kat\u00ebr k\u00ebng\u00eb e kat\u00ebr klipe brenda nj\u00eb viti. Pra, nj\u00eb rrug\u00eb me shum\u00eb mund, por q\u00eb u p\u00ebrcoll me sukses dhe p\u00ebrkrahje nga t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jep maksimumin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i suksessh\u00ebm, cilat jan\u00eb pengesat q\u00eb has?<br \/>\n&#8211; Pengesa, si n\u00eb \u00e7do pun\u00eb, edhe k\u00ebtu, ka mjaft. Kur kam filluar, shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb qen\u00eb pesimist\u00eb p\u00ebr suksesin tim. Ende sot, shum\u00eb njer\u00ebz nuk e besojn\u00eb ku kam arritur e ku do t\u00eb arrij. Un\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb rrug\u00ebn time dhe i kam kuptuar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb procesit. \u00c7do v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb e kaloj, m\u00eb b\u00ebn gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Me pun\u00eb kalohet \u00e7do penges\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Jam njeri optimist dhe punoj gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. I tejkaloj si parashikimet e mia, ashtu edhe t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve dhe at\u00ebhere, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb mbeten vet\u00ebm histori.<br \/>\n&#8211; N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, llogarit n\u00ebse kan\u00eb dominuar k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb apo pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb ke p\u00ebrjetuar?<br \/>\n&#8211; Shumic\u00ebn e her\u00ebve mua m\u00eb dominojn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb. Ka edhe raste kur nuk ndihem mir\u00eb, por shumica e koh\u00ebs p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb pozitive. Un\u00eb mendoj se, n\u00ebse punon shum\u00eb, Zoti \u00ebsht\u00eb pran\u00eb nesh edhe kur s\u2019mundemi m\u00eb. Puna \u00ebsht\u00eb motorri q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb jetoj dhe t\u00eb ndihem shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti k\u00ebndon n\u00eb ambiente t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb arg\u00ebtuar t\u00eb tjer\u00ebt\u2026 Po Nekiu vet\u00eb, si arg\u00ebtohet?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb arg\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb madh e kam kur k\u00ebndoj, por n\u00ebse pyesni p\u00ebr daljet, at\u00ebhere mund t\u00eb them lirisht se, arg\u00ebtohem kur udh\u00ebtoj n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. N\u00eb vendin ton\u00eb nuk kam koh\u00eb t\u00eb dal t\u00eb arg\u00ebtohem, por her\u00eb pas here udh\u00ebtoj n\u00ebp\u00ebr vende ku s\u2019kam qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Vitin e kaluar kam vizituar vendet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Las Vegas, Dubai, Nju Jork, Uashington e shum\u00eb t\u00eb tjera. K\u00ebto jan\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb dhe arg\u00ebtimi p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb \u00e7udit n\u00eb realitetin e sot\u00ebm?<br \/>\n&#8211; M\u00eb s\u00eb shumti, \u00e7uditem nga ndryshimi q\u00eb kemi p\u00ebsuar. Dikur kishim bes\u00ebn e madhe, sot s\u2019jemi fare t\u00eb bes\u00ebs. Kjo m\u00eb habit, si ndryshuam aq shpejt&#8230; \u00c7uditem se si njer\u00ebzit, pa punuar, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb \u00e7do gj\u00eb. \u00c7uditem edhe me shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb tani p\u00ebr tani s\u2019po m\u00eb kujtohen\u2026<br \/>\n&#8211; Shpesh, heshtja fsheh shum\u00eb fjal\u00eb\u2026 Kur zgjedh t\u00eb \u201cflas\u00ebsh\u201d me heshtje?<br \/>\n&#8211; Vet\u00ebm at\u00ebhere kur jam shum\u00eb nervoz.<br \/>\n&#8211; Po projektet e radh\u00ebs, cilat do t\u00eb jen\u00eb?<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb vit planifikoj ta vazhdoj pun\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtin intensitet. Kam n\u00eb plan t\u00eb realizoj dy k\u00ebng\u00eb t\u00eb reja, t\u00eb realizoj CD-n\u00eb time t\u00eb dyt\u00eb live me k\u00ebng\u00eb t\u00eb vjetra shqipe t\u00eb rip\u00ebrpunuara n\u00eb zhanre t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj edhe albumin e par\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2014, dua t\u00eb realizoj nj\u00eb koncert madh\u00ebshtor p\u00ebr promovimin e albumit. K\u00ebto jan\u00eb planet e mia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit. Shpresoj q\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb realizohen n\u00eb koh\u00ebn e duhur. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sapo ka publikuar k\u00ebng\u00ebn m\u00eb t\u00eb re, me titull \u201cNj\u00eb dhimbje mbete ti\u201d dhe, si\u00e7 thot\u00eb edhe ai vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb realizuarat. Ai q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb klip \u00ebsht\u00eb afrimiteti me aktoren, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe motra e k\u00ebng\u00ebtares Adelina Berisha dhe, i pyetur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien mes tyre, Nekiu na [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5526,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[476],"class_list":["post-5525","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike","tag-neki-emra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5525"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5525\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5526"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}