{"id":5439,"date":"2014-11-04T13:30:21","date_gmt":"2014-11-04T12:30:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5439"},"modified":"2014-11-04T12:39:36","modified_gmt":"2014-11-04T11:39:36","slug":"ylli-limani-pse-u-kendoj-femrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/ylli-limani-pse-u-kendoj-femrave\/","title":{"rendered":"Ylli Limani: Pse u k\u00ebndoj femrave?"},"content":{"rendered":"<p>Sapo ka lan\u00e7uar k\u00ebng\u00ebn \u201cPretty VVoman\u201d, q\u00eb bie n\u00eb sy p\u00ebr ritmin dhe stilin ndryshe nga k\u00ebng\u00ebt e tjera q\u00eb jemi m\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb prej k\u00ebng\u00ebtarit simpatik nga Kosova. Kjo k\u00ebng\u00eb, q\u00eb shoq\u00ebrohet nga nj\u00eb klip po kaq i bukur dhe i ve\u00e7ant\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me Etnon dhe Dj Dagz. Yll Limani u b\u00eb i njohur n\u00eb edicionin e par\u00eb t\u00eb spektaklit t\u00eb talenteve \u201cThe Voice of Albania\u201d ku arriti deri n\u00eb gjysm\u00ebfinale. Pas k\u00ebsaj, Ylli ka realizuar edhe k\u00ebng\u00eb t\u00eb tjera, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cilat, n\u00eb bashk\u00ebpunim me k\u00ebng\u00ebtarin e mir\u00ebnjohur, Capital T, me titull \u201cUn\u00eb\u201d. K\u00ebto dhe t\u00eb tjera, do t\u2019i zbuloni n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb ne realizuam me Yllin, fama e t\u00eb cilit ka shkuar deri n\u00eb vesh\u00ebt e k\u00ebng\u00ebtarit amerikan Ron Pope&#8230;<\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; Ylli, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb na shkoj\u00eb nd\u00ebrmend kur d\u00ebgjojm\u00eb emrin t\u00ebnd?<br \/>\nYlli Limani: &#8211; Nj\u00eb djal\u00eb i buz\u00ebqeshur, plot jet\u00eb, i cili me vullnetin dhe dashurin\u00eb p\u00ebr muzik\u00ebn e gjithmon\u00eb me p\u00ebrkrahjen e njer\u00ebzve q\u00eb e rrethojn\u00eb, arriti ta b\u00ebnte \u00ebndrr\u00ebn e tij realitet.<br \/>\n&#8211; Ti ke qen\u00eb konkurrent n\u00eb \u201cThe Voice of Albania\u201d. A mendon se suksesi yt lindi aty?<br \/>\n&#8211; Absolutisht. \u201cThe Voice\u201d do t\u00eb mbetet eksperienca q\u00eb m\u00eb hapi dyert e bot\u00ebs s\u00eb muzik\u00ebs.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb kujtosh gjithmon\u00eb nga ajo eksperienc\u00eb?<br \/>\n&#8211; \u00c7do sekond\u00eb q\u00eb kalova n\u00eb t\u00eb; njer\u00ebzit, sken\u00ebn, shoq\u00ebrin\u00eb e mrekullueshme. Gjith\u00e7ka atje m\u00eb formoi si artist dhe si njeri.<br \/>\n&#8211; Pas k\u00ebtij spektakli, ke realizuar disa k\u00ebng\u00eb\u2026 Je i k\u00ebnaqur nga arritjet e tua n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Kam realizuar tri k\u00ebng\u00eb t\u00eb cilat dol\u00ebn ashtu si\u00e7 kisha menduar gjithmon\u00eb se duhet t\u00eb ishin k\u00ebng\u00ebt e mia t\u00eb para. Jam shum\u00eb i lumtur me faktin q\u00eb k\u00ebng\u00ebt dep\u00ebrtuan n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve dhe u p\u00ebrqafuan ngroht\u00ebsisht gjithandej.<br \/>\n&#8211; \u201cLart mbi yje\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga k\u00ebng\u00ebt e tua q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00eblqyer q\u00eb n\u00eb momentet q\u00eb ka dal\u00eb. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb sipas teje, lart, mbi yje?<br \/>\n&#8211; \u201cLart mbi yje\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr mua. Gjithmon\u00eb sipas meje, \u00ebsht\u00eb vendi ku \u00ebndrrat b\u00ebhen realitet, ku ka lumturi, ku premtimet mbahen dhe dashuria \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e shenjt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po \u201cPretty VVoman\u201d?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb ritmike e p\u00eblqyer q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para kur \u00ebsht\u00eb lan\u00e7uar dhe shpresoj t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu. Bashk\u00ebpunimi me Etnon ishte e sigurt\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishte sukses. Uroj q\u00eb publiku ta doj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb po aq sa e dua edhe un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebng\u00eb q\u00eb b\u00ebri boom ishte \u201cUn\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Capital T. Pse \u201cUn\u00eb\u201d?<br \/>\n&#8211; Titullin k\u00ebng\u00ebs, n\u00eb fakt, ia ka v\u00ebn\u00eb Capital T. \u201cUn\u00eb\u201d sepse ishte shkruar nga Zoti t\u00eb isha un\u00eb p\u00ebrkrah vajz\u00ebs \u201cimagjinare\u201d, s\u00eb cil\u00ebs i \u00ebsht\u00eb kushtuar k\u00ebnga.<br \/>\n&#8211; Si ndodhi q\u00eb bashk\u00ebpunuat ju t\u00eb dy?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb i kisha d\u00ebrguar cover-at e mi shum\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb shkoja n\u00eb The Voice dhe atij i kishin p\u00eblqyer. Pastaj, biseduam dhe b\u00ebm\u00eb k\u00ebng\u00ebn. M\u00eb kishte p\u00eblqyer gjithmon\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoja me t\u00eb dhe doli ashtu si\u00e7 e kisha menduar.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ke m\u00ebsuar prej tij?<br \/>\n&#8211; M\u00ebsimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb kam marr\u00eb prej tij \u00ebsht\u00eb se si ta shoh dhe vler\u00ebsoj veten.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb syri e sheh ti muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Muzik\u00ebn nuk e shoh, muzik\u00ebn e ndjej me \u00e7do shqis\u00eb, me \u00e7do qeliz\u00eb, me mish e gjak. E shoh si nj\u00eb der\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs arratisem nga kjo bot\u00eb e \u00e7uditshme dhe futem n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb timen, bot\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb ma prek\u00eb askush dhe q\u00eb m\u00eb p\u00ebrket vet\u00ebm mua.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb e shtyn nj\u00eb 19-vje\u00e7ar t\u2019i k\u00ebndoj\u00eb kaq thell\u00eb dashuris\u00eb, femr\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Ndoshta eksperiencat e mia personale, ndoshta eksperiencat e njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb rrethojn\u00eb. Nuk mendoj se do ta gjej kurr\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje. Ajo \u00e7ka di \u00ebsht\u00eb q\u00eb inspirimi p\u00ebr t\u00eb shkruar k\u00ebng\u00eb t\u00eb tilla, m\u00eb vjen vetvetiu dhe gjithmon\u00eb e hedh n\u00eb let\u00ebr e krijoj melodi.<br \/>\n&#8211; T\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebsh zgjedhje p\u00ebrjashtuese p\u00ebr muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Jo, gjithmon\u00eb kam shkuar sipas asaj q\u00eb un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; Vler\u00ebsimet p\u00ebr ty jan\u00eb pa mbarim. Si u je p\u00ebrgjigjur ti k\u00ebtyre vler\u00ebsimeve?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fillimet e mia, m\u00ebrzitesha shum\u00eb kur d\u00ebgjoja se dikush m\u00eb kishte shar\u00eb apo kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk i p\u00eblqente m\u00ebnyra se si k\u00ebndoja. Tani, kur d\u00ebgjoj komente negative, vet\u00ebm qesh. \u201cVraji me mir\u00ebsi\u201d, mendoj&#8230;<br \/>\n&#8211; Kush jan\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e tu t\u00eb preferuar?<br \/>\n&#8211; Kam shum\u00eb dhe nuk di cilin ta vendos para tjetrit.<br \/>\n&#8211; Si i ke raportet me k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb dhe si i cil\u00ebson ti ata?<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb se kam raporte shum\u00eb me k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ftoht\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre dhe ndoshta, frik\u00ebs s\u00eb konkurrenc\u00ebs, mir\u00ebpo mendoj se me kalimin e koh\u00ebs, do formohen vetvetiu.<br \/>\n&#8211; Deri tani, gjith\u00e7ka q\u00eb i ke premtuar publikut, e ke realizuar. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ti i futesh pun\u00ebs me themel, apo&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kurr\u00eb nuk flas di\u00e7ka e pastaj t\u00eb mos e b\u00ebj. Gjithmon\u00eb i p\u00ebrs\u00ebris vetes se duhet t\u00eb jem serioz dhe i vendosur n\u00eb lidhje me premtimet e mia.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi yt n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Q\u00ebllimi im ishte t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb ndryshim n\u00eb sken\u00ebn e muzik\u00ebs shqiptare dhe jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb ia arrita.<br \/>\n&#8211; A mban kontakte me miqt\u00eb e tu t\u00eb \u201cThe Voice\u201d?<br \/>\n&#8211; Patjet\u00ebr. Ata jan\u00eb familja ime!<br \/>\n&#8211; Tani q\u00eb je personazh publik, ke d\u00ebgjuar thashetheme p\u00ebr veten?<br \/>\n&#8211; Tani q\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb njohin pak a shum\u00eb, ka edhe fjal\u00eb t\u00eb ndryshme q\u00eb qarkullojn\u00eb lart e posht\u00eb, por nuk u kushtoj shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Ato vijn\u00eb si pasoj\u00eb e imagjinat\u00ebs s\u00eb shfrenuar t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb u jan\u00eb shterruar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy dhe k\u00ebsisoj, i cil\u00ebsoj t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme.<br \/>\n&#8211; K\u00ebng\u00ebtari amerikan Ron Pope, na ka befasuar t\u00eb gjith\u00ebve. Duke shfryt\u00ebzuar Tvvitterin, ai u ka b\u00ebr\u00eb thirrje rreth 30 mij\u00eb ndjek\u00ebsve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb mos shikojn\u00eb ask\u00ebnd tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebng\u00ebtarit nga Prishtina, Ylli Limani. \u00c7\u2019mund t\u00eb na thuash n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr momentet e mia m\u00eb t\u00eb lumtura! T\u00eb marr\u00ebsh vler\u00ebsim nga nj\u00eb artist si ai, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e realizuar. I jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e tij.<br \/>\n&#8211; Po ti, je adhurues i tij?<br \/>\n&#8211; Ron Pope \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e mi t\u00eb preferuar, sepse vet\u00ebm me nj\u00eb piano, ai z\u00eb arrin t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb tek un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cili do ishte bashk\u00ebpunimi q\u00eb ti ke \u00ebnd\u00ebrruar gjithmon\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk e di, ka shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj me t\u00eb cil\u00ebt do ta doja nj\u00eb bashk\u00ebpunim.<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00e7far\u00eb raporti q\u00ebndron muzika kosovare dhe ajo shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me muzik\u00ebn bot\u00ebrore, sipas teje?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb larg, por po marr nj\u00eb shembull konkret. Kur njer\u00ebzit d\u00ebgjuan k\u00ebng\u00ebn \u201cLart mbi yje\u201d para se t\u00eb publikohej, nuk \u00ebsht\u00eb se prisnin t\u00eb ishte shum\u00eb e suksesshme, duke marr\u00eb parasysh shijet absurde t\u00eb publikut shqiptar, mir\u00ebpo mendoj se deri diku, d\u00ebshmova q\u00eb muzika e mir\u00eb, muzika e shpirtit, mund t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tollovi muzikore q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar te ne.<br \/>\n&#8211; A t\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar suksesi me vajzat, pas sukseseve n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Patjet\u00ebr q\u00eb po, por nuk kam qen\u00eb keq edhe m\u00eb p\u00ebrpara. (Qesh)<br \/>\n&#8211; N\u00eb fund, na thuaj, ku mendon se do t\u00eb jet\u00eb Ylli pas shum\u00eb vitesh?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrkrah nj\u00eb gruaje t\u00eb bukur, inteligjente, me tre djem t\u00eb vegj\u00ebl dhe me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb pasur artistike, duke u q\u00ebndruar bindjeve t\u00eb mia muzikore deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sapo ka lan\u00e7uar k\u00ebng\u00ebn \u201cPretty VVoman\u201d, q\u00eb bie n\u00eb sy p\u00ebr ritmin dhe stilin ndryshe nga k\u00ebng\u00ebt e tjera q\u00eb jemi m\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb prej k\u00ebng\u00ebtarit simpatik nga Kosova. Kjo k\u00ebng\u00eb, q\u00eb shoq\u00ebrohet nga nj\u00eb klip po kaq i bukur dhe i ve\u00e7ant\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me Etnon dhe Dj Dagz. Yll Limani u b\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5440,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-5439","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5439\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5440"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}