{"id":5424,"date":"2014-11-04T13:00:13","date_gmt":"2014-11-04T12:00:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5424"},"modified":"2014-11-04T11:51:27","modified_gmt":"2014-11-04T10:51:27","slug":"jam-larguar-fshehurazi-nga-ish-burri-a-mund-ta-ndryshoj-emrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/jam-larguar-fshehurazi-nga-ish-burri-a-mund-ta-ndryshoj-emrin\/","title":{"rendered":"Jam larguar fshehurazi nga ish-burri. A mund ta ndryshoj emrin?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Kam nj\u00eb pyetje paksa delikate. Para tre vjet\u00ebsh kam patur konflikte me ish-burrin tim dhe doja t\u00eb ndahesha me t\u00eb me ligj, por ngaq\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb thell\u00eb, edhe pse b\u00ebra shum\u00eb p\u00ebrpjekje, nuk munda t\u00eb ndahesha nga ai, sepse m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte dhe shkonte gjer n\u00eb dhun\u00eb ndaj meje. M\u00eb thoshte q\u00eb \u201cnga un\u00eb s\u2019do t\u00eb ndahesh kurr\u00eb\u201d. I k\u00ebrkova ndihm\u00eb edhe familjes, por ata nuk m\u00eb ndihmuan, p\u00ebr shkak t\u00eb fanatizmit. P\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar k\u00ebsaj torture q\u00eb kisha \u00e7do nat\u00eb nga nj\u00eb burr\u00eb i dhunsh\u00ebm, fanatik dhe q\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, m\u00eb p\u00ebrdhunonte n\u00eb krevat, sepse nuk doja t\u00eb b\u00ebja dashuri me t\u00eb, vendosa t\u00eb ikja fshehurazi, sepse nuk kisha zgjidhje tjet\u00ebr. Ai, \u00e7far\u00eb s\u2019m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbajtur lidhur pas vetes, por tani kam 8 muaj q\u00eb jam arratisur nga sht\u00ebpia dhe jetoj e fshehur n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Ai ka fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, saq\u00eb kontrollon dhe emrat e pasagjer\u00ebve q\u00eb ikin jasht\u00eb me avion e po m\u00eb k\u00ebrkon nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Un\u00eb tani kam vendosur t\u00eb ndryshoj em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr. Ju lutem, m\u00eb thoni, \u00e7far\u00eb thot\u00eb ligji? \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb ndryshoj em\u00ebr e mbiem\u00ebr? A \u00ebsht\u00eb e mundur kjo gj\u00eb? A duhen dokumente? Si t\u00eb veproj q\u00eb ta ndryshoj emrin e mbiemrin dhe t\u00eb iki jasht\u00eb shtetit? Pres nj\u00eb informacion nga ju. Faleminderit.<br \/>\nAv. Drn. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: info@durajla\u00eb.com, cel. 0692737706 &#038; ++35544532512: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zonj\u00eb! M\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr historin\u00eb q\u00eb po ju ndodh. Ju keni b\u00ebr\u00eb zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr momentin q\u00eb keni shp\u00ebtuar nga izolimi, dhuna e k\u00ebrc\u00ebnimi i bashk\u00ebshortit tuaj. Legjislatori i ka kushtuar mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb institucionit t\u00eb familjes pasi ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Kodi i Familjes i ka trajtuar gjer\u00ebsisht t\u00eb drejtat dhe detyrat q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Konkretisht:<br \/>\n&#8211; Neni 1 p\u00ebrcakton se: \u201cMartesa, si nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb ligjore, mb\u00ebshtetet n\u00eb barazin\u00eb morale dhe juridike t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve, n\u00eb ndjenj\u00ebn e dashuris\u00eb, respektit dhe mir\u00ebkuptimit reciprok, si baza e unitetit n\u00eb familje. Martesa dhe familja g\u00ebzojn\u00eb mbrojtjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shtetit\u201d.<br \/>\n&#8211; Neni 61, p\u00ebrcakton se: \u201cN\u00eb qoft\u00eb se nj\u00ebri nga bashk\u00ebshort\u00ebt nuk plot\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme detyrimet e tij dhe v\u00eb n\u00eb rrezik interesat e familjes, gjykata, me k\u00ebrkes\u00ebn e bashk\u00ebshortit tjet\u00ebr, mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb t\u00eb gjitha masat urgjente q\u00eb lidhen me ta. Zgjatja e masave t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrcaktuar dhe n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb mos i kaloj\u00eb 3 vjet\u201d.<br \/>\n&#8211; Neni 62 p\u00ebrcakton se: \u201cbashk\u00ebshorti, ndaj t\u00eb cilit ushtrohet dhun\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i drejtohet gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr vendosjen si mas\u00eb urgjente largimin e bashk\u00ebshortit q\u00eb ushtron dhun\u00eb, nga banesa bashk\u00ebshortore\u201d.<br \/>\n&#8211; Pra, n\u00eb rastin tuaj, bashk\u00ebshorti juaj ka shkelur t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat tuaja dhe nuk ka b\u00ebr\u00eb detyrat e tij, t\u00eb cilat ia ngarkon Kodi i Familjes dhe morali. Me k\u00ebto veprime, ai ka konsumuar disa vepra penale, p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore.<br \/>\nP\u00ebrsa i p\u00ebrket pyetjes suaj lidhur me ndryshimin e emrit dhe mbiemrit, ligji nr. 10 129, dat\u00eb 11.5.2009 \u201cP\u00ebr Gjendjen Civile\u201d, rregullon p\u00ebrcakton n\u00eb nenin 57 t\u00eb tij procedur\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e emrit dhe mbiemrit t\u00eb personit q\u00eb interesohet, si m\u00eb posht\u00eb\u201d:<br \/>\n1. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb rastit t\u00eb korrigjimit t\u00eb emrit\/mbiemrit, \u00e7do shtetas mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndryshimin e emrit ose t\u00eb mbiemrit pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb gjendjes civile ku ka vendbanimin. K\u00ebrkesa duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb arsyen\/shkakun e ndryshimit t\u00eb emrit\/mbiemrit dhe emrin\/mbiemrin e ri q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb merret. K\u00ebrkesa paraqitet personalisht nga k\u00ebrkuesi, n\u00eb zyr\u00ebn e gjendjes civile p\u00ebrkat\u00ebse.<br \/>\n2. K\u00ebrkesa p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb vendosur nga prind\u00ebrit, mund t\u00eb b\u00ebhet nga vet\u00eb personi brenda nj\u00eb viti nga data e mbushjes s\u00eb mosh\u00ebs madhore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, k\u00ebrkesa p\u00ebrmban dat\u00ebn dhe n\u00ebnshkrimin e k\u00ebrkuesit, i cili duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb emrin e p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb.<br \/>\n&#8211; K\u00ebrkesa p\u00ebr ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr shkaqe pap\u00ebrshtatshm\u00ebrie. Kjo dispozit\u00eb nuk gjen zbatim n\u00eb rastin e aplikimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, sipas pik\u00ebs 2 t\u00eb k\u00ebtij neni.<br \/>\n&#8211; N\u00eb asnj\u00eb rast nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet marrja e mbiemrave q\u00eb u p\u00ebrkasin personave me r\u00ebnd\u00ebsi historike, apo t\u00eb till\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb lajthim, lidhur me p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e familjeve t\u00eb shquara n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare apo t\u00eb mir\u00ebnjohura n\u00eb bashkin\u00eb\/komun\u00ebn ku ka vendbanimin k\u00ebrkuesi, t\u00eb p\u00ebrcaktuara si t\u00eb tilla sipas procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb pik\u00ebn 4 t\u00eb k\u00ebtij neni.<br \/>\n&#8211; Ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjendjen civile parashikon me udh\u00ebzim rregullat lidhur me p\u00ebrcaktueshm\u00ebrin\u00eb e emrave\/mbiemrave q\u00eb konsiderohen t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, si dhe list\u00ebn me emra dhe mbiemra t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi historike, familjeve t\u00eb shquara n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare apo t\u00eb mir\u00ebnjohura n\u00eb bashkin\u00eb\/komun\u00ebn ku ka vendbanimin k\u00ebrkuesi, s\u00eb bashku me nj\u00eb list\u00eb, pasi merr paraprakisht mendimin e institucioneve t\u00eb specializuara. Ky udh\u00ebzim \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim nga zyrat e gjendjes civile, si dhe \u00e7do organ tjet\u00ebr shtet\u00ebror.<br \/>\n&#8211; Ajo \u00e7far\u00eb un\u00eb kuptoj nga letra \u00ebsht\u00eb se ju jeni frik\u00ebsuar nga bashk\u00ebshorti juaj aq shum\u00eb saq\u00eb besoni \u00e7do presion q\u00eb ai ju b\u00ebn. Ju duhet t\u00eb qet\u00ebsoheni, t\u00eb mos keni frik\u00eb nga ai, pasi nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb futet n\u00eb sistem dhe t\u00eb shikoj\u00eb hyrje-daljet e tua. K\u00ebto ai i ka mjete presioni p\u00ebr t\u2019u afruar me ju, por nuk e kupton q\u00eb k\u00ebshtu ju largon m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebshilla ime juridike \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos e ndryshoni identitetin tuaj p\u00ebr kapri\u00e7ot e nj\u00eb njeriu t\u00eb \u201cs\u00ebmur\u00eb\u201d. Ajo \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkoni n\u00eb komisariatin ku keni vendbanimin, ta kall\u00ebzoni lidhur me ato \u00e7far\u00eb ai ju b\u00ebn dhe pastaj t\u00eb kontaktoni nj\u00eb avokat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Shteti \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebsi juaj m\u00eb i mir\u00eb, nga \u00e7do padrejt\u00ebsi q\u00eb mund t\u2019ju b\u00ebhen. Jeni e mir\u00ebpritur pran\u00eb Studio Ligjore \u201cDuraj\u201d, pasi ne mund t\u2019i kryejm\u00eb t\u00eb gjitha procedurat p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs. Te zyra jon\u00eb do t\u00eb gjeni korrekt\u00ebsi dhe profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Kam nj\u00eb pyetje paksa delikate. Para tre vjet\u00ebsh kam patur konflikte me ish-burrin tim dhe doja t\u00eb ndahesha me t\u00eb me ligj, por ngaq\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb thell\u00eb, edhe pse b\u00ebra shum\u00eb p\u00ebrpjekje, nuk munda t\u00eb ndahesha nga ai, sepse m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte dhe shkonte gjer n\u00eb dhun\u00eb ndaj meje. M\u00eb thoshte q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87],"tags":[],"class_list":["post-5424","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5424"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5424\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}