{"id":5386,"date":"2014-11-03T20:30:04","date_gmt":"2014-11-03T19:30:04","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5386"},"modified":"2014-11-03T14:08:55","modified_gmt":"2014-11-03T13:08:55","slug":"vjehrra-me-futi-ne-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/vjehrra-me-futi-ne-burg\/","title":{"rendered":"Vjehrra m\u00eb futi n\u00eb burg"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj quhem A. dhe ju shkruaj nga burgu i grave k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb. E lexoj gjithmon\u00eb gazet\u00ebn tuaj dhe sot vendosa q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e historive nga jeta. Burrin tim e mora me mbles\u00ebri, u fejova n\u00eb nj\u00eb nga fshatrat e Tiran\u00ebs. Burri m\u00eb donte shum\u00eb dhe un\u00eb po ashtu, por gjith\u00eb kjo gj\u00eb po shikohej me xhelozi nga vjehrra ime. Un\u00eb kisha nj\u00eb tip q\u00eb isha shum\u00eb e qeshur dhe e dashur me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, si t\u00eb mit\u00eb, ashtu edhe t\u00eb burrit. Kush vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, i thoshte vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs: \u201cLum ju, \u00e7far\u00eb nuseje keni marr\u00eb!\u201d. Vjehrrit i b\u00ebhej shum\u00eb qejfi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb njeri i mir\u00eb dhe m\u00eb ka p\u00ebrkrahur gjithmon\u00eb, por problemi q\u00ebndronte te vjehrra. Ajo nuk e duronte dot faktin q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb l\u00ebvdonin. Miri, burri im, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb donte m\u00eb shum\u00eb sepse un\u00eb isha njeri i sinqert\u00eb q\u00eb i doja dhe i respektoja t\u00eb af\u00ebrmit e prind\u00ebrit e tij. P\u00ebr pun\u00eb sht\u00ebpie nuk kishe \u00e7\u2019t\u00eb m\u00eb thoje, se isha rritur n\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb dhe fijen e flokut nuk e linte t\u00eb binte p\u00ebrdh\u00e9. Me ardhjen time, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Mirit filloi t\u00eb ndryshonte \u00e7do gj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht; m\u00ebnyra se si mbaja sht\u00ebpin\u00eb, m\u00ebnyra si gatuaja, m\u00ebnyra si sillesha me pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes dhe jasht\u00eb saj, por t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk e kisha kuptuar asnj\u00ebher\u00eb se do t\u00eb shikoheshin me xhelozi nga vjehrra ime. Un\u00eb me Mirin kishim gati dy vjet t\u00eb martuar dhe un\u00eb nuk po ngelesha shtatz\u00ebn\u00eb. Ajo, k\u00ebt\u00eb fakt, e p\u00ebrdori p\u00ebr ta hedhur Mirin kundra meje. Ajo gjithmon\u00eb na hidhte fjal\u00eb: \u201cPo h\u00eb, moj nuse, kur do na e b\u00ebsh at\u00eb djalin ti?\u201d. K\u00ebt\u00eb shprehje kishte filluar ta p\u00ebrdorte gati \u00e7do m\u00ebngjes. Miri nuk e prishte shum\u00eb terezin\u00eb, por un\u00eb b\u00ebhesha shum\u00eb keq. N\u00eb familjen ton\u00eb nuk p\u00ebrdornim shprehje dhe fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofenduar apo p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet tjetrin. Disa her\u00eb, ajo kishte tentuar t\u00eb m\u00eb fuste n\u00eb sherr me Mirin, duke m\u00eb hedhur llafe, gjoja Miri donte nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Ajo kishte arritur deri aty sa m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se: \u201cN\u00ebse nuk mbetesh shtatz\u00ebn\u00eb brenda dy muajve, nuk do t\u00eb jesh m\u00eb nuse n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb\u201d. Fillova t\u00eb stresohesha shum\u00eb fare, fillova t\u00eb mos haja ushqim, m\u00eb kishte mb\u00ebrthyer stresi. Prind\u00ebrit e mi e kishin kuptuar gjendjen time dhe donin t\u00eb m\u00eb hiqnin nga ajo familje, por Miri m\u00eb donte dhe kurrsesi nuk do t\u00eb m\u00eb linte p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb tilla. Ai arriti deri aty, sa i tha s\u00eb \u00ebm\u00ebs: \u201cN\u00ebse do vazhdosh me t\u00eb tilla shantazhe, jam i detyruar t\u00eb ndahem prej jush dhe t\u00eb marr sht\u00ebpi tjet\u00ebr\u201d.<br \/>\nNga ky k\u00ebrc\u00ebnim i Mirit ajo sikur filloi te reflektonte dhe nuk kishte m\u00eb sherre e llafe n\u00eb familjen ton\u00eb, por gjith\u00eb kjo heshtje sikur kishte filluar t\u00eb m\u00eb trembte. K\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim ia kisha th\u00ebn\u00eb edhe bashk\u00ebshortit tim, por ai ma ktheu: \u201cTani po e tepron, keq k\u00ebshtu e keq ashtu, s\u2019di si t\u00eb sillet njeriu me ty!\u201d. Fjal\u00ebt e tij m\u00eb l\u00ebnduan shum\u00eb, por un\u00eb k\u00ebt\u00eb e vuaja n\u00eb heshtje. Mundohesha t\u00eb kuptoja \u00e7do l\u00ebvizje q\u00eb b\u00ebnte vjehrra n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse ajo t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb heshtje e kish seriozisht, apo po thurte ndonj\u00eb plan t\u00eb radh\u00ebs, si\u00e7 kish b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndar\u00eb nga burri im.<br \/>\nAi q\u00eb po m\u00eb habiste ishte vet\u00ebm fakti se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb kishte filluar t\u00eb vinte shpesh nj\u00eb dajua i Mirit, i cili ishte rreth t\u00eb 50-ave. Ai vinte her\u00eb vet\u00ebm, her\u00eb i shoq\u00ebruar nga e shoqja. Nj\u00ebher\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb muhabet n\u00eb prani t\u00eb vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs, ai m\u00eb shkeli syrin. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb moment kur ata nuk e kishin mendjen. Un\u00eb u b\u00ebra flak\u00eb e kuqe dhe kuptova se m\u00eb mbuluan djers\u00eb t\u00eb ftohta. \u201cEdhe kjo m\u00eb duhej tani!\u201d, thash\u00eb me veten time. Nuk dija si t\u00eb b\u00ebja, t\u2019ia thoja Mirit k\u00ebt\u00eb gj\u00eb apo jo?! E dija se edhe po t\u2019ia thoja, ai nuk do t\u00eb m\u00eb besonte asnj\u00ebher\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri dit\u00ebn tjet\u00ebr erdhi dajua n\u00eb sht\u00ebpi. Un\u00eb b\u00ebra kafen dhe ia \u00e7ova pa i ngritur syt\u00eb fare, por ndjeja se duart m\u00eb dridheshin nga frika se mos ai b\u00ebnte ndonj\u00eb nga ato skenat e tij prej budallai. Nuk e di pse, po prej atij njeriu kisha filluar t\u00eb kisha shum\u00eb frik\u00eb, ishte i fiksuar pas meje dhe sa her\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, m\u00eb dukej sikur vinte enkas p\u00ebr mua. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypjen time nuk kisha gabuar, pasi k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetova pik\u00ebrisht nj\u00eb dit\u00eb kur ndodhesha vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk m\u00eb ndodhte shpesh t\u00eb rrija vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, pasi n\u00ebse nuk ishte vjehrra, do t\u00eb ishte vjehrri ose Miri, por at\u00eb dit\u00eb ata dy kishin shkuar p\u00ebr nj\u00eb sebep te xhaxhai i Mirit. Vjehrra nuk e dija se ku ndodhej pasi ajo asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb tregonte se ku shkonte dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebnte. At\u00eb dit\u00eb ndjeva trokitjen e der\u00ebs dhe shkova menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ta hapur, kur \u00e7\u2019t\u00eb shikoja?! Ishte pik\u00ebrisht dajua i Mirit, q\u00eb un\u00eb nuk e kisha menduar se do t\u00eb vinte pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb ku un\u00eb nuk kisha asnj\u00eb njeri brenda. P\u00ebr momentin, shtanga dhe m\u2019u mpi trupi komplet, nuk dija si t\u00eb reagoja, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja&#8230; E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb mblodhi mendjen ishin fjal\u00ebt e tij kur m\u00eb tha:<br \/>\n\u201cNuk po m\u00eb fut brenda, moj nuse?\u201d.<br \/>\n\u201cA po, m\u00eb falni. Urdh\u00ebroni brenda!\u201d, i thash\u00eb.<br \/>\nAi hyri brenda dhe un\u00eb e lash\u00eb der\u00ebn gjysm\u00eb t\u00eb hapur. Ai u ul n\u00eb divan dhe un\u00eb fillova t\u00eb b\u00ebja kafen, por m\u00eb par\u00eb piva pak uj\u00eb sepse e ndjeja se nuk po q\u00ebndroja dot n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Ai u ngrit nga divani dhe ma kapi got\u00ebn, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cDua t\u00eb pi edhe un\u00eb pak uj\u00eb sepse jam nxehur shum\u00eb\u201d.<br \/>\nN\u00eb ato momente filloi t\u00eb m\u00eb rrihte zemra shum\u00eb fort. Nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Edhe vet\u00eb isha e hutuar. Fillova t\u00eb p\u00ebrgatisja kafen, por ai m\u00eb kapi nga krahu dhe m\u00eb tha: \u201cS\u2019\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb b\u00ebsh kafe, po eja e ulu n\u00eb divan me mua\u201d. Un\u00eb e t\u00ebrhoqa krahun, por ai ma kapi p\u00ebrs\u00ebri, m\u00eb t\u00ebrhoqi mbas vetes dhe filloi t\u00eb m\u00eb puthte nga faqja, te gusha dhe po ulej m\u00eb posht\u00eb. Fillova ta q\u00eblloja dhe po mundohesha t\u00eb lirohesha prej tij, por e kisha t\u00eb pamundur. Ai m\u00eb t\u00ebrhoqi zvarr\u00eb, m\u00eb shtriu n\u00eb divanin e sallonit dhe m\u00eb hipi sip\u00ebr. Un\u00eb mundohesha t\u00eb \u00e7lirohesha prej tij, por m\u00eb kot&#8230; N\u00eb ato momente d\u00ebgjova q\u00eb u hap dera dhe fillova t\u00eb b\u00ebrtisja edhe m\u00eb shum\u00eb, po \u00e7\u2019t\u00eb shikoja? Ishte vjehrra q\u00eb m\u00eb ruante mbi kok\u00eb dhe qeshte, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cEdhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebre moj k&#8230;?\u201d . Ai u ngrit me vrap dhe i b\u00ebrtiti s\u00eb motr\u00ebs: \u201cEdhe ti, tani e gjete t\u00eb vije?\u201d, rregulloi rrobat dhe doli menj\u00ebher\u00eb nga sht\u00ebpia.<br \/>\nAi doli, por aty filloi m\u00eb e keqja p\u00ebr mua. Ajo m\u00eb akuzonte se un\u00eb kisha joshur v\u00ebllan\u00eb e saj, se kushedi sa her\u00eb mund t\u00eb kisha shkuar me t\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb mbaja p\u00ebrgjegj\u00ebsi. T\u00eb gjith\u00eb at\u00eb sken\u00eb, ajo do t\u2019ia komentonte Mirit sipas qejfit dhe, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, do t\u2019i tregonte edhe t\u00eb tjera gj\u00ebra p\u00ebr mua. N\u00eb ato momente m\u2019u err\u00ebn syt\u00eb dhe rr\u00ebmbeva shishen e rakis\u00eb nga e cila do t\u2019i hidhja daj\u00ebs s\u00eb Mirit dhe e q\u00ebllova me sa fuqi pata. Ajo u shtri p\u00ebrdh\u00e9 dhe prej kok\u00ebs i rrodhi shum\u00eb gjak. E tmerruar nga skena k\u00ebrkova ndihm\u00eb deri n\u00eb momentin kur erdhi policia dhe ambulanca. Ajo arriti t\u2019i shp\u00ebtonte vdekjes dhe ia tregoi Mirit t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb ashtu si ajo e mendonte, nd\u00ebrsa un\u00eb u d\u00ebnova me 10 vjet burg.<br \/>\nMiri erdhi vet\u00ebm dy her\u00eb t\u00eb m\u00eb takonte n\u00eb burg dhe, edhe pse i betohesha, asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb besoi, por un\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betim vetes: Vet\u00ebm mos dalsha e gjall\u00eb q\u00eb k\u00ebtej, se po dola, vjehrra ime do shkoj\u00eb atje ku un\u00eb e nisa para tre vjet\u00ebsh, n\u00eb ferr! Jam penduar q\u00eb nuk e lash\u00eb t\u00eb vdiste at\u00eb dit\u00eb kur ajo m\u00eb akuzoi p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb paqena, nd\u00ebrsa Mirin e urrej dhe uroj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ta kuptoj\u00eb gabimin q\u00eb b\u00ebri me mua, duke dyshuar p\u00ebr ndershm\u00ebrin\u00eb time. Ndoshta nj\u00eb dit\u00eb ai do ta njoh\u00eb n\u00ebn\u00ebn e tij n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, se ajo k\u00ebshtu do sillet edhe me nusen tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb ai, por pendimi i tij at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj quhem A. dhe ju shkruaj nga burgu i grave k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb. E lexoj gjithmon\u00eb gazet\u00ebn tuaj dhe sot vendosa q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e historive nga jeta. Burrin tim e mora me mbles\u00ebri, u fejova n\u00eb nj\u00eb nga fshatrat e Tiran\u00ebs. Burri m\u00eb donte shum\u00eb dhe un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5387,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-5386","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5386"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5386\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}