{"id":5297,"date":"2014-11-02T21:00:46","date_gmt":"2014-11-02T20:00:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5297"},"modified":"2014-11-02T12:00:04","modified_gmt":"2014-11-02T11:00:04","slug":"mashtroja-per-para-dhe-seks","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/mashtroja-per-para-dhe-seks\/","title":{"rendered":"Mashtroja p\u00ebr para dhe seks&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Un\u00eb quhem Adela dhe jam nj\u00ebzet e nj\u00eb vje\u00e7e. Po ju shkruaj p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer historin\u00eb time, sepse kam d\u00ebgjuar shum\u00eb vet\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr mua. Por, ata nuk e din\u00eb si q\u00ebndron e v\u00ebrteta dhe as se si un\u00eb, ka me qindra vajza t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam lindur dhe jetoj n\u00eb Durr\u00ebs. E keqja e k\u00ebtij qyteti \u00ebsht\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb ver\u00eb ka paksa l\u00ebvizje. N\u00eb ver\u00eb, edhe prind\u00ebrit na lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb rrim\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb xhiro apo n\u00ebp\u00ebr lokale. Un\u00eb kisha shoq\u00ebrin\u00eb time t\u00eb gjimnazit. Ata ishin djem dhe vajza t\u00eb mira, megjith\u00ebse ishin paksa humbameno dhe nuk merrnin vesh fare nga jeta.<br \/>\nKur shihja vajzat nga Tirana q\u00eb b\u00ebnin sh\u00ebtitje n\u00ebp\u00ebr Durr\u00ebs, m\u00eb hipte zilia. Ato ishin gjithnj\u00eb t\u00eb bukura, t\u00eb mira, t\u00eb veshura me shije. Kur shihja veten n\u00eb pasqyr\u00eb, e ndieja se isha shum\u00eb larg tyre. Doja edhe un\u00eb q\u00eb t\u00eb kisha rrobat e tyre, makinat e tyre, bizhuterit\u00eb e tyre t\u00eb shtrenjta, por me pag\u00ebn q\u00eb merrnin prind\u00ebrit e mi as b\u00ebhej fjal\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoja gj\u00ebra t\u00eb tilla. E dija se, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, zgjidhjen do t\u00eb m\u00eb duhej ta gjeja vet\u00eb sepse nuk mund t\u00eb mbetesha prapa. Isha shum\u00eb e re p\u00ebr t\u00eb ndjenjur n\u00eb vend num\u00ebro.<br \/>\nK\u00ebshtu, q\u00eb n\u00eb fillim nisa t\u2019u afrohesha vajzave nga Tirana dhe t\u00eb d\u00ebgjoja gjith\u00e7ka q\u00eb ato thoshin. Q\u00ebndroja af\u00ebr tyre n\u00ebp\u00ebr \u00e7adra, xhiro dhe lokale. N\u00eb nj\u00ebrin nga k\u00ebto \u201cp\u00ebrgjimet\u201d e mia d\u00ebgjova dy femra q\u00eb flisnin mes tyre se si t\u2019i kapnin djemt\u00eb dhe tjetra po i shpjegonte mekanizmin, sipas saj. Ajo po i thoshte se t\u00eb gjitha makinat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ngjitur n\u00eb xhama tabel\u00ebn \u201cshitet\u201d nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb shitje. Sipas saj, ajo ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shesh numrin e telefonit e p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb sa m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr femrat.<br \/>\nAsnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kishte shkuar mendja deri aty. Vajzat e Tiran\u00ebs ishin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb finoke, por mund edhe t\u00eb mos thoshin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ndaj provova t\u2019i testoja. Gjeta nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb shkruante se shitej. Ishte me targa TR, pasi mendoja se n\u00eb Durr\u00ebs ishte paksa e rrezikshme t\u00eb ngat\u00ebrroheshe me dik\u00eb, sepse mund ta njihte familja apo shoq\u00ebria. K\u00ebshtu, e mora n\u00eb telefon djalin q\u00eb duhet t\u00eb ishte nga Tirana. E pyeta n\u00ebse makina ishte n\u00eb shitje, pasi nuk e dija \u00e7far\u00eb t\u2019i thoja, por kur ai po belb\u00ebzonte, un\u00eb e pyeta n\u00ebse kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb pinte nj\u00eb kafe me mua. I tregova nga e kisha marr\u00eb numrin dhe ai nuk shfaqi habin\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. E lam\u00eb t\u00eb takoheshim p\u00ebr n\u00eb dark\u00eb. As q\u00eb m\u00eb besohej se sa e leht\u00eb kishe qen\u00eb.<br \/>\nN\u00eb dark\u00eb, ai po m\u00eb priste me makin\u00eb p\u00ebrball\u00eb lokalit ku e kishim l\u00ebn\u00eb. Q\u00eb prej andej, shkuam n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit. Pasi biseduam p\u00ebr disa or\u00eb, m\u00eb tha se d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb sh\u00ebtitje buz\u00eb detit. Un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb nuk mundesha dot, pasi miqt\u00eb e mi mund t\u00eb ishin andej dhe t\u00eb m\u00eb shihnin, por i thash\u00eb q\u00eb mund t\u00eb merrnim nj\u00eb dhom\u00eb, meq\u00ebn\u00ebse restoranti yn\u00eb kishte hotel sip\u00ebr. Atij i ndri\u00e7uan syt\u00eb si t\u00eb ma\u00e7okut dhe pranoi. M\u00eb pas, u ngrit\u00ebm dhe m\u00eb shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebrpara se t\u00eb dilja nga makina, m\u00eb zgjati disa dhjet\u00eb mij\u00eb lek\u00ebsha, t\u00eb lidhura me llastik. M\u00eb tha se ishte k\u00ebnaqur shum\u00eb dhe se shpresonte t\u00eb m\u00eb takonte s\u00ebrish. Kur vajta n\u00eb sht\u00ebpi, i num\u00ebrova. Mendoja se ishin pak, por n\u00eb fakt, ishin nj\u00ebqind mij\u00eb lek\u00eb. Desh vdiqa nga g\u00ebzimi. T\u00eb nes\u00ebrmen, kam b\u00ebr\u00eb pazar si e \u00e7mendur. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, bleva ato q\u00eb doja.<br \/>\nNuk ndihesha n\u00eb faj. E p\u00ebrse? Nuk isha prostitut\u00eb. Un\u00eb as q\u00eb i thsh\u00eb p\u00ebr para, ai vet\u00eb m\u2019i zgjati dhe un\u00eb nuk ia refuzova. Nd\u00ebrsa blija veshje dhe sende tualeti, mendoja se sa mir\u00eb do t\u00eb ishte sikur ai t\u00eb kthehej s\u00ebrish dhe t\u00eb shkonim bashk\u00eb. Donte t\u00eb thoshte edhe nj\u00eb nj\u00ebqind mij\u00eb lek\u00ebshe tjet\u00ebr, por papritmas, u kujtova q\u00eb ai nuk ishte i vetmi njeri n\u00eb Durr\u00ebs. Nisa t\u00eb dilja n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb \u201cmakinave\u201d t\u00eb mia t\u00eb shitura. Sa gjeja tabela, merrja numrin dhe u telefonoja. Kishte nga ata q\u00eb ma mbyllnin, por kryesisht, t\u00eb gjith\u00eb dilnin p\u00ebr kafe. Dikush edhe nuk m\u00eb la para, por tashm\u00eb kisha nisur t\u2019i k\u00ebrkoja q\u00eb n\u00eb fillim.<br \/>\nZbulova se ata njihnin edhe vajza t\u00eb tjera si un\u00eb. Pra, ishte nj\u00eb rrjet i t\u00ebr\u00eb, nj\u00eb turm\u00eb e t\u00ebr\u00eb vajzash dhe meshkujsh q\u00eb i shfryt\u00ebzonin k\u00ebto gj\u00ebra, si tabela n\u00eb makin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie apo para, ndaj dhe nuk u ndjeva fajtore. Nuk kisha p\u00ebrse! Pothuajse \u00e7do nat\u00eb dilja me nj\u00eb njeri t\u00eb ndrysh\u00ebm. Kishte edhe nga ata q\u00eb m\u00eb merrnin n\u00eb telefon shpesh, sepse u p\u00eblqente q\u00eb t\u00eb rrinin me mua.<br \/>\nQ\u00eb nga ajo koh\u00eb u ndava nga shoq\u00ebria e vjet\u00ebr. Nuk kisha shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar me ta, ndaj dhe nis\u00ebn t\u00eb flisnin kundra meje. Ndoshta kishin zili q\u00eb kisha filluar t\u00eb vishesha shum\u00eb mir\u00eb dhe me rroba t\u00eb shtrenjta, ose ndoshta v\u00ebrtet ashtu mendonin, por p\u00ebr mua nuk kishte pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie. M\u00eb n\u00eb fund, kisha veshur ato q\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja. M\u00eb n\u00eb fund, isha si ato vajzat q\u00eb shihja kur dilja n\u00ebp\u00ebr sh\u00ebtitje. Tani edhe djemt\u00eb m\u00eb afrohen m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb ngacmojn\u00eb. Kurr\u00eb nuk e kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ndoshta lexuesit edhe do t\u00eb m\u00eb gjykojn\u00eb. E di, si un\u00eb ka edhe shum\u00eb vajza t\u00eb tjera. Nuk po them se kjo q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb, por as e keqe nuk \u00ebsht\u00eb. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, nga nj\u00ebra an\u00eb ne nuk i b\u00ebjm\u00eb keq askujt dhe nga ana tjet\u00ebr fitojm\u00eb at\u00eb q\u00eb duam, respektin nga djemt\u00eb dhe parat\u00eb. N\u00eb kaq pak muaj, kam fituar m\u00eb shum\u00eb se mamaja dhe babai im b\u00ebjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb muaj. Ja p\u00ebrse nuk m\u00eb vjen r\u00ebnd\u00eb dhe them se kjo gj\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb derisa un\u00eb t\u00eb kuptoj se i ka ardhur fundi. Dua t\u00eb mbledh lek\u00eb dhe t\u00eb vij n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhem blerin\u00eb. E di q\u00eb do t\u00eb m\u00eb realizohet d\u00ebshira, pasi un\u00eb asgj\u00eb nuk ia l\u00eb rast\u00ebsis\u00eb, por e llogaris deri n\u00eb detaj. Ashtu si\u00e7 u b\u00ebra me para, ashtu do t\u00eb b\u00ebhem edhe balerin\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Un\u00eb quhem Adela dhe jam nj\u00ebzet e nj\u00eb vje\u00e7e. Po ju shkruaj p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer historin\u00eb time, sepse kam d\u00ebgjuar shum\u00eb vet\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr mua. Por, ata nuk e din\u00eb si q\u00ebndron e v\u00ebrteta dhe as se si un\u00eb, ka me qindra vajza t\u00eb tjera. Un\u00eb kam lindur dhe jetoj n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5298,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-5297","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5297\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}