{"id":5235,"date":"2014-11-01T18:30:35","date_gmt":"2014-11-01T17:30:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5235"},"modified":"2014-11-01T11:25:26","modified_gmt":"2014-11-01T10:25:26","slug":"kengetarja-bullgare-alisia-une-dhe-djemte-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/kengetarja-bullgare-alisia-une-dhe-djemte-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"K\u00ebng\u00ebtarja bullgare, Alisia Un\u00eb dhe djemt\u00eb nga Shqip\u00ebria\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Alisia \u00ebsht\u00eb nga Bullgaria, por fama e saj nuk ka ngelur n\u00eb kufijt\u00eb e saj gjeografik\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e njohur n\u00eb Europ\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb e tashm\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Alisia tregon p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me djemt\u00eb vlonjat\u00eb t\u00eb grupit Revoltklan, p\u00ebr fillimet e saj, p\u00ebr djalin, si edhe p\u00ebr p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtareje si ajo\u2026<\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: -\u001f Alisia, \u00e7far\u00eb mund t\u2019i thuash p\u00ebr veten publikut shqiptar q\u00eb po t\u00eb njeh n\u00eb saje t\u00eb k\u00ebng\u00ebs \u201cLover number one\u201d?<br \/>\nAlisia: &#8211; Si fillim, dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr intervist\u00ebn dhe v\u00ebmendjen q\u00eb u jepni artist\u00ebve, edhe pse nuk jan\u00eb t\u00eb vendit tuaj, por q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb shum\u00eb me ta. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder p\u00ebr mua. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb them p\u00ebr veten?! Preferoj q\u00eb k\u00ebng\u00ebt e mia t\u00eb flasin p\u00ebr mua. Un\u00eb jam nj\u00eb njeri normal, me \u00ebndrra dhe d\u00ebshira. Djali im, Valeri, z\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Ai m\u00eb jep forc\u00eb dhe energji p\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb muzik\u00eb dhe n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\n&#8211; A kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira fillimet e tua n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb n\u00eb fillim, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn punon. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb jesh konstant, por edhe ambicioz, t\u00eb besosh tek e ardhmja jote dhe te suksesi. \u00cbsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara.<br \/>\n&#8211; Si u gjet\u00ebt ti dhe Revoltklan?<br \/>\n&#8211; Ah, me djemt\u00eb jemi njohur para disa vitesh. Ata m\u00eb kishin par\u00eb n\u00eb Balkanika Music Television dhe pas k\u00ebsaj, producenti im nga Ara Music, i kontaktoi ata. Q\u00eb at\u00ebhere, bashk\u00ebpunimi me djemt\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i suksessh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; E njeh Shqip\u00ebrin\u00eb? Ke qen\u00eb k\u00ebtu her\u00eb t\u00eb tjera?<br \/>\n&#8211; Kam qen\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb disa her\u00eb, por gjithmon\u00eb p\u00ebr pun\u00eb. Nuk kam pasur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebtis dhe ta njoh m\u00eb shum\u00eb. Shpresoj q\u00eb shum\u00eb shpejt ta realizoj edhe nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Tiran\u00eb, jo p\u00ebr pun\u00eb. Gjithsesi, un\u00eb kam kujtime t\u00eb ngrohta nga kontakti q\u00eb kam pasur atje me njer\u00ebzit. Me aq sa i kam njohur, shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ngroht\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mendon se \u201cLover number one\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e suksesshme?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb besoj gjithmon\u00eb te suksesi i k\u00ebng\u00ebve t\u00eb mia, p\u00ebrndryshe nuk do t\u2019i publikoja fare. (Buz\u00ebqesh) P\u00ebr mua, muzika dhe teksti mes meje dhe djemve Revoltklan jan\u00eb nj\u00eb kombinim perfekt q\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb p\u00eblqyer p\u00ebr publikun. Shpresoj, n\u00eb Shqip\u00ebri, po aq sa edhe n\u00eb Bullgari.<br \/>\n&#8211; Si u realizua kjo k\u00ebng\u00eb?<br \/>\n&#8211; Faktikisht, kjo k\u00ebng\u00eb ka nj\u00eb vit q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati, por p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb padukshme p\u00ebr publikun jasht\u00eb, u ngadal\u00ebsuan dhe u lan\u00e7ua vet\u00ebm tani. Ndoshta, k\u00ebshtu ka qen\u00eb e shkruar, q\u00eb t\u00eb promovohet tani. M\u00eb vjen keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por ja q\u00eb u promovua tani dhe doli q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sukses.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb emocionesh ka nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e re?<br \/>\n&#8211; Gjithnj\u00eb pozitive. E shikon se si publiku e pranon dhe e p\u00eblqen e ti je e g\u00ebzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e bukur.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb forc\u00eb e madhe drejtuese.<br \/>\n&#8211; A ka nj\u00eb dashuri n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr jet\u00ebn time personale, mediat bullgare shkruajn\u00eb shum\u00eb, edhe pse ndonj\u00ebher\u00eb as un\u00eb vet\u00eb nuk i di ato gj\u00ebra. (Buz\u00ebqesh) Nuk ka nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb nuk shkruhet p\u00ebr mua n\u00eb gazeta apo edhe n\u00eb sajte. Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb jet\u00ebn time ka nj\u00eb mashkull t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb quhet Valeri, \u00ebsht\u00eb 7 vje\u00e7 dhe \u00ebsht\u00eb djali im i mrekulluesh\u00ebm, t\u00eb cilin un\u00eb e dua m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb t\u00eb kam ndjekur dhe kam par\u00eb q\u00eb ti i p\u00ebrzgjedh materialet me kujdes. N\u00eb fakt, a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb krijosh nj\u00eb stil t\u00ebndin t\u00eb t\u00eb k\u00ebnduari n\u00eb k\u00ebt\u00eb kaos muzikor?<br \/>\n&#8211; Stili im \u00ebsht\u00eb etno-pop dhe \u00ebsht\u00eb ky stil nga i cili publiku m\u00eb njeh dhe m\u00eb do. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb krijosh nj\u00eb stil t\u00ebndin, n\u00ebse e di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht dhe si ta prezantosh at\u00eb. Un\u00eb shoh t\u00eb gjitha detajet dhe nuk b\u00ebj kompromise as me muzik\u00ebn, as me tekstin, as me videot, as me ngjyrat apo imazhet.<br \/>\n&#8211; Sa koh\u00eb t\u00eb duhet p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb re? Cila \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Varet, mund t\u00eb doj\u00eb disa dit\u00eb, por mund t\u00eb doj\u00eb edhe disa muaj. N\u00eb nj\u00eb proces artistik, ti nuk mund t\u00eb \u201cv\u00ebsh korniza\u201d, si\u00e7 i themi ne n\u00eb Bullgari.<br \/>\n&#8211; A t\u00eb ka ndryshuar si njeri, kalimi i viteve?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb po, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb njeri m\u00eb konfidencial dhe i shoh prioritetet e mia m\u00eb qart\u00eb. I vler\u00ebsoj situatat m\u00eb me pjekuri dhe i p\u00ebrjashtoj njer\u00ebzit e gabuar nga jeta ime.<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00ebve na kap nostalgjia e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Ty, t\u00eb ndodh shpesh?<br \/>\n&#8211; Fal\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi, un\u00eb e dy v\u00ebllez\u00ebrit e mi binjak\u00eb kemi patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb lumtur dhe nga kjo kemi kujtime shum\u00eb t\u00eb bukura. \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb k\u00ebto vite t\u2019i kujtoj me nostalgji.<br \/>\n&#8211; A kishe idhuj n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Idhuj jo, por kisha krijuar nj\u00eb ide nga skenat dhe k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt bot\u00ebror\u00eb q\u00eb performonin kur un\u00eb isha f\u00ebmij\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb muzike t\u00eb p\u00eblqente kur ishe adoleshente?<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjitha llojet e muzik\u00ebs m\u00eb p\u00eblqenin at\u00ebhere dhe tani. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb profesionist n\u00eb muzik\u00eb, t\u00eb duhet t\u00eb jesh koherent me tendencat e reja n\u00eb t\u00eb gjitha zhanret, jo vet\u00ebm tek ai q\u00eb performon vet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e jotja e zakonshme?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb koncert apo e ftuar n\u00eb ndonj\u00eb klub, at\u00ebher\u00eb zgjohem nga mbr\u00ebmja q\u00eb vjen. Pastaj, nj\u00eb dit\u00eb kur zgjohem n\u00eb m\u00ebngjes, b\u00ebj gjith\u00e7ka q\u00eb do b\u00ebja zakonisht, gj\u00ebrat personale, por edhe ato profesionale. Sado q\u00eb t\u00eb kem pun\u00eb, nuk mund t\u00eb mos kaloj pak koh\u00eb me djalin tim, Valerin. Ne shkojm\u00eb bashk\u00eb n\u00eb kinema, n\u00eb st\u00ebrvitjet e tij t\u00eb futbollit, udh\u00ebtojm\u00eb bashk\u00eb, dalim sh\u00ebtitje, ose thjesht jemi bashk\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, duke lexuar ndonj\u00eb lib\u00ebr apo duke luajtur ndonj\u00eb loj\u00eb elektronike.<br \/>\n&#8211; Kur Alisia \u00ebsht\u00eb e acaruar, kush duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Pyetje interesante, nuk ma kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb! (Buz\u00ebqesh) E dini, kur je e acaruar, t\u00eb vetmit t\u00eb cil\u00ebve ia nxjerr inatin jan\u00eb ata q\u00eb t\u00eb rrethojn\u00eb, edhe pse mund t\u00eb mos jen\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb shkaktuar. Kur je e acaruar, nuk je n\u00eb gjendje t\u00eb marr\u00ebsh vendime dhe as t\u00eb b\u00ebsh veprimet e duhura. K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebto situata, mundohem t\u00eb minimalizoj kontaktin me njer\u00ebzit, derisa t\u00eb qet\u00ebsohem pak. Jam nj\u00eb njeri emotiv, por emotiviteti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejtues i mir\u00eb n\u00eb disa situata.<br \/>\n&#8211; A qan shpesh? \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb qash?<br \/>\n&#8211; Oh, t\u00eb gjith\u00eb qajn\u00eb, apo jo?! Un\u00eb nuk b\u00ebj p\u00ebrjashtim&#8230;<br \/>\n&#8211; Si i ke marr\u00ebdh\u00ebniet me kuzhin\u00ebn? T\u00eb p\u00eblqen t\u00eb gatuash?<br \/>\n&#8211; Po, m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb, edhe pse nuk kam shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gatuar. P\u00ebr Krishtlindje, p\u00ebr shembull, un\u00eb e gatuaj buk\u00ebn q\u00eb ka monedh\u00ebn brenda, apo ushqimin tradicional p\u00ebr fest\u00ebn e Sh\u00ebn Nikolasit, festa q\u00eb kan\u00eb ushqime tradicionale dhe q\u00eb gatuhen posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto festa dhe un\u00eb i ndjek&#8230;<br \/>\n&#8211; Je m\u00eb shum\u00eb klasike apo sportive?<br \/>\n&#8211; Jam edhe klasike, edhe sportive, m\u00eb gjeni n\u00eb t\u00eb dyja format, varet nga vendi dhe situata se si mund t\u00eb jem veshur.<br \/>\n&#8211; Je person realist apo \u00ebnd\u00ebrrimtar?<br \/>\n&#8211; Jam njeri me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, njeri realist. \u00cbndrrat? Jan\u00eb t\u00eb domosdoshme. Pa \u00ebndrra, nuk ka frym\u00ebzime, njer\u00ebzit nuk do t\u00eb jetonin, zor se do t\u00eb ekzistonin.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr, ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi familja apo karriera?<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb kombinohen k\u00ebto t\u00eb dyja. Un\u00eb jam shembulli konkret.<br \/>\n&#8211; Je tradicionale apo mendjehapur?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb artist nuk mund t\u00eb jet\u00eb asnj\u00ebher\u00eb tradicional.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb mesazh p\u00ebr publikun dhe lexuesit tan\u00eb?<br \/>\n&#8211; Duajeni jet\u00ebn dhe zgjohuni n\u00eb m\u00ebngjes me optimiz\u00ebm. Thuajini vetes q\u00eb kjo do jet\u00eb dit\u00eb e suksesshme dhe e lumtur p\u00ebr ju. Me dashuri, Alisia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Alisia \u00ebsht\u00eb nga Bullgaria, por fama e saj nuk ka ngelur n\u00eb kufijt\u00eb e saj gjeografik\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e njohur n\u00eb Europ\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb e tashm\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Alisia tregon p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me djemt\u00eb vlonjat\u00eb t\u00eb grupit Revoltklan, p\u00ebr fillimet e saj, p\u00ebr djalin, si edhe p\u00ebr p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5236,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-5235","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5235"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5235\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}