{"id":5228,"date":"2014-11-01T17:30:16","date_gmt":"2014-11-01T16:30:16","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5228"},"modified":"2014-11-01T11:00:13","modified_gmt":"2014-11-01T10:00:13","slug":"lulzim-basha-pa-monitorim-nuk-futemi-ne-parlament","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/lulzim-basha-pa-monitorim-nuk-futemi-ne-parlament\/","title":{"rendered":"Lulzim Basha: Pa monitorim, nuk futemi n\u00eb Parlament!"},"content":{"rendered":"<p>Zotin Lulzim Basha e takuam n\u00eb zyr\u00ebn e tij duke dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzimet e fundit p\u00ebr ngritjen e komisioneve t\u00eb strukturave t\u00eb partis\u00eb&#8230;<br \/>\nKaso Kosa: &#8211; Zoti Basha, po ju shohim shum\u00eb t\u00eb preokupuar n\u00eb ngritjen e strukturave t\u00eb partis\u00eb&#8230;<br \/>\nLulzim Basha: &#8211; Jam v\u00ebrtet i preokupuar Kaso, sepse nga k\u00ebto struktura varet fati i partis\u00eb p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb forc\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn populli yn\u00eb ka mbi nj\u00eb vit e gjys\u00ebm q\u00eb vuan dhe po humbet besimin tek e ardhmja e tij evropiane. E gjith\u00eb pesha e k\u00ebsaj pune kolosale q\u00eb po ngre, bie mbi shpatullat e mia, ndaj po st\u00ebrmundohem t\u00eb arrij m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn duke zgjedhur n\u00eb k\u00ebto komisione njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm e m\u00eb besnik\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<br \/>\n\u2013 Besoj se n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion t\u00eb madh, ju keni edhe ndihm\u00ebn e Doktorit, q\u00eb ka shum\u00eb eksperienc\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ta themi k\u00ebtu midis nesh, Berisha, menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit t\u00eb Fullanit, rreth nj\u00eb muaj e ca m\u00eb par\u00eb, sikur nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, sikur ka lajthitur pak. Nuk p\u00ebrqendrohet dot, ka halucinacione, ngrihet nat\u00ebn nga gjumi dhe bredh n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi si somnambul. Edhe n\u00eb zyr\u00eb rri i mbyllur dhe komunikon me t\u00eb gjith\u00eb ne vet\u00ebm p\u00ebrmes internetit q\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e fundit e ka m\u00ebsuar mir\u00eb. Duket ka frik\u00eb se mundet q\u00eb ai frikacaku, Fullani, t\u00eb tregoj\u00eb ndonj\u00eb shkelje t\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb Doktorit. Ka frik\u00eb se mos rihapet dosja e G\u00ebrdecit dhe mund t\u00eb arrestojn\u00eb Zenin. Edhe ato p\u00ebrgjimet e b\u00ebra nga Visho, me urdh\u00ebrin e tij, ia kan\u00eb futur frik\u00ebn se mund t\u00eb nd\u00ebshkohet bashk\u00eb me Vishon. Llalla, gjithashtu, po i del nga fjala q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb se po t\u00eb ikte Doktori nga pushteti, do ta mbronte me kok\u00eb. Si\u00e7 duket, sh\u00ebndeti i tij po merr posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb dhe un\u00eb mund t\u00eb ngelem i vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj pozite agresive.<br \/>\n\u2013 Pozita deklaroi se i pranon kushtet tuaja p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb Parlament, mir\u00ebpo ju as k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nuk mor\u00ebt pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb. Pse?<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb futemi ne n\u00eb at\u00eb parlament kur nuk kemi asnj\u00eb garanci se do t\u00eb trajtohemi ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb trajtohet opozita, me respekt e me dinjitet? Ju e kujtoni fare mir\u00eb se si e kemi trajtuar ne opozit\u00ebn kur ishim n\u00eb pushtet, gjith\u00eb respekt. N\u00eb ndonj\u00eb rast, me fjal\u00eb i kemi quajtur legena, vagabond\u00eb e rruga\u00e7\u00eb, apo kemi th\u00ebn\u00eb: \u201ckapini p\u00ebr zhelesh\u201d, ama me dor\u00eb nuk i kemi prekur kurr\u00eb. Nuk u besojm\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tyre sepse ata mund t\u00eb organizojn\u00eb prap\u00eb rrahjen e deputet\u00ebve tan\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur q\u00ebkur vodh\u00ebn pushtetin, vitin e kaluar. Deputet\u00ebve u ka hyri frika n\u00eb palc\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, nuk i kam akoma t\u00eb konsoliduar strukturat, dhe deputet\u00ebt q\u00eb nuk m\u00eb duan, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur kalojn\u00eb me pozit\u00ebn, si\u00e7 ndodhi me disa demokrat\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur n\u00eb Berat, q\u00eb iu bashkuan LSI-s\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta e meskine personale. Mos harroni, zoti Kaso, q\u00eb un\u00eb nuk jam brenda sall\u00ebs q\u00eb me nj\u00eb shikim t\u2019i frenoja e t\u2019i vija n\u00eb rresht. Zotin Paloka nuk e d\u00ebgjojn\u00eb dhe kjo duket q\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb thon\u00eb n\u00eb mediat e ndryshme p\u00ebr vler\u00ebsimin e bojkotit ton\u00eb konseguent, pa marr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00eblqimin tim si kryetar apo t\u00eb zotit Paloka. Ndaj pa garanci nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk do t\u00eb futemi asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb at\u00eb sall\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb k\u00ebrkoni konkretisht nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, zoti Basha?<br \/>\n\u2013 Duam q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Parlament Obama e Merkeli dhe t\u00eb firmosin nj\u00eb kontrat\u00eb ku t\u00eb thuhet se dalin garant q\u00eb ne t\u00eb mos n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbemi, dometh\u00ebn\u00eb, t\u00eb kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendosim ne e jo pozita. Fjala e opozit\u00ebs t\u00eb jet\u00eb primare. Opsionet tona t\u00eb votohen t\u00eb plota si nga deputet\u00ebt tan\u00eb, si nga maxhoranca. K\u00ebshtu, vendimet marrin m\u00eb shum\u00eb fuqi dhe ata t\u2019i zbatojn\u00eb ato sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb jan\u00eb n\u00eb qeverisje. Mos harroni q\u00eb ne kemi cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb intelektuale n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament, duke nisur me juristin e shquar Ristani e deri tek elokuenti Aldo Bum\u00e7i. K\u00ebshtu, ata japin votat, drejtojn\u00eb shtetin, nd\u00ebrsa ne japim direktivat qeveris\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, vendi yn\u00eb brenda nj\u00eb viti mund t\u2019ia kaloj\u00eb n\u00eb bum ekonomik edhe Amerik\u00ebs e jo m\u00eb Gjermanis\u00eb apo Suedis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mendoni se mund t\u00eb vijn\u00eb Obama e Merkeli p\u00ebr hatrin tuaj e t\u00eb b\u00ebhen garant p\u00ebr ju?<br \/>\n&#8211; Le t\u00eb mos vijn\u00eb, ama t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb emisar\u00ebt q\u00eb t\u00eb firmosin n\u00eb emrin e tyre dhe pastaj k\u00ebtu mund t\u00eb instalohet nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi nga trojka evropiane si mikja e shqiptar\u00ebve Doris Pak e t\u00eb tjer\u00eb, me funksion t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm monitorimi t\u00eb seancave parlamentare deri n\u00eb vitin 2017, kur ne do t\u00eb marrim pushtetin dhe vendi do t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb i leht\u00ebsuar.<br \/>\n\u2013 Disa deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb suaj po vizitojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb arrestuar p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjeve, si p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje, ashtu edhe p\u00ebr vjedhje energjie. Keni nj\u00eb koment?<br \/>\n\u2013 K\u00ebtu q\u00ebndron edhe ndryshimi i partis\u00eb q\u00eb un\u00eb po reformoj. Partia ime \u00ebsht\u00eb parti e njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb dhe e solidaritetit njer\u00ebzor. Nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb burgosur sesa kur i ven\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb miq e dashamir\u00eb. Sidomos kur ven\u00eb deputet\u00ebt e zgjedhur nga sovrani, rritja e tyre morale b\u00ebhet shum\u00eb her\u00eb me e fuqishme dhe ata jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb presionin e madh moral q\u00eb u shkakton ky pushtet, i cili k\u00ebrkon me \u00e7do kusht t\u00eb mposht\u00eb njer\u00ebzit krenar\u00eb.<br \/>\n\u2013 A nuk keni frik\u00eb se me k\u00ebto vizita duket sikur mbroni njer\u00ebzit q\u00eb shkelin ligjet e shtetit ligjor p\u00ebr t\u00eb cilin, kur ju ishit n\u00eb pushtet, flisnit shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; Perkundrazi i tregojm\u00eb k\u00ebtij pushteti antihuman se me k\u00ebto arrestime, nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se i shkurtojn\u00eb dit\u00ebt e qeverisjes vetvetes. N\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00ebse nd\u00ebrtojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit nd\u00ebrtojn\u00eb. Edhe po abuzuan di\u00e7ka me energjin\u00eb elektrike, nuk b\u00ebhet hataja se energjia e popullit \u00ebsht\u00eb pasuri komb\u00ebtare. Pik\u00ebrisht p\u00ebrmes k\u00ebtyre arrestimeve, kjo qeveri po tregon se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr zhvillimit ekonomik dhe se frenon iniciativ\u00ebn e lir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ju kemi d\u00ebgjuar \u00e7do dit\u00eb t\u00eb flisni p\u00ebr protesta mbar\u00ebpopullore, por nuk po i shohim ato!<br \/>\n&#8211; I gjith\u00eb populli \u00ebsht\u00eb n\u00eb protest\u00eb. Mjafton t\u00eb hapni Facebookun dhe do t\u00eb gjeni qindra mij\u00ebra t\u00eb cil\u00ebt protestojn\u00eb kund\u00ebr shtetit policor q\u00eb po instalohet nga dyshja Rama-Meta.<br \/>\n&#8211; Ato jan\u00eb protesta virtuale, por fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr protesta n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb e bulevarde.<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u2019i organizojm\u00eb se nuk na lejon shteti diktatorial i Ram\u00ebs. Pardje, kreyedemonstruesin dhe organizatorin e mitingjeve tona, Altin Goxhaj e arrestuan pik\u00ebrisht se guxoi dhe demonstroi me mbi dhjet\u00eb a pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr katastrof\u00ebs q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb dhe sidomos, me prerjet e lidhjeve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hallexhinjt\u00eb. Duke goditur organizatorin e demonstratave dhe mitingjeve t\u00eb partis\u00eb son\u00eb, neodiktator\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mos guxojm\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: KASO KOSA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zotin Lulzim Basha e takuam n\u00eb zyr\u00ebn e tij duke dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzimet e fundit p\u00ebr ngritjen e komisioneve t\u00eb strukturave t\u00eb partis\u00eb&#8230; Kaso Kosa: &#8211; Zoti Basha, po ju shohim shum\u00eb t\u00eb preokupuar n\u00eb ngritjen e strukturave t\u00eb partis\u00eb&#8230; Lulzim Basha: &#8211; Jam v\u00ebrtet i preokupuar Kaso, sepse nga k\u00ebto struktura varet fati i partis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[],"class_list":["post-5228","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5228"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5228\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}