{"id":5169,"date":"2014-10-31T15:00:52","date_gmt":"2014-10-31T14:00:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5169"},"modified":"2014-10-31T09:29:26","modified_gmt":"2014-10-31T08:29:26","slug":"fiona-dani-kur-perfaqesova-shqiperine-e-veshur-kuq-e-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/fiona-dani-kur-perfaqesova-shqiperine-e-veshur-kuq-e-zi\/","title":{"rendered":"Fiona Dani: Kur p\u00ebrfaq\u00ebsova Shqip\u00ebrin\u00eb, e veshur kuq e zi&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ju kujtohet Fiona e vog\u00ebl e emisioneve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb TVSH e TV Koha? Me siguri, pa jua kujtuar k\u00ebto, nuk kishit p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb lidhjen me k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb t\u00eb rritur q\u00eb shikoni sot, \u00ebndrra e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u201cpushtoj\u00eb\u201d ekranet televizive, por ndryshe nga \u00e7do vajz\u00eb e bukur q\u00eb aspiron televizionin, m\u00eb shum\u00eb sesa kaq, ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb formohet n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. Do t\u2019ju l\u00ebr\u00eb mbresa, me siguri, nj\u00eb vajz\u00eb si kjo!<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Fiona! Ishe nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl teksa drejtoje emisionet e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb TVSH&#8230; Sa koh\u00eb kan\u00eb kaluar q\u00eb at\u00ebhere?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Kam qen\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb daljen time t\u00eb par\u00eb n\u00eb sken\u00eb, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rreth 7-8 vjet m\u00eb par\u00eb. (Buz\u00ebqesh) Kam dal\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb emision f\u00ebmij\u00ebsh, rreth mosh\u00ebs 9 vje\u00e7are.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb e lidhi me televizionin nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb asaj moshe?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e \u00e7uditshme, n\u00eb fakt, pasi kur kam qen\u00eb e vog\u00ebl, televizioni nuk ishte \u00ebndrra ime. Nj\u00eb dit\u00eb, babi m\u00eb regjistroi n\u00eb konkursin e prezantimit t\u00eb nj\u00eb emisioni p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. P\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, fitova dhe, q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment, \u00ebndrrat e mia ndryshuan.<br \/>\n&#8211; Pas emisionit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb TVSH, ke qen\u00eb pjes\u00eb edhe e televizioneve t\u00eb tjera. Me \u00e7far\u00eb je marr\u00eb konkretisht n\u00eb ta?<br \/>\n&#8211; Emisionet e f\u00ebmij\u00ebve i p\u00ebrshtateshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mosh\u00ebs sime dhe, n\u00eb to, kryesisht organizonim konkurse k\u00ebrcimi e bukurie, ku shpeshher\u00eb vler\u00ebsohesha edhe un\u00eb me \u00e7mime, ftonim f\u00ebmij\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, f\u00ebmij\u00eb q\u00eb merreshin me modeling dhe, pa dyshim, kishim t\u00eb pranish\u00ebm f\u00ebmij\u00eb t\u00eb shkollave t\u00eb ndryshme t\u00eb cil\u00ebt ndanin opinion e tyre me ne. M\u00eb von\u00eb, me rritjen n\u00eb mosh\u00eb, filloi edhe rritja ime artistike, pasi fillove t\u00eb merresha edhe me modeling, ndon\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Pastaj, emisionet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, u z\u00ebvend\u00ebsuan nga ato rinore.<br \/>\n&#8211; Publiku \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb t\u00eb shoh\u00eb n\u00eb ekran si prezantuese, por me sa di, ti merresh edhe me k\u00ebrcimin. Po me t\u00eb, \u00e7far\u00eb t\u00eb lidhi?<br \/>\n&#8211; Disa vjet m\u00eb par\u00eb, koreografja e talentuar dhe q\u00eb un\u00eb e dua fort, Fjoralba Ky\u00e7yku, n\u00eb nj\u00eb event zbuloi talentin tim p\u00ebr k\u00ebrcimin. E mbaj mend si sot daljen time t\u00eb par\u00eb n\u00eb sken\u00eb&#8230; Vet\u00ebm pas 10 dit\u00eb provash dhe pun\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb palodhur, un\u00eb dola p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit t\u00eb Operas e Baletit, vendi ku kan\u00eb shijuar suksesin e tyre t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrcimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj. Ka qen\u00eb nj\u00eb moment i paharrueshem p\u00ebr mua dhe un\u00eb ia dola mban\u00eb m\u00eb s\u00eb miri. M\u00eb pas, dalja ime n\u00eb at\u00eb sken\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb e shpesht\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, fal\u00ebnderoj Mjeshtrin e Madh Rexhep \u00c7eliku, i cili \u00ebsht\u00eb edhe profesori im i valleve popullore. Kam m\u00ebsuar \u00e7do valle m\u00eb d\u00ebshir\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, pasi jam krenare q\u00eb jam shqiptare dhe q\u00eb kam arritur t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj Shqip\u00ebrin\u00eb me veshjen e flamurit edhe n\u00eb arenat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\n&#8211; Besoj se p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur si ti, nuk jan\u00eb t\u00eb pakta ofertat artistike. Kush vendos n\u00ebse do t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb event, apo ajo?<br \/>\n&#8211; Kam b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer, por duke marr\u00eb parasysh mosh\u00ebn time, pa dyshim q\u00eb konsultohem me familjen dhe vendimet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Jan\u00eb prind\u00ebrit dhe motra ime, Biorisi, q\u00eb m\u00eb japin kurajon p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrpara.<br \/>\n&#8211; Si\u00e7 ndodh me vajzat q\u00eb e nisin k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb shum\u00eb her\u00ebt, edhe ty, me sa shoh, mami t\u00eb ndjek kudo&#8230; Sa ndikim ka ajo te ti?<br \/>\n&#8211; Pa mamin nuk do t\u00eb arrija kurr\u00eb asgj\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb forca ime, guximi dhe kurajoja p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. \u00cbsht\u00eb mikja ime m\u00eb e mir\u00eb, personi q\u00eb m\u00eb k\u00ebshillon e vler\u00ebson ashtu si\u00e7 duhet, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe kritikja me e madhe e artit q\u00eb un\u00eb kam. Faleminderit mami! Nuk di \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebja pa ty! T\u00eb dua m\u00eb shum\u00eb se shum\u00eb!<br \/>\n&#8211; Tjet\u00ebr, cili \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb meriton fal\u00ebnderimin t\u00ebnd p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb sot?<br \/>\n&#8211; Pa dyshim, si fillim, fal\u00ebnderoj familjen time sepse pa ata nuk do t\u00eb arrija asgj\u00eb dhe nuk do t\u00eb isha k\u00ebtu ku jam sot. Ju dua pa fund! Nj\u00eb tjet\u00ebr fal\u00ebnderim i ve\u00e7ant\u00eb shkon p\u00ebr m\u00ebsuesit e mi, duke ve\u00e7uar k\u00ebtu profesor Rexhepin. Nj\u00eb mir\u00ebnjohje shum\u00eb e madhe edhe p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb e vler\u00ebsoj jasht\u00eb mase, p\u00ebr mjeshtren e aerobis\u00eb, m\u00ebsuese Mimoza Mevlanin, q\u00eb edhe pse n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, vet\u00ebm 13 vje\u00e7e, m\u00eb besoi prezantimin e nj\u00eb eventi aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjimnastrada Aerobike, t\u00eb cilin vazhdoj ta prezantoj vit pas viti, q\u00eb prej asaj dite. Pa dyshim, nj\u00eb tjet\u00ebr fal\u00ebnderim p\u00ebr stafin pedagogjik t\u00eb gjimnazit \u201cQemal Stafa\u201d, p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e vazhdueshme q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Ju faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb vler\u00ebson m\u00eb shum\u00eb, qoft\u00eb si njeri, qoft\u00eb profesionalisht?<br \/>\n&#8211; Arbana Osmani \u00ebsht\u00eb idhulli im, por pa dyshim, njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb m\u00ebsuan t\u00eb jem kjo q\u00eb jam jan\u00eb shembulli q\u00eb duhet dhe kam ndjekur; m\u00ebsuesit e mi jan\u00eb idhuj p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; Aktualisht, je nj\u00eb gjimnaziste shembull. A nuk t\u00eb b\u00ebhen penges\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen n\u00eb shkoll\u00eb, angazhimet e shumta q\u00eb ke?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, krahas aktiviteteve, edhe shkolla \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua pasi synoj t\u00eb pushtoj ekranet shqiptare. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb t\u00eb kem rezultate t\u00eb mira dhe t\u00eb merrem me aktivitete. Nata \u00ebsht\u00eb mikja ime m\u00eb e mir\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb koha gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs studioj.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb synon p\u00ebr t\u00eb ardhmen t\u00ebnde jasht\u00eb artit?<br \/>\n&#8211; Kam shum\u00eb q\u00ebllime n\u00eb jet\u00eb&#8230; M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ndihmoj njer\u00ebzit dhe t\u00eb jem n\u00eb media n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes dhe, duke menduar p\u00ebr nj\u00eb profesion q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbledh\u00eb k\u00ebto q\u00ebllime, kam vendosur t\u00eb ndjek Shkencat Politike, duke synuar n\u00eb t\u00eb ardhmen, diplomacin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb synimi yt kryesor, ai drejt t\u00eb cilit ec\u00ebn?<br \/>\n&#8211; T\u00eb jem dikushi n\u00eb jet\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj denj\u00ebsisht veten dhe vendin tim.<br \/>\n&#8211; Mendon se ke hedhur hapa mjaftuesh\u00ebm drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi, deri m\u00eb sot?<br \/>\n&#8211; Kam hedhur mjaft hapa t\u00eb mir\u00eb, por pretendoj akoma m\u00eb shum\u00eb. Me pun\u00eb dhe me vullnet, jam shum\u00eb e bindur se do t\u00eb arrij aty ku dua.<\/p>\n<p>Cili\/a dhe pse?<br \/>\n&#8211; Aktiviteti q\u00eb t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbresa&#8230;<br \/>\n&#8211; Gjimnastrada 2010, pasi ka qen\u00eb e para gjimnastrad\u00eb q\u00eb kam prezantuar dhe sepse aty u vler\u00ebsuam bashk\u00eb me shkoll\u00ebn q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoja me \u00e7mim p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebrcimit. Gjithashtu, aktiviteti n\u00eb Franc\u00eb 2012 ku p\u00ebrfaq\u00ebsova Shqip\u00ebrin\u00eb e veshur me ngjyrat kuq e zi e me flamurin shqiptar n\u00eb dor\u00eb.<br \/>\n&#8211; Aktiviteti n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb kishe dashur t\u00eb mos merrje pjes\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Asnj\u00ebri, sepse po t\u00eb doja t\u00eb mos kisha shkuar nuk do t\u00eb kisha arritur t\u00eb m\u00ebsoja dhe t\u00eb rikuperoja gabimet dhe nuk do t\u00eb isha Fiona q\u00eb jam sot, q\u00eb mund t\u00eb prezantoj nj\u00eb aktivitet edhe pa skenar.<br \/>\n&#8211; Vendi tek i cili do t\u00eb ktheheshe gjithmon\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn d\u00ebshir\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Salla e baletit dhe karrigia e televizionit, jan\u00eb vendet ku kthehem gjithmon\u00eb me shum\u00eb dashuri.<br \/>\n&#8211; Puna q\u00eb do ta b\u00ebje me angazhim maksimal, pa u ndjer\u00eb kurr\u00eb e lodhur&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb ndihmoj t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb lodh m\u00eb kurr\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00cbndrra m\u00eb e arritshme&#8230;<br \/>\n&#8211; Skena, televizioni, karriera q\u00eb kam krijuar deri m\u00eb tani&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbndrra m\u00eb e paarritshme&#8230;<br \/>\n&#8211; Deri tani, \u00e7far\u00eb kam dashur, e kam realizuar dhe besoj se \u00e7far\u00eb planesh kam p\u00ebr t\u00eb ardhmen, do t\u2019i realizoj. Akoma s\u2019kam nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb till\u00eb&#8230; Kur ta kem, do t\u2019jua tregoj n\u00eb intervist\u00ebn e ardhshme. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ju kujtohet Fiona e vog\u00ebl e emisioneve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb TVSH e TV Koha? Me siguri, pa jua kujtuar k\u00ebto, nuk kishit p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb lidhjen me k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb t\u00eb rritur q\u00eb shikoni sot, \u00ebndrra e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u201cpushtoj\u00eb\u201d ekranet televizive, por ndryshe nga \u00e7do vajz\u00eb e bukur q\u00eb aspiron televizionin, m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-5169","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5169\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}