{"id":5139,"date":"2014-10-30T19:00:20","date_gmt":"2014-10-30T18:00:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5139"},"modified":"2014-10-30T13:34:58","modified_gmt":"2014-10-30T12:34:58","slug":"jeni-zjarr-ajer-apo-toke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/jeni-zjarr-ajer-apo-toke\/","title":{"rendered":"Jeni Zjarr, Aj\u00ebr apo Tok\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Sipas Ajurved\u00ebs, mjek\u00ebsis\u00eb tradicionale indiane, secili prej nesh zot\u00ebrohet nga nj\u00eb \u201cdosha\u201d, q\u00eb ndikon n\u00eb karakterin dhe sh\u00ebndetin ton\u00eb. Dosha p\u00ebrb\u00ebhet nga ai element q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb trupin ton\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, Pitta (zjarri), Vata (ajri), apo Kapha (toka-uji). Zbuloni cili \u00ebsht\u00eb elementi juaj dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb form\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>1. L\u00ebkura juaj \u00ebsht\u00eb:<br \/>\na. E yndyrshme<br \/>\nb. E that\u00eb<br \/>\nc. Normale<\/p>\n<p>2. Silueta juaj \u00ebsht\u00eb:<br \/>\na. N\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb mir\u00eb dhe me muskuj<br \/>\nb. Peshoni pak dhe keni kocka t\u00eb holla<br \/>\nc. Jeni i\/e rrumbullak\u00ebt dhe me forma<\/p>\n<p>3. Qarkullimi i gjakut&#8230;<br \/>\na. Ju keni shpesh vap\u00eb<br \/>\nb. Keni shpesh t\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb gjymtyr\u00eb<br \/>\nc. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ndjeheni mir\u00eb.<\/p>\n<p>4. Si ushqeheni?<br \/>\na. Hani vend e pa vend, pa llogaritur kalorit\u00eb<br \/>\nb. Keni nj\u00eb oreks shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nc. Jeni i\/e rregullt si sahat dhe hani me mas\u00eb.<\/p>\n<p>5. Emocionet tuaja:<br \/>\na. Jeni tip q\u00eb irritoheni leht\u00eb dhe zem\u00ebroheni shpesh.<br \/>\nb. Shqet\u00ebsoheni p\u00ebr hi\u00e7mosgj\u00eb.<br \/>\nc. Jeni i\/e qet\u00eb dhe emocionet i mbani p\u00ebr vete.<\/p>\n<p>6. Fundjava q\u00eb do t\u2019ju relaksonte:<br \/>\na. Merreni me nj\u00eb sport me shum\u00eb konkurrenc\u00eb ose militoni p\u00ebr nj\u00eb parti politike.<br \/>\nb. Niseni p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim, ose shkoni p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb.<br \/>\nc. Merreni me kopshtari, ose b\u00ebni nj\u00eb sh\u00ebtitje t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb breg t\u00eb detit.<\/p>\n<p>7. Gjumi juaj:<br \/>\na. Morfeu \u00ebsht\u00eb miku juaj, pasi flini mir\u00eb.<br \/>\nb. \u00cbsht\u00eb i shqet\u00ebsuar, flini pak.<br \/>\nc. \u00cbsht\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, flini shum\u00eb.<\/p>\n<p>8. Energjia juaj:<br \/>\na. Keni rezerva t\u00eb mira energjie.<br \/>\nb. Keni shum\u00eb energji, por ajo nuk mban p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<br \/>\nc. Rezistenca juaj nuk ka kufi.<\/p>\n<p>9. M\u00ebnyra si flisni:<br \/>\na. Shtruar<br \/>\nb. Shpejt<br \/>\nc. Ngadal\u00eb<\/p>\n<p>10. M\u00ebnyra si ecni dhe silleni:<br \/>\na. Elegante dhe e kujdesshme<br \/>\nb. Me imagjinat\u00eb dhe koket\u00ebri<br \/>\nc. E thjesht\u00eb dhe klasike<\/p>\n<p>Rezultatet<br \/>\nN\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje a. Jeni Pitta (zjarr): Kujdes nga shp\u00ebrthimet!<br \/>\nJu jeni i\/e pajisur me nj\u00eb energji t\u00eb madhe. Mendoni pak p\u00ebr zjarrin: Flak\u00ebt e tij jan\u00eb t\u00eb forta dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u mposhtur, xixat shp\u00ebrthejn\u00eb gjithandej. Njer\u00ebzit me temperamentin pitta, zot\u00ebruar nga zjarri, jan\u00eb t\u00eb vendosur dhe nuk kan\u00eb frik\u00eb nga asgj\u00eb. Nj\u00eb temperament t\u00eb till\u00eb kan\u00eb VIP-at; t\u00eb ngroht\u00eb dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me nj\u00eb bukuri shp\u00ebrthyese. Megjithat\u00eb, n\u00ebse gjendet n\u00ebn presion, nj\u00eb person i till\u00eb mund t\u00eb tregohet shpesh i paduruar, me nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb theksuar p\u00ebr agresivitet. Para s\u00eb gjithash, kini parasysh mas\u00ebn. P\u00ebrkujdesjet ajurvedike e kan\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ekuilibruar dosha-n tuaj.<br \/>\nEkuilibri juaj bazohet kryesisht tek ushqimi: Ushqimet e nxehta, shum\u00eb pikante dhe stimulues t\u00eb tjer\u00eb, rrezikojn\u00eb t\u2019ju nxisin edhe m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr t\u00eb rigjetur k\u00ebt\u00eb barazpesh\u00eb t\u00eb brendshme, duhet t\u00eb evitoni ushqimet me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe-portokalli, t\u00eb ngarkuara me zjarr. P\u00ebrkundrazi, perimet e ushqyera me uj\u00eb nga rr\u00ebnj\u00ebt, si: selinoja, brokoli apo asparag\u00ebt, duhet t\u2019ju qet\u00ebsojn\u00eb. Po k\u00ebshtu, edhe frutat e buta: Rrushi, pjepri, mango. Fakti i thjesht\u00eb i zgjedhjes s\u00eb shijeve t\u00eb hidhura, t\u00eb \u00ebmbla apo t\u00eb tharta ekuilibron k\u00ebt\u00eb lloj temperamenti, sigurojn\u00eb mjek\u00ebt ajurvedik\u00eb.<br \/>\nL\u00ebkura juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb reaktive: Elementi zjarr i pitta-s \u00ebsht\u00eb i lidhur me tretjen. N\u00eb rast problemi shfaqen helmet, l\u00ebkura humbet shk\u00eblqimin e saj dhe mund t\u00eb reagoj\u00eb dhunsh\u00ebm. Akneja, ekzema dhe inflamacione t\u00eb tjera jan\u00eb disa nga problemet q\u00eb ju prekin dhe epiderma juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndjeshme ndaj produkteve kimike. Pra, hiqni dor\u00eb nga krem\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb konservues, preferoni m\u00eb mir\u00eb produkte m\u00eb natyrale. P\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme b\u00ebni mask\u00eb me kurkuma ose dru santali, me veti pastruese. Nj\u00eb tjet\u00ebr mund\u00ebsi: Masazhi i l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb kok\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi, ose n\u00eb nj\u00eb institut bukurie me vajra freskuese (kokos n\u00eb ver\u00eb, susam n\u00eb dim\u00ebr), q\u00eb do t\u00eb qet\u00ebsoj\u00eb zjarrin tuaj t\u00eb brendsh\u00ebm.<br \/>\nJu zem\u00ebroheni shpesh. P\u00ebr ajurved\u00ebn, zem\u00ebrimi apo xhelozia jan\u00eb sinjal i munges\u00ebs s\u00eb ekuilibrit. K\u00ebshtu, b\u00ebni nj\u00eb kur\u00eb q\u00eb do t\u00eb qet\u00ebsoj\u00eb dosh\u00ebn tuaj: Thithni arom\u00ebn e santalit, meditoni, b\u00ebni sh\u00ebtitje me h\u00ebn\u00ebn e plot\u00eb, b\u00ebni banja me esenca melise apo kamomili (p\u00ebrziejini t\u00eb dyja n\u00eb ujin e vask\u00ebs, nga 10 pika secila). Gjith\u00e7ka ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u2019ju qet\u00ebsoj\u00eb. N\u00ebse jeni i\/e prirur p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me nj\u00eb sport konkurues, evitojeni, sepse do t\u00eb shtonte agresivitetin tuaj. M\u00eb mir\u00eb merruni me nj\u00eb aktivitet ujor (noti, kanoe), q\u00eb do t\u2019ju freskoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje a. Jeni Vata (aj\u00ebr)\u00a0: Kujdes rregullin!<br \/>\nAshti si ajri, elementi juaj, ju nuk rrini kurr\u00eb pa l\u00ebvizur. Jeni t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb leht\u00eb, t\u00eb pajisur me nj\u00eb imagjinat\u00eb krijuese. N\u00eb dashuri, si kudo, ju ndjeni leht\u00eb pasion dhe af\u00ebrsi. Zot\u00ebroni nj\u00eb energji ngjit\u00ebse, por ndodh nganj\u00ebher\u00eb q\u00eb nervat t&#8217;i keni t\u00eb brishta. P\u00ebr t\u00eb evituar eksitimin dhe ndryshimin e humorit, duhet para s\u00eb gjithash t\u00eb vendosni rregull.<br \/>\nJu jeni t\u00eb leht\u00eb, duhet t\u00eb r\u00ebndoheni! Ushqimi juaj duhet t\u00eb jet\u00eb tonik. Preferoni bulmetin, ushqimet me er\u00ebza, me yndyr\u00eb, por evitoni sallat\u00ebrat dhe perimet e gjalla. K\u00ebto ushqime t\u00eb ftohta shkaktojn\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb elementin tuaj. Sipas mjek\u00ebsis\u00eb ajuverdike, shijet e ushqimeve ndikojn\u00eb si n\u00eb trupin, ashtu edhe n\u00eb shpirtin tuaj. K\u00ebshtu, e kripura, e tharta dhe e \u00ebmbla ekuilibrojn\u00eb leht\u00ebsin\u00eb e vata-s. N\u00ebse ju p\u00eblqejn\u00eb frutat e tharta, zgjidhni qershi apo kumbulla. Kur dosha juaj \u00ebsht\u00eb e p\u00ebshtjelluar, keni tendenc\u00eb t\u00eb humbisni oreksin. P\u00ebrpiquni t\u00eb hani n\u00eb orare t\u00eb rregullta&#8230; megjith\u00ebse e urreni rutin\u00ebn.<br \/>\nStresi, lodhja&#8230; Fytyra juaj e ndjen k\u00ebt\u00eb. Mos u lodhni shum\u00eb, pasi l\u00ebkura juaj ka tendenc\u00eb t\u00eb thahet, t\u00eb shfaqen rrudhat e parakohshme, ose buz\u00ebt t\u00eb plasariten. L\u00ebkura juaj ka nevoj\u00eb p\u00ebr but\u00ebsi; ideal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb automasazh me vaj susami t\u00eb vak\u00ebt, qet\u00ebsues dhe hidratues. Ngroheni vajin me banjo-mari, pastaj b\u00ebjeni masazhin me l\u00ebvizje rrethore, duke k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb barkut dhe shpin\u00ebs, vendi i energjis\u00eb suaj. P\u00ebrdorni gjithashtu edhe krem\u00ebra me vajra vegjetale (bajame, ose kajsi), ideale p\u00ebr hidratim.<br \/>\nM\u00ebsoni t\u00eb kanalizoni energjin\u00eb tuaj. \u00cbsht\u00eb \u201cprana\u201d (impulsi i jet\u00ebs), thelbi i vata-s q\u00eb shkakton l\u00ebvizjen dhe e b\u00ebn dosha-n tuaj shum\u00eb dinamike. Ju mund t\u00eb merreni me shum\u00eb aktivitete n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb frenetike dhe k\u00ebshtu, t\u00eb ndjeheni t\u00eb lodhur. Joga apo tai-chi do t\u2019ju relaksojn\u00eb dhe do t\u2019ju shtojn\u00eb energjin\u00eb, sepse nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb harxhoni energji, por do t\u00eb kontrolloni edhe stresin. Esteticien\u00ebt ajurvedik\u00eb propozojn\u00eb gjithashtu t\u00eb b\u00ebni banjo me esenca tr\u00ebndafili dhe t\u00eb pini \u00e7ajra qet\u00ebsues (me sherebel\u00eb dhe kanell\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje a. Jeni Kapha (tok\u00eb-uj\u00eb): L\u00ebvizni!<br \/>\nJu keni natyr\u00eb t\u00eb duruar. Mendoni pak p\u00ebr tok\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ecni, p\u00ebr balt\u00ebn n\u00eb duart e skulptorit&#8230; T\u00eb dominuar nga ky element, ju ecni p\u00ebrpara t\u00eb vendosur drejt q\u00ebllimit tuaj dhe tregoheni realist\u00eb e besnik\u00eb. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, nuk jeni nga ata tipa q\u00eb u futen me kok\u00eb aventurave. Megjithat\u00eb, pas qet\u00ebsis\u00eb dhe urt\u00ebsis\u00eb suaj, fshihet nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb trishtim. K\u00ebshtu, pas nj\u00eb zhg\u00ebnjimi, ju mund t\u00eb ndjeheni t\u00eb dembelosur dhe t\u00eb m\u00ebrzitur. P\u00ebr ta evituar, ajurveda ka vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb: L\u00ebvizni!<br \/>\nMetabolizmi juaj \u00ebsht\u00eb i ngadalt\u00eb. Ju duhet t\u00eb evitoni ushqimin e r\u00ebnd\u00eb, si makaronat apo orizi, q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsisht \u201ctok\u00eb\u201d dhe \u201cuj\u00eb\u201d. P\u00ebrndryshe, do t\u00eb ndjeni gjum\u00eb dhe do t\u00eb shtoni n\u00eb pesh\u00eb. P\u00ebrkundrazi, frutat me shije t\u00eb fort\u00eb (moll\u00ebt, dardh\u00ebt), evitojn\u00eb mbajtjen e ujit nga organizmi, pika juaj e dob\u00ebt. Preferoni m\u00eb shum\u00eb shijet pikante (piperi, speci djeg\u00ebs, mustarda) dhe evitoni sa t\u00eb mundni sheqerin. E dim\u00eb q\u00eb n\u00eb rast problemi, keni tendenc\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoni ngush\u00ebllim n\u00eb nj\u00eb pjat\u00eb me makarona, apo nj\u00eb akullore gjigande&#8230; Mos abuzoni pra me to, p\u00ebrpiquni m\u00eb shum\u00eb t&#8217;i shprehni emocionet tuaja.<br \/>\nDhuntia juaj n\u00eb bukuri: Jeni natyral\/e. Keni l\u00ebkur\u00eb bardhoshe, t\u00eb but\u00eb, t\u00eb hidratuar, keni forma t\u00eb rrumbullakosura (Rubensi do t\u2019ju kishte marr\u00eb p\u00ebr modele). Krem\u00ebrat ideale p\u00ebr l\u00ebkur\u00ebn tuaj do t\u00eb ishin ato me baz\u00eb uji. Me nj\u00eb fal\u00eb, ju duhet t\u2019u kushtoni v\u00ebmendje rezervave ujore dhe nj\u00eb qarkullimi t\u00eb mir\u00eb t\u00eb limf\u00ebs (b\u00ebni drenazhime). L\u00ebkura juaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb me shk\u00eblqim kur dosha juaj \u00ebsht\u00eb e ekuilibruar. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrkujdesjet klasike mjaftojn\u00eb, pra, pastrimi, ushqimi dhe hidratimi i l\u00ebkur\u00ebs. Hiqeni grimin duke p\u00ebrdorur vaj susami, t\u00eb cilit i keni shtuar pak limon dhe kastravec, i ndjekur me nj\u00eb mask\u00eb eksfoliuese me neem, nj\u00eb bim\u00eb indiane. Programi i bukuris\u00eb p\u00ebrfshin edhe masazhin. Meq\u00eb ju i mbani brenda emocionet tuaja, ai duhet t\u00eb jet\u00eb i fort\u00eb dhe tonik, q\u00eb t\u00eb \u00e7liroj\u00eb tensionet e grumbulluara. Vaji i mustard\u00ebs, i nxeht\u00eb dhe pikant, \u00ebsht\u00eb ideal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nKultivoni vitalitetin tuaj. P\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar tonik\u00eb, nj\u00eb sfid\u00eb kjo p\u00ebr dosh\u00ebn tuaj, nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb flini n\u00eb drek\u00eb. Ndryshoni zakonet tuaja, ecni t\u00eb pakt\u00ebn 20 minuta n\u00eb dit\u00eb, ose b\u00ebni nj\u00eb kurs joge. Sekreti i energjis\u00eb suaj q\u00ebndron te l\u00ebvizja. Sipas specialist\u00ebve, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb gjithashtu t\u00eb shp\u00ebrndani n\u00eb atmosfer\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje vajrash esenciale eukalipti, sherebele dhe myshku, q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si tonifikues.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas Ajurved\u00ebs, mjek\u00ebsis\u00eb tradicionale indiane, secili prej nesh zot\u00ebrohet nga nj\u00eb \u201cdosha\u201d, q\u00eb ndikon n\u00eb karakterin dhe sh\u00ebndetin ton\u00eb. Dosha p\u00ebrb\u00ebhet nga ai element q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb trupin ton\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, Pitta (zjarri), Vata (ajri), apo Kapha (toka-uji). Zbuloni cili \u00ebsht\u00eb elementi juaj dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb form\u00eb&#8230; 1. L\u00ebkura juaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[51],"tags":[304],"class_list":["post-5139","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-test","tag-test-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5139\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}