{"id":5003,"date":"2014-10-28T20:43:47","date_gmt":"2014-10-28T19:43:47","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=5003"},"modified":"2014-10-28T20:44:29","modified_gmt":"2014-10-28T19:44:29","slug":"prepotence-me-ze-te-ulet-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/prepotence-me-ze-te-ulet-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"PREPOTENC\u00cb ME Z\u00cb T\u00cb UL\u00cbT \u2026  Nga Agron BERDAJ"},"content":{"rendered":"<p>PREPOTENC\u00cb ME Z\u00cb T\u00cb UL\u00cbT \u2026<\/p>\n<p>Nga Agron BERDAJ<\/p>\n<p>Q\u00eb populli yn\u00eb ka p\u00ebrjetuar deri n\u00eb ekstrem prepotenc\u00ebn shtet\u00ebrore, kjo dihet nga t\u00eb gjith\u00eb . P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete t\u00eb dhimbshme ai , ka humbur m\u00eb shum\u00eb lirin\u00eb , t\u00eb drejtat kushtetuse , ato ekonomike , mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i barabart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e konkurenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe p\u00ebrpara ligjit . Por , k\u00ebt\u00eb prepotenc\u00eb, jemi m\u00ebsuar ta p\u00ebrjetojme me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb , agresivitet t\u00eb dhunsh\u00ebm, t\u00eb shoq\u00ebruar m\u00eb r\u00ebnime ekonomike , me d\u00ebnime e internime n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste . N\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb kjo prepotenc\u00eb shfaqet m\u00eb e maskuar, por po aq vras\u00ebse sa edhe ajo e regjimit komunist, p\u00ebrmes uris\u00eb , politikave r\u00ebnuese ekonomike , sistemeve korruptive dhe tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave , p\u00ebrq\u00ebndrimit t\u00eb pushtetit ekonomik n\u00eb duart e monopoleve duke p\u00ebrbuzur konkurenc\u00ebn e lir\u00eb rtj . Por , t\u00eb pataksur nga kjo lloj prepotence me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e pushteteve shqiptare , n\u00eb shum\u00eb raste nuk shikojm\u00eb, ose n\u00ebnvleftesojm\u00eb prepotenc\u00ebn me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt . Madje, kjo shpesh na duket e k\u00ebndshme ,nj\u00eb lloj mir\u00ebsjellje shtet\u00ebrore , nj\u00eb urt\u00ebsi ku shteti, apo pushtetari, ulur gju m\u00eb gju me popullin, realizon nj\u00eb prepotenc\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllore , sa q\u00eb njerzit shpesh mall\u00ebngjehen prej tyre , i mir\u00ebkuptojn\u00eb ata , preken n\u00eb sed\u00ebr nga premtimet e b\u00ebra duke pranuar me p\u00ebrul\u00ebsi e k\u00ebnaq\u00ebsi mohimin e dhunimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre . Pra , me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi popullore , prepotent\u00ebve pushtetar\u00eb nuk u ngelet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb p\u00ebrsosin metod\u00ebn e ushtrimit t\u00eb arroganc\u00ebs , por natyrisht , ajo t\u00eb b\u00ebhet gjithmon\u00eb , me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt . Nj\u00eb nga kategorit\u00eb shoq\u00ebrore q\u00eb e ka provuar arroganc\u00ebn shtet\u00ebrore si me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por edhe me z\u00eb te ul\u00ebt , jan\u00eb ish ushtarak\u00ebt e dal\u00eb n\u00eb lirim t\u00eb parakohsh\u00ebm . Me ta, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria shtet\u00ebrore ka q\u00ebn\u00eb e shkall\u00ebs sip\u00ebrore , shp\u00ebrfill\u00ebse , poshtruese , hakmarr\u00ebse , e dhun\u00ebshme me q\u00ebllim denigrues, ku gjithmon\u00eb ka marr\u00eb ngjyra raciste . N\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb ashtuquajturave reforma n\u00eb ushtri, qeveria demokratike fshiu me fshes\u00eb t\u00eb hekurt gjith\u00eb inteligjenc\u00ebn ushtarake , duke e zvend\u00ebsuar at\u00eb me besnik\u00ebt e partis\u00eb , t\u00eb pa aft\u00eb , pa kualitetet e duhura . Karshill\u00ebku i qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrmbysur nga populli n\u00eb 23 qershor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, ndaj ushtarak\u00ebve n\u00eb lirim ishte tep\u00ebr \u00e7njer\u00ebzor , madje edhe m\u00eb keq , sikur ata , ish ushtarak\u00ebt , t\u00eb ishin rob\u00ebr lufte, pasi edhe t\u00eb till\u00eb , do t\u00eb kishin fituar disa t\u00eb drejta minimale m\u00eb shum\u00eb , nga statusi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i trajtimit t\u00eb rob\u00ebrve . Nd\u00ebrsa , qeveria e tyre ata , i hodhi si nj\u00eb send pa vler\u00eb n\u00eb rrug\u00eb , p\u00ebrbuzi vlerat dhe kontributin e tyre shoq\u00ebror, shkeli n\u00eb m\u00ebnyre flagrante ligjet dhe kushtetuten . Kryemonarku i k\u00ebsaj partie , sipas karakterit dhe stilit t\u00eb tij hakmarr\u00ebs e p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs , me nj\u00eb prepotenc\u00eb , me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kund\u00ebrshtoj\u00eb disa vendime gjykatash q\u00eb u jepnin t\u00eb drejt\u00eb ish-ushtarakeve , madje edhe vendime t\u00eb gjykat\u00ebs kushtetuse . Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn aktakuz\u00eb ndaj shtetit , me t\u00eb nj\u00ebjtin precedent ligjor\u00eb , t\u00eb nj\u00ebjtin kall\u00ebzim , nga gjykatat ka vendime t\u00eb ndryshme , tjet\u00ebr p\u00ebr besnik\u00ebt e partis\u00eb , p\u00ebr ata q\u00eb kishin miq dhe shok\u00eb politikan\u00eb , biznesmen\u00eb apo gjykat\u00ebs dhe tjetra p\u00ebr ata q\u00eb mbanin n\u00eb dor\u00eb kryqin e per\u00ebndis\u00eb dhe q\u00eb prisnin zgjidhje nga \u201dsh\u00ebn drejt\u00ebsia\u201d . N\u00eb se ky parlament do t\u00eb ket\u00eb vullnetin e mir\u00eb ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, patjet\u00ebr se do t\u00eb njihet me skandale t\u00eb v\u00ebrteta , me dhunimin e ligjit , me metodat korruptive n\u00eb drejt\u00ebsi , me diskriminimin e q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb ish ushtarak\u00ebve. Por, me sa po duket, me nd\u00ebrrimin e pushteteve , kjo kategori shoq\u00ebrore po vazhdon t\u00eb mbetet periferike n\u00eb p\u00ebrkujdesjen shtet\u00ebrore . Deri tani e vetmja gj\u00eb q\u00eb ka ndryshuar \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si shfaqet n\u00ebnvleft\u00ebsimi ndaj tyre . N\u00eb se nga qeverisja e m\u00ebpar\u00ebshme , ajo tregohej p\u00ebrmes nj\u00eb arrogance plot zhurme , nj\u00eb prepotence t\u00eb tipit feudal , sot kjo arroganc\u00eb shfaqet me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt , m\u00eb e but\u00eb e maskuar me nj\u00eb sentimentaliz\u00ebm prek\u00ebs , ndaj ish ushtarak\u00ebve, madje edhe duke u hedhur dor\u00ebn n\u00eb qaf\u00eb , por pa u zgjidhur azgj\u00eb , pa mbajtur asnj\u00eb premtim, se as nuk \u00ebsht\u00eb denjuar prej tyre t\u00eb ndalojn\u00eb qoft\u00eb edhe penalitetet skandaloze te jasht\u00ebligj\u00ebshme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebpar\u00ebshme ndaj tyre . Pas premtimeve t\u00eb bujshme se rilindja me marrjen e pushtetit do t\u2019i zgjidhte hallet e tyre dhe se do t\u00eb vinte n\u00eb vend ligjin dhe dinjitetin e m\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur t\u00eb ish ushtarak\u00ebve , sot po ndodh e kund\u00ebrta . Atyre , ndryshe nga kategorit\u00eb e tjera shoq\u00ebrore , u k\u00ebrkohet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb durush\u00ebm , t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb patriot\u00eb se \u00e7\u2019jan\u00eb , t\u00eb presin edhe ca se arka e shtetit \u00ebsht\u00eb gjetur bosh, pra as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, atyre u k\u00ebrkohet t\u00eb sht\u00ebrngojn\u00eb rripin , t\u00eb flijohen, por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb n\u00eb emer t\u00eb fitores t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs , t\u00eb rilindjes. Nuk e di se si ju gjenerale Kodheli e nisni dit\u00ebn e pun\u00ebs , por thon\u00eb se strateget dhe politikan\u00ebt e mdhenj ushtarak\u00eb gj\u00ebn\u00eb e par\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00ebsht\u00eb leximi i raportit t\u00eb gjendjes moralo-politike te efektivave q\u00eb ata drejtojn\u00eb . Ju n\u00eb se e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb , nuk ju ka r\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb sy, se jet\u00ebgjat\u00ebsia e ushtarak\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta e shoq\u00ebris\u00eb , se ata m\u00eb tep\u00ebr se dy te tretat e jetes i kan\u00eb kaluar me sh\u00ebrbime dhe larg familjes , se me mij\u00ebra ushtarak\u00eb ndahen nga jeta p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjeve profesionale , madje edhe n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re , se n\u00eb emer t\u00eb detyres ata kan\u00eb privuar jo vet\u00ebm lirit\u00eb e tyre, por edhe t\u00eb familjeve dhe f\u00ebmij\u00ebve duke sh\u00ebrbyer n\u00eb majat e maleve ku dhe shqiponja e kishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bente folen\u00eb . A e dini ju, zonja ministre se sa ushtarak\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb nga jeta nga koha kur ju drejtoni k\u00ebt\u00eb dikaster , po nga vitet n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e k\u00ebtej? N\u00eb se do t\u2019i njihnit k\u00ebto fakte v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb ishit kaq indiferente . Me k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrfillje q\u00eb edhe ju po tregoni , nuk do t\u00eb jet\u00eb e larg\u00ebt dita q\u00eb do t\u00eb mbeteni si gjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur , ju mbi dhe dhe armata e ish ushtarak\u00ebve n\u00ebn dhe e vler\u00ebsuar nga qeverisjet e deritanishme , nj\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, e vlefshme vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb kutis\u00eb s\u00eb votimit. Rilindja thot\u00eb se u vjen keq p\u00ebr ish-ushtarak\u00ebt, se ata duhet t\u00eb presin se dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira do t\u00eb vin\u00eb p\u00ebr ta. Ish-ushtarak\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sentimentaliz\u00ebm e p\u00ebr l\u00ebmosha , ata kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb respektohet ligji nga shteti , t\u2019u jepet ajo q\u00eb u \u00ebsht\u00eb mohuar dhe grabitur padrejt\u00ebsisht. D\u00ebgjohen z\u00ebra se problemet e ish ushtarak\u00ebve do t\u00eb zgjidhen me ligjin e ri te sigurimeve shoq\u00ebrore . Ashtu qoft\u00eb , por gjasat jan\u00eb se do t\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb manov\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb , me hedhjen e disa th\u00ebrrimeve p\u00ebr ish-ushtarak\u00ebt , ku m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb zgjidhet problemi, k\u00ebrkon t\u2019u mbylli goj\u00ebn atyre . Hap\u00ebsira e ligjit t\u00eb siguracioneve nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjitha problemet e fituara me ligj nga kjo kategori shoq\u00ebrore , por t\u00eb dhunuara nga qeveria e m\u00ebparshme. Pastaj, kontrata parazgjedhore me rilindjen, nuk ishte kjo q\u00eb po d\u00ebgjojm\u00eb tani , por zgjidhja t\u00ebr\u00ebsore e problemeve menj\u00ebher\u00eb , por edhe n\u00eb perspektiv\u00eb . Ateher\u00eb pse mungojn\u00eb k\u00ebto projekte n\u00eb dikasterin e mbrojtjes , pse ky n\u00ebnvleft\u00ebsim ndaj premtimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb , pse kjo heshtje? A nuk \u00ebsht\u00eb kjo pjes\u00eb e prepotenc\u00ebs me z\u00eb t\u00eb ulet ? Ndoshta gjeneralja Kodheli nuk e shikon t\u00eb arsyeshme t\u2019i lexoj\u00eb k\u00ebto rreshta , ca m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jap\u00eb edhe ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje , por t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb respekt minimal t\u00eb ish ushtarak\u00ebve i rekomandoj t\u00eb rishikoni komedin\u00eb \u201cNjw baba tep\u00ebr \u201c Atje , zonja gjenerale flitet me mjaft v\u00ebrtet\u00ebsi p\u00ebr posht\u00ebrimin e ushtarak\u00ebve n\u00eb pension nga shteti . Nj\u00eb gjeneral i lavdish\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim ndaj atdheut , n\u00eb skamje n\u00eb pensjon , n\u00eb koh\u00ebn kur shteti duhet t\u2019i sh\u00ebrbente atij, i braktisur nga shoq\u00ebria dhe familja , i dhunuar nga gjeneralizmi shtet , ku ai , bashk\u00eb me gjeneralesh\u00ebn , t\u00eb kapur dor\u00eb p\u00ebr dore, nisen drejt\u00eb fundit t\u00eb detit , drejt ferrit t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm , p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga nj\u00eb ferri po kaq mizor, ferri i posht\u00ebrimit shoq\u00ebror. Zonja gjenerale , pak r\u00ebnd\u00ebsi ka se si shfaqet prepotenca ndaj ish ushtarak\u00ebve , me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb apo me z\u00eb ul\u00ebt , nga qeveria e kuqe ,blu apo roze , n\u00eb p\u00ebrmbajtje \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb , ajo dhunon dhe rr\u00ebnon ,n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb t\u00eb drejtat e nj\u00eb kategorie shoq\u00ebrore njerzish, si\u00e7 jan\u00eb ish ushtarak\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PREPOTENC\u00cb ME Z\u00cb T\u00cb UL\u00cbT \u2026 Nga Agron BERDAJ Q\u00eb populli yn\u00eb ka p\u00ebrjetuar deri n\u00eb ekstrem prepotenc\u00ebn shtet\u00ebrore, kjo dihet nga t\u00eb gjith\u00eb . P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete t\u00eb dhimbshme ai , ka humbur m\u00eb shum\u00eb lirin\u00eb , t\u00eb drejtat kushtetuse , ato ekonomike , mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i barabart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-5003","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5003","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5003"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5003\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}