{"id":4990,"date":"2014-10-28T21:00:23","date_gmt":"2014-10-28T20:00:23","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4990"},"modified":"2014-10-28T18:21:04","modified_gmt":"2014-10-28T17:21:04","slug":"na-genjyen-per-te-na-perdhunuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/na-genjyen-per-te-na-perdhunuar\/","title":{"rendered":"Na g\u00ebnjyen p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrdhunuar"},"content":{"rendered":"<p>Ne jemi dy shoqe. Un\u00eb quhem Hajdi dhe shoqja ime, Ester. Nj\u00eb fundjav\u00eb, un\u00eb dhe Esteri vendos\u00ebm t\u00eb shkonim n\u00eb nj\u00eb diskotek\u00eb. Do t\u00eb shkonim t\u00eb dyja, pasi Esteri ishte ndar\u00eb nga i dashuri para tre muajsh dhe donim q\u00eb t\u00eb zbaviteshim pak. Un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kisha t\u00eb dashur. Vendos\u00ebm t\u00eb shkonim n\u00eb nj\u00eb diskotek\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk kishim vajtur m\u00eb par\u00eb e ku mund t\u00eb njihnim njer\u00ebz t\u00eb rinj. Sigurisht, tani un\u00eb mallkoj veten pse zgjodha at\u00eb diskotek\u00eb. Nuk kishim p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb lidheshim me dik\u00eb, vet\u00ebm t\u00eb ndjeheshim mir\u00eb, t\u00eb zbaviteshim, sidomos Esteri, e cila kishte vuajtur shum\u00eb nga ndarja. N\u00eb fillim, ajo as nuk donte t\u00eb dilte nga sht\u00ebpia, por pak nga pak filloi ta rimerrte veten dhe vendosi t\u00eb dilte me mua.<br \/>\nN\u00eb disko k\u00ebrcyem shum\u00eb dhe, kur ndonj\u00eb djal\u00eb afrohej t\u00eb na qeraste, sepse e shihte q\u00eb ishim vet\u00ebm, refuzonim dhe i thoshim se ishim duke pritur t\u00eb dashurit tan\u00eb. E dija q\u00eb Esteri nuk donte t\u00eb lidhej me ask\u00ebnd dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, po zbaviteshim shum\u00eb. Sa p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, pim\u00eb fare pak, sa p\u00ebr nxemje, sepse nuk jemi nga ata tipat q\u00eb shtrohen me alkool.<br \/>\nAty nga ora nj\u00eb e m\u00ebngjesit, na u afruan dy djem simpatik\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm. Dua t\u00eb them se nuk ishin si ata tipat e zakonsh\u00ebm t\u00eb diskotekave, jargavec\u00eb dhe t\u00eb ngjitur. K\u00ebrcyen me ne, b\u00ebm\u00eb shaka dhe po ndjeheshim mir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tyre. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb iknim, vendos\u00ebm t\u00eb rrinim edhe pak. M\u00eb i gjati, q\u00eb k\u00ebrcente me mua, m\u00eb pyeti n\u00ebse do t\u00eb pija di\u00e7ka dhe un\u00eb i thash\u00eb t\u00eb merrte \u00e7\u2019t\u00eb donte p\u00ebr mua. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe shoqja ime, Esteri, dukej se po k\u00ebnaqej n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e atij tjetrit. Pas pak u ul\u00ebm t\u00eb pinim di\u00e7ka dhe gjatoshi u kthye pas pak me dy gota n\u00eb dor\u00eb. Na tha se ai banakieri na kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb koktejl q\u00eb s\u2019e kishim pir\u00eb kurr\u00eb. Gotat ishin t\u00eb vogla dhe vendos\u00ebm ta provonim, thjesht nga kurioziteti. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kishim edhe etje. Vura re nj\u00eb shije t\u00eb \u00e7uditshme, por nuk ia vura shum\u00eb veshin, sepse nuk isha m\u00ebsuar me koktejle dhe mendova se kushedi \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsish kishte brenda. Gj\u00ebja m\u00eb e keqe, mendoja un\u00eb, do t\u00eb ishte t\u00eb dehesha, por vendosa ta pija pak nga pak, q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb binte n\u00eb kok\u00eb. Ah, sikur t\u00eb kishte qen\u00eb vet\u00ebm kjo! Pas disa minutash, Esteri, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb tip i qet\u00eb, dukej m\u00eb e shpenguar. Edhe un\u00eb ndjehesha euforike, bile fillova t\u2019i b\u00ebja pyetje vetes pse po ndodhte kjo. Megjith\u00ebse kisha pir\u00eb fare pak pije e ndjeva veten si t\u00eb dehur, n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa filluan t\u00eb m\u00eb dridheshin k\u00ebmb\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kur ata na ftuan t\u00eb shkonim n\u00eb nj\u00eb disko tjet\u00ebr, nuk refuzova. Dol\u00ebm t\u00eb kat\u00ebrt duke k\u00ebnduar dhe duke na u marr\u00eb mendt\u00eb, hip\u00ebm n\u00eb makin\u00ebn e tyre. Pastaj, m\u00eb kujtohet vet\u00ebm se m\u00eb merreshin mendt\u00eb dhe nuk i njihja rrug\u00ebt nga po kalonim. Esteri vazhdonte t\u00eb k\u00ebndonte derisa tha se donte t\u00eb villte. Ndaluan makin\u00ebn dhe un\u00eb desh b\u00ebra t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Mblodha forcat p\u00ebr t\u2019u k\u00ebrkuar t\u00eb na \u00e7onin n\u00eb sht\u00ebpi sepse nuk ndiheshim mir\u00eb. Pastaj u qet\u00ebsova dhe gj\u00ebja e fundit q\u00eb m\u00eb shkoi n\u00eb mendje, para se t\u00eb humbisja ndjenjat, ishte si do t\u00eb m\u00eb \u00e7onin n\u00eb sht\u00ebpi, kur un\u00eb s\u2019u kisha dh\u00ebn\u00eb adres\u00ebn.<br \/>\nM\u00eb pas, nuk mbaj mend asgj\u00eb. Ishte mesdit\u00eb kur u zgjuam n\u00eb nj\u00eb motel. Ishim vet\u00ebm, t\u00eb dyja. Un\u00eb ndjehesha pak m\u00eb mir\u00eb se Esteri dhe mbasi e mora veten, vajta posht\u00eb t\u00eb pyesja se ku ndodheshim. M\u2019u p\u00ebrgjigj\u00ebn q\u00eb kishim ardhur nat\u00ebn bashk\u00eb me dy djem q\u00eb ishin ngjitur n\u00eb dhom\u00eb me ne. Nuk e ndjeva veten mir\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Pak nga pak, po b\u00ebhej e qart\u00eb n\u00eb mendjen time arsyeja e ardhjes n\u00eb at\u00eb vend. Ata djemt\u00eb kishin p\u00ebrfituar nga dehja jon\u00eb dhe na kishin p\u00ebrdhunuar. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetova edhe m\u00eb von\u00eb, kur u futa t\u00eb lahesha n\u00eb dush. Kisha njolla t\u00eb zeza mes kofsh\u00ebve. Ishte nj\u00eb ndjesi tmerri dhe, duke gjykuar nga irritimi q\u00eb ndjeja n\u00eb organet gjenitale, e kuptova se kishin abuzuar disa her\u00eb me ne. Na kishin dh\u00ebn\u00eb drog\u00eb q\u00eb t\u00eb na dehnin, pastaj kishin b\u00ebr\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb donin me ne.<br \/>\nNdjehesha n\u00eb faj dhe nuk dija kujt t\u2019ia thoja at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Faj\u00ebsoja veten pse kisha pranuar t\u00eb afrohesha me ata djemt\u00eb q\u00eb nuk i njihja. I telefonova Esterit dhe ajo m\u00eb tregoi se i kishte ndodhur e nj\u00ebjta gj\u00eb dhe ndihej aq e trembur, sa nuk donte ta merrte vesh asnjeri. Kaluan k\u00ebshtu disa dit\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb mendova t\u00eb shkoja n\u00eb polici p\u00ebr t\u2019i denoncuar, por kisha frik\u00eb se ata do t\u00eb na gjykonin keq. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk e dinim kush ishin ata djemt\u00eb. Nj\u00eb mbr\u00ebmje ia mbusha mendjen Esterit t\u00eb shkonim p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb at\u00eb diskotek\u00ebn ku kishim takuar ata djemt\u00eb, se mos i shihnim ose merrnim vesh kush ishin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, do t\u2019u thoshim nja dy shok\u00ebve tan\u00eb q\u00eb t\u00eb merrnin hak&#8230; Ata qelbanik\u00eb nuk duhet ta kalonin k\u00ebt\u00eb situat\u00eb pa u lagur! N\u00eb fakt, nuk i gjet\u00ebm atje dhe kur pyet\u00ebm ata t\u00eb diskos than\u00eb se nuk i mbanin mend, se at\u00eb nat\u00eb kishte qen\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vinin. Shkuam edhe her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb disko, se mos i takonim, por m\u00eb kot. Duhet t\u00eb jen\u00eb trembur dhe nuk shkojn\u00eb m\u00eb n\u00eb at\u00eb disko. Ata jan\u00eb akoma jasht\u00eb, kur e meritonin t\u00eb futeshin n\u00eb burg p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb. Sigurisht, faji qe edhe i yni, q\u00eb ua lejuam. Q\u00eb nga ajo nat\u00eb, ngrihem shpesh n\u00eb mes t\u00eb gjumit e b\u00ebr\u00eb qull n\u00eb djers\u00eb. Shoh \u00ebndrra t\u00eb tmerrshme. Sigurisht, edhe jeta seksuale q\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eblloj si m\u00eb par\u00eb. Esteri ndjehet akoma m\u00eb keq. Ajo u rilidh p\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb dashurin e saj, por u nda, sepse atij i dukej sikur ajo kishte ndryshuar. Askush nuk e di n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka ndodhur, p\u00ebrve\u00e7 mamas\u00eb, e cila u m\u00ebrzit shum\u00eb kur e mori vesh. Un\u00eb mendova ta tregoja k\u00ebt\u00eb histori timen dhe t\u00eb shoqes sime n\u00eb gazet\u00eb, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos e p\u00ebsojn\u00eb edhe vajza t\u00eb tjera si un\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne jemi dy shoqe. Un\u00eb quhem Hajdi dhe shoqja ime, Ester. Nj\u00eb fundjav\u00eb, un\u00eb dhe Esteri vendos\u00ebm t\u00eb shkonim n\u00eb nj\u00eb diskotek\u00eb. Do t\u00eb shkonim t\u00eb dyja, pasi Esteri ishte ndar\u00eb nga i dashuri para tre muajsh dhe donim q\u00eb t\u00eb zbaviteshim pak. Un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kisha t\u00eb dashur. Vendos\u00ebm t\u00eb shkonim n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-4990","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4990\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}