{"id":4899,"date":"2014-10-27T17:08:08","date_gmt":"2014-10-27T16:08:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4899"},"modified":"2014-10-27T17:08:08","modified_gmt":"2014-10-27T16:08:08","slug":"john-van-ride-pse-me-gerten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/john-van-ride-pse-me-gerten\/","title":{"rendered":"John Van Ride: Pse me Gert\u00ebn&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nga emri, me siguri do mendoni se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb personazh t\u00eb huaj, por ky \u00ebsht\u00eb emri i tij i artit. Po flasim p\u00ebr dj John Van Ride, i cili emrin e v\u00ebrtet\u00eb e ka Joanis. John ka pothuajse 10 vjet q\u00eb ushtron profesionin e Dj-t, q\u00eb e ka filluar n\u00eb Greqi, nd\u00ebrsa tani po i kushton r\u00ebnd\u00ebsi edhe suksesit n\u00eb territorin shqiptar. K\u00ebshtu, John ka publikuar klipin e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Gerta Mahmutajn. Ata vijn\u00eb me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb mjaft deh\u00ebse t\u00eb titulluar \u201cPija me emrin t\u00ebnd\u201d. Dhe, bashk\u00ebpunimi i tyre nuk ishte krejt\u00ebsisht rast\u00ebsor pasi ata t\u00eb dy jan\u00eb njohur n\u00eb Crazy Calvin, aty ku edhe punojn\u00eb dhe, p\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb ende, Johni \u00ebsht\u00eb kunati i k\u00ebng\u00ebtares Aurela Gace. Pse jo, n\u00eb vazhdim do t\u00eb presim edhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim mes k\u00ebtyre dy t\u00eb fundit? Do ishte mjaft interesant! Deri at\u00ebher\u00eb, lexoni intervist\u00ebn q\u00eb kemi realizuar me John-in, i cili me siguri shum\u00eb shpejt do t\u2019i shtohet list\u00ebs s\u00eb dj-ve t\u00eb preferuar shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>M. B. : &#8211; Joanis, t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb njohin si dj. Po p\u00ebr vet\u00eb Joanisin, \u00e7far\u00eb do m\u00eb thoje?<br \/>\nJohn Van Ride: &#8211; P\u00ebr veten s\u2019do thoja shum\u00eb gj\u00ebra sepse do thoja vet\u00ebm gj\u00ebrat pozitive (buz\u00ebqesh) dhe ngaq\u00eb s\u2019besoj se jemi perfekt\u00eb, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb flasin t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; Kur fol\u00ebm bashk\u00eb, ndodheshe n\u00eb Turqi. Ke arritur ta ushtrosh profesionin t\u00ebnd edhe atje?<br \/>\n&#8211; Jo, n\u00eb Turqi isha me pushime familjarisht. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; &#8220;Pija me emrin t\u00ebnd&#8221; \u00ebsht\u00eb videoja e par\u00eb me Gerta Mahmutajn, q\u00eb t\u00eb sjell ty para publikut shqiptar. Si u b\u00ebt\u00eb bashk\u00eb ju t\u00eb dy?<br \/>\n&#8211; Po, ashtu \u00ebsht\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb videoklipi i pare dhe uroj t\u00eb ket\u00eb suksesin q\u00eb d\u00ebshiroj. Me Gert\u00ebn jemi njohur te Crazy Calvin ku Gerta k\u00ebndon live. M\u00eb ka t\u00ebrhequr zeri i saj, m\u00ebnyra si perfomon dhe k\u00ebshtu erdhi ky bashkpunim mes nesh, i cili shum\u00eb shpejt do t\u00eb pasohet nga t\u00eb tjera&#8230;<br \/>\n&#8211; Pse me k\u00ebt\u00eb lloj k\u00ebnge?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb si producent merrem me k\u00ebt\u00eb kategori muzike, por nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb vazhdim nuk do t\u00eb ket\u00eb edhe produksione t\u00eb tjera, n\u00eb rryma t\u00eb ndryshme t\u00eb muzik\u00ebs.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb, ti je v\u00ebllai i Skerdit, bashk\u00ebshortit t\u00eb Aurela Ga\u00e7es. Ku ngjasoni dhe ku ndryshoni ti dhe Skerdi?<br \/>\n&#8211; Me v\u00ebllain mund t\u00eb them se jemi pak tipa t\u00eb ndrysh\u00ebm, por si v\u00ebllez\u00ebr, gjithmon\u00eb kemi nj\u00eb mir\u00ebkuptim dhe marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn e dj&#8230;.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr sa koh\u00eb ke qen\u00eb Dj?<br \/>\n&#8211; Tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gati 10 vjet, por m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs kam punuar n\u00eb Greqi, n\u00eb klabe ose n\u00eb festivale q\u00eb zgjasin dy ose tre dit\u00eb, n\u00ebp\u00ebr ishuj&#8230;<br \/>\n&#8211; Performon n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb nj\u00eb vend brenda dit\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Ka ndodhur dhe kjo, q\u00eb qysh n\u00eb drek\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar nj\u00eb beach party dhe n\u00eb dark\u00eb p\u00ebrs\u00ebri kam qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb klab.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u2019i nxitur njer\u00ebzit t\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb?<br \/>\n&#8211; E para nga t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhja e k\u00ebng\u00ebve dhe e dyta, inpakti q\u00eb mund t\u00eb jap\u00ebsh nga skena si dj.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn ty ndryshe nga Dj-t e tjer\u00eb?<br \/>\n&#8211; Besoj se \u00e7do Dj ka m\u00ebnyr\u00ebn e vet, k\u00ebshtu q\u00eb vetvetiu \u00e7do Dj \u00ebsht\u00eb ndryshe nga nj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb kishe dashur t\u00eb ishe Dj n\u00eb dasm\u00ebn e ministrit Veliaj?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, nj\u00eb her\u00eb kam shkuar n\u00eb nj\u00eb das\u00ebm n\u00eb Greqi p\u00ebr nj\u00eb mik shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. Nuk shkoj n\u00ebp\u00ebr dasma se me duket q\u00eb s\u2019ia dal dot, s\u2019jam marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dhe besoj q\u00eb s\u2019jam aq i mir\u00eb. Vet\u00ebm p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb do ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb&#8230; (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; P\u00ebr sa para do t\u00eb vije si Dj n\u00eb dasm\u00ebn time?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Di\u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Sa \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi yt?<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb pyes\u00ebsh menaxherin tim. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb e papritur e pak\u00ebndshme q\u00eb t\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb pun\u00ebs&#8230;<br \/>\n&#8211; Nj\u00ebher\u00eb, kur perfomoja, ka ardhur policia dhe na ka mbyllur muzik\u00ebn pik\u00ebrisht kur ishte ndezur atmosfera n\u00eb kulmin e saj. M\u00eb beso, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e pak\u00ebndshme.<br \/>\n&#8211; Merr k\u00ebrkesa nga t\u00eb ftuarit n\u00eb nj\u00eb vend?<br \/>\n&#8211; Po, ka ndodhur.<br \/>\n&#8211; Ka nj\u00eb kod veshjeje edhe p\u00ebr Dj?<br \/>\n&#8211; S\u2019e besoj q\u00eb p\u00ebr dj t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kod veshjej\u00eb. Zakonisht, Dj jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe \u00e7dokush ka stilin e tij, si dhe un\u00eb kam stilin tim.<br \/>\n&#8211; Pi alkool gjat\u00eb pun\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Ndonj\u00ebher\u00eb po, nganj\u00ebh\u00ebr\u00eb jo, po dhe kur pi, pa e tepruar se gjat\u00eb perfomancesh duhet t\u00eb kesh vet\u00ebkontroll.<br \/>\n&#8211; Cilat kan\u00eb qen\u00eb ndikimet n\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb e ka p\u00ebrgjigjen t\u00eb gjat\u00eb (buz\u00ebqesh), por do mundohem t\u2019i bie shkurt. Q\u00eb i vog\u00ebl shkoja n\u00eb Lice Artistik p\u00ebr saksofon, k\u00ebshtu q\u00eb me koh\u00ebn, nj\u00eb miku im n\u00eb Greqi m\u00eb futi mikrobin e Dj-it dhe nga hobi, kjo gj\u00eb m\u2019u b\u00eb pasion.<br \/>\n&#8211; Cila do t\u00eb ishte sfid\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Dj?<br \/>\n&#8211; Besoj se sfida \u00ebsht\u00eb me veten time q\u00eb un\u00eb t\u00eb arrij me produksionet e mia, t\u00eb arrij t\u00eb arg\u00ebtoj njer\u00ebzit me muzik\u00ebn q\u00eb un\u00eb prodhoj dhe ata ta p\u00eblqejn\u00eb at\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; Cilin konsideron si momentin m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs e t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebr shum\u00eb perfomanca q\u00eb kam pasur n\u00eb Greqi, m\u00eb kujtohet nj\u00ebra q\u00eb ka patur gati 7000 veta dhe ishte nj\u00eb atmosfer\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Do t\u00eb doja q\u00eb k\u00ebtej e tutje, t\u00eb performoja n\u00eb nj\u00eb publik edhe m\u00eb t\u00eb madh.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb e fillon zakonisht performanc\u00ebn n\u00eb nj\u00eb klab?<br \/>\n&#8211; Varet&#8230; N\u00eb qoft\u00eb se je rezident, e filloj n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb njer\u00ebzve dhe, kur klabi \u00ebsht\u00eb mbushur, at\u00ebher\u00eb filloi programin q\u00eb kam p\u00ebrgatitur. Kurse, kur jam i ftuari i nat\u00ebs, filloj direkt me programin q\u00eb kam p\u00ebrgatitur p\u00ebr at\u00eb nat\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb nuk kuptojn\u00eb akoma mir\u00eb njer\u00ebzit nga fjala Dj?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb pyetje e bukur! At\u00ebher\u00eb, Dj vjen nga \u201cdisc jokey\u201d, q\u00eb ka filluar n\u00eb vitet \u201880 n\u00eb Amerik\u00eb, kur nj\u00eb person luante me disqet, por me vitet gj\u00ebrat ndryshuan me ardhjen n\u00eb treg t\u00eb cd-ve. Edhe vet\u00eb kompanit\u00eb e pajisjeve u detyruan t\u00eb prodhonin pajisje q\u00eb t\u2019u p\u00ebrshtateshin cd-ve q\u00eb prap\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb kthehen n\u00eb venil sepse kjo m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrcakton nj\u00eb Dj. Sot ka dhe di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb din\u00eb njer\u00ebzit: Nj\u00eb Dj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb disc jokey (luajt\u00ebs disqesh), por edhe nj\u00eb producent.<br \/>\n&#8211; Dj yt i preferuar n\u00eb bot\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb shum\u00eb, s\u2019mund t\u00eb dalloj ve\u00e7 nj\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u2019i thoje po t\u00eb kishe p\u00ebrball\u00eb Gavid Guett\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb gj\u00ebra, po shum\u00eb ama! P\u00ebr miksimet e nj\u00eb k\u00ebnge q\u00eb b\u00ebn n\u00eb studio dhe shum\u00eb t\u00eb tjera sa u p\u00ebrket produksioneve q\u00eb ai krijon. Me pak fjal\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shumta pyetjet q\u00eb do t\u2019i b\u00ebja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga emri, me siguri do mendoni se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb personazh t\u00eb huaj, por ky \u00ebsht\u00eb emri i tij i artit. Po flasim p\u00ebr dj John Van Ride, i cili emrin e v\u00ebrtet\u00eb e ka Joanis. John ka pothuajse 10 vjet q\u00eb ushtron profesionin e Dj-t, q\u00eb e ka filluar n\u00eb Greqi, nd\u00ebrsa tani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-4899","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4899\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}