{"id":4848,"date":"2014-10-26T14:15:06","date_gmt":"2014-10-26T13:15:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4848"},"modified":"2014-10-26T14:15:06","modified_gmt":"2014-10-26T13:15:06","slug":"ne-tempull-ne-news24-anisa-ymeri-gazetareve-u-shkelen-te-drejtat-perdite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/ne-tempull-ne-news24-anisa-ymeri-gazetareve-u-shkelen-te-drejtat-perdite\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb tempull\u201d n\u00eb News24 Anisa Ymeri: Gazetar\u00ebve u shkelen t\u00eb drejtat p\u00ebrdit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211; Si lindi ideja p\u00ebr emisionin \u201cN\u00eb tempull\u201d?<br \/>\n&#8211; Pas disa vitesh p\u00ebrvoje si reportere e si gazetare kulture p\u00ebr \u00e7ka kam investuar prej fundit t\u00eb vitit 2004 (n\u00eb nisje n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKorrieri\u201d, m\u00eb pas n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKoha Jon\u00eb\u201d e n\u00eb televizionin Top Nevvs) e pjekjeje profesionale, gjykova se \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb hedhur nj\u00eb hap tjet\u00ebr, realizimin e nj\u00eb emisioni ku t\u00eb trajtohen problematikat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet kultura n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb evidentuar vlera qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet antivlerave, p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr arritjet e personazheve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt aq shum\u00eb kemi nevoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga ato ide q\u00eb nis n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, ama merr koh\u00ebn e saj p\u00ebr t\u2019u form\u00ebsuar dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e form\u00ebsuar p\u00ebr vite me radh\u00eb, deri n\u00eb momentin q\u00eb mori udh\u00eb ky emision.<br \/>\n&#8211; Pse u zgjodh pik\u00ebrisht Anisa p\u00ebr t\u00eb drejtuar k\u00ebt\u00eb emision?<br \/>\n&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kam zgjedhur un\u00eb ekranin\u2026 Isha un\u00eb q\u00eb trokita n\u00eb der\u00ebn e drejtorit t\u00eb Nevvs 24, zotit Hysenbelli, p\u00ebr t\u2019i propozuar prodhimin e nj\u00eb emisioni t\u00eb till\u00eb. Nuk u mendua gjat\u00eb dhe pranoi t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb emision i cili ka target shum\u00eb specifik, \u00ebsht\u00eb larg t\u00eb qenit nj\u00eb program komercial (arsye p\u00ebr t\u00eb cilat q\u00eb shum\u00eb drejtues mediash nuk i marrin n\u00eb konsideran\u00eb emisione t\u00eb tilla), p\u00ebr \u00e7ka ndjej t\u2019i fal\u00ebnderoj me p\u00ebrul\u00ebsi drejtuesit e televizionit q\u00eb besuan se mund ta realizoja, duke qen\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvoja ime e par\u00eb si moderatore, ndon\u00ebse si gazetare punoj prej gati 10 vjet\u00ebsh tanim\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si e ka pritur publiku emisionin?<br \/>\n&#8211; V\u00ebshtir\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjem me objektivitet k\u00ebsaj pyetjeje, megjithat\u00eb meriton nj\u00eb p\u00ebrgjigje sepse e konsideroj tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ne, punonj\u00ebsit e medias, ekzistojm\u00eb sepse mendojm\u00eb se kemi nj\u00eb publik q\u00eb na ndjek dhe reagimet e para q\u00eb kam marr\u00eb lidhen me faktin q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund po u kushtohet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb mediatike \u00e7\u00ebshtjeve kulturore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ka nj\u00eb publik t\u00eb caktuar q\u00eb mendoj se ndjek me k\u00ebnaq\u00ebsi nj\u00eb or\u00eb n\u00eb jav\u00eb tema p\u00ebrtej politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, reagimet e t\u00eb cilit nuk kan\u00eb munguar q\u00eb prej nisjes s\u00eb emisionit. Ndjej g\u00ebzim sepse personat me t\u00eb cil\u00ebt kam kontakt prej vitesh, personalitete t\u00eb nderuara t\u00eb kultur\u00ebs e shkenc\u00ebs n\u00eb vend, s\u2019kan\u00eb ngurruar asnj\u00eb \u00e7ast t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e diskutimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ku \u00ebsht\u00eb ndalur emisioni, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb siguri p\u00ebr nj\u00eb produksion serioz.<br \/>\n&#8211; A e ka p\u00ebrmbushur deri tani emisioni q\u00ebllimin e tij?<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebrmend vet\u00ebm 1 detaj ku mund t\u00eb lexohet p\u00ebrgjigjja e pyetjes suaj. Emisioni i 25 tetorit i kushtohej \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ikonave t\u00eb sekuestruara nga dy koleksionist\u00eb privat\u00eb, koleksion i cili aktualisht gjendet n\u00eb mjediset e Galeris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arteve. Dy studiuesit e ftuar n\u00eb emision, p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb publikuan imazhe se n\u00eb cilat kisha ishin vjedhur 2 ikona dhe 1 ikonostas, nga ato t\u00eb sekuestruarat. K\u00ebt\u00eb nuk e kishte b\u00ebr\u00eb ende grupi i ekspert\u00ebve q\u00eb po hetojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen. Nuk vonoi dhe nga organi i akuz\u00ebs, oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, u vun\u00eb n\u00eb kontakt me ne q\u00eb t\u2019i ndihmonim t\u00eb hidhnin m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kjo ndodhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrbushje q\u00ebllimi pse ne punojm\u00eb, megjithat\u00eb, k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb tilla profesionale nuk i provon \u00e7do dit\u00eb.<br \/>\n&#8211; E pate t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kaloje nga nj\u00ebra fush\u00eb e gazetaris\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00e7ka e kam nisur si reportere n\u00eb gazet\u00eb dhe t\u00eb shkruarit nuk e nd\u00ebrroj me asgj\u00eb tjet\u00ebr, ndaj kur vendosa t\u00eb b\u00ebja kap\u00ebrcim profesional drejt televizionit, e kisha me jo pak ngurrim sepse televizioni nuk ka qen\u00eb \u201cdashuria ime e madhe\u201d dhe \u201ckam refuzuar\u201d t\u00eb jem shpesh e pranishme me imazh. Tani, mendoj se erdhi koha e duhur q\u00eb ta b\u00ebj dhe e shijoj ekranin, por pa e tepruar!<br \/>\n&#8211; Si ndjehesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion?<br \/>\n&#8211; B\u00ebj at\u00eb q\u00eb kam dashur, nj\u00eb program q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i gjithi n\u00eb fillim n\u00eb kok\u00ebn time dhe m\u00eb pas, n\u00eb ekran, ndaj ndjehem shum\u00eb mir\u00eb!<br \/>\n&#8211; Sa i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb kontakti me publikun, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb e arrir\u00eb profesionalisht?<br \/>\n&#8211; Publiku nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka abstrakte, ndaj p\u00ebr mua, kontakti me publikun \u00ebsht\u00eb ai me miqt\u00eb, koleg\u00ebt, familjar\u00ebt e t\u00eb njohurit q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me median. T\u00eb gjith\u00eb i pyes p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn vendos t\u00eb merrem, q\u00eb vendos ta sjell n\u00eb v\u00ebmendje mediatike sepse te ky publik q\u00eb mund t\u00eb prek, ndeshem me reagimet e para p\u00ebr ide q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb tema p\u00ebr emisionet.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb sfidash dhe v\u00ebshtir\u00ebsish p\u00ebrballesh?<br \/>\n&#8211; Me gjithfar\u00eb sfidash, nga ato q\u00eb p\u00ebrball \u00e7do dit\u00eb cilido punonj\u00ebs i medias. Shpesh, edhe me pengesa teknike q\u00eb harrohen kur gjith\u00e7ka shkon mir\u00eb. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb gazetarin\u00eb kulturore jan\u00eb temat q\u00eb do t\u2019i trajtosh profesionalisht, sepse jo p\u00ebrher\u00eb gjen persona q\u00eb t\u00eb t\u00eb flasin tro\u00e7 p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet. Shpesh duhet t\u00eb b\u00ebsh dhjet\u00ebra telefonata p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur te njer\u00ebzit e duhur, q\u00eb mund t\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pasi shum\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb \u201ckund\u00ebrvihen\u201d.<br \/>\n&#8211; T\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ndryshosh skenarin e emisionit n\u00eb momentet e fundit para se t\u00eb hysh n\u00eb transmetim?<br \/>\n&#8211; E pamundur t\u00eb mos ndodh\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb pyetjet, por jo skenari sepse ndryshe, i bie t\u00eb kesh ftuar personat e gabuar.<br \/>\n&#8211; Sa bashk\u00ebpunuese je me stafin q\u00eb punon?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrpiqem t\u00eb jem maksimalisht sepse nga kjo varet si suksesi, ashtu edhe d\u00ebshtimi. I konsideroj si marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb delikate, ndaj edhe marrin v\u00ebmendjen time maksimale.<br \/>\n&#8211; Si po e p\u00ebrjeton k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb re?<br \/>\n&#8211; Si p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe dhe k\u00ebnaq\u00ebsi profesionale, po aq t\u00eb madhe. T\u00eb dyja shkojn\u00eb krah p\u00ebr krah dhe jan\u00eb nj\u00ebsoj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb receta jote p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb gazetare e suksesshme?<br \/>\n&#8211; Vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb recet\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb profesion q\u00eb, n\u00ebse nuk e b\u00ebn me pasion, \u00ebsht\u00eb mision i pamundur. Duhet vullnet i hekurt p\u00ebr t\u00eb tejkaluar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e fillimit, nga ato v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb stepur shum\u00eb reporter\u00eb q\u00eb kan\u00eb hequr dor\u00eb nga gazetaria; duhet t\u00eb mos num\u00ebrosh or\u00ebt q\u00eb kalon n\u00eb pun\u00eb\u2026 apo m\u00eb mir\u00eb th\u00ebn\u00eb, duhet t\u2019i num\u00ebrosh ato, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb vetes se ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb profesion i till\u00eb p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb mban\u00eb. Lista me \u201cduhet\u201d mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb, por dua ta mbyll me m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen nd\u00ebr t\u00eb gjitha: Duhet t\u00eb mos resht\u00ebsh s\u00eb lexuari, pasi kjo t\u00eb \u00e7on drejt nj\u00eb formimi t\u00eb sigurt\u00eb, i cili i duhet shum\u00eb nj\u00eb gazetari p\u00ebr t\u00eb ekzistuar. N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb i kultivuar, nj\u00eb gazetar, thjesht mendon se ekziston.<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb Anisa jasht\u00eb kamerave?<br \/>\n&#8211; Harrakate, shum\u00eb harrakate! Megjithat\u00eb, p\u00ebrpiqem shum\u00eb t\u2019u tregoj prind\u00ebrve t\u00eb mi sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jan\u00eb p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; E ndjen veten me fat apo je ti ajo q\u00eb i ke hapur rrug\u00ebn fatit?<br \/>\n&#8211; S\u2019jam supersticioze, ama mendoj se kam pasur pran\u00eb njer\u00ebzit e duhur q\u00eb m\u00eb kan\u00eb hapur syt\u00eb kur duhej dhe m\u00eb kan\u00eb zgjatur dor\u00ebn n\u00eb momente krize, q\u00eb i kalon \u00e7dokush n\u00eb jet\u00eb. N\u00ebse ky quhet fat, at\u00ebhere mund t\u00eb them se kam qen\u00eb dhe jam me shum\u00eb fat. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pun\u00eb dhe, shpesh, at\u00ebhere kur \u00ebsht\u00eb dashur, kam treguar nj\u00eb lloj agresiviteti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb profesionalisht at\u00eb q\u00eb mendoja se m\u00eb takonte.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb b\u00ebn kur shk\u00ebputesh nga puna?<br \/>\n&#8211; Fitness, sepse \u00ebsht\u00eb \u00e7lirim psikologjik, po aq sa domosdoshm\u00ebri fizike. Takime me miqt\u00eb e ngusht\u00eb dhe gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb shijon q\u00ebndrimi n\u00eb sht\u00ebpi, larg zhurmave t\u00eb kafeneve, ku jemi t\u00eb detyruar t\u00eb kalojm\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dit\u00ebs, me hir e pahir. Lexim!<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019mendim ke p\u00ebr tregun mediatik sot n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb shum\u00eb i trazuar, ka shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb keqfunksionon dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fajit e kemi ne gazetar\u00ebt q\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb \u201cpal\u00eb\u201d me heshtjen ton\u00eb. E kuptueshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb gazetar\u00ebve, t\u00eb qenit t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb media \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbijetese, por pyetja q\u00eb gjithmon\u00eb i b\u00ebj vetes \u00ebsht\u00eb: Si mundet q\u00eb nj\u00eb gazetar t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb llogari t\u00eb tjer\u00ebve (institucioneve publike e private e pushtetar\u00ebve) p\u00ebr ato q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb, kur ul kok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtat e tij q\u00eb i shkelen \u00e7do dit\u00eb, kur paguhet keq dhe kur nuk ushqehet dot mir\u00eb? P\u00ebrgjigjja mund t\u00eb jet\u00eb fakti q\u00eb gazetar\u00ebt gjithnj\u00eb e m\u00eb pak po k\u00ebrkojn\u00eb llogari sepse punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis mediatik, i cili pak i konsideron ata.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb nga personazhet e huaj q\u00eb do t\u00eb doje ta kishe n\u00eb emisionin t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u2019ju thoja nj\u00eb em\u00ebr, e di mir\u00eb q\u00eb do b\u00ebhesha pishman sekondin pasardh\u00ebs, ndaj po ju them se jan\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb shkrimtar\u00ebt, poet\u00ebt, njer\u00ebzit e teatrit, filmit apo muzik\u00ebs q\u00eb \u00e7dokush do t\u00eb \u00ebnd\u00ebrronte t\u2019i intervistonte. Mbase disa personazhe q\u00eb tani i kam n\u00eb kok\u00eb, do t\u2019i intervistoj n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb jo t\u00eb larg\u00ebt!<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u2019i hyjn\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb gazetaris\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion vet\u00ebm n\u00ebse ndjen se mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb edhe d\u00ebshtimin, vet\u00ebm sepse do t\u00eb jet\u00eb gazetar!<br \/>\n&#8211; Projekti televiziv i radh\u00ebs&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00ebse gjith\u00e7ka do shkoj\u00eb mir\u00eb me k\u00ebt\u00eb projekt, s\u2019besoj t\u00eb kem arsye p\u00ebr t\u00eb menduar tjet\u00ebr projekt televiziv.<\/p>\n<p>Nga af\u00ebr&#8230; me Anis\u00ebn<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019raste nuk bie dakord me miqt\u00eb e tu?<br \/>\n&#8211; Kur b\u00ebjn\u00eb moral p\u00ebr jet\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve. \u00cbsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb acaron v\u00ebrtet sepse t\u00eb b\u00ebn t\u00eb harrosh veten. M\u00eb duken p\u00ebrher\u00eb debate shterp\u00eb.<br \/>\n&#8211; Gj\u00ebja q\u00eb t\u00eb l\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Mungesa e sinqeritetit. S\u2019ka m\u00eb mir\u00eb se dhembja q\u00eb p\u00ebrjeton nga di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb thuhet tro\u00e7 dhe n\u00eb sy\u2026 p\u00ebrkund\u00ebr asaj vuajtjes s\u00eb madhe q\u00eb p\u00ebrjeton p\u00ebr ato q\u00eb t\u2019i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shum\u00eb von\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ajo q\u00eb t\u00eb g\u00ebzon m\u00eb shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kur kuptoj se ia dal t\u00eb kaloj koh\u00eb me njer\u00ebzit q\u00eb dua. \u00cbsht\u00eb g\u00ebzim q\u00eb s\u2019ka lidhje me \u00e7astet e bukura q\u00eb kalon nga marrja e nj\u00eb dhurate apo nj\u00eb udh\u00ebtim i d\u00ebshiruar.<br \/>\n&#8211; Sa r\u00ebnd\u00ebsi ka pamja e jashtme p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Aq sa t\u00eb mendoj se duhet t\u00eb jem p\u00ebrher\u00eb n\u00eb form\u00eb, edhe pse jo gjithmon\u00eb ia dal. Kujdesi p\u00ebr dukjen \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt respekt p\u00ebr veten, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb je brenda.<br \/>\n&#8211; Veshja, \u00ebsht\u00eb tregues i karakterit?<br \/>\n&#8211; M\u00eb shum\u00eb sesa i karakterit, mendoj \u00ebsht\u00eb tregues personaliteti. S\u2019paragjykoj personat q\u00eb kan\u00eb dukje ekstravagante sepse e gjykoj si t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00e7dokujt t\u00eb vishet si\u00e7 i p\u00eblqen, ama gjykoj t\u00eb veshurin jo t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb momentit t\u00eb dit\u00ebs dhe vendit ku ndodhesh. N\u00eb auditor s\u2019mund t\u00eb mbash veshur dekolte, funde apo pantallona tejet t\u00eb shkurt\u00ebra. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb shkosh n\u00eb plazh me xhup. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim, m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb veshurit e gjykoj \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nj\u00eb personaliteti t\u00eb deformuar.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb nuk do t\u00eb doje t\u00eb mungonin n\u00eb valixhen e udh\u00ebtimit?<br \/>\n&#8211; Meq\u00eb gjith\u00eb telashin psikologjik e kam me flok\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb drejtuar, aksesor\u00ebt p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ishte \u201cfatale\u201d t\u00eb mungonin. Atletet, sepse pa to, nuk shijon dot vendin ku shkon\u2026<br \/>\n&#8211; Kujtimi m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ruan nga f\u00ebmij\u00ebria jote&#8230;<br \/>\n&#8211; Kam qen\u00eb aq harrakate sa s\u2019m\u00eb zinin k\u00ebmb\u00ebt vend dhe nuk lija pem\u00eb n\u00eb fshat pa provuar sa t\u00eb forta i kishin deg\u00ebt. Dhe, meq\u00eb nj\u00eb fiku nuk i q\u00eblluan deg\u00ebt aq t\u00eb forta&#8230;<br \/>\n&#8211; Sa shpesh nevrikosesh?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb shpesh! \u00c7\u00ebshtje temperamenti.<br \/>\n&#8211; Dashuria p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb motivi kryesor p\u00ebr t\u00eb jetuar?<br \/>\n&#8211; Duke menduar q\u00eb dashuria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm raporti mes nj\u00eb gruaje dhe nj\u00eb burri, por ajo q\u00eb na rrethon \u00e7do dit\u00eb n\u00eb familje dhe tej saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; Si lindi ideja p\u00ebr emisionin \u201cN\u00eb tempull\u201d? &#8211; Pas disa vitesh p\u00ebrvoje si reportere e si gazetare kulture p\u00ebr \u00e7ka kam investuar prej fundit t\u00eb vitit 2004 (n\u00eb nisje n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKorrieri\u201d, m\u00eb pas n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKoha Jon\u00eb\u201d e n\u00eb televizionin Top Nevvs) e pjekjeje profesionale, gjykova se \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb hedhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-4848","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4848\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}