{"id":4819,"date":"2014-10-26T15:00:41","date_gmt":"2014-10-26T14:00:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4819"},"modified":"2014-10-26T11:06:50","modified_gmt":"2014-10-26T10:06:50","slug":"lavdosh-ferruni-kujdes-ne-treg-perime-e-fruta-te-helmuara-me-kimikate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/lavdosh-ferruni-kujdes-ne-treg-perime-e-fruta-te-helmuara-me-kimikate\/","title":{"rendered":"Lavdosh Ferruni: Kujdes, n\u00eb treg perime e fruta t\u00eb helmuara me kimikate!"},"content":{"rendered":"<p>Prodhimet e vendit, t\u00eb helmuara me pesticide, sidomos tregjet e qyteteve t\u00eb m\u00ebdha<\/p>\n<p>Prodhimet bujq\u00ebsore t\u00eb importit, m\u00eb t\u00eb rrezikshme se t\u00eb vendit p\u00ebr trajtim mbidoz\u00eb me pesticide<br \/>\nProdhimet organike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruarat dhe nj\u00ebherazi, t\u00eb munguara n\u00eb treg<\/p>\n<p>Konsumimi aq i k\u00ebshilluar i perimeve dhe frutave mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb e pak\u00ebndshme: Ham\u00eb domate, por \u00e7far\u00eb domateje ham\u00eb? Specialisti Lavdosh Ferruni i Shoqat\u00ebs s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb Organike thot\u00eb se \u201cduke pretenduar se po marrin vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr sh\u00ebndetin, n\u00eb fakt, konsumator\u00ebt ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb marrin kimikate n\u00eb sasira t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin\u201d. Prodhimet e tregjeve tona nuk jan\u00eb aq \u201cbio\u201d sa ne i kujtojm\u00eb, madje edhe kur vijn\u00eb nga Ndroqi, Maminasi, Krutja, Droboniku apo Morava. Sikur t\u00eb faj\u00ebsonim k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr sa m\u00eb tep\u00ebr konsum t\u00eb prodhimeve bujq\u00ebsore, nuk do t\u2019u vinim dhe aq faj kultivuesve t\u00eb tyre q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rritur prodhimin n\u00eb maksimum, shtojn\u00eb trajtimin me pesticide. Por, mbetemi konsumator\u00eb modest\u00eb. Sidoqoft\u00eb, ka modele nga vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara t\u00eb cilat na d\u00ebftojn\u00eb se si ekuilibrohen k\u00ebrkesat e m\u00ebdha t\u00eb tregjeve, me nevoj\u00ebn p\u00ebr siguri t\u00eb konsumator\u00ebve dhe motivacionin p\u00ebr fitim t\u00eb prodhuesve.<\/p>\n<p>\u201cBler\u00ebsit konsumojn\u00eb prodhime q\u00eb nuk i jan\u00eb n\u00ebnshtruar asnj\u00eb analize p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e kimikateve n\u00eb to\u201d. Deklarata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga specialisti i Shoqat\u00ebs s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb Organike, Lavdosh Ferruni. \u201cKonsumatori ka munges\u00eb informacioni p\u00ebr sigurin\u00eb e fruta-perimeve, thot\u00eb ai. Nuk ka asnj\u00eb garanci se kimikatet q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb ato, jan\u00eb brenda normativave t\u00eb p\u00ebrcaktuara ligj\u00ebrisht. Laborator\u00ebt ekzistojn\u00eb, por nuk kemi par\u00eb deri m\u00eb sot asnj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb jet\u00eb analizuar domatja apo rrushi p\u00ebr sasin\u00eb e pesticideve, nitriteve dhe metaleve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb. Nuk kemi d\u00ebgjuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb rast, q\u00eb organet e kontrollit t\u00eb standardeve t\u00eb shtetit t\u00eb ken\u00eb ndaluar nj\u00eb produkt t\u00eb vet\u00ebm, p\u00ebr p\u00ebrmbajtje t\u00eb lart\u00eb kimikatesh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, para \u201990-s, ndodhte shpesh q\u00eb maune t\u00eb t\u00ebra tonat, t\u00eb na ktheheshin mbrapsht nga shtetet e tjera, thjesht se kishin mbetje kimikatesh mbi norm\u00ebn e lejuar\u201d. Sipas tij, p\u00ebrvoja e deritanishme e nj\u00eb tregu t\u00eb pambikqyrur, d\u00ebshmon se k\u00ebtu nuk zbatohen normat evropiane.<\/p>\n<p>&#8211; Trajtimi me kimikate \u00ebsht\u00eb metod\u00eb e bujq\u00ebsis\u00eb inorganike. A ka pasoja mbi sh\u00ebndetin konsumimi i prodhimeve t\u00eb tilla dhe, kur? Th\u00ebn\u00eb ndryshe, cilat jan\u00eb pasojat e kimikateve n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e fruta-perimeve?<br \/>\n&#8211; Natyrisht, kur kalohen normativat e trajtimit me kimikate, efektet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuara sidomos n\u00eb aparatin tret\u00ebs, n\u00eb qarkullimin e gjakut, n\u00eb sistemin nervor qendror etj. Kur b\u00ebhet nj\u00eb propagand\u00eb kaq e madhe p\u00ebr t\u00eb konsumuar sa m\u00eb tep\u00ebr fruta e perime, duke pretenduar se po marrin vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr sh\u00ebndetin, n\u00eb fakt, konsumator\u00ebt ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb jen\u00eb duke marr\u00eb kimikate t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr sh\u00ebndetin.<br \/>\n&#8211; Konsumuesit ankohen edhe p\u00ebr humbjen e shijes se frutave dhe perimeve. Ka lidhje edhe kjo me kimikatet?<br \/>\n&#8211; Po, pik\u00ebrisht humbja e shijes ka lidhje me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prodhimi q\u00eb ndryshon raportet biokimike natyrale, gj\u00eb q\u00eb ndryshon edhe shijen natyrale. Edhe rritja e sforcuar dhe sidomos jasht\u00eb sezonit, ndikon k\u00ebtu.<br \/>\n&#8211; Cilat perime apo fruta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb \u201ckimizuara\u201d?<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjitha i kan\u00eb k\u00ebto probleme, por m\u00eb tep\u00ebr, ato q\u00eb prodhohen jasht\u00eb sezonit.<br \/>\n&#8211; Mendoni se problemi fokusohet m\u00eb tep\u00ebr tek prodhimet e vendit, apo tek ato t\u00eb importit? Pra, nga cilat prodhime jemi m\u00eb t\u00eb rrezikuar ne, si konsumator\u00eb?<br \/>\n&#8211; Prodhimet e importit. Vendi yn\u00eb konsiderohet relativisht i past\u00ebr n\u00eb kultivimin e prodhimeve bujq\u00ebsore p\u00ebr nga shkalla e p\u00ebrdorimit t\u00eb plehrave kimike. Shqip\u00ebria p\u00ebrdor 6-7 her\u00eb m\u00eb pak sasi kimikatesh sesa vendet e tjera t\u00eb rajonit dhe m\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb Evrop\u00ebs. Pra, prodhimet tona mund t\u00eb konsiderohen bio, por n\u00eb zona t\u00eb caktuara t\u00eb vendit, situata \u00ebsht\u00eb krejt e p\u00ebrkund\u00ebrt. Ka fermer\u00eb q\u00eb i trajtojn\u00eb me superdoza perimet, duke i tejkaluar dozat e kimikateve q\u00eb konsiderohen t\u00eb pranueshme. Ngaq\u00eb nuk ka kurrfar\u00eb kontrolli, asgj\u00eb nuk i ndalon prodhuesit q\u00eb t\u00eb nxisin dhe shpejtojn\u00eb prodhimin, me m\u00ebnyra t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin.<br \/>\n&#8211; Keni informacion m\u00eb t\u00eb detajuar se prodhimet e cilave zona t\u00eb vendit jan\u00eb trajtuar tej mase me pesticide dhe nitrite?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb zona fushore, kryesisht pran\u00eb qyteteve q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ofrojn\u00eb prodhimet e tyre n\u00eb tregjet e m\u00ebdha dhe po ashtu, edhe serrat e m\u00ebdha. Pra, aty ku prodhohen sasi t\u00eb m\u00ebdha fruta-perimesh, aty \u00ebsht\u00eb abuzimi m\u00eb i madh me kimikatet e pesticidet. Pik\u00ebrisht aty ku \u00ebsht\u00eb prodhimi m\u00eb i madh dhe m\u00eb intensiv, do t\u00eb ishte urgjente q\u00eb t\u00eb analizoheshin k\u00ebto prodhime dhe, n\u00ebse analizat faktojn\u00eb mbidoza, duhen penguar t\u00eb futen n\u00eb treg. Nuk p\u00ebrjashtohen edhe zona t\u00eb tjera me ndotje industriale, t\u00eb cilat, pa marr\u00eb parasysh rrezikun, kultivojn\u00eb mbi toka t\u00eb mbushura me helme, prodhime t\u00eb ndryshme p\u00ebr konsum familjar dhe p\u00ebr tregun.<br \/>\n&#8211; Ju thoni se nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb analiza p\u00ebr sasin\u00eb e pesticideve q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb prodhimet e importit. Nga mund ta dim\u00eb se ato nuk jan\u00eb n\u00eb parametrat e BE-s\u00eb?<br \/>\n&#8211; Pik\u00ebrisht sepse nuk ka asnj\u00eb kontroll dhe sepse kurr\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb ato t\u00eb kthehen mbrapsht p\u00ebr mbidozim t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre me kimikate, kjo na jep plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb dyshojm\u00eb se k\u00ebtu hyjn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto prodhime q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb parametrave t\u00eb BE-s\u00eb. Normat p\u00ebr sasin\u00eb e lejuar t\u00eb kimikateve ekzistojn\u00eb edhe te ne, por kur nuk kujdeset njeri p\u00ebr zbatimin e tyre, nxitet prirja p\u00ebr t\u2019i shkelur ato.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prodhimet e vendit, t\u00eb helmuara me pesticide, sidomos tregjet e qyteteve t\u00eb m\u00ebdha Prodhimet bujq\u00ebsore t\u00eb importit, m\u00eb t\u00eb rrezikshme se t\u00eb vendit p\u00ebr trajtim mbidoz\u00eb me pesticide Prodhimet organike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruarat dhe nj\u00ebherazi, t\u00eb munguara n\u00eb treg Konsumimi aq i k\u00ebshilluar i perimeve dhe frutave mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-4819","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4819\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}