{"id":4768,"date":"2014-10-25T16:00:39","date_gmt":"2014-10-25T14:00:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4768"},"modified":"2014-10-24T23:53:16","modified_gmt":"2014-10-24T21:53:16","slug":"aleksander-vucic-kryeministri-rama-me-ka-bere-prapaskena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/aleksander-vucic-kryeministri-rama-me-ka-bere-prapaskena\/","title":{"rendered":"Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7: Kryeministri Rama m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb prapaskena"},"content":{"rendered":"<p>Kaso Kosa: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, zoti Kryeminist\u00ebr! Vij nga Shqip\u00ebria dhe d\u00ebshiroj t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me ju n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre ndodhive t\u00eb fundit\u2026<br \/>\nAleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7: &#8211; Aq shum\u00eb telashe m\u00eb kan\u00eb dal\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, sa nuk arrij t\u00eb orientohem, po shyqyr q\u00eb kam mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e q\u00eb m\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb sistemoj t\u00ebr\u00eb hallet e shumta. Megjith\u00ebse jam i mbytur m\u00eb pun\u00eb, do ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb bashk\u00eb, zoti Kaso, sepse ke ardhur nga Shqip\u00ebria, q\u00eb un\u00eb e kam shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Po m\u00eb befasoni, zoti Vu\u00e7i\u00e7 kur thoni se e keni p\u00ebr z\u00ebm\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb!<br \/>\n&#8211; Mos u befasoni zoti Kaso, sepse dashurin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt ma ka ushqyer n\u00ebna ime q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Ajo ka punuar n\u00eb media p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra me nj\u00eb shqip\u00ebtar q\u00eb e ka patur shum\u00eb mik dhe q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete. Pastaj, mos harroni se un\u00eb jam politikan modern e tolerant. Konkretisht, un\u00eb, megjith\u00ebse u m\u00ebrzita q\u00eb n\u00eb takimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Berlin Rama u privilegjua nga zonja Merkel dhe u vendos q\u00eb t\u00eb ishte, si t\u00eb thuash, si bi\u00e7im prij\u00ebsi i ballkanasve, kur kjo e drejt\u00eb m\u00eb takonte mua, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i shtetit m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit, nuk e dhash\u00eb veten fare.<br \/>\n&#8211; Ju mendoni se referimi i Ram\u00ebs si primar n\u00eb takimin e Berlinit mund t\u00eb ishte padrejt\u00ebsi?<br \/>\n&#8211; Jo mund, por ishte sepse Rama na h\u00ebngri n\u00eb bes\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete zonj\u00ebn Merkel me shtatin e tij t\u00eb lart\u00eb dhe me dinak\u00ebrin\u00eb q\u00eb e karakterizon. N\u00eb fakt, nuk m\u00eb ngeli vet\u00ebm mua hatri q\u00eb ai ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi yn\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e fundit p\u00ebr shtyp, por edhe kryeministrave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit, por ata nuk e dhan\u00eb veten dhe b\u00ebn\u00eb sikur gjith\u00e7ka ishte normale. Por ja ku po ta them n\u00eb konfidenc\u00eb se t\u00eb t\u00ebr\u00ebve u ka ngelur hatri me zonj\u00ebn Merkel. Nuk mund t\u00eb ishte Shqip\u00ebria primare n\u00eb at\u00eb takim aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm!<br \/>\n&#8211; Ju akuzoni zotin Rama se ushqen prapamendime dhe b\u00ebn prapaskena ndaj jush?<br \/>\n&#8211; Absolutisht, po! Mjafton q\u00eb t\u2019i referohemi ndeshjes mes t\u00eb dy komb\u00ebtareve tona, ku spikat\u00ebn ndjenjat m\u00eb t\u00eb egra antiserbe nga ana juaj. N\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb u b\u00eb e ndodhi aty, \u00ebsht\u00eb dora dhe shtysa e zotit Rama q\u00eb ka p\u00ebrdorur t\u00ebr\u00eb influenc\u00ebn dhe mjetet e mundshme p\u00ebr t\u00eb degjeneruar t\u00ebr\u00eb takimin q\u00eb ne serb\u00ebt t\u00eb d\u00ebnoheshim nga UEFA dhe t\u00eb mos dilnim kampion t\u00eb Evrop\u00ebs, por edhe q\u00eb t\u00eb na largonte nga rruga drejt BE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ne e aspirojm\u00eb dhe jemi m\u00eb pran\u00eb se kurr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si mund ta thoni k\u00ebt\u00eb, kur nj\u00eb stadium i t\u00ebr\u00eb vet\u00ebm me tifoz\u00eb serb\u00eb brohorisnin kund\u00ebr shqiptar\u00ebve q\u00eb nga momenti i k\u00ebndimit t\u00eb himnit ton\u00eb komb\u00ebtar dhe deri n\u00eb hedhjen e shashkave, gur\u00ebve dhe shisheve n\u00eb fush\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ju lutem, mos e b\u00ebni kaq t\u00eb madhe se n\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb ndeshje futbolli ishte dhe n\u00eb t\u00eb tilla raste, ndodhin edhe keqkuptime mes tifozeris\u00eb, si n\u00eb t\u00eb gjitha stadiumet e bot\u00ebs&#8230; Fundja, \u00e7far\u00eb ndodhi se k\u00ebndonin tifoz\u00ebt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve? Nga k\u00ebnga, kurr\u00eb nuk mund t\u00eb t\u00eb vij\u00eb asnj\u00eb e keqe, sado posht\u00ebruese t\u00eb jet\u00eb ajo.<br \/>\n&#8211; M\u00eb falni, por nuk mund t\u00eb quhet keqkuptim nj\u00eb kor prej 30 mij\u00eb tifoz\u00ebsh q\u00eb th\u00ebrrisnin \u201cVritini shqiptar\u00ebt\u201d, q\u00eb v\u00ebrshuan t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb fush\u00eb dhe rrah\u00ebn lojtar\u00ebt shqiptar\u00eb!<br \/>\n&#8211; Tifoz\u00ebt u fut\u00ebn n\u00eb fush\u00eb kur ju na provokuat me dronin q\u00eb ngrinte flamurin tuaj si sfid\u00eb ndaj ne mikprit\u00ebsve, me stampimin e hart\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe! Tifoz\u00ebt u prek\u00ebn n\u00eb sed\u00ebr nga kjo sfid\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, ndaj edhe zbrit\u00ebn n\u00eb fush\u00eb shum\u00eb paq\u00ebsisht, me q\u00ebllimin e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb sqaronin lojtar\u00ebt tuaj e t\u2019u hiqnin v\u00ebrejtje p\u00ebr at\u00eb flamur. Por djemt\u00eb tuaj u revoltuan dhe e rr\u00ebmbyen flamurin sikur ne do t\u2019ua hanim. Asgj\u00eb t\u00eb keqe nuk kishte q\u00eb at\u00eb flamur ta merrnim ne dhe ta mbanim si relike t\u00eb nj\u00eb ndeshjeje miqsh. Po t\u00eb mos e rr\u00ebmbenin flamurin djemt\u00eb tuaj, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndodhur.<br \/>\n&#8211; Ndaj organizator\u00ebt dhe rojet e fush\u00ebs lejuan tifoz\u00ebt ultra t\u00eb futeshin n\u00eb fush\u00eb, madje edhe kriminel\u00eb si Bogdanovi?<br \/>\n&#8211; Sh\u00ebrbimi inteligjent serb m\u00eb informoi se Bogdanovi \u00ebsht\u00eb paguar nga Edi Rama dhe v\u00ebllai i tij, q\u00eb t\u00eb futej n\u00eb fush\u00eb e t\u00eb krijonte alibin\u00eb tuaj kund\u00ebr nesh. Jo vet\u00ebm kaq, por edhe dronin n\u00eb fush\u00eb e futi v\u00ebllai i Kryeministrit tuaj, po me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Madje ka dyshime se edhe korin me 30 mij\u00eb trifoz\u00eb, ai e ka nxitur, p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb infiltruar q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrdorej m\u00eb pas kund\u00ebr nesh. Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh q\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje mafioze n\u00eb pun\u00ebt tona t\u00eb brendshme vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrpara bot\u00ebs per\u00ebndimore t\u00eb dal\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria dhe Edi Rama, si\u00e7 edhe doli n\u00eb takimin e Berlinit p\u00ebrmes kulisave t\u00eb b\u00ebra me Anxhela Merkel e duke na l\u00ebn\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb hije.<br \/>\n&#8211; A mos \u00ebsht\u00eb ky shkaku q\u00eb ju anulluat takimin e l\u00ebn\u00eb m\u00eb 22 tetor, me zotin Rama?<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb flasim drejt, un\u00eb nuk dua ta takoj fare kryeministrin tuaj sepse: S\u00eb pari, politikan\u00ebt tuaj opozitar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri si Lulzim Basha dhe Sali Berisha, q\u00eb jan\u00eb miqt\u00eb tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nuk e duan nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb shprehur hapur n\u00eb mediet tuaja. S\u00eb dyti, Rama, n\u00ebp\u00ebrmjet asaj vizite, do takoj\u00eb shqiptar\u00ebt e lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs dhe do i nxis\u00eb ata p\u00ebr kryengritje e shk\u00ebputje nga Serbia. S\u00eb treti, kush e duron at\u00eb retorik\u00ebn e tij arrogante q\u00eb mundohet t\u00eb t\u00eb imponohet duke t\u00eb fyer inteligjenc\u00ebn? S\u00eb kat\u00ebrti, ai k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb mund ta shfryt\u00ebzoj\u00eb si nj\u00eb tjet\u00ebr fitore p\u00ebrpara nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, duke na fyer ne t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb aspirojm\u00eb t\u00eb futemi n\u00eb BE.<br \/>\n&#8211; Si e p\u00ebrjetuat aksidentin q\u00eb ju ndodhi para disa dit\u00ebsh kur udh\u00ebtonit me makin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kam informacion se Rama ka organizuar edhe aksidentin tim, p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb paguar, me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb m\u00eb eleminonte si kund\u00ebrshtarin kryesor n\u00eb rrug\u00ebn e tij drejt karrier\u00ebs politike me Evrop\u00ebn. Po ashtu, u informova se Rama pagoi q\u00eb televizioni shtet\u00ebror rus t\u00eb jepte hart\u00ebn e Serbis\u00eb pa Kosov\u00ebn, djepin e Serbis\u00eb etnike, me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb prishte miq\u00ebsin\u00eb serbo-ruse. Putini u s\u00ebmur kur pa hart\u00ebn e Serbis\u00eb dhe jo vet\u00ebm i shkarkoi punonj\u00ebsit e atij televizioni, por edhe dha urdh\u00ebr p\u00ebr burgosjen e drejtorit.<\/p>\n<p>Blerta<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kaso Kosa: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, zoti Kryeminist\u00ebr! Vij nga Shqip\u00ebria dhe d\u00ebshiroj t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me ju n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre ndodhive t\u00eb fundit\u2026 Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7: &#8211; Aq shum\u00eb telashe m\u00eb kan\u00eb dal\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, sa nuk arrij t\u00eb orientohem, po shyqyr q\u00eb kam mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e q\u00eb m\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb sistemoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[],"class_list":["post-4768","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4768"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4768\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4768"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}