{"id":4764,"date":"2014-10-25T15:00:55","date_gmt":"2014-10-25T13:00:55","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4764"},"modified":"2014-10-24T23:49:27","modified_gmt":"2014-10-24T21:49:27","slug":"eltina-minarolli-i-besoj-vetem-vetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/eltina-minarolli-i-besoj-vetem-vetes\/","title":{"rendered":"Eltina Minarolli: I besoj vet\u00ebm vetes!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/Eltina-6.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4766\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/Eltina-6-226x300.jpg\" alt=\"Eltina (6)\" width=\"226\" height=\"300\" \/><\/a>Sa her\u00eb intervistoj Eltin\u00ebn, marr nj\u00eb njdesi shum\u00eb pozitive prej saj. Nj\u00eb vajz\u00eb e talentuar, e thjesht\u00eb dhe me nj\u00eb bot\u00eb tep\u00ebr t\u00eb pasur shpirt\u00ebrore, e cila k\u00ebng\u00ebn e fundit ia ka kushtuar mbes\u00ebs s\u00eb saj. Nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare si Eltina, jam shum\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plus i madh p\u00ebr muzik\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb shqiptare. Shijoni bised\u00ebn me t\u00eb&#8230; Njihni bot\u00ebn e Eltin\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Mia.B: &#8211; Pse jan\u00eb blu kristalet n\u00eb k\u00ebng\u00ebn t\u00ebnde, Eltina?<br \/>\nEltina Minarolli: &#8211; Kristalet blu simbolizojn\u00eb syt\u00eb ngjyr\u00eb blu. Jan\u00eb syt\u00eb ata q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb flasin m\u00eb shum\u00eb sesa fjal\u00ebt. N\u00ebp\u00ebrmjet syve mund t\u00eb arrish t\u00eb dallosh gjendje t\u00eb ndryshme shpirt\u00ebrore dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb ndjesi e p\u00ebrjetova kur u b\u00ebra teze p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. (Buz\u00ebqesh) Kjo k\u00ebng\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dedikim personal kushtuar mbes\u00ebs sime Olivia Grace e cila \u00ebsht\u00eb amerikane. Shikimi i par\u00eb i syve t\u00eb saj blu q\u00eb m\u00eb dhuroi, m\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb emocion t\u00eb pap\u00ebrjetuar ndonj\u00ebher\u00eb. Si dy kristale blu, m\u00eb \u00e7uan n\u00eb kalt\u00ebrsin\u00eb e qiellit, n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e oqeanit. M\u00eb inspiruan, m\u00eb dhan\u00eb ndjenj\u00eb shpirt\u00ebrore, sinqeriteti, paqe dhe dashuri. Pata fatin e mir\u00eb t\u00eb ndodhesha n\u00eb SHBA q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb ajo erdhi n\u00eb jet\u00eb dhe gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ndjesi e kam hedhur n\u00eb nota muzikore nga ku doli dhe k\u00ebnga \u201cKristalet blu\u201d! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb je n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebsh me nj\u00eb kitar\u00eb n\u00eb duar?<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb b\u00ebj shum\u00eb vesh\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb tingujt q\u00ebdalin nga loja ime n\u00eb kitar\u00eb. Mund t\u00eb b\u00ebj shum\u00eb sy t\u00eb m\u00eb shohin teksa performoj me t\u00eb n\u00eb dor\u00eb, por nuk p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj dhe disa zemra t\u00eb rrahin fort teksa luaj n\u00eb kitar\u00eb dhe k\u00ebndoj. (Qesh) Kitara \u00ebsht\u00eb nga ata instrumente q\u00eb mund t\u00eb tregojn\u00eb shum\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tingujve q\u00eb l\u00ebshojn\u00eb telat. E dashuroj, edhe pse koh\u00ebt e fundit nuk i kam kushtuar v\u00ebmendjen e duhur, p\u00ebr shkak t\u00eb impenjimeve. Pa diskutim, ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e frym\u00ebzimeve t\u00eb mia muzikore, n\u00eb \u00e7do moment.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb do t\u00eb doje ta sfidoje veten artistikisht e profesionalisht?<br \/>\n&#8211; Une e sfidoj veten \u00e7do dit\u00eb artistikisht, duke tentuar t\u00eb provoj zhanre t\u00eb reja muzikore. B\u00ebj piktur\u00eb, b\u00ebj fotografi e provoj sporte t\u00eb ndryshme, k\u00ebshtu q\u00eb jam pothuajse \u00e7do dit\u00eb n\u00eb sfid\u00eb me veten.<br \/>\n&#8211; Je m\u00ebrzitur ndonj\u00ebher\u00eb duke k\u00ebnduar?<br \/>\n&#8211; K\u00ebng\u00ebn e muzik\u00ebn, e dashuroj. Jam rritur me t\u00eb q\u00ebkur isha e vog\u00ebl dhe, sa e kam p\u00ebrk\u00ebdhelur, aq edhe m\u00eb ka p\u00ebrk\u00ebdhelur. Bashk\u00eb kemi kaluar t\u00eb gjitha g\u00ebzimet, hidh\u00ebrimet dhe emocionet, qofshin ato pozitive apo negative. K\u00ebnga \u00ebsht\u00eb inspirimi im dhe prehjen e gjej vet\u00ebm aty, k\u00ebshtu q\u00eb do ta cil\u00ebsoja si thesarin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00eb kam sepse m\u00eb b\u00ebn v\u00ebrtet t\u00eb lumtur. Akoma nuk e kam menduar n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite karriere se si do isha un\u00eb pa k\u00ebng\u00ebn, pa muzik\u00ebn! E kam n\u00eb shpirt.<br \/>\n&#8211; Si nis ideja e nj\u00eb k\u00ebnge e m\u00eb pas, e nj\u00eb klipi p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Zakonisht, m\u00eb ndodh t\u00eb frym\u00ebzohem n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zakonshme nga shkaqe e arsye t\u00eb ndryshme dhe ashtu, e inspiruar, menj\u00ebher\u00eb m\u00eb lindin tingujt e par\u00eb t\u00eb melodis\u00eb. Pasi krijohet k\u00ebnga, filloj ta mendoj se si mund ta p\u00ebrcjell m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb emocion dhe mesazh. Videoklipi \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb t\u00eb plot\u00eb mesazhin q\u00eb kam dashur t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebs dhe k\u00ebshtu, n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb, bashkohen t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Ka ndonj\u00eb person me t\u00eb cilin nuk ke patur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb punosh, por do t\u00eb doje t\u00eb punoje?<br \/>\n&#8211; Kam pasur rastin dhe fatin t\u00eb punoj me m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt p\u00ebrsa i p\u00ebrket Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk kam ndonj\u00eb peng, por m\u00eb p\u00eblqen kur bashk\u00ebpunoj. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ndaj idete e mia me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb talentuar sepse normalisht, edhe puna, n\u00eb fund, shp\u00ebrblehet pozitivisht!<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shijen t\u00ebnde&#8230;<br \/>\n&#8211; Oh, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos ia nis t\u00eb numeroj sepse lista do t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb e gjat\u00eb. Nuk e kuptoj pse shumica po mundohen t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin nj\u00ebri-tjetrin dhe nuk po sjellin asgj\u00eb t\u00eb re. Talente ka plot dhe p\u00ebrdit\u00eb po na suprizojn\u00eb t\u00eb rinj. Kemi nevoj\u00eb p\u00ebr kreativitet dhe muzik\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mungon!<br \/>\n&#8211; Si e konsideron veten Eltina n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ah, k\u00ebto momentet kur duhet t\u00eb flas p\u00ebr veten, jan\u00eb pak t\u00eb sikletshme! E kam nisur me shum\u00eb dashuri, pasion dhe me profesionaliz\u00ebm k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim pasi kam studiuar rreth tet\u00eb vite shkoll\u00eb muzike. Mbaj mend, m\u00eb duhej t\u00eb rrija deri n\u00eb or\u00eb t\u00eb vona n\u00eb shkoll\u00eb duke studiuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Harroja familjen, shoq\u00ebrin\u00eb dhe arg\u00ebtimin, vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu kushtuar dashuris\u00eb sime, muzik\u00ebs. \u00c7do sakrific\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer dhe ndihem krenare p\u00ebr veten sepse kam arritur gjith\u00e7ka vet\u00eb, pa u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e kompromiseve t\u00eb ndryshme q\u00eb ndodhin n\u00eb rrethin artistik. Kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem m\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr \u00e7do hap t\u00eb hedhur. Mb\u00ebshtetja e familjes dhe e miqve t\u00eb afert ka qen\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Tashm\u00eb e konsideroj veten me krenari, nj\u00eb profesioniste t\u00eb formuar q\u00eb po nd\u00ebrton karrier\u00ebn e saj artistike. E mira s\u2019ka fund dhe un\u00eb jam gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb saj, prandaj nuk k\u00ebnaqem me kaq. P\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb akoma pak. Jam gjithmon\u00eb duke punuar pa lodhje, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme nj\u00eb artiste q\u00eb do l\u00ebr\u00eb gjurm\u00ebt e saj n\u00eb muzik\u00ebn shqiptare! Pse jo, edhe p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u201cK\u00ebng\u00ebtarja shqiptare e p\u00ebrmasave bot\u00ebrore\u201d, thuhet n\u00eb titullin e nj\u00ebr\u00ebs prej intervistave t\u00eb tua. T\u00eb miklon apo t\u00eb v\u00eb n\u00eb siklet?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Sinqerisht, kam qeshur edhe vet\u00eb kur e kam lexuar k\u00ebt\u00eb titull! Sigurisht, \u00e7do fjal\u00eb e bukur t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh mir\u00eb, por shprehja \u201ce p\u00ebrmasave bot\u00ebrore\u201d ka goxha p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe un\u00eb nuk dua t\u2019i marr p\u00ebrsip\u00ebr! Ndoshta k\u00ebta tituj kan\u00eb ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs sime t\u00eb vazhdueshme, por nuk dua ta ekzagjerojm\u00eb. Un\u00eb jam akoma n\u00eb k\u00ebrkim dhe n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur e merituar plot\u00ebsisht titullin e \u201cp\u00ebrmasave bot\u00ebrore\u201d! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb talent tjet\u00ebr me t\u00eb cilin je bekuar, ve\u00e7 k\u00ebng\u00ebs&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7do dit\u00eb zbuloj nj\u00eb talent t\u00eb ri! Piktur\u00ebn e kam pasur qejf q\u00eb e vog\u00ebl madje n\u00eb fillim, para se t\u2019i drejtohesha profilit t\u00eb muzik\u00ebs, kisha menduar t\u00eb vazhdoja si piktore, por pastaj gjat\u00eb rrug\u00ebs ndryshova. M\u00eb pas, provova baletin dhe formova grupin tim prej kat\u00ebr vajzash n\u00eb gjimnaz, por nuk zgjati shum\u00eb sepse fillova t\u00eb dashurohesha me aktrimin! Fotografia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion q\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr qejf dhe ka rezultuar shum\u00eb i mir\u00eb. Tani, do provoj ndoshta t\u00eb rregulloj ndonj\u00eb makin\u00eb. Me siguri, do t\u2019ia dal mban\u00eb edhe k\u00ebtu. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Je okej me t\u00eb qenit person publik?<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb OK, edhe pse ka goxha p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Ka di\u00e7ka q\u00eb nuk t\u00eb p\u00eblqen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb?<br \/>\n&#8211; H\u00ebm, nuk ke privat\u00ebsin\u00eb e nevojshme. Shpeshher\u00eb b\u00ebhesh objekt bisedash dhe pjes\u00eb historish t\u00eb trilluara. Edhe pse mundohesh t\u00eb jesh indiferente ndaj k\u00ebtyre trillimeve, ndikojn\u00eb n\u00eb humorin e dit\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb doje q\u00eb edhe partneri t\u00eb ishte k\u00ebng\u00ebtar?<br \/>\n&#8211; Nuk e kam menduar fare. Nuk \u00ebsht\u00eb se do t\u2019i thoja \u201cJo\u201d, por m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i vet\u00ebm n\u00eb familje sesa dy. Do kisha preferuar t\u00eb ishte i nj\u00eb profesioni ndryshe nga i imi, por k\u00ebto jan\u00eb plane t\u00eb Zotit dhe un\u00eb nuk mund t\u00eb parashikoj asgj\u00eb! P\u00ebr sa koh\u00eb t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb dashuria dhe sinqeriteti, profesioni i partnerit nuk \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<br \/>\n&#8211; I b\u00ebn kjo gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb lehta?<br \/>\n&#8211; Edhe po, edhe jo. Ka t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqiat e veta sepse gjithmon\u00eb midis dy k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve do ket\u00eb debat. Nuk para ndodh q\u00eb t\u00eb dy t\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat mendime, por nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mir\u00eb sepse nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar mundet ta kuptoj\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr.<br \/>\nM\u00eb af\u00ebr teje&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn nervoze?<br \/>\n&#8211; Trafiku! Lajmet e kronikave t\u00eb zeza q\u00eb jan\u00eb 24 or\u00eb n\u00eb \u00e7do kanal televiziv, injoranca e theksuar, thashethemexhinjt\u00eb q\u00eb nuk shohin pun\u00ebt e hallet e tyre, por kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb merren me t\u00eb tjer\u00ebt, mosmir\u00ebnjoh\u00ebsit etj.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn ta urresh dik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk ekziston fjala urrejtje tek un\u00eb. Nuk urrej ask\u00ebnd dhe nuk besoj se do urrej dik\u00eb. M\u00eb karakterizon ndjenja e dashuris\u00eb q\u00eb e jap pa kushte, pa dashur t\u00eb m\u00eb kthehet domosdoshm\u00ebrisht mbrapa. M\u00eb karakterizon buz\u00ebqeshja q\u00eb gjithashtu e dhuroj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb po aq buz\u00ebqeshje, edhe nga njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebrzitur. Nuk arrij deri tek ekstremi i fjal\u00ebs; urrejtje. Do ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Mund t\u00eb arrij derisa t\u00eb m\u00ebrzitem, por e kaloj shpejt. Mendoj se jeta ka gj\u00ebra shum\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb cilat jetojm\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb\u2026 larg urrejtjes! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga m\u00eb me vler\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb ke realizuar deri m\u00eb tani?<br \/>\n&#8211; \u201cKristalet blu\u201d, jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb kompozim i imi, por sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dedikim personal dhe k\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndjenj\u00eb t\u00eb past\u00ebr shpirt\u00ebrore, p\u00ebr dashurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, mbes\u00ebn!<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ke qen\u00eb konfuze gjat\u00eb karrier\u00ebs t\u00ebnde muzikore&#8230;<br \/>\n&#8211; Kam qen\u00eb konfuze kur m\u00eb \u00ebsht\u00eb ofruar t\u00eb n\u00ebnshkruaj nj\u00eb kontrat\u00eb midis Sony apo Universal Music dhe nuk dija cil\u00ebn t\u00eb zgjidhja. (Qesh) B\u00ebj shaka. M\u00eb ka ndodhur t\u00eb konfuzohem disa her\u00eb n\u00eb vendimet q\u00eb duhet t\u00eb merrja, por i kam menduar mir\u00eb dhe gjith\u00e7ka ka shkuar si\u00e7 duhet.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb e ka edukuar shpirtin Eltina?<br \/>\n&#8211; Me muzik\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; classical, jazz-blues, rock, balad\u00eb. Kam qen\u00eb e inspiruar nga artist\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb muzik\u00ebn bot\u00ebrore si: Uitni Juston, Majk\u00ebll Xhekson, Queens, Bob Marlej, The Doors, Eva Kasidi, Ella Fitxherald, Elvis Presli, Nina Simone, Rej \u00c7arls dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nuk po i p\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00ebp\u00ebr cil\u00ebn rrug\u00eb ka kaluar formimi yt?<br \/>\n&#8211; Ka nisur nga themeli dhe nga rruga ku secili mund t\u00eb quhet profesionist. Nga muzika klasike, pastaj ka kaluar n\u00eb jazz, blues e tani n\u00eb pop, r&amp;b, pop-rock dhe balada.<br \/>\n&#8211; &#8220;Kurr\u00eb&#8221; dhe &#8220;gjithmon\u00eb&#8221;, p\u00ebr \u00e7far\u00eb vlejn\u00eb n\u00eb bot\u00ebkuptimin t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; \u201cKurr\u00eb\u201d vlen p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb \u201cKurr\u00eb\u201c sepse gjith\u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb dhe \u201cgjithmon\u00eb\u201c vlen p\u00ebr t\u00eb provuar gjith\u00e7ka ku ti beson se ia del. \u201cKurr\u00eb\u201d mos thuaj \u201cnuk ia dola\u201d sepse \u201cgjith\u00e7ka\u201d \u00ebsht\u00eb e mundur.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimtare dhe \u00e7far\u00eb e q\u00ebndrueshme n\u00eb art?<br \/>\n&#8211; Kalimtar\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb art t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe shum\u00eb shpejt sfumohen si flluska e sapunit, nd\u00ebrsa e q\u00ebndrushme, \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb lib\u00ebr apo nj\u00eb piktur\u00eb nga e cila impresionohesh gjithnj\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen dhe impresionon arti vizual n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Do kisha ve\u00e7uar piktur\u00ebn e t\u00eb famshmit Piter Pol Rubens \u201cVenus dhe Andonis\u201d, \u201cMonaliza\u201d Van Gog ose \u201cGuernica\u201d abstrakte e t\u00eb famshmit Pikaso.<br \/>\n&#8211; Emocionon m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb z\u00eb q\u00eb i flet veshit apo nj\u00eb pamje q\u00eb i flet syrit?<br \/>\n&#8211; T\u00eb dyja! Nj\u00eb z\u00eb q\u00eb i flet veshit emocionon kaq shum\u00eb saq\u00eb arrin t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb imazhin e vet, nj\u00eb pamje q\u00eb i flet syrit.<br \/>\n&#8211; Muzika \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr veshin apo edhe p\u00ebr syt\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr t\u00eb dyja! Muzika \u00ebsht\u00eb p\u00ebr veshin, por e shoq\u00ebruar nga syt\u00eb. Vesh\u00ebt e krijojn\u00eb dhe e shijojn\u00eb, nd\u00ebrsa syt\u00eb i japin form\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr cilat prej arsyeve mendon se natyra na do t\u00eb jemi vet\u00eb i dyt\u00eb n\u00eb bot\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr t\u00eb dhuruar dashuri midis nj\u00ebri-tjetrit dhe p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb breza t\u00eb ardhsh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Ti, je vet\u00eb i dyt\u00eb?<br \/>\n&#8211; N\u00eb familje, jam m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb i dyt\u00eb! Jemi familje e madhe. (Qesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria n\u00eb syt\u00eb dhe n\u00eb mendjen t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e natyr\u00ebs e cila nuk mund t\u00eb blihet as nuk mund t\u00eb shitet. N\u00ebse e ke, mundohu ta ruash fort dhe t\u00eb kujdesesh p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00eb duart e kujt do ta lije me k\u00ebnaq\u00ebsi z\u00ebrin t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; Veten e kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e vetvetes pasi kam rreth dy vjet q\u00eb k\u00ebng\u00ebt i kompozoj vet\u00eb. (Buz\u00ebqesh) Do ta lija veten n\u00eb duart e producentit Jay Z pa u menduar dy her\u00eb. B\u00ebj shaka. Kam punuar me shum\u00eb kompozitor\u00eb t\u00eb njohur, por t\u00eb jem e sinqert\u00eb, akoma nuk kam gjetur personin e duhur t\u00eb cilit do t\u2019ia besoja plot\u00ebsisht z\u00ebrin tim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, tekstshkruesin kam vite q\u00eb e kam gjetur dhe i besoj verb\u00ebrisht. \u00cbsht\u00eb Zhenevjeva Minarolli, motra ime, e cila \u00ebsht\u00eb dhe autore e disa prej teksteve t\u00eb k\u00ebng\u00ebve t\u00eb mia si \u201cTe ti dua te jem\u201d, \u201cStatuj\u00eb e trisht\u00eb\u201d, \u201cKristalet blu\u201d dhe disa t\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb cilat po i punoj.<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019pik\u00eb do t\u00eb doje t\u00eb p\u00ebrsoseshe akoma?<br \/>\n&#8211; Jam \u00e7do dit\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb, t\u00eb perfeksionit te vetja. Nuk k\u00ebnaqem asnj\u00ebher\u00eb dhe gjithmon\u00eb k\u00ebrkoj. P\u00ebrpiqem \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Je m\u00eb e prirur t\u00eb kap\u00ebsh cil\u00ebsit\u00eb e mira apo t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve?<br \/>\n&#8211; Jam person pozitiv.<br \/>\n&#8211; K\u00ebshilla m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ji vetvetja! Buz\u00ebqesh gjithmon\u00eb!<br \/>\n&#8211; Si arg\u00ebtohet Eltina sot?<br \/>\n&#8211; Duke udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme brenda dhe jasht\u00eb shtetit tim.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb kujtim i \u00ebmb\u00ebl f\u00ebmij\u00ebrie&#8230;<br \/>\n&#8211; Sa shum\u00eb ka! Kam qen\u00eb pak \u00e7apk\u00ebne e vog\u00ebl dhe b\u00ebja shum\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, por nj\u00eb kujtim t\u00eb \u00ebmb\u00ebl q\u00eb do ta kisha risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje \u00ebsht\u00eb kur mblidheshim t\u00eb gjith\u00eb familjarisht dhe ishim aq t\u00eb lumtur pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, \u00e7do dit\u00eb. Tani jeta ka ndryshuar dhe m\u00eb merr malli p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e familjen, q\u00eb t\u00eb mblidhemi edhe nj\u00ebher\u00eb si at\u00ebher\u00eb! Ndodh t\u00eb takohemi m\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb sepse gjysma e familjes jeton n\u00eb SHBA dhe na duhet t\u00eb shihemi m\u00eb pak sesa kur ishim t\u00eb vegj\u00ebl. Jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr mua!<br \/>\n&#8211; Faleminderit Eltina!<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb faleminderit juve. Si gjithmon\u00eb, ishte k\u00ebnaq\u00ebsi bashk\u00ebbisedimi e ndarja e k\u00ebtyre momenteve me ju! (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa her\u00eb intervistoj Eltin\u00ebn, marr nj\u00eb njdesi shum\u00eb pozitive prej saj. Nj\u00eb vajz\u00eb e talentuar, e thjesht\u00eb dhe me nj\u00eb bot\u00eb tep\u00ebr t\u00eb pasur shpirt\u00ebrore, e cila k\u00ebng\u00ebn e fundit ia ka kushtuar mbes\u00ebs s\u00eb saj. Nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare si Eltina, jam shum\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plus i madh p\u00ebr muzik\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb shqiptare. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-4764","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4764","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4764"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4764\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}