{"id":4762,"date":"2014-10-25T14:00:08","date_gmt":"2014-10-25T12:00:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4762"},"modified":"2014-10-24T23:46:09","modified_gmt":"2014-10-24T21:46:09","slug":"ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-9","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-9\/","title":{"rendered":"Ata qe nuk intervistuam dot kete jave. Nga Artan KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/em><\/p>\n<p>MISHEL PLATINI<br \/>\nNatyrisht, i pari person q\u00eb desh\u00ebm t\u00eb intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ishte Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Tema e intervist\u00ebs dihet: Vendimi skandaloz i UEFA-s, q\u00eb ua dha fitoren n\u00eb tavolin\u00eb serb\u00ebve, sepse fajtor\u00eb, sipas saj, ishim ne, shqiptar\u00ebt. Ne desh\u00ebm t\u00eb pyesnim zotin Platini: Cili \u00ebsht\u00eb faji i Bal\u00ebs, q\u00eb theu stolin me kok\u00ebn e tij?! Po faji i Can\u00ebs, cili \u00ebsht\u00eb, q\u00eb nuk ktheu an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb fytyr\u00ebs kur roja i stadiumit i q\u00eblloi t\u00eb djatht\u00ebn? Po faji i Agollit, q\u00eb nuk u la t\u00eb gjuante goditjen e lir\u00eb, cili ishte, q\u00eb nuk kishte marr\u00eb me vete skafandr\u00ebn n\u00eb loj\u00eb, apo q\u00eb nuk u gjakos?! Po faji i Xhak\u00ebs, cili qe, q\u00eb nuk iku me vrap, por ndenji dhe h\u00ebngri grushta nga tifozi serb?! Po Lenjani \u00e7\u2018faj pati, apo q\u00eb b\u00ebrtiti m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2018duhej gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb hymnit, sepse serb\u00ebt po f\u00ebrsh\u00ebllenin dhe ul\u00ebrinin?! P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto iu dha ndeshja serb\u00ebve dhe u d\u00ebnuam ne me 100 mij\u00eb euro?! Dhe n\u00eb fund, desh\u00ebm ta pyesnim zotin Platini: Sikur ne t\u2019ua b\u00ebjm\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu si\u00e7 na e b\u00ebn\u00eb ata, t\u2019i shajm\u00eb, t\u2019i f\u00ebrsh\u00ebllejm\u00eb, t\u00eb fusim tifoz\u00eb n\u00eb fush\u00eb, t\u2019i rrahim, t\u2019i gjuajm\u00eb me gur\u00eb, \u00e7akmak\u00eb e shishe, a do ta fitojm\u00eb ndeshjen n\u00eb tavolin\u00eb 3 me 0?<\/p>\n<p>ILIR BEQJA<br \/>\nE pat\u00eb sa bukur ishte zbukuruar fasada e Kryeministris\u00eb me drita t\u00eb bukura e me fotografi t\u00eb gjokseve t\u00eb vajzave e grave? Pa dyshim q\u00eb ishte kjo nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar opinionin p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr kancerit t\u00eb gjirit. Por&#8230; E ka nj\u00eb \u201cpor\u201d gjith\u00eb kjo fushat\u00eb&#8230; A nuk do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb ato para t\u00eb harxhuara p\u00ebr drita e fotografi, t\u00eb shkonin p\u00ebr blerjen e ila\u00e7eve p\u00ebr kimioterapin\u00eb, q\u00eb sot mungojn\u00eb n\u00eb spitalet tona? Se, merreni me mend si ndjehet nj\u00eb grua me kancer kur shikon at\u00eb fasad\u00eb duke u kthyer nga QSUT-ja, ku i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk ka ila\u00e7e p\u00ebr kimioterapin\u00eb&#8230; A nuk do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb ato para t\u00eb harxhuara p\u00ebr fasada, drita e konferenca, t\u00eb shpenzoheshin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mamografi falas, apo me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt? Se, merreni me mend, zoti Ilir, se si ndjehet ajo grua q\u00eb kalon me autobus para kryeministris\u00eb dhe kujton se muajin e kaluar ishte p\u00ebr vizit\u00eb te doktori, ai i kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mamografin\u00eb, por ajo nuk kishte lek\u00eb t\u00eb paguante&#8230; A nuk do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb fotografive e dritave t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb fushat\u00eb depistimi i detyruesh\u00ebm (me mamografi ose ekografi, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb saj) p\u00ebr t\u00eb gjitha grat\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb? A nuk do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb bliheshin m\u00eb shum\u00eb aparate mamografie q\u00eb t\u00eb kishte n\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Natyrisht, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb donim ta pyesnim ministrin, do ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kishte m\u00eb pak drita, reklama, konferenca, fasada e buj\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>ERION VELIAJ<br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebm t\u00eb intervistonim Erion Veliajn, minist\u00ebr i Mir\u00ebqenies Sociale dhe Rinis\u00eb, por nuk mund\u00ebm. Me at\u00eb desh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb lidhje me pensionist\u00ebt, meq\u00eb si\u00e7 u tha k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ministria q\u00eb ai drejton, po p\u00ebrgatit edhe reform\u00ebn e pensioneve. Jemi dakord me rritjen e mosh\u00ebs q\u00eb ai propozon, sepse jet\u00ebgjat\u00ebsia \u00ebsht\u00eb rritur m\u00eb shum\u00eb, por nuk mund t\u00eb rrijm\u00eb pa e pyetur zotin minist\u00ebr: Me k\u00ebto pensione do t\u00eb vazhdojn\u00eb pensionist\u00ebt edhe kur ta l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn 67 vje\u00e7?! A jetohet me 15 mij\u00eb lek\u00ebt t\u00eb reja n\u00eb muaj, sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb pensioni mesatar?! Apo ai vazhdon ende t\u00eb besoj\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn q\u00eb i ka treguar mamaja (apo q\u00eb na ka treguar vet\u00eb), se pensioni i saj del edhe p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, edhe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ila\u00e7et, paguar energjin\u00eb elektrike, madje edhe p\u00ebr t\u00eb paguar dasm\u00ebn e tij?! A e di ai se p\u00ebr mij\u00ebra pensionist\u00eb, pensioni nuk del as p\u00ebr buk\u00eb that\u00eb?!&#8230; Por, zotit Erion do t\u00eb donim t\u2019i b\u00ebnim nj\u00eb pyetje edhe p\u00ebr pensionet sociale q\u00eb \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u2019u jepen t\u00eb moshuarve mbi 70 vje\u00e7, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb ardhur p\u00ebr t\u00eb jetuar, ndon\u00ebse nuk kan\u00eb derdhur kontribute. Po deri n\u00eb mosh\u00ebn 70 vje\u00e7, \u00e7\u2018do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta fatkeq\u00eb, zoti Erion (Natyrisht, n\u00ebse arrijn\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb)?! Do t\u00eb rrojn\u00eb vall\u00eb pa ngr\u00ebn\u00eb e pa pir\u00eb?!<\/p>\n<p>DAMIR FAZLLI\u00c7<br \/>\nAs Damir Fazlli\u00e7in, biznesmenin boshnjak e mikun e ish-kryeministrit Berisha nuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Desh\u00ebm ta pyesnim zotin Fazlli\u00e7 n\u00eb lidhje me faktin e dal\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb shtyp se dy investitor\u00eb amerikan\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb atij 1 milion dollar\u00eb p\u00ebr PD-n\u00eb e Sali Berish\u00ebn para se t\u00eb nisnin nj\u00eb biznes me Albtelekomin shqiptar&#8230; Ai e kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb fakt, duke th\u00ebn\u00eb se parat\u00eb ishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr biznes, por nuk na sqaron se pse ata i kishin \u00e7uar parat\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb private t\u00eb Fazlli\u00e7it e jo n\u00eb ato t\u00eb kompanis\u00eb? Por e z\u00ebm\u00eb se \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebshtu, pse nuk ua ktheu parat\u00eb mbrapsht kur biznesi nuk pati sukses e u mbyll? Desh\u00ebm ta pyesnim zotin Fazlli\u00e7 edhe p\u00ebr di\u00e7ka: Si shpjegohet q\u00eb atij i ka dal\u00eb emri n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqia e transaksione t\u00eb dyshimta e asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr suksesin n\u00eb biznes, p\u00ebr pun\u00ebsimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, apo eksportet q\u00eb ka realizuar me kompanit\u00eb q\u00eb ka hapur?<\/p>\n<p>LINDITA NIKOLLA<br \/>\nLindita Nikoll\u00ebn, ministren e Arsimit dhe Sportit, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb desh\u00ebm ta takonim e ta pyesnim p\u00ebr \u00e7ant\u00ebn e saj, at\u00eb \u00e7ant\u00ebn e zez\u00eb prej l\u00ebkure q\u00eb ministrja Nikolla mban n\u00eb dor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fotografi, s\u00eb bashku me ministrin \u00c7u\u00e7i. Ajo \u00e7ant\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dosido, por nj\u00eb \u00e7ant\u00eb e mark\u00ebs s\u00eb njohur Dior. Ky model q\u00eb ministrja mban n\u00eb dor\u00eb, i njohur me emrin Diorissimo, i p\u00ebrket pik\u00ebrisht koleksionit vjesht\u00eb-dim\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij viti dhe kushton jo pak, por 5100 dollar\u00eb, pra, af\u00ebrsisht sa rroga e saj e kat\u00ebr muajve. Pse nuk dha asnj\u00eb shpjegim ajo p\u00ebr \u00e7ant\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj jave kur u b\u00eb objekt i masmediave?! Nuk \u00e7an kok\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb shkruajn\u00eb gazetat, apo ec\u00ebn sipas mendimit q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7udia m\u00eb e madhe zgjat tre dit\u00eb? A mund t\u00eb na thot\u00eb ajo se me \u00e7\u2018para e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ant\u00eb q\u00eb kushton sa rroga vjetore e nj\u00eb m\u00ebsuesi? Mos vall\u00eb ia ka paguar ndonj\u00eb universitet privat nga ata q\u00eb shp\u00ebtuan pa u lagur, apo ish-truproja e saj, q\u00eb u akuzua nga nj\u00eb qytetar se i k\u00ebrkoi 3 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar nj\u00eb m\u00ebsuese?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230; MISHEL PLATINI Natyrisht, i pari person q\u00eb desh\u00ebm t\u00eb intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ishte Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Tema e intervist\u00ebs dihet: Vendimi skandaloz i UEFA-s, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[],"class_list":["post-4762","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4762","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4762"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4762\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}