{"id":4746,"date":"2014-10-24T21:13:41","date_gmt":"2014-10-24T19:13:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4746"},"modified":"2014-10-24T21:17:29","modified_gmt":"2014-10-24T19:17:29","slug":"nuk-na-e-ka-fajin-uefa-por-serbofilet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/nuk-na-e-ka-fajin-uefa-por-serbofilet-shqiptare\/","title":{"rendered":"KASTRIOT MYFTARAJ: Nuk na e ka fajin UEFA por serbofil\u00ebt shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kur Kamber Loshi, fshatari analfabet nga Drenica e gjeti veten t\u00eb rrethuar nga polic\u00ebt dhe ushtar\u00ebt serb\u00eb rreth 90 vite m\u00eb par\u00eb, ai tha nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebn mund ta kishin v\u00ebrtetuar n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb me libra historian\u00ebt tan\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb kishte t\u00eb till\u00eb q\u00eb e meritojn\u00eb emrin nd\u00ebr shqiptar\u00ebt. Kamber Loshi tha: \u201cPaj, shum\u00eb e keqe kjo Serbi,\/por m<span class=\"text_exposed_show\">a i keq shqiptari faqezi!\u201d<br \/>\nKamber Loshi e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr shqiptar\u00ebt tradhtar\u00eb, q\u00eb i sh\u00ebrbenin Serbis\u00eb, t\u00eb shiturit te ajo, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve e spiunoi edhe at\u00eb te serb\u00ebt. Ndeshja Serbi-Shqip\u00ebri dhe ato q\u00eb ndodh\u00ebn pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb saj, deri m\u00eb sot kur u dha vendimi nga UEFA, v\u00ebrtetuan postulatin historik t\u00eb Kamber Loshit. Serbia nuk do t\u00eb kishte arritur q\u00eb t\u00eb zbatonte skenarin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ndeshjen Serbi-Shqip\u00ebri, me nd\u00ebrprerje t\u00eb saj pas d\u00ebrgimit t\u00eb dronit, si shkas p\u00ebr t\u00eb ushtruar dhun\u00eb fizike masive ndaj lojtar\u00ebve shqiptar\u00eb, e pastaj t\u00eb arrinte t\u2019 i nxirrte fajtor\u00eb p\u00ebr braktisjen e ndeshjes, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte ndihmuar prej serbofil\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Shqip\u00ebris\u00eb doli n\u00eb fush\u00ebn e stadiumit t\u00eb Beogradit, e tradhtuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e kryesuar nga Armando Duka dhe nga Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, e kryesuar nga Edi Rama. Krejt agjenda dhe sjellja e FSHF, para, gjat\u00eb dhe pas ndeshjes, ishte kusht\u00ebzuar nga agjenda e vizit\u00ebs s\u00eb ardhshme t\u00eb Kryeministrit Rama n\u00eb Beograd, pra q\u00eb t\u00eb mos e d\u00ebmtonte sadopak agjend\u00ebn politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nVet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb shpjegohet fakti q\u00eb delegacioni zyrtar i FSHF n\u00eb Beograd, nuk i k\u00ebrkoi zyrtarisht delegatit t\u00eb UEFA-s, q\u00eb para fillimit t\u00eb ndeshjes, q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullores s\u00eb UEFA-s, t\u00eb hiqeshin posterat me p\u00ebrmbajtje politike raciste dhe nacionaliste nga stadiumi, si dhe simbolika e till\u00eb. Ky do t\u00eb kishte qen\u00eb momenti i duhur q\u00eb FSHF t\u2019 i adresonte UEFA-s ankimin e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, se k\u00ebshtu delegati i UEFA nuk mund ta shp\u00ebrfillte k\u00ebt\u00eb problem, ashtu si\u00e7 b\u00ebri n\u00eb raportin e tij pas ndeshjes. Delegati i UEFA do t\u00eb kishte qen\u00eb i detyruar q\u00eb t\u2019 ua k\u00ebrkonte autoriteteve serbe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Kuptohet se kjo do t\u00eb sillte nj\u00eb konflikt mes Policis\u00eb Serbe dhe tifoz\u00ebve serbe, por nga nj\u00eb zhvillim i till\u00eb ne nuk kishim asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur. Por nga nj\u00eb zhvillim i till\u00eb humbte Kryeministri Rama, i cili nuk donte q\u00eb t\u2019 i b\u00ebnte t\u00eb pak\u00ebnaqur serb\u00ebt. Dhe Armando Duka nuk donte q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pak\u00ebnaqur Edi Ram\u00ebn.<br \/>\nPasi t\u00eb niste ndeshja, FSHF duhet t\u2019 i k\u00ebrkonte zyrtarisht delegatit t\u00eb UEFA q\u00eb organizator\u00ebt e ndeshjes (pala serbe) t\u00eb ndalonin koret raciste antishqiptare, madje t\u2019 i vinin n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim edhe nj\u00eb fjalor anglisht-serbisht, q\u00eb t\u2019 i b\u00ebnin me dije se \u00e7far\u00eb ishte p\u00ebrmbajtja e sloganeve q\u00eb thoshte n\u00eb kor krejt stadiumi. N\u00eb k\u00ebto rrethana, delegati i UEFA ishte i detyruar q\u00eb t\u00eb vepronte. Loja do t\u00eb nd\u00ebrpritej dhe mund t\u00eb arrihej deri te zbrazja e stadiumit nga Policia Serbe. \u00c7far\u00eb do t\u00eb kishte humbur Shqip\u00ebria nga kjo gj\u00eb? Por nga kjo humbte Kryeministri Rama, i cili nuk donte q\u00eb t\u2019 i b\u00ebnte t\u00eb pak\u00ebnaqur serb\u00ebt. Dhe Armando Duka nuk donte q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pak\u00ebnaqur Edi Ram\u00ebn.<br \/>\nFSHF doli me ankes\u00eb p\u00ebr posterat dhe koret raciste n\u00eb stadium vet\u00ebm pas ndeshjes, kur ajo u nd\u00ebrpre n\u00eb rrethana q\u00eb dukej qart\u00eb se do t\u00eb sillnin nd\u00ebshkimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Por tashm\u00eb kjo ankes\u00eb nuk kishte m\u00eb vler\u00eb. Problemi nuk ishte se gjat\u00eb ndeshjes delegate i UEFA nuk i d\u00ebgjoi koret raciste antishqiptare dhe nuk i pa posterat raciste dhe nacionaliste. Problemi ishte se k\u00ebto nuk i pan\u00eb dhe d\u00ebgjuan zyrtar\u00ebt e FSHF t\u00eb cil\u00ebt qen\u00eb n\u00eb stadium si pjes\u00eb e delegacionit zyrtar. FSHF duhet ta kishte p\u00ebrdorur numrin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb delegacionit zyrtar q\u00eb do t\u00eb ulej n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumit, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb delegacionit sa m\u00eb shum\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb gjuh\u00ebs serbe, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb evidentonin n\u00eb moment prova p\u00ebr koret dhe posterat, dhe do t\u2019 ua b\u00ebnin t\u00eb ditur zyrtar\u00ebve t\u00eb FSHF t\u00eb cil\u00ebt komunikonin me delegatin e UEFA. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb Armando Duka mori n\u00eb delegacion njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebve nuk iu takonte t\u00eb ishin si v\u00ebllai i Kryeministrit Rama, apo biznismen\u00eb q\u00eb kan\u00eb interesa n\u00eb Serbi, si dhe njer\u00ebz si Blendi Fevziu, Sokol Balla, Andi Bushati (ky i fundit nj\u00eb dit\u00eb para ndeshjes n\u00eb emisionin e Fevziut, pasi u shpreh kund\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb futbollit me lojtar\u00eb me origjin\u00eb nga Kosova, shtoi duke u zg\u00ebrdhir\u00eb: \u201cT\u00eb shohim sa vlejn\u00eb lojtar\u00ebt e komb\u00ebtares se ndoshta i rrahin nes\u00ebr e nuk vlejn\u00eb m\u00eb asgj\u00eb\u201d) Ky Andi Bushati, n\u00ebse donte t\u00eb shkonte n\u00eb Beograd, mund t\u00eb kishte qen\u00eb fare mir\u00eb me tifoz\u00ebt serb\u00eb, por jo si pjes\u00eb e delegacionit zyrtar shqiptar. Si ai kishte dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk e meritonin t\u00eb ishin n\u00eb delegacion, ku iu kishin z\u00ebn\u00eb vendin ekspert\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb ishin at\u00eb dit\u00eb atje.<br \/>\nPozita e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb gjyqin e UEFA do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb n\u00ebse Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe posa\u00e7\u00ebrisht Kryeministri Rama, i cili u akuzua personalisht dhe familjarisht p\u00ebr organizimin e nj\u00eb akti terrorist n\u00eb Beograd me rastin e ndeshjes do ta kishin denoncuar dronin si nj\u00eb provokacion shtet\u00ebror serb, q\u00eb n\u00eb momentet e para pas ndeshjes kur v\u00ebrshuan akuzat nga shtetar\u00ebt serb\u00eb. Droni u b\u00eb shkak p\u00ebr dhun\u00ebn masive t\u00eb ushtruar ndaj lojtar\u00ebve tan\u00eb, q\u00eb kishte q\u00ebllim q\u00eb t\u2019 i detyronte lojtar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb ose ta braktisnin ndeshjen, ose t\u00eb riktheheshin t\u00eb luanin t\u00eb dhunuar fizikisht, pra me nj\u00eb handicap t\u00eb madh ndaj pal\u00ebs serbe. Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe posa\u00e7\u00ebrisht Kryeministri Duhet t\u2019 i kishin k\u00ebrkuar Qeveris\u00eb serbe dosjen me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb v\u00ebrtetonte se droni ishte nj\u00eb provokacion i b\u00ebr\u00eb nga pala shqiptare. Meq\u00ebn\u00ebse Kryeministri serb tha se ishte informuar Bashkimi Europian tre or\u00eb para ndeshjes p\u00ebr provokacionin e p\u00ebrgatitur nga shteti shqiptar, Kryeministri Rama duhet t\u2019 i kishte k\u00ebrkuar BE q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb dy qeverit\u00eb. Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb dhe posa\u00e7\u00ebrisht Kryeministri Rama duhet t\u00eb kishin dal\u00eb me nj\u00eb shpjegim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm publik p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dronit me banner, ku duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjith\u00eb faktet e shumta t\u00eb tregonin se ky incident ishte nj\u00eb sajes\u00eb e sh\u00ebrbimeve t\u00eb fshehta serbe.<br \/>\nDroni pati nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb nd\u00ebrprerjen e ndeshjes (tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprerja e loj\u00ebs p\u00ebr hedhje l\u00ebnd\u00ebsh piroteknike n\u00eb fush\u00eb nga tifoz\u00ebt serb\u00eb dhe tjet\u00ebr gj\u00eb nd\u00ebrprerja e ndeshjes), dhe u b\u00eb shkak p\u00ebr dhun\u00ebn fizike masive t\u00eb ushtruar nga tifoz\u00ebt serb\u00eb ndaj lojtar\u00ebve tan\u00eb. Dhuna fizike ishte nj\u00eb provokacion i organizuar serb p\u00ebr t\u2019 i b\u00ebr\u00eb lojtar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosnin t\u00eb mos e vazhdonin ndeshjen pas nd\u00ebrprerjes. N\u00ebse autor\u00ebsia e dronit do t\u2019 u mbetej zyrtarisht serb\u00ebve, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb faj\u00ebsohej p\u00ebrfaq\u00ebsuesja jon\u00eb p\u00ebr refuzimin p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb luante nj\u00eb ndeshje ku organizator\u00ebt kishin inskenuar provokacione politike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihej te nd\u00ebrprerja e ndeshjes. FSHF nuk e akuzoi zyrtarisht pal\u00ebn serbe si inskenuese t\u00eb incidentit me dronin dhe bannerin, ndon\u00ebse nga ana e saj homologia serbe e FSHF e akuzoi zyrtarisht FSHF para UEFA-s se njer\u00ebz brenda delegacionit zyrtar shqiptar mbajn\u00eb autor\u00ebsin\u00eb e dronit. FSHF nuk i k\u00ebrkoi UEFA-s q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte hetime mbi faktet elementare t\u00eb incidentit me dronin dhe bannerin, duke ua adresuar UEFA qoft\u00eb edhe si pyetje t\u00eb thjeshta autoriteteve serbe, t\u00eb cil\u00ebt kishin detyrimin t\u00eb kthenin p\u00ebrgjigje.<br \/>\nFSHF nuk e ka sqaruar ende se cili ishte q\u00ebndrimi i saj kur u b\u00eb takimi tripal\u00ebsh mes delegatit t\u00eb UEFA dhe gjyqtarit nga nj\u00ebra an\u00eb, si dhe pal\u00ebs serbe e asaj shqiptare pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb ndeshjes kur po diskutoheshin opsionet. Pala serbe thot\u00eb se ka ofruar tre opsione: Q\u00eb ndeshja t\u00eb vazhdonte t\u00eb luhej, q\u00eb ndeshja t\u00eb luhej pasi t\u00eb qen\u00eb larguar tifoz\u00ebt nga stadiumi, q\u00eb ndeshja t\u00eb luhej t\u00eb nes\u00ebrmen. FSHF duket se nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb ta artikulonte juridikisht vendimin e lojtar\u00ebve tan\u00eb se nuk ishin n\u00eb gjendje q\u00eb ta vazhdonin ndeshjen. Lojtar\u00ebt tan\u00eb shpreh\u00ebn mendimin e tyre sipas p\u00ebrjetimeve q\u00eb pat\u00ebn. Por nga ata nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb shpreheshin p\u00ebr an\u00ebn juridike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb kishte paraqitur opsionet e saj, ku m\u00eb i miri do t\u00eb kishte qen\u00eb q\u00eb ndeshja t\u00eb luhej sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb ishte e mundur, pasi lojtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u2019 i n\u00ebnshtroheshin nj\u00eb kontrolli dhe trajtimi t\u00eb shpejt\u00eb mjek\u00ebsor, t\u00eb \u00e7ertifikuar nga UEFA. Ndryshe do t\u00eb dukej, ju duhej th\u00ebn\u00eb delegatit t\u00eb UEFA-s, se iu dha dor\u00eb e lir\u00eb pal\u00ebs serbe q\u00eb, meq\u00ebn\u00ebse nuk po e mundte dot Shqip\u00ebrin\u00eb me loj\u00eb n\u00eb fush\u00eb, at\u00ebher\u00eb ta nd\u00ebrpriste ndeshjen p\u00ebr t\u2019 i rrahur fizikisht lojtar\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb pastaj t\u00eb mund t\u2019 i mposhtte n\u00eb fush\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Kjo do t\u00eb thoshte q\u00eb ndeshja t\u00eb luhej jo m\u00eb par\u00eb se t\u00eb nes\u00ebrmen, dhe e implikonte UEFA-n q\u00eb t\u00eb hetonte p\u00ebr dhun\u00ebn ndaj lojtar\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\nPor serbofil\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb FSHF nuk vepruan k\u00ebshtu, se n\u00ebse vepronin k\u00ebshtu do t\u2019 i prishej skenari Serbis\u00eb. T\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb madhe e kemi nga serbofil\u00ebt shqiptar\u00eb. Nga ata q\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb sport vepr\u00ebn q\u00eb Esat Toptani, ati i kolaboracinizmit serb te shqiptar\u00ebt, nisi dikur n\u00eb politik\u00eb.\/Kastriot Myftaraj<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Kamber Loshi, fshatari analfabet nga Drenica e gjeti veten t\u00eb rrethuar nga polic\u00ebt dhe ushtar\u00ebt serb\u00eb rreth 90 vite m\u00eb par\u00eb, ai tha nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebn mund ta kishin v\u00ebrtetuar n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb me libra historian\u00ebt tan\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb kishte t\u00eb till\u00eb q\u00eb e meritojn\u00eb emrin nd\u00ebr shqiptar\u00ebt. Kamber Loshi tha: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-4746","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4746\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}