{"id":4731,"date":"2014-10-24T21:00:10","date_gmt":"2014-10-24T19:00:10","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4731"},"modified":"2014-10-24T17:35:12","modified_gmt":"2014-10-24T15:35:12","slug":"burri-im-kriminel-na-denoi-me-vdekje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/burri-im-kriminel-na-denoi-me-vdekje\/","title":{"rendered":"Burri im kriminel, na d\u00ebnoi me vdekje!"},"content":{"rendered":"<p>I nderuar staf i gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! E lexoj vazhdimisht gazet\u00ebn tuaj n\u00eb t\u00eb gjitha rubrikat, sidomos faqen e mjekut, sepse jam shum\u00eb e interesuar, ashtu si edhe faqen e rr\u00ebfimeve nga jeta.<\/p>\n<p>Para dy jav\u00ebsh, lexova n\u00eb gazet\u00ebn tuaj nj\u00eb histori me titull \u201cPas dy vjet\u00ebsh dashuri, m\u00ebsova se ishte me SIDA\u201d. U shokova kur lexova titullin, sepse desha t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb paralele me fatkeq\u00ebsin\u00eb time. E kam lexuar me nj\u00eb frym\u00eb, mezi prita q\u00eb t\u00eb lexoja edhe vijimin dhe do t\u2019i thoja shkrueses s\u00eb historis\u00eb q\u00eb paska lindur me k\u00ebmish\u00eb dhe se i ndjeri, i dashuri i saj, paska qen\u00eb njeri me zem\u00ebr t\u00eb madhe.<br \/>\nMe mua ndodhi tjet\u00ebr gj\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e dhimbshme. Jam shum\u00eb e re, kam dy f\u00ebmij\u00eb si drita t\u00eb dy, por kam fatin e keq t\u00eb jem e martuar me nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh&#8230;<br \/>\nFillimi i jet\u00ebs sime si e dashuruar ishte i k\u00ebndsh\u00ebm, edhe pse burri im \u00ebsht\u00eb xheloz. U njoha me t\u00eb kur kisha mbaruar shkoll\u00ebn e mesme dhe kisha filluar pun\u00eb. E kisha par\u00eb q\u00eb m\u00eb ndiqte dhe nj\u00eb dit\u00eb edhe m\u00eb foli, m\u2019u prezantua e m\u00eb p\u00eblqeu. K\u00ebshtu nisi dashuria jon\u00eb, pas 2 vitesh dashuri, ne u fejuam. Ndenj\u00ebm t\u00eb fejuar p\u00ebr nj\u00eb vit e gjys\u00ebm dhe u martuam n\u00eb dim\u00ebr sepse mbeta shtatz\u00ebn\u00eb pa dashje dhe fatmir\u00ebsisht, jo vet\u00ebm ne t\u00eb dy, por edhe familjet tona na mb\u00ebshtet\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos e abortoja bebin. Dasm\u00ebn e b\u00ebm\u00eb shum\u00eb shpejt, n\u00eb pun\u00eb ishim, sht\u00ebpin\u00eb e kishim ton\u00ebn. Si fillim ishim mir\u00eb. Edhe shtatzania shkoi mir\u00eb dhe linda nj\u00eb djal\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, por edhe t\u00eb bukur. Im shoq ishte xheloz, por un\u00eb, si natyr\u00eb e qet\u00eb q\u00eb jam, e qet\u00ebsoja. Pastaj fillova t\u00eb mbyllesha gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos kishim sherre. Pas 3 vitesh martes\u00eb dhe nj\u00eb jete relativisht t\u00eb mir\u00eb, ai mbeti pa pun\u00eb. Ishte vet\u00ebm rroga ime dhe sigurisht q\u00eb djalit donim t\u2019ia plot\u00ebsonim t\u00eb gjitha. Edhe pse u p\u00ebrpoq\u00ebm e duruam p\u00ebr 9 muaj, ai s\u00ebrish nuk gjeti pun\u00eb. K\u00ebshtu, vendosi t\u00eb ikte n\u00eb Itali. N\u00eb ato vite, viza kushtonte shum\u00eb shtrenjt\u00eb dhe meqen\u00ebse nuk i kishim aq para, ai iku me skaf. Derisa arriti n\u00eb Itali dhe m\u00eb mori n\u00eb telefon, m\u00eb dukej se do m\u00eb dilnin trut\u00eb dhe shpirti bashk\u00eb, por ja q\u00eb njeriu i duron t\u00eb gjitha.<br \/>\nPara se t\u00eb nisej, sigurisht m\u00eb dha shum\u00eb porosi q\u00eb t\u00eb mos dilja, t\u00eb mos flisja me njeri, t\u00eb mos shihja&#8230; e t\u00eb tilla porosi prej burri xheloz. Por, un\u00eb kisha t\u00eb sigurt\u00eb vet\u00ebm veten time n\u00eb besnik\u00ebri e jo at\u00eb, q\u00eb \u00e7far\u00eb s\u2019do t\u2019i shihnin syt\u00eb n\u00eb Itali.<br \/>\nNe mbet\u00ebm p\u00ebr tre vjet e gjys\u00ebm t\u00eb ndar\u00eb, ai n\u00eb Itali e un\u00eb me djalin n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb nga pronar\u00ebt ku punonte, i dha garancin\u00eb dhe ai u b\u00eb me letra. Ardhja e tij n\u00eb sht\u00ebpi ishte balsam p\u00ebr mua. Edhe djali filloi t\u00eb kujtohej se ishte i vog\u00ebl kur i ati iku dhe nuk e mbante mend. Kuptohet, u lumturua edhe familja e prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe t\u00eb mit\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund do bashkoheshim. Ai filloi t\u00eb vinte \u00e7do dy apo tre muaj dhe mua sikur m\u2019u ngroh zemra, mendoja q\u00eb nuk na pask\u00ebsh harruar.<br \/>\nFilloi tortura e gjat\u00eb e dokumenteve, zyr\u00eb m\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bashkimin familjar. M\u00eb n\u00eb fund, pas 5 viteve, edhe un\u00eb me djalin do t\u00eb shkonim n\u00eb Itali. I kishim rregulluar t\u00eb gjitha dhe shkuam. Pasi shkova, punova p\u00ebr rreth 3 vjet n\u00eb 3 sht\u00ebpi q\u00eb i kisha af\u00ebrr, sepse kisha edhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb djalin.<br \/>\nNj\u00ebra familje kishte f\u00ebmij\u00ebt pak m\u00eb t\u00eb rritur se djali im dhe m\u00eb jepnin vazhdimisht rroba jo vet\u00ebm p\u00ebr djalin tim, por edhe p\u00ebr vajzat e kunatit, t\u00eb cilat ishin nj\u00ebra nj\u00eb vit m\u00eb e madhe se djali im e tjetra pas djalit.<br \/>\nS\u00ebmundja e xhelozis\u00eb e shoq\u00ebronte gjithandej si n\u00eb Shqip\u00ebri edhe n\u00eb Itali tim shoq. Shum\u00eb shpesh b\u00ebnim debate e ziheshim sidomos p\u00ebr t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb ku un\u00eb punoja. Kur e kujtoj sot, mendoj se ai do t\u00eb b\u00ebhej xheloz edhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00ebse do t\u00eb jetonim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi, jo se un\u00eb jam ndonj\u00eb bukuri e rrall\u00eb, por se ai \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb&#8230;<br \/>\nGjithsesi, un\u00eb isha m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb dhe fakti q\u00eb n\u00eb pun\u00eb merrja edhe djalin, e shuante sherrin se n\u00eb fund, i th\u00ebrriste trurit se nuk kisha si ta tradhtoja duke qen\u00eb vazhdimisht me djalin.<br \/>\nPor s\u2019qe e th\u00ebn\u00eb q\u00eb djalin ta merrja gjithmon\u00eb me vete sepse ai u rrit dhe orari n\u00eb shkoll\u00eb filloi t\u00eb zgjatej me kalimin nga klasa e dyt\u00eb n\u00eb t\u00eb tret\u00ebn.<br \/>\nAt\u00ebhere, zgjidhja sipas tij ishte q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebnim f\u00ebmij\u00ebn e dyt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb, dakord &#8211; thash\u00eb, &#8211; edhe un\u00eb e dua nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr, shpresoj q\u00eb Zoti t\u00eb na g\u00ebzoj\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb.<br \/>\nNuk e di si nuk e kishim biseduar kaq seriozisht asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ose m\u00eb sakt\u00eb ai nuk kishte qen\u00eb dakord p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, ai vendosi t\u00eb kishte f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb gjente nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re q\u00eb t\u00eb m\u00eb ruante.<br \/>\nArsyen se p\u00ebrse nuk donte f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, un\u00eb e mora vesh shum\u00eb von\u00eb, por nuk e kuptova kurr\u00eb se si mund t\u00eb jet\u00eb njeriu kaq i zi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tij.<br \/>\nEdhe shtatzania e dyt\u00eb shkoi p\u00ebr mrekulli dhe mua m\u2019u plot\u00ebsua d\u00ebshira q\u00eb t\u00eb lindja vajz\u00eb. Nuk ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdonte ashtu si\u00e7 nisi.<br \/>\nIm shoq, edhe pse dukej i sh\u00ebndetshem \u00ebsht\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb filloi t\u00eb mos ndihej mir\u00eb. Rreth nj\u00eb muaj pati dhimbje t\u00eb forta koke, lodhje, dhimbje ky\u00e7esh dhe nj\u00eb acarim t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs. Por vet\u00ebm kaq. U vizitua dhe i than\u00eb t\u00eb b\u00ebnte ca analiza, por nuk m\u00eb tha se p\u00ebr \u00e7far\u00eb. Tha se do kalonte dhe nuk e pyeta, meqen\u00ebse m\u2019u duk edhe sikur u b\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nKaluan ca koh\u00eb dhe nuk m\u00eb dukej m\u00eb si im shoq, m\u00eb dukej pak i \u00e7uditsh\u00ebm, nuk grindej vazhdimisht, ose edhe kur kishte inat e nerva nuk zihej, por p\u00ebrpiqej t\u00eb duronte. N\u00eb fillim u lumturova se mendova se tashm\u00eb ishte bindur se duhet t\u00eb kishte besim te dashuria ime, po kishte di\u00e7ka q\u00eb nuk m\u00eb bindte. E pyeta disa her\u00eb, por nuk m\u00eb thoshte asgj\u00eb. M\u00eb puthte shum\u00eb \u00ebmb\u00ebl si nj\u00eb prind q\u00eb puth f\u00ebmij\u00ebn dhe kaq. M\u00eb thoshte \u201ct\u00eb dua aq shum\u00eb sa s\u2019dua t\u00eb t\u00eb humbas as n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb e as n\u00eb tjetr\u00ebn\u201d.<br \/>\nF\u00ebmij\u00ebt po rriteshin, ishin f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe neve shyqyr na eci mir\u00eb me pun\u00ebn atje. Jo vet\u00ebm q\u00eb krijuam ekonomi t\u00eb mir\u00eb, por kishim mund\u00ebsi t\u00eb ndihmonim prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb mit\u00eb, por melankolia e tij sa vinte e shtohej. Ndonj\u00ebher\u00eb mendoja se mos ishte p\u00ebrzier me ndonj\u00eb klan mafioz\u00ebsh dhe kishte frik\u00eb p\u00ebr ne, sepse kjo ishte m\u00ebnyra se si na ruante e na shikonte. Fillova jo vet\u00ebm t\u00eb dyshoja, por edhe ta pyesja drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr at\u00eb sjellje aq \u201ct\u00eb but\u00eb\u201d nga ana e tij.<br \/>\n&#8211; Kemi jetuar 14 vjet bashk\u00eb dhe t\u00eb njoh shum\u00eb mir\u00eb \u2013 i thash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. \u2013 Do m\u00eb tregosh se \u00e7far\u00eb t\u00eb shqet\u00ebson aq shum\u00eb, apo jo?<br \/>\n&#8211; Po, do t\u00eb t\u00eb tregoj! &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Por ajo q\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb e hidhur&#8230;<br \/>\n\u201cEpo, do jet\u00eb ngat\u00ebrruar me ndonj\u00eb mafioz, do jet\u00eb lidhur me ndonj\u00eb grua, do m\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb divorcin&#8230;\u201d. N\u00eb t\u00eb qindtat e sekond\u00ebs vet\u00ebm k\u00ebto lloj mendimesh m\u00eb kaluan n\u00eb mendje. Nuk pask\u00ebsh qen\u00eb as nj\u00ebra e as tjetra. Sikur t\u00eb kishin qen\u00eb k\u00ebto lloj t\u00eb \u201ck\u00ebqija\u201d q\u00eb kisha menduar un\u00eb! Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte e tmerrshme ajo q\u00eb krimineli-bashk\u00ebshorti im m\u00eb tha.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam me SIDA dhe kam shtat\u00eb vjet q\u00eb e di. Kam shtat\u00eb vjet q\u00eb jetoj me k\u00ebt\u00eb ankth&#8230;<br \/>\nNuk e di sa gjat\u00eb kam ndenjur pa folur e pa l\u00ebvizur, sepse ngriva nga gjith\u00eb ajo \u00e7ka d\u00ebgjova.<br \/>\n&#8211; Si? Ke 7 vjet q\u00eb e di q\u00eb je i infektuar dhe m\u00eb thua tani?!<br \/>\n&#8211; Para shtat\u00eb vjet\u00ebsh, kur ti ishte n\u00eb Shqip\u00ebri, un\u00eb her\u00eb pas here shkoja me nj\u00eb prostitut\u00eb. Gabimi im \u00ebsht\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb nuk jam mbrojtur nga s\u00ebmundjet seksualisht t\u00eb transmetueshme. E kam marr\u00eb vesh 1 muaj para se merrja dokumentet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali.<br \/>\nM\u00eb kujtohet q\u00eb, kur erdhi her\u00ebn e par\u00eb, ishte i g\u00ebzuar, por m\u00eb dukej ndryshe. Kjo kishte qen\u00eb! Dhe un\u00eb kisha dyshuar se mos kishte ndonj\u00eb grua tjet\u00ebr n\u00eb mes nesh&#8230; Por, meqen\u00ebse na b\u00ebri dokumentet e na mori me vete me djalin, e fjeta mendjen.<br \/>\n&#8211; Kur e mora vesh n\u00eb fillim, mjek\u00ebt m\u00eb than\u00eb q\u00eb isha infektuar me virusin HIV dhe pas shenjave t\u00eb para do t\u00eb kalonte nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb qet\u00ebsie. N\u00ebse do t\u00eb mjekohesha, edhe organizmi fillon e lufton vet\u00eb. \u201cDo kaloj\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb qet\u00ebsie\u201d, m\u00eb than\u00eb. Por pas k\u00ebsaj periudhe qet\u00ebsie organizimi \u00ebsht\u00eb i lodhur dhe nuk mund ta luftoj\u00eb vet\u00eb. Pastaj fillojn\u00eb k\u00ebto shenjat q\u00eb kam tani dhe n\u00eb fund, infeksioni kalon n\u00eb AIDS. Kjo \u00ebsht\u00eb gjendja ime tani. Mjek\u00ebt m\u00eb paralajm\u00ebruan q\u00eb t\u00eb t\u00eb ruaja ty, por un\u00eb nuk mund t\u00eb l\u00eb t\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr pasi t\u00eb vdes un\u00eb&#8230; &#8211; tha ai dhe e mbylli fjalimin e tij t\u00eb tmerrsh\u00ebm.<br \/>\nE mpir\u00eb si\u00e7 isha, nuk munda t\u00eb flisja asnj\u00eb gj\u00eb. U shtriva, sigurisht, jo n\u00eb krevatin dopio, por n\u00eb krevatin e vajz\u00ebs. Nuk fjeta gjith\u00eb nat\u00ebn. Aq e mpir\u00eb isha, sa nuk mundesha as t\u00eb qaja.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen shkova n\u00eb pun\u00eb, por as gjysmat e pun\u00ebve nuk b\u00ebra. I thash\u00eb t\u00eb zonj\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb se nuk ndjehesha mir\u00eb dhe ajo, me shum\u00eb dashamir\u00ebsi, m\u00eb tha t\u00eb kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi. Prita derisa im shoq erdhi nga puna dhe m\u00eb n\u00eb fund, arrita t\u2019ia p\u00ebrplasja t\u00eb gjitha.<br \/>\n&#8211; E kuptoj q\u00eb nuk mund t\u00eb pranosh q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb burri tjet\u00ebr, por a mund t\u00eb m\u00eb thuash, si munde t\u00eb mendosh nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me vdekje qysh nga krijimi? Si mendove se mund t\u00eb b\u00ebnim f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr, kur ti ishe nd\u00ebrkoh\u00eb i infektuar? Mund ta kuptoj se nuk pyet p\u00ebr mua as se vdiqa, as se jetova, por si mund t\u00eb d\u00ebnosh nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, f\u00ebmij\u00ebn t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; Mos m\u00eb thuaj q\u00eb nuk pyes p\u00ebr ty, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; S\u2019e kupton se t\u00eb dua m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr dhe nuk mund t\u00eb t\u00eb l\u00eb t\u00eb jetosh?!<br \/>\n&#8211; E kuptoj q\u00eb s\u2019m\u00eb l\u00eb mua, po pse s\u2019l\u00eb vajz\u00ebn t\u00eb jetoj\u00eb. Mir\u00eb djalin nuk pyet fare q\u00eb do ta l\u00ebm\u00eb jetim, do ta rrisin prind\u00ebrit e tu, po p\u00ebrse ata duhet t\u00eb qajn\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebrse duhet t\u00eb varrosin tre njer\u00ebz t\u00eb familjes? P\u00ebrse djali duhet t\u00eb humb\u00eb prind\u00ebrit dhe motr\u00ebn? Nuk e kupton kaq i pashpirt je?<br \/>\nErdhi ora p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, djalin nga shkolla e vajz\u00ebn nga kopshti dhe nuk fol\u00ebm m\u00eb. Nuk doja m\u00eb as ta shikoja, as ta d\u00ebgjoja. I thash\u00eb t\u00eb flinte n\u00eb kuzhin\u00eb. Un\u00eb fillova t\u00eb flija me f\u00ebmij\u00ebt.<br \/>\nU ktheva n\u00eb maniake p\u00ebr t\u00eb mbajtur djalin sa m\u00eb larg gj\u00ebrave q\u00eb preknim ne, dezinfektoja lug\u00eb, pjata e gota, u ktheva n\u00eb nj\u00eb t\u00eb \u00e7mendur. Nuk e dija se n\u00eb \u00e7\u2019pik\u00eb isha as vet\u00eb e as f\u00ebmij\u00ebt.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb mora guximin dhe shkova n\u00eb spital p\u00ebr analizat. Pyeta se si veprohej dhe mjekja q\u00eb kontaktova, m\u00eb siguroi p\u00ebr anonimitetin, si dhe sajuam nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen shkova me t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt.<br \/>\nE trembur, e rraskapitur, pas dy muajsh, m\u00eb n\u00eb fund e mora guximin dhe shkova t\u00eb merrja p\u00ebrgjigjen. Un\u00eb isha n\u00eb faz\u00ebn q\u00eb trupi e lufton vet\u00eb dhe m\u00eb mbetej edhe af\u00ebrsisht kat\u00ebr ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pes\u00eb vjet q\u00eb gjendja ime t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej. Vajza kishte pak m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb se un\u00eb, do fillonte t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej diku nga tet\u00eb ose n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7e&#8230; Fatmir\u00ebsisht, djali nuk ishte prekur, Zoti kishte b\u00ebr\u00eb mrekulli, se im shoq, q\u00eb ishte babai i tij, nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbrojtur.<br \/>\nShum\u00eb e vendosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur djalin, i shkrova t\u00eb gjitha k\u00ebshillat e mjekes dhe i zbatoj ato me p\u00ebrpikm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Im shoq vdiq para dy vjet\u00ebsh dhe nuk kam derdhur asnj\u00eb pik\u00eb loti p\u00ebr t\u00eb. Varrimin e b\u00ebm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe, kur shihja vajz\u00ebn q\u00eb qante p\u00ebr t\u00eb atin, shpirti sa s\u2019m\u00eb plaste.<br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb fajtori q\u00eb edhe ajo do t\u00eb vdes\u00eb aq e vog\u00ebl, pa marr\u00eb asgj\u00eb nga kjo jet\u00eb. Tashm\u00eb, kam frik\u00eb se s\u00ebmundja do t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb m\u00eb shpejt edhe nga reagimi jo i mir\u00eb psikologjik. Jetoj n\u00eb Itali, jam me dy f\u00ebmij\u00eb dhe bashk\u00ebjetoj me tmerrin q\u00eb edhe un\u00eb do t\u00eb vdes s\u00eb bashku me t\u00eb bukur\u00ebn time, kurse djali im do t\u00eb mbetet jetim.<br \/>\nM\u00eb duhet t\u00eb filloj t\u00eb p\u00ebrgatis prind\u00ebrit e mi, prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit tim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb shum\u00eb shpejt, t\u2019u them q\u00eb ata duhet t\u00eb m\u00eb rrisin djallin e ta burr\u00ebrojn\u00eb, t\u2019u them q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb das\u00ebm e t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb, t\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb e k\u00ebndojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Vet\u00ebm n\u00ebse ata do t\u00eb m\u00eb premtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, them se do t\u00eb m\u00eb kalb\u00eb toka m\u00eb shpejt, do bashkohem me fatkeqen, vajz\u00ebn time shum\u00eb shpejt. Barra, trishtimi e dhimbja q\u00eb ndjej, do t\u00eb jet\u00eb e tyre&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I nderuar staf i gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! E lexoj vazhdimisht gazet\u00ebn tuaj n\u00eb t\u00eb gjitha rubrikat, sidomos faqen e mjekut, sepse jam shum\u00eb e interesuar, ashtu si edhe faqen e rr\u00ebfimeve nga jeta. Para dy jav\u00ebsh, lexova n\u00eb gazet\u00ebn tuaj nj\u00eb histori me titull \u201cPas dy vjet\u00ebsh dashuri, m\u00ebsova se ishte me SIDA\u201d. U shokova kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-4731","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4731","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4731"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4731\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}