{"id":4706,"date":"2014-10-24T14:00:48","date_gmt":"2014-10-24T12:00:48","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4706"},"modified":"2014-10-24T12:25:00","modified_gmt":"2014-10-24T10:25:00","slug":"jam-diabetik-kam-probleme-seksuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/jam-diabetik-kam-probleme-seksuale\/","title":{"rendered":"Jam diabetik, kam probleme seksuale"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; Kam mbi 7 vjet q\u00eb vuaj nga diabeti dhe jam vet\u00ebm 50 vje\u00e7. Kam b\u00ebr\u00eb kontrolle t\u00eb vazhdueshme te <\/strong><strong>mjeku dhe jam korrekt me mjekimin, por ndjej ulje t\u00eb potenc\u00ebs seksuale. A ndikon diabeti tek ulja e aft\u00ebsis\u00eb seksuale, a kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ila\u00e7et apo \u00e7far\u00eb? Mund t\u00eb na jepni informacion mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe si mund t\u00eb rregullohet? Theksoj q\u00eb s\u2019e kam patur m\u00eb par\u00eb. Faleminderit<\/strong><strong>.<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog:<\/em><\/strong> &#8211; I nderuar diabetik 50 vje\u00e7ar, m\u00eb falni q\u00eb ju drejtohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, por duke mos patur t\u00eb shkruar emrin tuaj, e ndjeva t\u00eb arsyeshme t\u2019ju drejtohem ashtu si edhe ju m\u00eb keni shkruar n\u00eb pyetjen tuaj. Fillimisht do t\u00eb doja t\u2019ju fal\u00ebnderoja p\u00ebr problematik\u00ebn q\u00eb keni ngritur n\u00eb pyetjen tuaj. R\u00ebnia e fuqis\u00eb seksuale q\u00eb ju p\u00ebrshkruani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i zakonsh\u00ebm p\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb me diabet. N\u00eb momentin e shfaqjes s\u00eb diabetit, thuajse gjysma e diabetik\u00ebve e kan\u00eb manifestuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por gjat\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb s\u00ebmundjes, n\u00eb nj\u00eb moment a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, edhe gjysma e pacient\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb preken nga kjo situat\u00eb klinike. Kur m\u00eb pyesni n\u00ebse diabeti \u00ebsht\u00eb i lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7rregullim, ju deklaroj prer\u00eb q\u00eb diabeti \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shkaku sepse diabeti ka disa lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe t\u00eb t\u00ebrthorta me aktivitetin seksual. N\u00eb fakt, nisur nga mosha juaj dhe mbi t\u00eb gjitha, \u201cmosha e diabetit\u201d, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendoj q\u00eb ju vuani nga tipi 2 i diabetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe tipi m\u00eb beninj. Kjo, e trajtuar n\u00eb aspektin q\u00eb, n\u00ebse ndiqet si duhet tipi 2 i diabetit, nuk para jep d\u00ebmtime ose k\u00ebto i shfaq n\u00eb faza t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb rastin tuaj konkret, ju referoni se keni qen\u00eb i rregullt, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, neve na mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e ecuris\u00eb suaj klinike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk kam p\u00ebrpara t\u00eb shtruar si ka qen\u00eb kontrolli i glicemis\u00eb (sheqerit) k\u00ebto 7 vjet dhe sidomos, vitin e fundit. N\u00ebse ndjekja nuk ka qen\u00eb si duhet, \u00ebsht\u00eb e pritshme t\u2019ju shfaqen komplikacione t\u00eb diabetit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e potenc\u00ebs seksuale (po ruaj termin q\u00eb keni p\u00ebrdorur vet\u00eb n\u00eb pyetjen tuaj). K\u00ebt\u00eb bindje se \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja q\u00eb jua ka shkaktuar problemin, ma p\u00ebrforcon edhe fakti tjet\u00ebr q\u00eb ju thoni se nuk e kishit k\u00ebt\u00eb problem para se t\u00eb shfaqej diabeti. Deri k\u00ebtu, besoj se situata \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, pa dashur t\u00eb hyj n\u00eb detaje se si arrin diabeti t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb en\u00ebt e gjakut, nervat, gjendjen emocionale, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta komponent\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb sjelljes dhe aktivitetit seksual t\u00eb \u00e7do individi. K\u00ebshilla e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb jepja \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoni ndihm\u00eb te mjeku specialist q\u00eb ju trajton. K\u00ebshilla e dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se nuk duhet ta merrni me shum\u00eb panik k\u00ebt\u00eb gjendje sepse mund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e madhe q\u00eb si me barna, ashtu edhe me forma t\u00eb tjera t\u00eb trajtimit, kjo problematik\u00eb t\u00eb zbutet ose t\u00eb kurohet plot\u00ebsisht. Sot, mjek\u00ebsia bot\u00ebrore ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur zgjidhje jo vet\u00ebm me barna t\u00eb k\u00ebtij problemi, por kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme, ka edhe zgjidhje t\u00eb tjera bashk\u00ebkohore, kirurgjikale. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb r\u00ebndes\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij problemi, vjen edhe zgjidhja. Barnat p\u00ebr trajtimin e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme, duke filluar q\u00eb nga produktet bimore q\u00eb stimulojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb seksuale, por edhe klasa t\u00eb ndryshme medikamentesh q\u00eb jepen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. N\u00eb fakt, trajtimi kompleks i problemit nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me stimulimin me barna, por me nj\u00eb trajtim shum\u00ebplan\u00ebsh, kryesisht n\u00eb aspektin psikologjik dhe mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb mbajtjen n\u00ebn kontroll t\u00eb diabetit, hipertensionit dhe s\u00ebmundjeve t\u00eb tjera t\u00eb zemr\u00ebs, q\u00eb shpesh jan\u00eb bashkudh\u00ebtare me problemet e impotenc\u00ebs seksuale. Ndaj, mos humbisni shum\u00eb koh\u00eb dhe k\u00ebrkoni ndihm\u00ebn e mjekut e stafit mjek\u00ebsor q\u00eb ju trajton dhe mos e shikoni me pesimiz\u00ebm k\u00ebt\u00eb gjendje sepse jam i bindur q\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje pozitive. Pres t\u00eb m\u00eb shkruani s\u00ebrish. Ju faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Kam mbi 7 vjet q\u00eb vuaj nga diabeti dhe jam vet\u00ebm 50 vje\u00e7. Kam b\u00ebr\u00eb kontrolle t\u00eb vazhdueshme te mjeku dhe jam korrekt me mjekimin, por ndjej ulje t\u00eb potenc\u00ebs seksuale. A ndikon diabeti tek ulja e aft\u00ebsis\u00eb seksuale, a kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ila\u00e7et apo \u00e7far\u00eb? Mund t\u00eb na jepni informacion mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[474],"class_list":["post-4706","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","tag-diabetik"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4706"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4706\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}