{"id":4674,"date":"2014-10-22T20:52:08","date_gmt":"2014-10-22T18:52:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4674"},"modified":"2014-10-22T20:52:08","modified_gmt":"2014-10-22T18:52:08","slug":"u-martova-edhe-pse-isha-impotent","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/u-martova-edhe-pse-isha-impotent\/","title":{"rendered":"U martova, edhe pse isha impotent&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb quhem Dorian dhe jam tridhjet\u00eb e dy vje\u00e7. Gruaja ime e lexonte gjithnj\u00eb gazet\u00ebn tuaj dhe ajo m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb disa nga historit\u00eb tuaja p\u00ebr t\u2019i lexuar. M\u00eb duhet t\u00eb them se m\u00eb kan\u00eb prekur shum\u00eb. Aq sa vendosa q\u00eb t\u2019ju rr\u00ebfej edhe un\u00eb m\u00ebkatin tim.<\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse Anila (emri i saj dhe emri im nuk jane te vertetet) do ta lexoj\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr timen, ose t\u00eb pakt\u00ebn a do ta kuptoj\u00eb q\u00eb jam un\u00eb. Por sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu. Un\u00eb e di q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb kem kurajon q\u00eb t\u2019ia them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sy. N\u00ebse e merr vesh nga gazeta juaj, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kem hequr gjysm\u00ebn e barr\u00ebs nga supet e mi.<br \/>\nThem k\u00ebshtu, sepse un\u00eb kam nj\u00eb sekret shum\u00eb t\u00eb madh p\u00ebrbrenda meje. Ne nuk kemi shum\u00eb q\u00eb jemi martuar, por lidhja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt, ose t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu m\u00eb duket mua.<br \/>\nKur e kam par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Anil\u00ebn, isha nj\u00ebzet\u00eb e dy vje\u00e7. Sapo kisha mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb. Nj\u00ebri nga \u00e7unat e kursit, na kishte ftuar n\u00eb dit\u00eblindjen e tij. Aty, n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb t\u00eb rr\u00ebmujshme dhe t\u00eb zhurmshme, ishte edhe Anila. E dob\u00ebt, por jo nga ato femrat q\u00eb mendon se kan\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tyre pa ngr\u00ebn\u00eb. Anila ishte elegante, kishte klas, eleganc\u00eb. Vura re flok\u00ebt e gjat\u00eb, t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb shndritsh\u00ebm q\u00eb i kishte kapur lart. I kishte t\u00eb zinj sterr\u00eb. Kishte veshur nj\u00eb fund xhins dhe nj\u00eb pulov\u00ebr p\u00ebrsip\u00ebr. Aty ku mbaronte fundi, mund t\u2019i dalloja pulpat e bardha dhe t\u00eb bukura. Kishte veshur edhe nj\u00eb pal\u00eb sandale, q\u00eb sikur e b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Kur fliste, luante shpesh dor\u00ebn n\u00ebp\u00ebr flok\u00eb. Nuk qeshte shum\u00eb, por as nuk dukej e sert\u00eb.<br \/>\nKam q\u00ebndruar af\u00ebrsisht nj\u00eb or\u00eb duke e par\u00eb at\u00eb me shum\u00eb endje. Ajo ishte nga ato vajza q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin shum\u00eb kurioz, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe t\u00eb frik\u00ebsonte. Dukej qart\u00eb q\u00eb ishte shum\u00eb inteligjente, ndaj dhe druhesha n\u00ebse do t\u00eb isha n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e saj.<br \/>\nPor n\u00eb fakt, un\u00eb nuk kisha llogaritur gj\u00ebn\u00eb m\u00eb kryesore. A kishte apo jo ajo nj\u00eb t\u00eb dashur. Dhe kur m\u00eb n\u00eb fund, pas af\u00ebrsisht nj\u00eb ore v\u00ebzhgim, mora guximin p\u00ebr t\u2019i folur, pran\u00eb saj mb\u00ebrriti nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb i hodhi dor\u00ebn n\u00eb qaf\u00eb. Si mund t\u00eb mos m\u00eb kishte shkuar n\u00eb mendje, q\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e bukur si ajo, t\u00eb mos kishte t\u00eb dashur?!<br \/>\nN\u00eb at\u00eb moment, u afrua Arseni, shoku im i kursit. M\u00eb foli pak n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe m\u00eb pas m\u00eb pyeti n\u00ebse po k\u00ebnaqesha. I thash\u00eb q\u00eb po rrija pak vet\u00ebm, sa t\u00eb nxehesha pak. Dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ktheva syt\u00eb nga vajza q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb si t\u00eb \u00e7mendur. Arseni e vuri re, m\u00eb kapi nga krahu dhe b\u00ebri sikur nuk kuptoi.<br \/>\n\u201cHajde t\u00eb t\u00eb prezantoj me kush\u00ebrir\u00ebn time!\u201d, m\u00eb tha.<br \/>\nKur po afrohesha drejt saj, m\u00eb dridheshin gjunj\u00ebt. Arrija t\u2019i shihja vet\u00ebm kurizin. Nga pulovra, dukeshin linjat e holla, nd\u00ebrsa flok\u00ebt e mbledhur, i zbulonin nj\u00eb qaf\u00eb shum\u00eb aristokrate.<br \/>\nKur Arseni e thirri n\u00eb em\u00ebr dhe ajo ktheu kok\u00ebn, m\u2019u duk pes\u00ebmij\u00eb her\u00eb m\u00eb e bukur. Kishte nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe buz\u00eb t\u00eb kuqe. Ishte si nj\u00eb \u00ebngj\u00ebll. Djali q\u00eb kishte n\u00eb krah, ishte i zakonsh\u00ebm. Por mua m\u00eb dukej si nj\u00eb fshesazhi p\u00ebrpara asaj mrekullie. Mendoja se ajo nuk duhet t\u00eb rrinte me njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm, pasi nuk i p\u00ebrkisnin bot\u00ebs s\u00eb saj.<br \/>\nArseni po llomotiste kot. Mesa duket, po p\u00ebrpiqej q\u00eb t\u00eb na njihte. Gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, kisha v\u00ebn\u00eb re q\u00eb Arseni kishte n\u00eb lloj admirimi p\u00ebr mua. Ne nuk \u00ebsht\u00eb se kemi patur ndonj\u00ebher\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrsh\u00ebndetjeve sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrballeshim. Por sa m\u00eb shum\u00eb nuk flisnim, aq m\u00eb shum\u00eb m\u00eb dukej se Arsenit i rritej respekti p\u00ebr mua. Dhe ja, ku po ma tregonte. E shihja teksa p\u00ebrp\u00eblitej me mish e me shpirt, p\u00ebr t\u00eb na treguar mua dhe kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb tij se sa shkonim me nj\u00ebri-tjetrin. Djali q\u00eb i kishte hedhur krahun, nuk po p\u00eblqente aspak situat\u00ebn, por nuk kishte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb d\u00ebgjonte.<br \/>\nU prezantova me Anil\u00ebn. Ajo m\u00eb pa dhe u skuq. Kur i dhash\u00eb dor\u00ebn, ndjeva l\u00ebkur\u00ebn e saj t\u00eb but\u00eb dhe t\u00eb djersitur nga sikleti. N\u00eb at\u00eb moment, i thash\u00eb vetes se un\u00eb do t\u00eb martohesha me t\u00eb, me \u00e7far\u00ebdolloj m\u00ebnyre t\u00eb mundshme. Dhe nuk rreshta s\u00eb menduari p\u00ebr t\u00eb, s\u00eb thurruri plane p\u00ebr ne t\u00eb dy. \u00cbnd\u00ebrroja martes\u00ebn, familjen, f\u00ebmij\u00ebt. Ashtu edhe ajo. Pasi dol\u00ebm disa her\u00eb, u nda nga ai djali xheloz q\u00eb i kishte hedhur krahun. U lidh\u00ebm s\u00eb bashku. Ajo ishte rritur me \u00ebndrr\u00ebn e nj\u00eb familjeje t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb lumtur. Donte sa m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Edhe un\u00eb, mezi po prisja sa t\u00eb fejoheshim dhe t\u00eb kishim nj\u00eb jet\u00eb ton\u00ebn.<br \/>\nPor gjat\u00eb asaj kohe, un\u00eb pata disa shqet\u00ebsime. U vizitova dhe mjek\u00ebt m\u00eb than\u00eb se kisha probleme n\u00eb organet gjenitale. Duheshin kryer disa kura, q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb sillnin edhe efekte an\u00ebsore. Por n\u00ebse nuk i b\u00ebja, at\u00ebher\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera do t\u00eb viheshin n\u00eb rrezik. Pranova, por Anil\u00ebs nuk i thash\u00eb gj\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mendoja se nuk ishte ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe, dhe nuk doja ta shqet\u00ebsoja. N\u00eb fund t\u00eb kur\u00ebs, un\u00eb isha sh\u00ebruar, por kisha mbetur me nj\u00eb fatkeq\u00ebsi: nuk lindja m\u00eb dot f\u00ebmij\u00eb. M\u00eb ra si nj\u00eb bomb\u00eb ky lajm. P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, jam p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u2019ia them Anil\u00ebs. Por ajo fliste me aq entusiaz\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb s\u00eb bashku dhe un\u00eb e doja aq shum\u00eb, sa asnj\u00ebher\u00eb nuk pata kurajon q\u00eb t\u2019ia thoja. U martuam dhe nis\u00ebm q\u00eb t\u00eb provonim p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00eb. Kemi tre vjet t\u00eb martuar, por Anila ende nuk ka mbetur shtat\u00ebz\u00ebn\u00eb. Ajo vazhdon t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb provojm\u00eb vazhdimisht. Kur e shoh t\u00eb torturohet ashtu p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn e saj, m\u00eb vjen t\u00eb vras veten, q\u00eb nuk ia realizoj dot. Por nga ana tjet\u00ebr, ajo ishte edhe \u00ebndrra ime. Edhe un\u00eb doja t\u00eb kisha nj\u00eb familje me njeriun q\u00eb dua. Por si mund t\u2019ia thuash k\u00ebt\u00eb gruas t\u00ebnde? Si mund t\u2019ia thuash pa pasur frik\u00eb se mos ajo t\u00eb braktis, sepse ti nuk krahasohesh dot me \u00ebndrr\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00eb? Un\u00eb kam shum\u00eb frik\u00eb prej k\u00ebsaj dhe mendoj se \u00e7dokush do ta kishte. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ta dish q\u00eb nuk ke t\u00eb ardhme dhe q\u00eb njeriu yt i zemr\u00ebs mund t\u00eb t\u00eb braktis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Shpresoj q\u00eb Zoti t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Blerta<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb quhem Dorian dhe jam tridhjet\u00eb e dy vje\u00e7. Gruaja ime e lexonte gjithnj\u00eb gazet\u00ebn tuaj dhe ajo m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb disa nga historit\u00eb tuaja p\u00ebr t\u2019i lexuar. M\u00eb duhet t\u00eb them se m\u00eb kan\u00eb prekur shum\u00eb. Aq sa vendosa q\u00eb t\u2019ju rr\u00ebfej edhe un\u00eb m\u00ebkatin tim. Nuk e di n\u00ebse Anila (emri i saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-4674","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4674","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4674"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4674\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}