{"id":4668,"date":"2014-10-23T12:00:40","date_gmt":"2014-10-23T10:00:40","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4668"},"modified":"2014-10-22T18:44:43","modified_gmt":"2014-10-22T16:44:43","slug":"a-jane-shenja-te-diabetit-keto","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/a-jane-shenja-te-diabetit-keto\/","title":{"rendered":"A jan\u00eb shenja t\u00eb diabetit k\u00ebto?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; Dr. Dashamiri, jam 26 vje\u00e7e dhe para nj\u00eb viti kam lindur vajz\u00ebn me operaicon. N\u00eb fakt, doja t\u2019ju pyesja p\u00ebr disa shqet\u00ebsime q\u00eb m\u00eb kan\u00eb lindur pas shtatzanis\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me faktin se \u00e7do 2-3 or\u00eb ndjej dob\u00ebsi, dridhje t\u00eb trupit, marrje mendsh, gati rr\u00ebzohem dhe pasi ha ushqim, k\u00ebto shenja m\u00eb largohen e p\u00ebrmir\u00ebsohem. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb vuaj nga ulja e sheqerit n\u00eb gjak. Jam vizituar n\u00eb mjek\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, por akoma nuk kam par\u00eb ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb duksh\u00ebm. Doja t\u00eb dija, mos jan\u00eb shenjat e diabetit k\u00ebto q\u00eb paraqes un\u00eb dhe a ka rrezik q\u00eb f\u00ebmija im t\u00eb s\u00ebmuret ashtu si un\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog:<\/em><\/strong> &#8211; E nderuar zonj\u00eb! Faleminderit shum\u00eb p\u00ebr pyetjen tuaj. Realisht, pyetja juaj ishte me shum\u00eb informacion dhe e p\u00ebrcjell at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb elegante, por si\u00e7 e kam sqaruar edhe her\u00eb t\u00eb tjera, m\u00eb mungojn\u00eb informacione t\u00eb tjera. Nuk \u00ebsht\u00eb kaq kollaj q\u00eb diagnoza t\u00eb vihet direkt, por me aq sa ju p\u00ebrshkruani dhe deklaroni kam bindjen q\u00eb ju vuani nga r\u00ebnia e sheqerit, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn mjek\u00ebsore quhet ndryshe hipoglicemi. R\u00ebnia e sheqerit ose hipoglicemia klasifikohet si problematike, shpesh urgjente dhe e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmurin, por nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb kjo s\u00ebmundje ekziston n\u00eb disa forma dhe tipe. Ajo mund t\u00eb paraqitet edhe n\u00eb form\u00ebn e d\u00ebmtimeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb organizmit ton\u00eb, kryesisht t\u00eb pankreasit. Mund t\u00eb vij\u00eb edhe si rezultat i d\u00ebmtimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb organizmit dhe si rezultat i disa s\u00ebmundjeve t\u00eb tjera, por ka dhe forma m\u00eb t\u00eb lehta t\u00eb saj q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb forma t\u00eb palidhura me d\u00ebmtime reale organike, por q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kryesisht me nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb shtuar t\u00eb organizmit ndaj veprimit t\u00eb disa hormoneve, kryesisht, insulin\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Pasi e lexova pyetjen tuaj, realisht, diagnoza e par\u00eb q\u00eb m\u00eb vjen n\u00eb m\u00ebndje dhe me shum\u00eb gjasa \u00ebsht\u00eb diagnoza juaj reale: R\u00ebnia e sheqerit jo nga d\u00ebmtimet organike t\u00eb organizmit. Pra, \u00ebsht\u00eb forma e r\u00ebnies s\u00eb sheqerit lidhur me ushqimin, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb mjek\u00ebsore njihet ndryshe si hypoglicemi reaktive ose ushqimore. E bazoj komentin tim edhe n\u00eb faktin tjet\u00ebr q\u00eb ju, \u00e7do 2-3 or\u00eb keni shenjat tipike t\u00eb k\u00ebsaj forme s\u00ebmundjeje. Kjo situat\u00eb q\u00eb e keni p\u00ebrshkruar p\u00ebrkon realisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klasike me triad\u00ebn e shenjave t\u00eb hipoglicemis\u00eb, me dridhje t\u00eb trupit, debules\u00eb, humbje t\u00eb p\u00ebrqendrimit, ndjesi t\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuarit, veshje t\u00eb syve etj. N\u00eb favor t\u00eb diagnoz\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, q\u00ebndron edhe fakti se pas marrjes s\u00eb ushqimit ju ndiheni n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se po t\u00eb ishte hypoglicemi e r\u00ebnd\u00eb ose organike, do t\u00eb kishte qen\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ta kalonit k\u00ebt\u00eb gjendje pa vajtur n\u00eb emergjenc\u00eb dhe pa marr\u00eb mjekime e solucione t\u00eb forta me baz\u00eb glukagoni ose sheqeri. Besoj se me shpjegimin e m\u00ebsip\u00ebrm do t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb zgjidhje nj\u00eb pjes\u00eb e pyetjes tuaj. Di\u00e7ka tjet\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb mendoja se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ju ka lidhje me trajtimin apo mjekimin e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje. Kur k\u00ebto s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb sheqerit p\u00ebrs\u00ebriten shpesh dhe nuk mjekohen n\u00eb koh\u00ebn e duhur, rreziku q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon organizmin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. Mjafton q\u00eb truri jon\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 5 minuta me munges\u00eb t\u00eb sheqerit dhe pasojat mbi sistemin nervor do ishin jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnda dhe shpeshher\u00eb, t\u00eb parikthyeshme. Prandaj, duhet t\u00eb merrni masa q\u00eb kjo gjendje t\u00eb ndalohet sa t\u00eb mundet. Suksesi n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje arrihet duke ndryshuar stilin tuaj t\u00eb t\u00eb jetuarit dhe konkretisht, duhet t\u00eb ushqeheni shpesh dhe nga pak. Ju mund t\u00eb hani p\u00ebrve\u00e7 tre vakteve kryesore, edhe tre vakte t\u00eb tjera, zemra ose snake, si\u00e7 njihen ndryshe. Duhet me \u00e7do kusht q\u00eb vaktet ushqimore t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb karbohidrateve t\u00eb thjeshta si\u00e7 jan\u00eb drith\u00ebrat, brumrat dhe substancat e tjera organike. Si p\u00ebrfundim, n\u00ebse edhe me ndryshimin e diet\u00ebs nuk do t\u00eb ndiheni e p\u00ebrmir\u00ebsuar, duhet t\u00eb b\u00ebni shum\u00eb shpejt vizit\u00eb me nj\u00eb mjek specialist, p\u00ebr t\u2019u thelluar n\u00eb diagnoz\u00eb. Sa p\u00ebr lidhjen me diabetin dhe f\u00ebmij\u00ebn, ju garantoj se asnj\u00eb shqet\u00ebsim nuk ka realisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes dhe nuk duhet t\u00eb prekupoheni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. T\u00eb shkuara!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Dr. Dashamiri, jam 26 vje\u00e7e dhe para nj\u00eb viti kam lindur vajz\u00ebn me operaicon. N\u00eb fakt, doja t\u2019ju pyesja p\u00ebr disa shqet\u00ebsime q\u00eb m\u00eb kan\u00eb lindur pas shtatzanis\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me faktin se \u00e7do 2-3 or\u00eb ndjej dob\u00ebsi, dridhje t\u00eb trupit, marrje mendsh, gati rr\u00ebzohem dhe pasi ha ushqim, k\u00ebto shenja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[],"class_list":["post-4668","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4668"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4668\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}