{"id":4628,"date":"2014-10-21T15:23:08","date_gmt":"2014-10-21T13:23:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4628"},"modified":"2014-10-21T15:23:08","modified_gmt":"2014-10-21T13:23:08","slug":"do-kem-pasoja-po-ti-operoj-tiroidet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/do-kem-pasoja-po-ti-operoj-tiroidet\/","title":{"rendered":"Do kem pasoja po t\u2019i operoj tiroidet?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; Jam Sabrija, 65 vje\u00e7e. Kam 30 vjet q\u00eb vuaj me tiroidet, t\u00eb cilat i kam shum\u00eb t\u00eb zmadhuara, por shqet\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb madh e kam q\u00eb nuk fle dot gjum\u00eb. M\u00eb duket sikur m\u00eb mbysin, kam vajtur n\u00eb shum\u00eb mjek\u00eb dhe disa m\u00eb thon\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i operoj, disa thon\u00eb jo. Dua t\u2019ju pyes juve: N\u00eb qoft\u00eb se i operoj, a ka ndonj\u00eb problem sidomos n\u00eb mosh\u00ebn time? A mund t\u00eb kem pasoja? Pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ju. Faleminderit. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog:<\/em><\/strong> &#8211; E nderuar zonja Sabrije! Faleminderit shum\u00eb p\u00ebr pyetjen tuaj interesante. Realisht, n\u00ebp\u00ebrmjet shqet\u00ebsimit tuaj, ju ngrini nj\u00eb problematik\u00eb shum\u00eb t\u00eb diskutuar n\u00eb mjek\u00ebsi. N\u00eb rastin konkret, problemin n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme mosha juaj p\u00ebr t\u2019u operuar nga gjendrra tiroide apo jo q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shpjegimit doja t\u2018ju thoja se jo gjithmon\u00eb mosha kronologjike ose vitet reale jan\u00eb tregues p\u00ebr nj\u00eb ecuri t\u00eb caktuar s\u00ebmundjeje apo p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale. E trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, do t\u00eb shtoja se mund t\u00eb jeni n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re dhe trupi juaj shkak i shum\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb caktuara ose nj\u00eb lloj konsumimi jet\u00ebsor mundet, edhe pse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re n\u00eb vite, t\u00eb jet\u00eb relativisht i plakur n\u00eb funksion apo n\u00eb veprimtari trupore. Ndaj p\u00ebrsa m\u00eb sip\u00ebr, merr shpjegimin e par\u00eb shqet\u00ebsimi se mosha nuk \u00ebsht\u00eb medoemos nj\u00eb barrier\u00eb apo problem p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen kirurgjikale te ju.<\/p>\n<p>&#8211; Pavar\u00ebsisht se ne po i referohemi vet\u00ebm nj\u00eb elementi diagnostik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mosha, \u00e7\u00ebshtja e zgjidhjes s\u00eb shqet\u00ebsimit tuaj duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb organizmit dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, duhet t\u00eb vler\u00ebsohet funksioni i tiroides. N\u00eb qoft\u00eb se funksioni i tiroides suaj nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmtuar, pra, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk keni as tepric\u00eb, as pakic\u00eb t\u00eb jodit, mbetet pas k\u00ebsaj t\u00eb vler\u00ebsohet nga mjeku specialist endokrinolog n\u00eb keni ju nevoj\u00eb t\u00eb operoheni, apo jo. S\u00eb dyti, mjeku kirurg q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr interventin, s\u00eb bashku me mjekun anestezist, do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00ebse gjendja juaj sh\u00ebndet\u00ebsore e p\u00ebrballon apo nuk e p\u00ebrballon procesin kirurgjikal. N\u00eb eksperienc\u00ebn time klinike, rastet q\u00eb interventohen pas mosh\u00ebs 65 vje\u00e7are jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb rralla, por nuk kan\u00eb munguar dhe, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, nuk kan\u00eb patur as efekte an\u00ebsore, pasi nd\u00ebrhyrja i \u00ebsht\u00eb besuar kirurgut me p\u00ebrvoj\u00eb dhe t\u00eb aft\u00eb profesionalisht. Duke u kthyer s\u00ebrish te rasti juaj, ju v\u00eb n\u00eb dijeni se n\u00ebse keni kryer analiza hormonale t\u00eb gjendrr\u00ebs tiroide dhe ato kan\u00eb rezultuar n\u00eb vlera normale, nisur edhe nga shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb ju po sqaroni, edhe un\u00eb personalisht do isha i mendimit q\u00eb interventi kirurgjikal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje e mir\u00eb n\u00eb rastin tuaj. Mendoj q\u00eb kjo nd\u00ebrhyrje do t\u2019ju ndihmonte shum\u00eb juve s\u00eb pari, duke ju leht\u00ebsuar nga problemet fizike q\u00eb keni, shtypja n\u00eb pjes\u00ebn e fytit, v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb fjetur etj. S\u00eb dyti, kjo do t\u2019ju ndihmonte edhe n\u00eb aspektin e mos-\u00e7rregullimit funksional t\u00eb tiroides. Duke elemintuar nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe fizike, ju leht\u00ebsoheni p\u00ebrsa i p\u00ebrket efektit shtyp\u00ebs apo komprimues q\u00eb ajo ka dhe nga ana tjet\u00ebr, ulet rreziku q\u00eb kjo mas\u00eb, me kalimin e koh\u00ebs, t\u2019ju krijoj\u00eb probleme n\u00eb sh\u00ebndetin tuaj, nisur nga m\u00eb t\u00eb lehtat e deri te m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat. Si p\u00ebrfundim, n\u00ebse stafi mjek\u00ebsor q\u00eb merret me kurimin tuaj do t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr operacion, ju nuk duhet t\u00eb refuzoni, por ta kryeni sa m\u00eb par\u00eb. Mos harroni edhe nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb fundit: Me realizimin e operacionit nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur gjith\u00e7ka, por mbyllet nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e mjekimit tuaj. Me shum\u00eb gjasa, koleg\u00ebt do t\u2019ju rekomandojn\u00eb vazhdimin e mjekimeve me hormone t\u00eb tiroides, pas operacionit. T\u00eb shkuara!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam Sabrija, 65 vje\u00e7e. Kam 30 vjet q\u00eb vuaj me tiroidet, t\u00eb cilat i kam shum\u00eb t\u00eb zmadhuara, por shqet\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb madh e kam q\u00eb nuk fle dot gjum\u00eb. M\u00eb duket sikur m\u00eb mbysin, kam vajtur n\u00eb shum\u00eb mjek\u00eb dhe disa m\u00eb thon\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i operoj, disa thon\u00eb jo. Dua t\u2019ju pyes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[471],"class_list":["post-4628","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","tag-tiroide"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4628"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4628\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}